Ushtria Çlirimtare Për Preshevë, Medvegjë Dhe Bujanoc

Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) ishte një ushtri e formuar nga ish-veteranët e Luftës së Kosovës për ndarje të 3 komunave: Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga Republika Federale e Jugosllavisë.

Nga të tre komunat, dy kanë një shumicë etnike shqiptare, ndërsa Medvegja ka një pakicë të konsiderueshme të tyre.

Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
UÇPMB
Pjesëmarrës në Luftën e Luginës së Preshevës
Ushtria Çlirimtare Për Preshevë, Medvegjë Dhe Bujanoc
Aktiv në vitet1999–2001
Ideologjia"Bashkimi i Trojeve Shqiptare"
LeadersRidvan Qazimi "Lleshi"
Nijazi Azemi "Mjekrra"
Bardhyl Osmani "Delta"
Muhamet Xhemajli
Shefket Musliu
Mustafë Shaqiri
Pacir Shicri
Area of operations"Zona e Sigurisë Tokësore" dhe Lugina e Preshevës
Madhësia1,600 luftëtarë
Paraprirë ngae formuar nga ish-veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së)
Pasuar ngaUshtria Çlirimtare Për Preshevë, Medvegjë Dhe Bujanoc Ushtria Çlirimtare Kombëtare
Aleatët
Kundërshtarët
Beteja dhe luftëraLufta në Luginën e Preshevës:

Rrethanat e krijuara të pasluftës në Kosovë dhe rajon, krijuan një guerile tjetër shqiptareLuginën e Preshevës. Prezenca ndërkombëtare në rajon, konkretisht, zona e sigurisë etj, ndikuan që UÇPMB-ja ta ngritë çështjen e fjetur të këtyre tokave shqiptare në një problem ndërkombëtar. UÇPMB-në, ashtu si dhe UÇK-në, e kishte formuar Lëvizja Popullore e Kosovës, një organizatë Lëvizja për Republikën e Kosovës e vjetër mbarëshqiptare pas demostratave të 1981. Mirëpo, me përfundimin e Luftës në Kosovë, drejtoria politike e UÇK-së, me në krye Hashim Thaçin, në një mbledhje në Prizren, formuan Këshillin politik për Luginën e Preshevës me seli në Gjilan dhe integruan LPK-në, që vendosmërisht mbështetej në kreun e saj, Ali Ahmetin, i cili bashkë me Emrush Xhemajlin, Fazli Veliun etj, më vonë arritën ta riorganizojnë LPK-në dhe UÇK-në me 2001 në Maqedoninë Perëndimore. Në Luginën e Preshevës. prej kësaj lëvizjeje guerile nuk do të mund të formohet një delegacion unik dhe kompetent për t'u përballur në negociatat e paqes me palën serbe. Pas rënies së Millosheviqit, pushoi përkrahja e UÇPMB-së, i'u imponua Marrveshja e Konqulit pas ndërrimeve në kreun e Beogradit. NATO-ja kontrollon në pesë kilometërshin - zona e lirë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, kundrejt nacionalizmit të rizgjuar shqiptar. "Po t'u japësh shqiptarëve gishtin, ata ta shkulin krahun" ishte asokohe komenti standard i perëndimorëve. Shqiptarët thjeshtë s'iu kishin lindur perëndimorëve te dardha e shtrembër, që t'u drejtonin të gjitha padrejtësitë historike.

UÇPMB-ja kishte mbijetuar në Zonën e Ndaluar prej 5km rretheqark Kosovës, ku serbët s'kishin të drejtë të plasojnë armatim të rëndë që prej fushatës së NATO-s. Më të rënë Millosheviçi, u kuptua që kjo zonë do të anulohej, e UÇPMB-ja do të shpërbëhej.

Çarmatosja e shpërbërja "vullnetar" i UÇPMB-së u imponua nga Marrëveshja e Konçulit. Lugina e Preshevës iu dhurua pastaj liderëve të ri serbë si dëshmi e simpative perëndimore pro tyre, e për ta forcuar autoritetin e ultra-nacionalistit Koshtunicës e të liberal demokratit Zoran Xhinxhiçit në sytë e nacionalistëve serbë. Dy vjet pas shpërbërjes të UÇPMB-së, shqiptarët e atjeshëm morën pjesë për herë të parë që pas fillimit të viteve 1990 në zgjedhjet lokale serbe, përkundër ftesave të izoluara të aktivistëve për bojkot. Liderët e rrymës moderate ndër shqiptarë fituan ndikim në tri komunat me shumicë shqiptare, kjo përbrenda sistemit serb që komunave u ofron fare pak ndikim në punët e pushtetit.

Lufta e UÇPMB-së 2000-2002

Në luftë për liri bien disa trima, por fiton një popull, ndërsa në robëri vuan një popull e fiton një tirani” M. Kuteli Falë sakrificës së këtyre bijve të kombit u zgjua edhe vetëdia kombëtare, iu shtuan historisë më të re këta emra të skalitur me medalje të artë të atdheut. Në këto nëntëmbëdhjetë muaj qëndrese e sakrifice të bijve tanë në nëpër mote e stinë të ndryshme u bënë ballë stuhive të egra që koha popullit tonë me mote të shumta ua imponoi, e këta trima u bënë rezistencë korbzinjve të pangopur kurrë duke u bërë lulëkuqe lirie. Liria tani u skuq me gjakun e tyre, por shumë çka ndryshoi dhe emrat e tyre u bënë legjendë përjetësie. Nga KosovaLuginë e Preshevës Halim Hasani i mblodhi të gjithë këta dëshmorë të rënë në mbrojtje të atdheut anëkënd Kosovës Lindore i bëri bashkë për t’ia kujtuar brezave të rinj biografitë dhe trimëritë e tyre që i treguan gjatë luftës së lavdishme nën ombrellën e UÇPMBsë. Dhe jo vetëm kaq në mesin e luftëtarëve të rënë në altarin e lirisë kishte dëshmorë që kishin ardhur për të luftuar edhe nga Kosova e cila më herët i kishte pasur ata trima në mbrojtje të Kosovës e këta janë: Fatmir Ibishi i lindur në fshatin UglarGjilanit, Ismet Aliu - Grema i lindur në GremeFerizajt, Arben Ramadani i lindur në KokajGjilanit, Betim Berisha i lindur në Prizren, Eqrem Hoxha i lindur në Randobravë të Prizrenit, Shkëlzen Krasniqi i lindur në Apterushë të Rahovecit, Nijazi Azemi (Komandant Mjekrra) i lindur në MogillëVitisë, Agim Elshani i lindur në Ngucat të Malishevës, Besim Mazreku i lindur në Gjilan, Hysen Salihu i lindur në Kumanovë, Sami Ukshini i lindur në Kurexhaj komuna e Gjilanit dhe Shaban Ukshini (Terri) i lindur në KurexhajGjilanit, të cilët edhe më parë kishin nuhatur aromën e luftës për liri. Edhe disa luftëtarë nga Kosova Lindore më parë qenë pjesë përbërëse e luftës së Kosovës si p.sh., Ibrahim Fejzullahu,Arben Ramadani dhe Bardhyl Osmani – komandant Delta, të cilët më pas u kthyen për t’i çliruar trojet e tyre, sikur edhe Sevdail IdriZi KOM.Guri Nën emblemën UÇPMB U mblodhëm bijtë më të mirë të kombit për t’i dalë ballë për ballë një ushtrie e policie e cila atëbotë pas kurorëzimit të lirisë në Kosovë ata në këtë pjesë të shkëputur të Kosovës shtonin dhunë e zullum të madh sidomos nëpër fshtëra që gravitojnë në tri komunat tona.Si rezultat i kësaj dhune këta bij më të mirë të kombit u rreshtuan për të hapur front lufte dhe për t’i mbrojtur fshatrat nga dhuna që ata ushtronin nëpër këto vende. UÇPMB doli në sipërfaqe në mortin e vëllezërve Saqipi nga Dobrosinidhe mu aty u lexuan pesë shkronja që ngjallnin shpresë për mbrojtje të popullatës së Malësisë Karadakutdhe Bujanocit më gjerë. Përveq luftëtarëve që i përmendëm më lart duhet medoemos të përmenden edhe këta dëshmorë të kombit të cilët dhanë jetën nën këtë emblemë të betuar për çlirim të tokave të robëruara e këta janë: Artan Abazi (Komandant Miratoca), Florim Rushiti, Enver Bajrami-UÇPMB, Sherif Jonuzi, Besim Faiku, Daut Sylejmani, Qenan Rahimi.[1]. ^

Marrëveshja e Konçulit

Në përpjekje që të zgjidhet kriza në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit dhe komunitetit shqiptar filluan negociatat, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veriatlantik (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE). Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001, territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB). Rezultatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e Ushtrisë Jugosllave në Zona Tokësore të Sigurisë, në të njëjtën kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së. Zona Tokësore të Sigurisë me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në mënyre formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjerri Ligjin për amnisti për të gjithë pjesëtarët të UÇPMB-së./Telegrafi/

Referimet

Lidhje të jashtme

Shiko edhe

Tags:

Ushtria Çlirimtare Për Preshevë, Medvegjë Dhe Bujanoc Lufta e UÇPMB-së 2000-2002Ushtria Çlirimtare Për Preshevë, Medvegjë Dhe Bujanoc Marrëveshja e KonçulitUshtria Çlirimtare Për Preshevë, Medvegjë Dhe Bujanoc ReferimetUshtria Çlirimtare Për Preshevë, Medvegjë Dhe Bujanoc Lidhje të jashtmeUshtria Çlirimtare Për Preshevë, Medvegjë Dhe Bujanoc Shiko edheUshtria Çlirimtare Për Preshevë, Medvegjë Dhe BujanocBujanociKonfederata Serbia dhe Mali i ZiLufta e KosovësMedvegjaPresheva

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

SyfyriIzraeliJakup AsipiSkeleti i njeriutMenopauzaShehadetiSteve JobsLigji i ArkimeditFiset ilireHistoria e arteveKalaja e GjirokastrësMetaletBektashi28 MarsPrinc VidiTë drejtat e graveDritëro AgolliUtahËndrraGjeografia e AndorrësMbretëria ShqiptareAnne FrankTeuta e IlirisëParalelogramiIsmail QemaliKryefjalaDitar (Anne Frank)TelefoniKuvendi i VlorësZinkuAtenaSëmundjet e zemrësBateriaEmriHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiSistemi urinarRasa gjinoreAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveAmerikaEnergjia e erësSaturniMesjetaSikur t'isha djalëAbetarja shqipeHebrenjtë në ShqipëriKanabisi (Drogë)Komedia HyjnoreOrkestra simfonikeHidrokarburetMalësorjaLetërsia e vjetër shqiptareShpallja e Pavarësisë së KosovësMaltaMuzika klasikeKush e solli Doruntinën (roman)Koordinatat gjeografikeSistemi diellorMarko BoçariRobert Aliaj DragotSkënderbeuNumrat romakëDeti AdriatikQeniDialektet e gjuhës shqipeGravitetiLista e shteteve sipas popullsisëRilindja Kombëtare ShqiptareLipidetDiabetiTurizmiKlonimiXha GorioAssim el-HakimBimëtAdolf HitleriMaqedonia e VeriutSilva Turdiu🡆 More