Gabriel Milito: Futbollist argjentinas

Gabriel Alejandro Milito (lindur më 7 shtator 1980) është një ish futbollist argjentinas i cili ka luajtur si qëndër mbrojtës.

Gabriel Milito
Gabriel Milito: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Jeta personale
Milito duke luajtur me Argjentinase në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGabriel Alejandro Milito
Datëlindja (1980-09-07) 7 shtator 1980 (43 vjeç)
VendlindjaBernal, Argjentinë
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Karriera me të rinjtë
Independiente
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1997–2003Independiente123(3)
2003–2007Zaragoza137(5)
2007–2011Barcelona48(1)
2011–2012Independiente31(0)
Gjithsej339(9)
Karriera ndërkombëtare
1997Argjentina U174(0)
1999Argjentina U202(0)
2000–2011Argjentina42(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ai e shpenzoi shumicën e karrierës profesioniste në Spanjë, duke përfaqsuar klubet e La Ligas Zaragoza dhe Barcelona. Gjatë shtatë sezoneve, Milito luajti 187 ndeshje në La Liga dhe shënoi gjashtë gola.

Milito ka përfaqsuar kombëtaren argjentinase në tre turnamente të mëdha, përfshirë Kupën e Botës 2006.

Karriera me klube

Karriera e hershme / Zaragoza

Milito lindi në Bernal, Quilmes në Provincën e Buenos Aires dhe e filloi karrierën e tij profesionist me klubin e divizionit të parë Club Atlético Independiente në vitin 1997, ku ai u përball me vëllain e tij Diego, i cili luante me rivalët e klubit Racing Club de Avellaneda.

Në korrik 2003, Milito ishte gati për tu transferuar te Real Madrid, por klubi spanjoll refuzoi lojtarin sepse, sipas klubit, ai dështoi në vizitat mjekësore sepse nuk ishte rikuperuar ende nga dëmtimi në gju. Drejtori sportiv i klubit Jorge Valdano bëri një lëvizje politike, i cili e donte lojtarin në skuadër – ai vendosi që Milito të qëndronte në Spanjë dhe të firmoste me Real Zaragoza.

Në katër sezone me klubin Aragonez, Milito ishte automatikisht zgjedhja e parë në formacion (kurrë nuk luajti më pak se 33 ndeshje në La Liga gjatë një sezoni), dhe u bashkua me vëllain Diego në vitin 2006. Më 10 korrik 2007, Zaragoza arriti një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Militos për 18.5 milion (13.9 milion £) dhe, në javën tjetër, ai kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi një kontratë katër vjeçare me pagë 4 milion € (2.7 milion £) për vit. Atij i'u dhurua fanella me numrin 3 që më parë e kishte mbajtur mesfushori Thiago Motta.

Barcelona

Milito luajti ndeshjen e tij të parë zyrtare me klubin më 2 shtator 2007 në një ndeshje kundër Athletic Bilbao. Ai shënoi golin e parë zyrtar me klubin më 24 nëntor, në një ndeshje në ligë kundër Recreativo de Huelva.

Më 5 maj 2008, u lajmërua se Milito kishte një dëmtim në ligamentet e gjurit të tij të djathtë, gjë që e mbajti jashtë deri në fundit të sezonit 2008–09, ku klubi fitoi tripletën.

Pasi u rikuperua për gati dy vite (602 ditë), Milito më në fund u rikthye në fushe ku ai luajti një ndeshje miqësore kundër Kazma Sporting Club në Kuvajt. Më 5 janar 2010, ai luajti ndeshjen e tij të zyrtare që pas dëmtimit, duke luajtur në raundin e parë të Copa del Reyt të atij sezoni, në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Seviljes; pesë ditë më vonë, ai luajti edhe në ligë, duke zëvëndësuar kapitenin Carles Puyol në shtatë minutat e fundit të fitores 5–0 kundër Tenerifes.

Më 11 nëntor 2010, Milito kontriboi me një gol në fitoren 5–1 në shtëpi kundër AD Ceuta në Copa del Rey (7–1 rezultati i përgjithshëm), por më vonë u largua nga ndeshja për shkak dëmtimi. Më 30 prill 2011, ai luajti si titullar në një ndeshje të ligës jashtë fushe kundër Real Sociedad, ai shënoi një gol por që u anullua në mënyrë të gabuar, me vendasit që fituan me rezultatin 2–1. Si rezultat i veprimeve të tij sulmuese, ai krisi muskulin, që që e detyroi të qëndronte jashtë për pjesën tjetë të sezonit. Ai kontriboi me dhjetë paraqitje me klubin që fitoi ligën.

Rikthimi tek Independiente / Tërheqja

Herët në gusht 2011, 30 vjeçari Milito u lirua nga viti i fundit i kontratës së tij te Barcelona, dhe shpejt firmosi me ish skuadrën e tij Independiente. Më 12 qershor 2012, ai lajmëroi tërheqjen e tij nga futbolli për shkak të lodhjes mendore dhe fizike.

Karriera ndërkombëtare

Me kombëtaren argjentinase, Milito morri pjesë në Kupën e Konfederatave 2005 dhe gjithashtu ishte pjesë e skuadrës që u kualifikua në Kupën e Botës 2006. Në Kupën e Botës, ai luajti vetëm në një ndeshje, në barazimin 0–0 kundër Holandës në raundin e parë.

Më 20 gusht 2010, trajneri i kombëtares Sergio Batista e ri-thirri Militon për një ndeshje miqësore kundër Spanjës, ndeshja e parë e lojtarit pas më shumë tre vitesh. Ai luajti si titullar 90 minuta të plota me Argjentinën që fitoi 4–1 në Buenos Aires.

Një vit më pas, ai ishte pjesë e ekipit që mori pjesë në Copa América 2011; ai luajti katër ndeshje në turnament, me Argjentinën që u eliminua në çerek-finale nga Uruguaji.

Jeta personale

Vëllai më i madh i Militos, Diego, ka qënë gjithashtu një futbollist. Ai ka luajtur si sulmues dhe ka pasur një karrierë me suksese gjatë kohës që luante për klubin italian Inter. Ata kanë luajtur sëbashku te Real Zaragoza dhe ekipi kombëtar.

Statistikat e karrierës

Klube

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Independiente 1997–98 2 0 2 0
1998–99 25 0 2 0 27 0
1999–2000 34 2 8 0 42 2
2000–01 25 1 5 0 30 1
2001–02 3 0 3 0
2002–03 34 0 34 0
Total 123 3 123 3
Zaragoza 2003–04 35 0 0 0 0 0 35 0
2004–05 33 3 0 0 10 0 43 3
2005–06 34 1 0 0 0 0 34 1
2006–07 35 1 4 0 0 0 39 1
Total 137 5 4 0 10 0 151 5
Barcelona 2007–08 27 1 6 0 9 0 42 1
2008–09 0 0 0 0 0 0 0 0
2009–10 11 0 1 0 5 0 17 0
2010–11 10 0 4 1 2 0 16 1
Total 48 1 11 1 16 0 75 2
Independiente 2011–12 19 0 1 0 2 0 22 0
Karriera në total 308 9 15 1 26 0 349 10

Kombëtarja

Kombëtarja argjentinase
Viti Ndeshje Gola
2000 1 0
2001 0 0
2002 0 0
2003 4 0
2004 3 0
2005 6 0
2006 5 0
2007 14 1
2008 0 0
2009 0 0
2010 2 0
2011 7 0
Gjithsej 42 1

Golat me kombëtaren

Golat ndërkombëtarë
Nr. Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 16 tetor 2007 Estadio José Pachencho Romero, Maracaibo, Venezuelë Gabriel Milito: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Jeta personale  Venezuela 0–1 0–2 Kualifikueset e Kupës së Botës 2010

Trofe

Gabriel Milito: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Jeta personale 
Milito duke përshëndetur tifozët gjatë paradës së fitores të ligës në sezonin 2010–11
    Independiente
  • Primera División Argjentinase: Apertura 2002
    Zaragoza
    Barcelona

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Gabriel Milito Karriera me klubeGabriel Milito Karriera ndërkombëtareGabriel Milito Jeta personaleGabriel Milito Statistikat e karrierësGabriel Milito TrofeGabriel Milito ReferimeGabriel Milito Lidhje të jashtmeGabriel Milito19807 shtatorMbrojtësi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MasturbimiGjeniShqipëria nën Perandorinë OsmaneAbdesiPiratetDrejtkëndëshiDisneylandDendësiaEzaniPartia Socialiste e ShqipërisëDefiSëmundja infektiveOqeaniEuroDemografia e PolonisëShëndetiStresiPrincipata e ArbëritPopullsia në BotëBashkimi SovjetikLindja (biologji)Sikur t'isha djalëYlberiËvetariKalciumiAdolf HitleriJudaizmiShqipëria e MadheAtenaLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëGjendja agregateAleksandër Stavre DrenovaÇVetëtimaMikroorganizmatLista e lumenjve në KosovëMid'hat FrashëriQeni i SharritNdotja akustikeTurizmiLionel Messi1134Artriti ReumatologjikEbul Kasim el ZahraviHistoria e fesë islameSistemi periodik i elementeveLista e kafshëve të egraLuaniFluturaKështjella (Ismail Kadare)MutacioniPerandoria OsmaneTë drejtat e fëmijëveAthinaHipofizaPenisiDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)KloriLigjiAlgjebraAfrikaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreAlpet ShqiptarePesë Shtyllat e IslamitVlera ushqyeseLiqeniLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeBullizmiPuna (fizikë)Kylian MbappéMalësorjaProdhimi i elektricitetitFibroza kistikePrincipata e Gjon KastriotitIbrahim KodraTargat e automjeteve të KosovësMigrimetQarku elektrikShqipëria gjatë Luftës së Parë Botërore🡆 More