Gerard Piqué: Futbollist spanjoll

Gerard Piqué Bernabeu (lindur më 2 shkurt 1987) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin spanjoll Barcelona.

Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.

Gerard Piqué
Gerard Piqué: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGerard Piqué Bernabeu
Datëlindja (1987-02-02) 2 shkurt 1987 (37 vjeç)
VendlindjaBarcelona, Spanjë
Gjatësia1.94 m (6 ft 4 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Barcelona
Numri3
Karriera me të rinjtë
1997–2004Barcelona
2004–2005Manchester United
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2008Manchester United12(0)
2006–2007Real Zaragoza (huazim)22(2)
2008–Barcelona392(29)
Karriera ndërkombëtare
2002–2003Spanja U167(2)
2004Spanja U178(3)
2006Spanja U198(3)
2007Spanja U205(1)
2006–2008Spanja U2112(1)
2009–2018Spanja102(5)
2008–Katalonia10(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Piqué ishte një talentët më premtues të akademisë së famshme La Masia. Pavarësisht kësaj, ai u bë pjesë e Manchester United në vitin 2004. Ai u rikthye te Barcelona katër vite më pas nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe ndihmoi klubin të fitonte tripletën në sezonet 2008–09 dhe 2014–15. Ai është një nga katër lojtarët që kanë fituar UEFA Ligën e Kampioneve në dy sezone rresht me dy ekipe të ndryshme; lojtarët e tjerë janë Marcel Desailly, Paulo Sousa dhe Samuel Eto'o.

Piqué luajti 102 ndeshje për Spanjën nga viti 2009 e deri në vitin 2018. Ai ishte një lojtar i rendësishëm në ekipet që fituan FIFA Kupën e Botës 2010 dhe UEFA Euro 2012. Ai njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar pas përfundimit të FIFA Kupës së Botës 2018.

Karriera me klube

Vitet e para

Piqué lindi në BarcelonëKatalunjës dhe e nisi karrierën e tij në akademinë e Barcelonës fillimisht duke luajtur si mesfushor mbrojtës. Megjithatë, para se të firmoste kontratën e tij të parë si profesionist, ai u transferua në Angli te Manchester United. Anglezët nuk paguan asnjë shumë për kartonin e tij pasi ishte shumë i ri të firmoste një kontratë profesionisti.

Manchester United

Piqué bëri debutimin e tij zyrtar me Manchester United më 26 tetor 2004 në suksesin 3–0 kundër Crewe Alexandra në Kupën e Ligës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 67të në vend të John O'Shea. Debutimi i tij si titullar erdhi në janar 2005 në barazimin pa gola kundër Exeter City në Kupën FA. Piqué luajti ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë, sërisht duke zëvëndësuar O'Shean, në një fitore 3–1 kundër Sunderland. Ndeshja e tij e parë si titullar në kampionat erdhi më 29 mars 2005 kundër West Ham UnitedOld Trafford, duke luajtur si mbrojtes i djathtë, pasi Gary Neville mungonte për shkak të një dëmtimi.

Performancat pozitive të Piqué, sidomos me ekipin rezervë, bënë që në shkurt 2005 të firmoste një kontratë të re katër-vjeçare. Pavarësisht kësaj, më 4 gusht 2006 ai u huazua në La Liga te Real Zaragoza. Një nga kushtet e formulës së huazimit ishte që Piqué të luante të paktën 20 ndeshje për klubin aragonez. Ai pati një periudhë të suksesshme te Zaragoza, duke luajtur 22 ndeshje në mbrojtje me kolegun argjentinas Gabriel Milito; në disa raste ai u aktivizua edhe si mesfushor mbrojtës.

Më 5 maj 2007, u njoftua se Piqué do të rikthehej në Old Trafford për sezonin e ardhshëm. Sir Alex Ferguson kishte synuar të vlerësonte formën e Piqué në La Romareda më 6 maj, përpara një takimi ku të dy palët do të diskutonin perspektivat e ardhshme të Piqué me klubin. Megjithatë, Ferguson nuk ishte në gjendje të merrte pjesë për shkak të vështirësive të linjës ajrore.

Piqué luajti vetëm nëntë ndeshje gjatë sezonit 2007–08. Ai shënoi golin e parë me klubin në fitoren 4–0 kundër Dynamo Kyiv në një ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve më 7 nëntor 2007. Ai u bë lojtari i 450të që shënon të paktën një gol me klubin. Goli i tij i dytë gjithashtu erdhi në Ligën e Kampioneve, në një ndeshje në transfertë kundër Romës më 12 dhjetor 2007.

Rikthimi te Barcelona

Më 27 maj 2008, Piqué u rikthye te Barcelona në një marrëveshje katër-vjeçare, duke pasur njê klauzolë lirimi 5 milion €. Barcelona pagoi 5 milion € për transferimin e tij. Piqué shprehu kënaqësinë e tij për rikthimin te Barcelona, por shtoi se ai e shijoi qëndrimin e tij te Manchester United:

Jam shumë i lumtur që jam kthyer. Nuk mendoja se do të kthehesha prap por kjo është shumë e mirë për mua. Manchester United është një klub i madh dhe më pëlqeu që fitova gjëra. Më ka ndihmuar të luaj me lojtarë të klasit botëror dhe dua ta vazhdoj këtë gjë te Barça.

Piqué shënoi golin e tij të parë me Barcelonën më 26 nëntor 2008 në fitoren 5–2 kundër Sporting CP në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Më 29 janar 2009, Piqué shënoi kundër ekipit rival Espanyol në Kupën e Mbretit; goli, i cili u shënua me kokë pas ekzekutimit të një goditje këndi në minutën e 57të, i dha fitoren Barcelonës me rezultatin 3–2. Më 2 maj 2009, Piqué shënoi golin e gjashtë të Barcelonës në fitoren historike 6–2 kundër Real MadriditSantiago Bernabéu, duke festuar golin në një mënyre pasionante.

Më 13 maj 2009, Piqué fitoi trofeun e tij të parë me Barcelonën, Kupën e Mbretit, duke luajtur 90 minuta të plota në finalen e fituar 4–1 kundër Athletic Bilbao. Tre ditë më pas, Barcelona fitoi edhe kampionatin që javën e 36të pas humbjes së Real Madridit 3–2 kundër Villarrealit. Më 27 maj, Piqué luajti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër ish klubit të tij Manchester United, të cilën Barcelona e fitoi 2–0 në Romë; me këtë sukses, Barcelona kompletoi një tripletë historike, duke u bërë klubi i parë spanjoll që e arrin këtë gjë.

Më 19 dhjetor 2009, Piqué ishte pjesë e ekipit që mposhti klubin argjentinas Estudiantes 2–1 në finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube 2009 në Abu Dhabi; ai asistoi golin e barazimit të shënuar nga Pedro në minutën e 89të që e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë. Barcelona u bë ekipi i parë në histori që fiton gjashtë trofe në një vit.

Më 26 shkurt 2010, Piqué firmosi një kontratë të re me Barcelonën deri në vitin 2015. Dy muaj më vonë, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër InteritCamp Nou në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve; pavarësisht kësaj fitoreje, Barcelona u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3–2.

Piqué luajti ndeshjen e tij të parë si kapiten më 7 dhjetor 2010 në fitoren 5–0 kundër rusëve të Rubin Kazan në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, në mungesë të kapitenit Carles Puyol dhe zëvëndës-kapitenit Xavi. Më 28 maj 2011, Piqué luajti në finalen e tij të dytë të Ligës së Kampioneve. Barcelona mposhti 3–1 Manchester United në Wembley Stadium për të ngritur trofeun për herë të dytë në tre sezone.

Më 18 dhjetor 2011, Piqué fitoi një tjetër trofe, FIFA Kupën e Botës për Klube; ai luajti si titullar në finalen e fituar kundër klubit brazilian Santos në Yokohama. Më 1 maj 2013, ai shënoi një autogol në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve kundër Bayern München; Barcelona e humbi ndeshjen 3–0 në shtëpi dhe u eliminua nga kompeticioni me rezultatin e përgjithshëm 7–0.

Piqué firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me Barcelonën në maj 2014. Më 6 maj 2015, ai luajti si titullar në finalen e Ligës së Kampioneve kundër JuventusitBerlin; Barcelona fitoi ndeshjen 3–1 dhe u bë ekipi i parë në histori që kompleton tripletën në sezone të ndryshme. Piqué, Xavi, Lionel Messi, Andrés Iniesta, Sergio Busquets, Dani Alves dhe Pedro janë të vetmit lojtarë që kanë qënë e të dyja ekipeve që fituan tripletën.

Më 20 dhjetor 2015, Piqué fitoi trofeun e tij të 21të me katalanasit pasi Barcelona mposhti pastër 3–0 argjentinasit e River Plate për të fituar një tjetër trofe të FIFA Kupës së Botës për Klube. Në janar 2018, ai firmosi një kontratë të re deri në qershor 2022. Piqué luajti ndeshjen e tij të 500të për Barcelonën në suksesin e lehtë 5–2 kundër Real Betis në kampionat më 25 gusht 2019, duke u aktivizuar 90 minuta të plota.

Më 20 tetor 2020, Piqué nënshkroi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2024; klauzola e tij e lirimit u vendos në shumën 500 milion €. Më 3 mars 2021, ai shënoi një gol me kokë në minutën e fundit të ndeshjes së kthimit gjysëm-finale të Kupës së Mbretit kundër Seviljes, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm çka bëri që ndeshja të shkonte në kohën shtesë. Barcelona fitoi 3–0 në kohën shtesë dhe përparoi në finale, të cilën e fitoi kundër Athletic Bilbaos.

Karriera ndërkombëtare

Te rinjtë

Piqué ishte pjesë e ekipit nën-19 që fitoi UEFA Kampionatin Evropian nën-19 2006 në Poloni. Në finalen e fituar 2–1 kundër Skocisë, Piqué zhvilloi një paraqitje pozitive në mbrojtje si dhe dha kontributin e tij në sulm, fillimisht duke goditur traversën me një gjuajtje me kokë dhe më pas duke asistuar golin e dytë të Spanjës të shënuar nga sulmuesi Alberto Bueno.

Pas kësaj, ai mori pjesë në Kupën e Botës 2007 me ekipin nën-20, duke luajtur si titullar në të gjashta ndeshjet e ekipit në turnament. Ai gjithashtu shënoi një gol në fitoren 4–2 me përmbysje kundër Brazilit në raundin e 16-tave. Megjithatë, në ndeshjen çerek-finale kundër Republikës Çeke, Piqué humbi penalltinë vendimtare të ekipit të tij çka solli edhe eliminimin nga turnamenti.

Ekipi i parë

Piqué u thirr për herë të parë në ekipin e të rriturve më 6 shkurt 2009 pēr ndeshjen miqësore ndaj Anglisë. Ai luajti 90 minuta të plota me Spanjën që fitoi 2–0 në Sevilje. Ai shënoi golin e tij të parë me Spanjën në ndeshjen e tij të dytë mē 28 mars 2009, kur ai u aktivizua si zëvëndësues në vënd të të dëmtuarit Carles Puyol dhe shënoi golin e vetëm të fitores kundër Turqisë në Stadiumin Santiago Bernabéu në Madrid, e vlefshme për kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010. Katër ditë më vonë, ai luajti si titullar në fitoren 2–1 kundër të njëtit kundërshtar, këtë herë në Stamboll.

Piqué luajti në turnamentin e tij të parë madhor në FIFA Kupën e Konfederatave 2009. Ai luajti në katër nga pesë ndeshjet e Spanjës e cila e mbylli turnamentin në vendin e tretë.

Piqué ishte titullar i Spanjës gjatë FIFA Kupës së Botës 2010Afrikën e Jugut, duke luajtur në qëndër të mbrojtjes sëbashku me kolegun e tij te Barcelona Carles Puyol. Ai luajti në të shtata ndeshjet si titullar, me Spanjën që u shpall kampione bote pasi mposhti Holandën 1–0 në finale. Gjatë turnamentit, Piqué formoi një dyshe të suksesshme në mbrojtje me Puyol; me ata në mbrojtje, Spanja pësoi vetëm dy gola në shtatë ndeshje, duke e mbajtur portën e praprekur në pesë ndeshje. Në ndeshjen hapëse të Spanjës kundër Zvicrës në fazën e grupeve, disa momente para se Gelson Fernandes të shënonte golin e vetëm të takimit, sulmuesi kundërshtar Eren Derdiyok u rrëzua mbi portierin Iker Casillas i cili goditi aksidentalisht në fytyre Piquén, duke e hedhur në tokë dhe duke i shkaktuar një të çarë ngjitur me syrin e djathë.

Piqué luajti çdo minutë me Spanjën në fushatën e tyre të suksesshme në UEFA Euro 2012, duke u aktivizuar në qëndër të mbrojtjes me Sergio Ramosin. Në ndeshjen gjysëm-finale kundër Portugalisë, ai shënoi penalltinë e tretë të ekipit të tij, duke ndihmuar Spanjën të shkonte në finale. Në finale, Spanja e mbajti portën e paprekur për të pestën ndeshje rresht dhe fitoi me rezultatin bindës 4–0 kundër Italisë. Piqué ishte një nga tre mbrojtësit spanjoll që u përfshi në Ekipin e Turnamentit nga UEFA; La Roja pësoi vetëm një gol në gjashtë ndeshje gjatë turnamentit.

Në FIFA Kupën e Konfederatave 2013, Piqué shënoi një nga penalltitë e Spanjës në fitoren e tyre ndaj Italisë në gjysëm-finale. Në finalen kundër Brazilit, ai u përjashtua me karton të kuq në minutën e 68të për një ndërhyrje të ashpër ndaj Neymar. Spanja u mposht me rezultatin 3–0, duke i dhënë fund ecurisë pozitive me 29 ndeshje pa humbje, e cila në atë kohë ishte një rekord.

Më 13 qershor 2016, Piqué shënoi golin e tij të pestë për Spanjën në fitoren 1–0 kundër Republikës Çeke në fazën e grupeve të UEFA Euro 2016. Ai luajti ndeshjen e tij të 100të me Spanjën më 20 qershor 2018 në fitoren minimale 1–0 kundër Iranit në fazën e grupeve të FIFA Kupën e Botës 2018. Dy muaj pas përfundimit të turnamentit, Piqué njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.

Më 25 mars 2019, Piqué luajti ndeshjen e tij të 10të me Katalonjën në fitoren 2–1 kundër Venezuelës, disa muaj pasi ishte tërhequr nga kombëtarja spanjolle.

Profili i lojtarit

Stili i lojës

Piqué është një mbrojtës modern dhe komandues në fushë, i cili kombinon forcën dhe ndërhyrjet e sakta me teknikën dhe pasimin. Falë gjatësisë dhe fizikut, ai është një lojtar i fuqishëm në duelet ajërore. Piqué është një lojtar efektiv në mbajtjen e topit si dhe është i aftë të lexojë lojën; këto veçori bënë që ai të formonte një dyshe të suksesshme në mbrojtje me Carles Puyol te Barcelona dhe te Spanja.

Pavarësisht se në rininë e tij konsiderohej një talent premtues, Piqué fillimisht u kritikua nga media si një lojtar që bën gafa në mbrojtje, kurse në vazhdim të karrierës, ai u kritikua për mungesën e vazhdimësisë dhe shpejtësisë. Pavarësisht kësaj, ai sërisht konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Në vitin 2018, kur u pyet në lidhje me Piqué, shoku i tij i skuadrës Puyol e përshkroi atë si "qëndër-mbrojtësin më të mirë të botës" falë zhvillimit si lojtar nē aspektin e inteligjencës, lidershipit, pozicionimit, qetësisë dhe parashikimit.

Pozicioni

Pozicioni i tij natyral është qëndër-mbrojtës, por Piqué mund të luaj edhe si mesfushor mbrojtës, një pozicion të cilën e mbuloi në rininë e tij. Në disa raste ai ka luajtur në rolin e një mbrojtësi të lirë, një pozicion që njihet me emrin "Sweeper". Në këtë pozicion ai shfaqi ngjashmëri me mbrojtësin legjendar Franz Beckenbauer, duke fituar pseudonimin "Piquénbauer".

Piqué gjithashtu ka luajtur në rolin e një qëndër-sulmuesi, kjo falë gjatësisë së tij, në raste kur ekipi i tij ka qënë në disavanzh në minutat e fundit të ndeshjes.

Jashtë futbollit

Jeta personale

Piqué u rrit në një familje katalanase. Babai i tij, Joan, është një biznesmen kurse mamaja e tij, Montserrat, është drejtoreshë e një spitali të lëndimeve kurrizore në Barcelonë. Ai ka një vëlla më të vogël, Marc. Gjyshi i tij, Amador Bernabeu, është një ish-zëvendës president i Barcelonës. Gjatë referendumit të pavarësisë së Katalonjës 2017, ai u pa nga shumë njerëz si një nga fytyrat publike të argumentit pro-pavarësisë, duke votuar dhe duke postuar në Twitter mbështetjen e referendumit në katalanisht. Ai më pas u përball me reagimin e ashpër të disa tifozëve spanjollë për mbështetjen e tij për referendumin e pavarësisë katalanase.

Nga viti 2011 deri në vitin 2022, Pique ishte në një lidhje me këngëtaren kolumbiane Shakira. Ata u njohën kur ai u shfaq në videoklipin e saj "Waka Waka (This Time for Africa)", kënga zyrtare e FIFA Kupës së Botës 2010. Pique dhe Shakira ndajnë të njëjtën ditëlindje, me dhjetë vjet diferencë. Ata së bashku kanë dy fëmijë. Në qershor 2022, çifti konfirmoi në një deklaratë të përbashkët se ata do ndaheshin.

Pique ishte fytyra e linjës së meshkujve të Mangos HE për katër sezone radhazi midis 2011 dhe 2012. Në vitin 2012, ai ia dha zërin versionit katalan të The Pirates! In an Adventure with Scientists! si Mbreti i Piratëve.

Media dhe aktiviteti në biznes

Pique është themeluesi dhe presidenti i Kosmos Holding, një grup investimesh sportive dhe mediatike që ai e filloi me Hiroshi Mikitani (themelues dhe kryetar i firmës japoneze të tregtisë elektronike Rakuten, Inc.), Edmund Chu, Nullah Sarker dhe Mike Evans. Kosmos ka krijuar një partneritet 25 vjeçar me Federatën Ndërkombëtare të Tenisit me vlerë 3 miliardë $, i cili do t'a transformojë Kupën Davis dhe do të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme për zhvillimin global të tenisit.

Në gusht 2018, miliarderi amerikan Larry Ellison publikoi një letër ku thuhej se ai po i bashkohet grupit Kosmos. Në dhjetor 2018, përmes firmës së tij Kosmos Holding, Pique bleu klubin spanjoll të futbollit FC Andorra. Më 21 maj 2022, skuadra u ngjit në Segunda División pasi mposhti UCAM Murcian, tashmë të rënë nga kategoria, me rezultatin 1–0 në shtëpi, duke u ngjitur kështu në nivelin e dytë për herë të parë në historinë e tyre. Në korrik 2019, Pique mori shumicën e aksioneve në një tjetër klub futbolli spanjoll – Gimnàstic Manresa. Marrja u përfundua gjithashtu duke përdorur firmën e tij Kosmos Holding.

Në dhjetor 2020, Piqué investoi në lojën e futbollit Sorare. Kosmos bleu të drejtat e transmetimit spanjoll për Copa América 2021 nën një partneritet me transmetuesin Ibai Llanos, kurse në vitin 2021, ai dhe Ibai themeluan dhe u bënë bashkëpronarë të ekipit të esports KOI.

Bamirësia

Në vitin 2020, në përgjigje të pandemisë COVID-19, Piqué së bashku me shokët e skuadrës, përfshirë Lionel Messin, u angazhuan për një ulje të pagave prej 70% gjatë krizës. Më tej ata u angazhuan për të dhuruar për pagat e të gjithë punonjësve në klub gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Mashtrimi i taksave

Më 10 korrik 2019, Piqué u urdhërua nga një gjykatë spanjolle t'i paguante 2.1 milion € autoriteteve tatimore pas dënimit të tij për mashtrim të të drejtave të imazhit. Mbrojtësi pretendoi t'i dorëzonte të drejtat e tij të imazhit kompanisë së tij Kerad Project në mënyrë që të paguante më pak taksa nga viti 2008 në 2010.

Loja e pokerit

Më 27 gusht 2019, Piqué mori pjesë në EPT Barcelona 25,000 € Single-Day High Roller Event. Ai përfundoi në vendin e dytë dhe fitoi një çmim prej 352,950 €.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 10 shtator 2022
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Manchester United 2004–05 Premier League 0 0 1 0 1 0 1 0 0 0 3 0
2005–06 3 0 2 0 2 0 0 0 7 0
2006–07 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
2007–08 9 0 0 0 1 0 3 2 0 0 13 2
Gjithsej 12 0 3 0 4 0 4 2 0 0 23 2
Real Zaragoza (huazim) 2006–07 La Liga 22 2 6 1 28 3
Barcelona 2008–09 La Liga 25 1 6 1 14 1 0 0 45 3
2009–10 32 2 1 0 12 2 4 0 49 4
2010–11 31 3 7 0 12 1 1 0 51 4
2011–12 22 2 8 0 5 0 3 0 38 2
2012–13 28 2 4 1 10 0 2 0 44 3
2013–14 26 2 2 0 9 2 2 0 39 4
2014–15 27 5 6 1 11 1 44 7
2015–16 30 2 5 2 8 1 3 0 46 5
2016–17 25 2 7 0 8 1 1 0 41 3
2017–18 30 2 8 1 9 1 2 0 49 4
2018–19 35 4 5 0 11 2 1 1 52 7
2019–20 35 1 2 0 7 0 1 0 45 1
2020–21 18 0 2 1 3 2 0 0 23 3
2021–22 27 1 2 0 10 2 1 0 40 3
2022–23 1 0 0 0 1 0 0 0 2 0
Gjithsej 392 29 65 7 130 15 21 1 608 52
Gjithsej karriera 426 31 74 8 4 0 134 17 21 1 659 57

Kombëtarja

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2009 13 4
2010 16 0
2011 8 0
2012 11 0
2013 11 0
2014 6 0
2015 8 0
2016 12 1
2017 9 0
2018 8 0
Gjithsej 102 5

Golat me kombëtaren

Burimi:

Lista e golave ndërkombëtarë të shënuar nga Gerard Piqué
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 28 mars 2009 Stadiumi Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë 2 Gerard Piqué: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Turqia 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
2 12 gusht 2009 Philip II Arena, Shkup, Maqedoni 8 Gerard Piqué: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Maqedonia 2–2 3–2 Ndeshje miqësore
3 5 shtator 2009 Estadio Riazor, A Coruña, Spanjë 9 Gerard Piqué: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Belgjika 3–0 5–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
4 14 tetor 2009 Bilino Polje, Zenica, Bosnja dhe Hercegovina 12 Gerard Piqué: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Bosnja dhe Hercegovina 1–0 5–2 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
5 13 qershor 2016 Stadium Municipal, Toulouse, Francë 78 Gerard Piqué: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Republika Çeke 1–0 1–0 UEFA Euro 2016

Trofe

Klube

    Manchester United
    Barcelona

Kombëtarja

    Spanja

Personale

    Çmime
    Dekorime
  • Medalja e Artë e Urdhrit Mbretëror të Meritës Sportive: 2011

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Gerard Piqué Karriera me klubeGerard Piqué Karriera ndërkombëtareGerard Piqué Profili i lojtaritGerard Piqué Jashtë futbollitGerard Piqué Statistikat e karrierësGerard Piqué TrofeGerard Piqué ReferimeGerard Piqué Lidhje të jashtmeGerard PiquéFC BarcelonaFutbolliMbrojtësi (futboll)Spanja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

UjiKallëzuesiLista e lumenjve në ShqipëriErnest HemingwayRacizmiPjesëzaKongresi i ManastiritPirro i EpiritDemencaBalenaBurreliVitaminaHonore de BalzakKërpudhatForcat e Armatosura të ShqipërisëDelfiniWilliam ShakespeareLista e elementeve kimikëVehbi KikajPërcjellësit elektrikForcaDibraMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikShkollat e para shqipeLista e sureve në KuranAhmet KrasniqiDua LipaCilindriAnemiaUltësira Perëndimore e ShqipërisëLetërsia e vjetër shqiptareAlgjebraHalucinacioniDynymFrancaQytetet e ShqipërisëBronkitiStatistikaEgjipti i lashtëGjallesat në zhdukjeRilindja Kombëtare ShqiptareMali i ZiVektoriMeshariHIV/AIDSEpoka e IluminizmitGianni RodariNdryshimet klimatikeShtetet anëtare të Bashkimit EvropianDramaPenisi i njeriutDerivatiEnergjia dielloreJohnny SinsZbulimi i zjarritBusullaBullizmiFiset shqiptareAleksandri i MadhKubi (gjeometri)Gjyste VulajLumi i DrinitBujqësiaHënaSinuzitiPlazma e gjakutFiset ilireLojërat OlimpikeUjëvarat e MirushësNumrat e telefonit në KosovëNumri piSuediaLigji i OmitAtmosferaVitamina B12KF TiranaHolanda🡆 More