Sezoni 2010–11 | |
---|---|
Presidenti | Sandro Rosell |
Trajneri | Josep Guardiola |
Stadiumi | Camp Nou |
La Liga | Fitues |
Copa del Rey | Finalist |
Champions League | Fitues |
Golashënuesi | Liga: Lionel Messi (31) Total: Lionel Messi (22) |
Shikueshmëria më e lartë | 99,354 vs Real Madrid (24 shkurt 2013) |
Shikueshmëria më e dobët | 38,971 vs Ceuta (10 nëntor 2010) |
Shikueshmëria mestarare | 79,390 |
Sezoni i shkuar | 2009–10 |
Sezoni i ardhshëm | 2011–12 |
Sezoni 2010–11 ishte sezoni i 111 i ekzistencës së Football Club Barcelona dhe sezoni i 80 rresht në ligën më të lartë të futbollit spanjoll. Barcelona e nisi sezonin me një president të ri pasi Joan Laporta arriti limitin e madatit të tij më 30 qershor, duke lënë pas krahëve një periudhë të mbushur me suksese.
Sandro Rosell u zgjodh presidenti i ri më 13 qershor pasi siguroi një rekord prej 35,021 mijë votash (61.35%), një shifër më e lartë se Laporta me 27,138 mijë vota në vitin 2003. Rosell filloi punën e tij si president i klubit më 1 korrik si presidenti i 39-të i klubit.
Barcelona filloi merkaton verore vetëm tre ditë pas mbarimit të sezonit 2009–10, duke arritur një argument për blerjen nga Valencia të lojtarit ndërkombëtarë David Villa për shumën e 40 milion €.
Më 27 gusht, Barcelona arriti argumentin me klubin anglez Liverpool për shërbimet e mbrojtësit ndërkombëtarë Javier Mascherano. Marrëveshja u krye për shumën e 24 milion € dhe u arrit "pas përpjekjeve të shumta të klubit (Barcelona) gjatë disa orëve si dhe gatishmërisë dhe dëshirës së lojtarit për të kryer këtë lëvizje.
Trajneri Guardiola tha: "Do të na kushtojë shumë. Ne presim një vit të vështirë ku kemi gjëra që duhet ti fitojmë vetë. Tani, skuadra nuk është në forcën e saj maksimale në këtë pikë të sezonit."
Për shkak të gjetjeve të auditimit, compromisarios e Barcelonës (Komisionerët) votuan për të zbatuar veprimin social të përgjegjësisë ndaj bordit të mëparshëm të klubit me 468 vota në favor, 439 vota kundër, dhe 113 vota abstenuan.
Më 29 nëntor, në një nga El Clásicos më të papritua, ishte planifikuar që të hënën për shkak të zgjedhjeve në Parlamentin e Katalonjës, i cili u mbajt një ditë më parë.
Më 6 dhjetor, finalistët e FIFA Topit të Artë ishin shpallur. Barcelona i kishte të tre vendet. Messi, Xavi ose Iniesta do të shpalleshe lojtari më i mirë i botës në ceremoninë e Zyrihut të Zvicrës më 10 janar 2011. Ky do të ishte një moment historik për Barcelonës, pasi të tre lojtarët më të mirë të botës nuk do të ishin vetëm nga klubi, por edhe nga akademia e saj.
Më 10 janar 2011, Messi u kurorëzua si fituesi i Topit të Artë 2010 në në ceremoninë e Zyrihut të Zvicrës. Shokët e tij të skuadrës Iniesta dhe Xavi përfunduan i dyti dhe i treti respektivisht.
Më 2 shkurt, Barcelona sëbashku me Real Madrid arritën në finalen e Copa del Rey duke mposhtur respektivisht Almerían (8–0 rezultat i përgjithshëm) dhe Sevillën (0–3 rezultat i përgjithshëm).
Më 2 mars, Adriano assistoi Golin e vonshëm të Messit në fitoren 0–1 jashtë fushe kundër Valencias. Kjo gjë bëri që Messi të arrinte kuotën e 27 golave në ligë duke qënë në garë për të fituar trofeun Pichichi si golashënuesi më i mirë.
Më 2 prill, Barcelona mposhti Villarrealin me rezultatin 1–0 në El Madrigal me pesë titullar që nuk luanin dhe Goli i vetëm u shënua nga qëndër–mbrojtësit Gerard Piqué në minutën e 66. Me këtë fitore, Barcelona zgjeroi avantazhin e saj në renditje kundër Realit me 8 pikë pas humbjes shokuese të kësaj të fundit 1–0 kundër Sporting Gijón në Santiago Bernabéu.
|
|
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Sezoni 2010–11 i FC Barcelona, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.