Gjuha turke apo turqishtja ose tyrqishtja (turqisht Türkçe) është gjuhë turkike, që flitet në masë nga populli turk në Turqi, Qipro, Bullgari,Kosova, Greqi, Maqedoni e vende të tjera të ish-Perandorisë Osmane, si dhe nga miliona emigrantë në Bashkimin Evropian.
Numri i saktë i folësve të turqishtes si gjuhë amtare nuk dihet, kryesisht për shkak të mungesës së të dhënave mbi gjuhët e minoritarëve.
Gjuha turke | |
---|---|
Folës amtare | 80 milion |
Familje gjuhësore | Gjuhët uralo-altike
|
Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në | Turqia, Qipro |
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-3 | – |
Gjuha turke flitet edhe në Kosovë nga minoritarë turq në Prizren e gjetiu, por njëkohësisht edhe nga anëtarët e aristokracisë së vjetër osmane. Mbrojtja dhe përdorimi zyrtar i gjuhës turke në nivel komunal dhe nëpër shkolla është i sanksionuar me ligj. Universiteti i Prishtinës dhe kolegji "Mehmet Akif" në Prishtinë janë dy institucione ku mund të studiohet, përkatësisht mësohet gjuha turke. Ndërkaq një numër i madh i shkollave fillore dhe të mesme zhvillojnë mësim në gjuhën turke në mbarë vendin.
Alfabeti i gjuhës turke përmban 29 shkronja:
Të mëdha | ||||||||||||||||||||||||||||
A | B | C | Ç | D | E | F | G | Ğ | H | I | İ | J | K | L | M | N | O | Ö | P | R | S | Ş | T | U | Ü | V | Y | Z |
Të vogla | ||||||||||||||||||||||||||||
a | b | c | ç | d | e | f | g | ğ | h | ı | i | j | k | l | m | n | o | ö | p | r | s | ş | t | u | ü | v | y | z |
Shkronjat kanë vlerë të përafërt me ato shqipe, me këto dallime:
Ky article është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Gjuha turke, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.