Samuel Eto'o

Samuel Eto'o Fils (lindur më 10 Mars 1981) është një futbollist kamerunas i cili luan aktualisht si sulmues me Antalyaspor në Premier League.

Eto'o është stërvitur tek Kadji Sports Academy . Ai zotëron pasaportë spanjolle, duke bërë të mundur që të mos numërohet në mesin e "lojtarëve të huaj" që punojnë në Bashkimin Evropian.

Samuel Eto'o
Samuel Eto'o
Eto'o duke luajtur për Chelsea më 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSamuel Eto'o Fils
Datëlindja10 mars 1981
VendlindjaDuala, Kameruni
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Antalyaspor
Numri9
Karriera me të rinjtë
1992–1996Kadji Sports Academy
1996–1997Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1997–2000Real Madrid3(0)
1997–1998→ C.D. Leganés (huazim)30(4)
1999RCD Espanyol (huazim)0(0)
2000RCD Mallorca (huazim)19(6)
2000–2004RCD Mallorca120(48)
2004–2009FC Barcelona145(108)
2009–2011Internazionale67(33)
2011–2013Anzhi Makhachkala53(25)
2013–2014Chelsea21(9)
2014–2015Everton14(3)
2015Sampdoria18(2)
2015–Antalyaspor59(36)
Karriera ndërkombëtare
2000Kameruni U236(1)
1997–2014Kameruni118(56)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Eto'o ka shënuar më shumë se 129 gola në 5 sezone me Barcelonën, dhe gjithashtu mban rekodin si lojtari afrikan me më shumë ndeshje në La Liga . Në 2010, ai u bë lojtari i parë që fiton 2 herë rresht Tripletë evropiane pas suksese të arritura me Interin dhe Barçën. Ai është lojtari i dytë që ka shënuar në 2 finale të Champions Leagues dhe lojtari i katërt pas Marcel Desailly, Paulo Sousa, dhe Gerard Piqué që e fiton Champions Leaguen 2 herë me 2 skuadra të ndryshme. Ai është lojtari afrikan më i nderuar i të gjitha kohërave duke fituar çmimin Lojtari Afrikan i Vitit për një numër rekord 4 herë: 2003, 2004, 2005, dhe 2010. Ai ishte i treti për çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit në vitin 2005.

Si pjestar i kombëtares Kamerunase, Eto'o ishte pjesë e skuadrës që fitoi Turnamentin Olimpik në vitin 2000. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në 3 Kupa Bote dhe 6 Kupa Afrikane (duke fituar 2 prej tyre) duke qënë edhe golashënuesi më i mirë në histori me 18 Gola. Ai është edhe golashënuesi më i mirë i kombëtares dhe lojtari me më shumë ndeshje respektivisht me 56 Gola dhe 117 ndeshje.

Në Shtator 2021, Samuel Eto'o, shpalli kandidaturën e tij për presidencën e Federatës së Futbollit të Kamerunit (Fecafoot).

Karriera me klube

Real Madrid

Samuel Eto'o hyri tek sistemi i akademisë së Real Madrid në vitin 1997, por ai mund të stërvitej vetëm me Real Madrid B sepse ishte ende i ri. Real Madrid B kishte rënë në Segunda División B, ku lojtarët jo–evropian nuk lejoheshin të luanin, dhe si rezultat, ai u huazua në skuadrën e divizionit të dytë CD Leganés për sezonin 1997–98. Pas luajti në 30 ndeshje dhe shënoi vetëm 4 Gola, ai u rikthye në Madrid në fund të sezonit 1998–99. Në janar 1999, ai u huazua tek RCD Espanyol , por dështoi të luante ndonjë ndeshje për klubin.

Mallorca

Sezonin tjetër, në merkaton e transferimeve të dimrit, ai u transferua tek skuadra e La Liga-s, RCD Mallorca në formën e huazimit, duke shënuar 6 Gola në 19 ndeshje. Në fund të sezonit, Eto'o u largua nga Real Madrid, duke firmosur për Mallorcan, e cila i dhuroi Realit shifrën rekord 4.4 £.

Everton

Më 26 gusht 2014, ai nënshkroi kontratë dy vjeçare me Evertonin. Katër ditë më vonë luajti për herë të parë kundër Çelsit. Ai shënoi një golë me kokë.

Ai ka thënë se ka dashur të fitojë në UEFA Ligën e Europës me Evertonin, një turne që s'ka mundur ta fitojë kurrë më parë.

Sampdoria

Më 27 janar 2015, Eto'o u bashkua me skuadrën italiane Sampdoria për dy vite e gjysmë.

Antalyaspor

Më 25 qershor 2015, Eto'o nënshkroi kontratë tre vjeçare për skuadrën turke Antalyaspor. Më 15 gusht 2015, ai luajti për herë të parë kundër İstanbul Başakşehir, duke shënuar një golë dhe ndihmoi Antalyaspor për ta fituar ndeshjen.

Referime

Tags:

Samuel Eto'o Karriera me klubeSamuel Eto'o ReferimeSamuel Eto'oPremier League

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ushtria Popullore ShqiptareKrishtërimi në ShqipëriShqipëria etnikeKanuniSindromëGjeografia e KosovësEnergjiaEkzorcizmiX Factor AlbaniaFotosintezaRomeo dhe ZhuljetaAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveSpondiliartrozaJuda MakabeThyesaPëremriAgim RamadaniPrizreniBletaKF TiranaDiabetiSëmundjet e trashëgueshmeMali i TomoritYlliDitar (Anne Frank)Dasma shqiptareNdajfoljaAndon Zako ÇajupiMultiple sklerozaMësonjëtorja e KorçësMerkuri (planet)ShtatzëniaMalësorjaHepatiti BBarnatGjirafaPrincipatat arbëroreSaturniRevolucioni IslamDielliHemoglobinaSuediaUlçera në stomakKontabilitetiLumi i ShalësMartesa islamePashallëqet shqiptareKaliShpërthimi në GërdecMasturbimiYmer Agë Ulqini (këngë)Teuta e Ilirisë24 PrillForcat e Mbrojtjes të IzraelitNuselalaGrida DumaDuhaniShqipëriaLista e kalave në ShqipëriDon Kishoti i MançësElefantiPubertetiUjkuSkeleti i njeriutTeoria e evolucionitHidrocentraletBasketbolliEklipsi i HënësIriqiShqipëria e MesmeLista e fjalëve në IslamSingaporiKalaja e GjirokastrësParanojaShqiptarët në Maqedoninë e VeriutPerandoria Romake🡆 More