Vlera Ushqyese

Vlerat ushqyese janë molekulat/përbërjet kimike që gjenden brenda ushqimit që ne konsumojmë, dhe janë të domosdoshme për mbijetesën e organizmave dhe qelizave.

Vlerat ushqyese mbështesin jetesën dhe shëndetin e çdo organizmi në tokë. Shkenca e ushqimit analizon se si trupi reagon ndaj ushqimit, dhe si ndikojnë vlerat ushqyese në mirëmbajtjen, rritjen, riprodhimin, shëndetin dhe sëmundjen e një organizmi. Kjo shkencë studion se si trupi e zbërthen ushqimin (katabolizmi) dhe si e riparon atë duke krijuar qeliza dhe inde të reja (anabolizmi). Katabolizmi dhe anabolizmi bashkë njihen si metabolizmi.

Dieta ushqyese që njeriu ndjek është shume e rëndësishme për shendetin dhe mirëqenien e tij. Kjo sepse ushqimi na furnizon me energji dhe vlera ushqyese që janë thelbësore për funksionim të trupit tonë. Trupit të njeriut i nevojiten lloje të ndryshme të vlerave ushqyese si karbohidratet, yndyrat, fibrat, proteinat, mineralet, vitaminat dhe uji të ndara në makroelemente dhe mikroelemente.

Këto vlera ushqyese janë të rëndsishme për trupin e njeriut pasi:

Ndarja e vlerave ushqyese

Vlerat ushqyese ndahen në makroelemente dhe mikroelemente. Makroelementet janë vlerat ushqyese që na duhen në sasi të madhe, kurse mikroelementet janë vlera ushyese që na duhen në sasi më të vogël. Makroelementet ndahen në vlera ushqyese të cilat japin energji dhe ato që nuk japin energji.

Makroelementet

Makroelemente janë karbohidratet, fibrat, yndyrat, proteinat dhe uji. Fibrat dhe uji janë makroelemente të cilat nuk japin energji por janë të rëndsishme për funksione tjera të trupit. Karbohidratet, yndyrat, dhe proteinat dhurojnë energji dhe aminoacide (të cilat përdoren nga trupi për të prodhuar energji).

Karbohidratet

Karbohidratet janë vlera ushqyese të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe valentinsllAto organizohen në struktura unazore të cilat mund të lidhen njëra pas tjetrës për të formuar produkte komplekse të vargëzuar apo të degëzuar.Ato jane gjithashtu ne forme niseshteje dhe sheqerna te thjeshta.

Yndyrat

Yndyrat janë të përbëra nga molekulat e acideve yndyrore të cilat mund të jenë të ngopura dhe të pangopura. Yndyrat janë vlera ushqyese që dhuron më së shumti energji, si dhe luan rol të rëndsishëm në lubrifikim të nyjeve, prodhim të hormoneve, absorbim të vitaminave, zvoglim të inflamacionit dhe mbron shëndetin e trurit.

Proteinat

Proteinat janë molekula të mëdha dhe komplekse që luajnë shumë role kritike në trup. Ata bëjnë pjesën më të madhe të punës në qeliza dhe janë të nevojshme për strukturën, funksionin dhe rregullimin e indeve dhe organeve të trupit.

Fibrat

Fibrat janë pjesa e patretshme e ushqimeve bimore që udhëton përmes sistemit tonë të tretjes, absobon ujin përgjatë rrugës dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Fibrat bimore ndihmojne qe ushqimi me lehte te levize neper sistemin digjestiv te njeriut.

Uji

Rreth 70% e trupit tonë përbëhet nga uji. Uji është element i rëndsishëm pasi që trupi i njeriut e përdorë ujin në të gjitha qelizat, indet dhe organet për të rregulluar temperaturen dhe të mirëmbajë funksionet tjera trupore.

Mikroelementet

Mikroelementet janë mineralet dhe vitaminat të cilat trupi i kërkon në sasi më të vogël por që janë të rëndësishme për funksionim të mirëfilltë të metabolizmit. Mineralet janë elemente kimike kurse vitaminat janë molekula organike të cilat trupi nuk i prodhon (përvec vitaminës D të cilën trupi e krijon nga ekspozimi në diell), të cilat rrisin sistemin imunitar, mbështesin rritjen dhe zhvillimin normal dhe ndihmojnë qelizat të bëjnë funksionin e tyre.

Mineralet

Mineralet janë elemente kimike të cilat vijnë nga uji dhe toka dhe absobohen nga bimët dhe kafshët.

Mineralet esenciale për njeriun janë:

  • Klori,
  • Magneziumi
  • Kaliumi
  • Fosfori
  • Natriumi
  • kobalt
  • bakër
  • Krom
  • jod
  • hekur
  • mangan
  • molibden
  • selen
  • zink
Vitaminat

Vitaminat ndahen në dy kategori: të tretshme në yndyrë dhe të tretshme në ujë. Vitaminat e tretshme në yndyrë janë:

  • Vitamina A
  • Vitamina D
  • Vitamina E
  • Vitamina K
  • Vitaminat e tretshme në ujë janë:
  • Vitamina C
  • Vitamina B-complex

Referime

Tags:

Vlera Ushqyese Ndarja e vlerave ushqyeseVlera Ushqyese ReferimeVlera UshqyeseMetabolizmi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

GjirokastraLetërsia shqipeTenisiRrethiPrishtinaRebelimi i vitit 1997Pozicioni mbrapshtKallëzuesiIraniSazaniVjosaTiranaGjermaniaUjkuMejozaLista e komunave në KosovëHIV/AIDSLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreKush e solli Doruntinën (roman)Kanuni i Lekë DukagjinitQeni i SharritShiu acidikShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreLista e revistave shqipGrupi i shtatëmbëdhjetë i elementeve kimikeGregor MendeliProteinaLumi i ShalësKanadajaArbëria në MesjetëCikli menstrualRrotullimi i Tokës rreth DiellitMëlçiaSlloveniaParafjalaLista e maleve të ShqipërisëSëmundjaMetaletPashallëqet shqiptareIslami Shi'iBunkerët në ShqipëriArti në ShqipëriPërrallaDitar (Anne Frank)Rajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëPerandoria OsmaneLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneOlen CesariEvropaAcidet dhe BazatPrilli i thyerAmerika JugoreDita e VerësLigjet e NjutonitToskërishtjaNdryshimet klimatikeKulla EiffelSarandaSerie ALista e lumenjve në KosovëNdotja akustikeLord BajroniElefanti afrikanPopullsia e BotësSkizofreniaFjodor DostojevskiFigura stilistikeKalaja e Porto PalermosZvicraSportiLuledielliMeshariDrini i BardhëË🡆 More