Ismail Kadare Kështjella: Roman i Ismail Kadare

Kështjella është një roman i shkrimtarit shqiptar me famë mbarëbotërore Ismail Kadaresë, e botuar fillimisht më 1970 në Tiranë.

Kështjella
AutorIsmail Kadare
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
TemaLufta shqiptare-osmane
BotoiOnufri
FaqeShqipëria 304

Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me kryekomandantin Tursun Pasha.

Koncept

Personazhet

  • Vrana Konti - Një udhëheqes i shkuar në moshë deri diku, por me vrullin e një djaloshi. Ai organizon në mënyrë fantastike mbrojtjen e kështjellarëve dhe është korrekt në marrëdhëniet me botën jashtë kështjellës (Skenderbeun dhe te tjeret qe kane kamp ne male).
  • Tursun Pashai (emri i plotë: Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj) - Kryekomandanti i ushtrisë osmane. Njeri me karrierë të pasur, por të vënë në rrezik kohët e fundit prej armiqve, por dhe prej moshës së shkuar. Ai kërkon të nënshtrojë kalanë e Krujës që të zgjerohen kufijtë e perandorise dhe të ngjitet në karrierë. Skllav i emocioneve dhe shumë i pamatur, me një shpirt të lig, megjithatë gjatë romanit, ai pëson disa ndryshime. Prapë se prapë, duhet cilësuar se ai është edhe shumë qejfli, aq sa merr haremin ne lufte me vete. Po të flasim për anën pozitive, ai kishte nxjerre shume mesime te vlefshme nga përvoja.
  • Mevla Çelebiu - Kronikani i luftës. Njeri me shpirt poeti, në pritje të një mundësie për t`u shquar. Është i zoti në punën e tij dhe tepër i sjellshem. Fatkeqësisht, atij i ka hyrë krimbi i smirës dhe është shumë frikacak për të kërkuar të vërtetën kur ajo eshte e rrezikshme apo kur vjen me nje kosto te larte. Nuk gezon ndonje intelekt te vecante.Ai miqesohet ne roman sidomos me kryeveqilharxhin, astrologun e pare, poetin dhe nje jeniçer.
  • Plaku Tavxha - Prijesi i jeniçerëve. Njeri i moshuar, me deformim fizik (gjymtyre te shkurtra). Eshte shume fodul dhe gjithmone ne kerkim te luftës, i etur per gjak dhe aspak i ndjeshem per te tjeret. Njeri qe sheh vetem interesin e tij dhe mund te quhet me plot gojen:”ujk i vjeter lufte”.
  • Kara – Mukbili - Prijes i azapëve, njeri i hijshem ne pamje dhe ne sjellje. Ai eshte teper i ndjeshem per mireqenien e ushtareve te tij,nuk i duron padrejtesite dhe mendon shume per te tjeret.Eshte shume mirenjohes dhe i vlereson ne maksimum njerezit.
  • Arkitekt Kauri - Arkitekt i zoti në rrethimet e keshtjellave. Njeri me fe te ndryshuar,ndaj nuk shihej me syte mire. Si te mos mjaftonte kjo,ai flet ne menyre te cuditshme dhe acaruese turqishten dhe nuk ka asnje qime ne fytyre,ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij.Teper flegmatik,cilesi per t`u shenuar. Ai eshte burgosur tri here dhe perseri ka dale jashte. Arkitekt Kauri angazhohet ne ndertimin e nje tuneli (qe shembet me pas) dhe ne gjetjen e ujesjellesit (qe del i rreme). Krijon shume kundershtare ne Keshillin e Luftes.
  • Sadedini - Poet. Qejfli i pijes,njeri i zoti ne ate qe ben. Verbohet ne sulmin e pare dhe e krahasojne me Homerin. Nuk i pelqen emri,deshiron ta kete Saperkan Tok Kellec(Saperkan gjakashper)
  • Saruxhai - Usta qe merret me derdhjen e topave.Njeri i punes. Ai krijon topa te medhenj e te fuqishem. E vlereson dhe e cmon shume ndihmesin e tij (nuk e njeh smiren). Lidhet ne miqesi me kryeveqilharxhin. Ai përbuz fenë dhe astrologët. Është shumë i ndjeshëm kur kryhen pdrejtesi. Ka merak te vecante per shendetin.
  • Kryeveqilharxhi - Kujdeset për administrimin e rezervave të ushtrisë. Është tepër i pandjeshem ndaj jetes se ushtareve dhe shqetesohet vetem per rezervat. Ze shume miqesi dhe i kundervihet njerezve te fese. E shfrytezon deri ne fund autoritetin. Ne te vertete ai eshte i derguar i sulltanit per te deshifruar misteret e betejes se fushe Kosoves (gjashtedhjete vjet perpara kohes ku zhvillohen ngjarjet e romanit). Ai mendon se me popujt e Ballkanit duhet jetuar ne maredhenie te mira per te siguruar aleancen qe sipas tij eshte teper e rendesishme sepse do te ishte nje aleance e pathyeshme sipas tij.
  • Tuz Okçan - Jeniçer i thjeshtë, ushtar i një rangu të respektuar deri diku. Ai ka aftësi në artin e luftes. Mbi te gjitha ai ka nje zemer fisnike (shpeton dhe i del ne mbrojtje Sadedinit kur ai verbohet). Ai eshte i disiplinuar dhe mendon se prej kesaj mund te humbase shume kenaqesi te jetes. Ne fund vdes prej kafshimit te nje miu te helmuar.
  • Exher - Nje nga vajzat e haremit. Mbetet shtatzene qe ne naten e pare te fushimit. Ajo eshte me e reja dhe me e llastuara e haremit. As ajo vete nuk e di sa vjec eshte. Exher ka nje mendje naive dhe zemer te pafajshme e te ndjeshme. I do shume shoqet.

Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj, per asnje tjeter nuk mund te jemi te sigurte per ekzistencen nga ana historike.Sidoqofte,emrat e zgjedhur nga autori mund te mos jene reale por persona qe kane bere ne te vertete punen qe kryejne personazhet ne liber sigurisht qe kane ekzistuar.Personazhet ne vetvete permbledhin nje mase me te gjere njerezish: Exheri personifikon nje harem te tere, Tuz Okcani ushtarin turk ne pergjithesi, Mevla Celebia, Kara – Mukbili, plaku Tavxha, Arkitekt Kauri, Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi jane tere individet qe i qendruan ne krah Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun,por qe s`jane permendur ne kronikat e kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat. Sidoqofte, zgjedhja e tyre meriton levdata pasi ne fund te fundit na kthejne ne si lexues mbrapa ne kohen kur ndodhi ngjarja.

Referime

Tags:

1970Tiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Mbretëria e IlirisëAfrikaFilozofiaSuediaIzraeliSistemi i qarkullimit të gjakutTrëndafiliSistemi diellorBeni ecën vetëGravitetiLumi i ShalësArbëreshët në ItaliTeoria e probabilitetitLindja e MesmeAlketa VejsiuUjiPoloniaBronkitiNjerëz dhe FateLabëriaSpondiliartrozaAli Pashë TepelenaHormonet e gjëndrave mbiveshkoreHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiPellazgëtOperacioni Shqiponja (Kosovë)VloraPrishtinaParisiXhamiaQelizaAndon Zako ÇajupiMajmuniEshtrat e njeriutStambolliAustraliaTruriKanceriShqipëria e MesmeDurrësiSexhdeMyrteza ÇaushiDemografia e IzraelitOrganizata e Kombeve të BashkuaraEritrocitiPulsi i zemrësMbreti Zogu ILuigj GurakuqiMarsiGjeografia e KukësitÇiljeta XhilagaAgim RamadaniPasaporta e ShqipërisëStimulim me gjoksAntibiotikuTemperaturaSyri i kaltër, DelvinëGaddarSabri FejzullahuNumrat e telefonit në KosovëFikuHaki StërmilliKanuni i Lekë DukagjinitVlerësimi i nxënësveFruthiLista e bimëveFormat e pashtjelluara të foljesMagnetiQarku elektrikAhmet KrasniqiLista e fjalëve në IslamBimëtAnemiaTrekëndëshiDokumentet e Gjuhes Shqipe🡆 More