Athina: Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Greqisë

37°58′00″N 23°43′00″E / 37.966667°N 23.716667°E / 37.966667; 23.716667

Athinë
Αθήνα
Qytet
Athinë
Athinë
Popullsia
 • Gjithsej745,514
{{{postal_code_type}}}
14532
TargatYxx, Zxx, Ixx
Faqja zyrtarehttp://www.cityofathens.gr

Athinë (greqisht: Αθήνα) është kryeqyteti i Greqisë. E vendosur në Evropën Juglindore, Athina është një qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative të vendit. Ajo mori emrin e vet nga perëndesha Athena që ishte perëndesha e luftës në Greqinë e lashtë. Athinë sot është një qytet modern dhe i famshëm, si në antikitet ishte një qytet-shtet i fuqishëm dhe një qendër e madhe e kulturës, është një qytet historik në Evropë. Ajo është e njohur në mbarë botën për monumentet e saj historike që kanë mbijetuar, edhe pse pjesërisht, me shekuj. Athina ishte qender e krahines se Atikes qe ndodhej ne Greqine E Mesme. Athina kishte reliev malor te pasur me argjend e mermer.

Gjeografia

Etimologjia e emrit

Athina është emër me origjine pellazgo ilire që vjen nga banoret e vjetër të qytetit që ata themeluan. Këtë emër ata ia dedikuan perëndisë Athina e cila në vetvete mbarte dije dhe mençuri. Akropoli i cili është simboli historik i Athines është i rrethuar nga muri i cili quhet pellazgion apo pelargikon . Një mur i njëjte persa i përket mënyrës se ndërtimit është gjetur edhe në veriun e Shqipërisë, në zonën e Tre fushave (Tropojës), dhe kjo tregon gjeografinë e popullsisë pellazgo ilire shume shekuj më parë.

Demografia

Në vitin 2001 bashkësia e Athinës kishte një popullsi zyrtare prej 745.514 me në popullsi prej 3,2 milion metropolitan duke përfshirë edhe popullsinë periferike. Popullata aktuale e regjistruar në vitin 2011 është 3.753.783

Kultura

Qendra arkeologjike

Qyteti është qendra botërore e kërkimeve arkeologjike. Ndryshe nga institucionet kombëtare, si Universiteti i Athinës, Shoqata Arkeologjike, disa muze arkeologjik, përfshirë Muzeun Kombëtar Arkeologjik, Muzeun Cycladic, Muzeun Epigrafike dhe Muzeun Bizantin, ashtu si edhe muzetë e Agorës, Akropolisit, Kerameikosit, dhe Muzeun Arkeologjik të Kerameikosit. Në këtë qytet ndodhen po ashtu edhe laboratory i Demokritit për arkaeometri.

Turizmi

Athina ka qenë destinacion i udhëtuesve që nga antikiteti. Gjatë dekadave të kaluara, infrastruktura e qytetit dhe pajisjet shoqërore janë përmirësuar, pjesërisht për shkak të ofertës së saj të suksesshme në fazën e Lojërave Olimpike Verore 2004. Qeveria greke, ndihmuar nga Bashkimi Evropian, ka financuar projektet kryesore të infrastruktureë si Aeroportin Ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”, zgjerimin e sistemit të metors, dhe autostradën Attiki Odos.

Athina u votua si i treti qyteti në Evropë më i miri për tu vizituar në vitin 2015 nga Destinacionet më të Mira Evropviane. Ajo u votua nga më shumë se 240.000 njerëz.

Edukimi

Athina: Gjeografia, Demografia, Kultura 
Pazari i Athinës nën kohën osmane me xhami ne sfond
Athina: Gjeografia, Demografia, Kultura 
Nërtesa e Akademisë së Athinës
Athina: Gjeografia, Demografia, Kultura 
Brendësia e Bibliotekës Kombëtare të Greqisë
Athina: Gjeografia, Demografia, Kultura 
Propylaea, pjesë e "Triologjisë" së Theofil Hansen, shërben si sallë ceremoniale dhe rektorat i Universitetit Kombëtar dhe Kaopodistrian të Athinës

I vendosur në Panepistimiou Street, kampusi i vjetër i Universitetit të Athinës, Biblioteka Kombëtare dhe Akademia e Athinës nga “Triologjia e Athinës” u ndërtuan në mes të shekullit të 19-të. Shumica e punimeve të universitetit janë zhvendosur në një kampus më të madh dhe më modern të vendosur në periferinë lindore të Zografout. institucioni i dytë më i lartë i edukimit në qytet është Shkolla Politeknike e Athinës, në rrugën Patission. Ky ishte vendi ku më 17 nëntor 1973, më shumë se 13 studentë u vranë dhe qindar të lënduar brenda universitetit gjatë shembjes së ndërtesës, kundër juntës ushtarake që sundoi kombin prej 21 prillit 1967 deri më 23 korrik 1974.

Universitetet tjera që gjenden në Athinë janë Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti Panteion, Universiteti i Agrikulturës dhe Universiteti Piraeus. Janë 11 vende të institucioneve të larta edukuese që gjenden në zonën metropolitare të Athinës, dhe në rend kronologjik janë: Shkolla e Arteve (1837), Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës (1837), Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës (1837), Universiteti i Agrikulturës (1920), Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit (1920), Universiteti Panterion i Shkencave Shoqërore dhe Politike (1983), Universiteti i Pieraeusit (1938), Instituti Teknologjiko-Edukues i Piraeusit (1976), Instituti Teknologjiko-Edukues i Athinës (1983), Universiteti Harokopio (1990), Shkolla Pedagogjike dhe Teknologjiko-Edukuese (2002). Ekzisojnë po ashtu disa kolegje privave. Shumica e tyre janë të akredituara ka një shtet apo universitet i thuaj si Kolegji Amerikan i Greqisë dhe Kampusi i Athinës i Universiteti të Indianapolisit.

Objektët fetare

Lidhje të jashtme

Athina: Gjeografia, Demografia, Kultura  Commons: Athina – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Referimet


Tags:

Athina GjeografiaAthina DemografiaAthina KulturaAthina EdukimiAthina Objektët fetareAthina Lidhje të jashtmeAthina ReferimetAthina

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Energjia potencialeNaum VeqilharxhiPërrallaRebelimi i vitit 1997Lindja e parakohshmeÇrregullimi bipolarNatyraKëngët e MilosaosDinozauriAcidet dhe BazatLufta e Dytë BotëroreAfrikaPlutoni (planet)Tërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriRusiaEgjiptiDita Botërore e ShëndetitShqipëria në Luftën e Dytë BotërorePiramidat e EgjiptitNeptuniLionel MessiKryefjalaRryma elektrikeBinjakëtFusha magnetikeBesnik CanolliMartin CamajMatematikaTemperaturaZana e malitNapoleon BonapartiDurrësiNdryshimi i klimësFrancaLënda djegëse fosileMusine KokalariDemografia e ShqipërisëVitamina CAsteroidetUrani (planet)TulipaniLëvizja Nacional-ÇlirimtarePogradeciDiarrejaSëmundja e ParkinsonitEvropa VeriorePianojaLiqeniMajlinda KelmendiHepatiti CLista e personaliteteve ilireMarrëdhënia seksualeLista e bimëveRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëTenisiMushkëriaKopshti Botanik i TiranësQarku i VlorësOsteoporozaArben RakipiDasma shqiptareEnergjia e ripërtëritshmeDita e VerësUshtria Çlirimtare e KosovësDritaNdre MjedaPsoriazaOrganizata e Kombeve të BashkuaraSpanjaTigriKostandini i MadhShenjat e qarkullimit rrugorAzotiInternetiRajoni JuglindorBakteriAdoleshencaSinonimiÇarls Darvin🡆 More