Erveheja

Erveheja është një poemë e shkruar nga Muhamet Çami rreth vitit 1820.

faqe kthjelluese e Wikimedias

U botua për herë të parë e tejshkruar me alfabetin e Stambollit dhe e purifikuar nga orientalizmat nga Jani Vreto, në Bukuresht1888.

Vepra

Rrëfenja romantike në vargje e njohur me emrin Erveheja, në fillim mbante titullin Ravda (Kopshti). Burimi i variantit poetik të Ervehesë së Kyçykut është Tûtî-nâme-ja persiane (Rrëfenja e një papagalli) e Zijaudin Nakshabit (Ziyâ'uddîn Nakhshabî), e frymëzuar nga origjinali sanskritisht Shukasaptati. Kjo poemë me strofa katërvargëshe e tetërrokësh me rimë ABAB jep peripecitë e së bukurës Ervehe, e cila ia del mbanë të mbrojë nderin e virtytin e saj, duke kaluar shumë sprova e fatkeqësi.

Ideja e kësaj historie moralizuese për «virtytin e femrës» ndeshet mjaft në historinë e letërsisë. Teksti shqip prej shtatëmbëdhjetë faqesh përbëhet nga 856 vargje dhe ruhet në Bibliotekën KombëtareTiranë.

Është edhe nga të rrallat vepra të bejtexhinjve të botuara në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ndonëse në një variant të ndryshuar. Publicisti rilindës Jani Vreto jo vetëm e transliteroi dhe e botoi Ervehenë në Bukuresht më 1888, por edhe e purifikoi nga leksiku turqisht, persisht e arabisht i shqipes së Kyçykut. Sipas Elsie varianti origjinal është më i kuptueshëm dhe ruan karakterin narrativ të pastolisur të një historie poetike, ndërsa varianti i përpunuar i Vretos rreket ta paraqesë veprën në një formë më epike me epitetet përkatëse.

Përshtatje

Më 1967 me motivet e poemës Ahmet Qirezi e përshtati në zhanrin e dramës. Më tej u inskenua me sukses me regji nga Muharrem Qena, drejtor i Teatrit Popullor Krahinor. Erveheja u vu në skenë më pas në Tiranë më 1972.

Studime

Për këtë vepër, orientalisti Osman Myderizi shkroi artikuj shkencorë më 1951, 1957 dhe Ardian Vehbiu më 1989.

Referime

Tags:

Erveheja VepraErveheja PërshtatjeErveheja StudimeErveheja ReferimeErveheja1888Alfabeti i StambollitBukureshtiJani VretoMuhamet Çami - Kyçyku

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

VaginaFilozofiaSindroma DownEvropa VerioreAmerikaAli AhmetiLepuriNaim FrashëriHans Kristian AndersenPingpongDita Ndërkombëtare e PunëtorëveTrupi i njeriutHistoria e Jehudëve në ShqipëriRusiaFiset ilirePermbajtja e librit aventurat e hakelberi finitMacjaMikroorganizmatFestivali i 11-të i Këngës në RTSHMali i ZiPsikozaPërrallaCirrozaLezhaHidrokarburetGjendja agregateLidhëzat në gjuhën shqipeLimfocitiShahuAlesia XhemalajTenisiLista e liqeneve në ShqipëriDokumentet e Gjuhes ShqipeStatistikaFazat e detitKatroriDiabetiLiqeni i PrespësKubi (gjeometri)Dita e ÇlirimitEkonomiaPula (shpend)Honore de BalzakNdotja e ujitKongresi i ManastiritUlqiniKarnavalet brazilianeVitamina DStalaktitet dhe stalagmitetLufta e Dytë BotëroreLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneDaulljaLista e festave në ShqipëriApoloniaËHënaKuvendi i Maqedonisë së VeriutKalaja e GjirokastrësEmra pellazgëZana e malitMusine KokalariLista e vendbanimeve ilireEpilepsiaRiciklimiViolinaMitrush Kuteli25 PrillNdre MjedaAeroplaniRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëSkizofreniaAtletikaSistemi i organeve të frymëmarrjesHistoria e ItalisëJashar bej ShkupiZef PllumiPashallëku i Janinës🡆 More