Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut.
Janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalciumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash.Ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën. Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kanë një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporozë. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitektura e tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. Gratë pas menopauzës janë më të predispozuarat.
Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër por afatgjate. 3-4 vjet pas menopauses 30 % e kockës humbet. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re kërrusje dhe dhimbje të belit dhe shpinës. Sidomos kockat e vertebrës janë shumë delikate. Edhe kockat e kyçit të dorës ndikohen. Tek tipi I dytë vihen re më shumë dhimbjet e kockave. Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të mos lëviz nga shtrati.
Po, ato janë shumë të dobishme pasi forcojnë muskujt dhe rrisin dendësinë minerale të kockave.
Gjithashtu rrisin dhe estrogjenin. Por nuk duhet të jenë aktivitete shumë lodhëse sepse kanë efekt të kundërt dhe bëhen shkak për dhënie peshe.
Po, sidomos gjatë rritjes së një fëmije për një zhvillim sa më të mire të skeletit. Dhe nevoja për kalcium vazhdon përgjatë gjithë jetës e jo vetëm në fëmijëri. Kalciumi duhet më mire të merret me diet. Dobia e atij të marrë me ushqime është 30%. Burimet kryesore janë qumështi dhe nënproduktet e tij. Pastaj perimet me gjethe jeshile, fasulet, fistiqet, lajthitë,dhe peshqit e vegjël. Nëse sasia e nevojshme ditore nuk mund të kompensohet me ushqime duhen marrë në formë kripërash kalciumi.
Alkooli ndikon keq tek hormonet që merren me rregullimin e kalciumit dhe pakëson formimin e kockës. Duke aktivizuar citokrom P 450 rrit shkatërrimin e vit D në mëlçi.Gjithashtu prish edhe thithjen e kalçiumit. Alkli bëhet shkak për hipogandizëm, hiperkortizolizëm, dhe cirrozë hepatike apo acidozë metabolike. Nëse mendohet se rrit edhe mundësinë për tu rrëzuar atëherë dalin qartë në pah dëmet e tij. Duhani me nikotinën që përmban bëhet shak për aktivizimin e citokrom P450 që sjell pakësimin e vitaminës D. Gjithashtu ka veti antiestrogjenike. Pakëson thithjen e kalciumit. Gratë që pinë duhan janë më të dobëta dhe hyjnë në menopauzë më herët.
Ka disa aparatura. Më e përdorura sot është metoda DEXA. Nuk e dëmton të sëmurin. Pasi ajo shtrihet burimi i dritës përshkruan trupin e saj dhe të dhënat grumbullohen në një kompjuter. Kjo mund të zgjasi rreth 30-45 minuta megjithëse ndryshon sipas aparatit. Osteoporozat e theksuara mund të shihen e dhe në grafinë direkte rëntgen. Nëse arrihet të shihet në grafi kjo do të thotë se rreth 30 % e masës së kockës është pakësuar. Megjithatë edhe klinika dhe shenjat e të sëmurit ndihmojnë shumë në diagnozë.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Osteoporoza, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.