Carles Puyol: Futbollist spanjoll

Carles Puyol Soforcada (Katalonisht ; lindur më 13 prill 1978) është një ish futbollist profesionist spanjoll.

Pozicioni i tij natyral ishte qëndër-mbrojtës, por ai mund të aktivizohej me lehtësi në të dyja krahët, më së shumti në të djathtin. Puyol konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij.

Carles Puyol
Carles Puyol: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Puyol në aksion për Barcelonën në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëCarles Puyol i Saforcada
Datëlindja (1978-04-13) 13 prill 1978 (46 vjeç)
VendlindjaLa Pobla de Segur, Spanjë
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniMbrojtës
Karriera me të rinjtë
1993–1995Pobla de Segur
1995–1996Barcelona
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1996–1997Barcelona C
1997–2000Barcelona B89(6)
1999–2014Barcelona392(12)
Gjithsej481(18)
Karriera ndërkombëtare
1995Spanja U183(0)
2000Spanja U214(0)
2000Spanja U235(0)
2000–2013Spanja100(3)
2001–2013Katalonia6(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Puyol e ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij te Barcelona, duke u bërë kapiten i ekipit në gusht 2004 pasi i mori shiritin Luis Enriques. Ai luajti gjithsej 593 ndeshje zyrtare dhe fitoi 17 tituj madhor, ku dallon gjashtë tituj të La Ligas dhe tre të UEFA Ligës së Kampioneve.

Në nivelin ndërkombëtar, Puyol zhvilloi 100 paraqitje me kombëtaren spanjolle, me të cilën luajti në tre edicione të FIFA Kupës së Botës dhe dy edicione të UEFA Kampionatit Evropian. Ai ishte pjesë e ekipit që triumfoi në UEFA Euro 2008 dhe FIFA Kupën e Botës 2010. Në gjysëm-finalen e Kupës së Botës 2010, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Gjermanisë. Ai gjithashtu ishte pjesë e ekipit që mori një medalje të argjendë në Lojërat olimpike verore në Sidnej 2000 dhe që arriti një vend të tretë në FIFA Kupën e Konfederatave 2009.

Karriera me klube

Puyol ka lindur në La Pobla de Segur, një qytet në Provincën e Leidës, Katalonjë. Ai e nisi karrierën e tij futbollistike duke luajtur si portier për klubin e qytetit të tij të lindjes, por problemet që pati me shpatullën bërë që ai të kthehej në sulmues. Në lidhje me fillimet e karrierës, Puyol ka thënë: "Prindërit e mi ishin shumë skeptik se unë mund të bëhesha futbollist dhe më inkurajonin të mësoja." Në vitin 1995, ai ju bashkua akademisë së Barcelonës të quajtur La Masia, ku ai ndryshoi sërisht pozicion, duke u bërë mesfushor mbrojtës; dy vite më vonë, ai filloi të luante për ekipin B në rolin e mbrojtësit të djathtë.

Në vitin 1998, Barcelona pranoi një ofertë nga Málaga CF për shitjen e Puyol, i cili ishte zgjedhja e tretë në formacion mbrapa Frank de Boer dhe Michael Reiziger. Megjithatë, ai refuzoi të largohej pasi pa shokun e tij Xavi të debutonte në ekipin e parë.

Trajneri Louis van Gaal e promovoi Puyolin në ekipin e parë në sezonin 1999–2000, me mbrojtësin i cili debutoi zyrtarisht më 2 tetor 1999 në fitoren 2–0 në transfertë ndaj Real Valladolid. Pas kësaj, ai bëri një tjetër zhvendosje, duke kaluar në rolin e qëndër-mbrojtësit. Gjatë merkatos së verës së vitit 2003, Manchester United shfaqi interesim për të blerë kartonin e lojtarit, kjo pasi Barcelona ishte në vështirësi financiare, por transferimi nuk u realizua. Dy vite më pas, ai firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin.

Carles Puyol: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Puyol në një ndeshje të La Ligas kundër Getafes, 18 prill 2007.

Puyol u emërua kapiten i ekipit në përfundim të sezonit 2003–04, kjo pas tërheqjes së Luis Enriques. Ai vazhdoi të ishte një "mur" në mbrojtjen e Barcelonës, duke u nderuar me çmimin "Mbrojtësi i djathtë më i mirë evropian" nga UEFA në vitin 2002. Ai gjithashtu ndihmoi ekipin të fitonte dy kampionate rresht. Puyol luajti plot 52 ndeshje zyrtare në sezonin 2005–06, përfshirë 12 në UEFA Ligën e Kampioneve, aty ku Barcelona triumfoi pasi mposhti 2–1 Arsenalin në finale, duke fituar trofeun për herë të dytë në histori.

Më 16 shtator 2008, Puyol zhvilloi paraqitjen e 400të në të gjitha kompeticionet me Barcelonën në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Sporting CP. Në kampionat, pavarësisht problemeve me dëmtimet, ai kontriboi duke luajtur 28 ndeshje, me Barcelonën që fitoi një tjetër titull. Goli i tij i vetëm në kampionat erdhi në fitoren historike 6–2 kundër Real Madridit në Stadiumin Santiago Bernabéu më 2 maj 2009; ai e festoi golin duke puthur shiritin e tij të kapitenit me flamurin e Katalonjës para tifozëve të nevrikosur të Realit. Ai gjithashtu ishte një lojtar shumë i rëndësishëm në sukseset e ekipit në Kupën e Mbretit, Ligën e Kampioneve, UEFA Super Kupë dhe në FIFA Kupën e Botës për Klube, me Barcelonën që u bë ekipi i parë në botë që fiton të gjashta trofetë brënda një viti. Gjatë këtij viti, ai luajti në mbi 100 ndeshje zyrtare, dhe e etiketoi klubin si "ekipin që çdo fëmijë katalanas ka dëshirë të luaj... Unë po jetoj ëndërrën e të luajturit futboll për Barçën dhe ëndërra ime është të tërhiqem këtu."

Carles Puyol: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Puyol luajti 45 ndeshje në sezonin 2008–09, ku Barça fitoi tripletën për herë të parë në histori.

Më 13 nëntor 2010, Puyol luajti ndeshjen e 500të në të gjitha kompeticionet për Barcelonën në një ndeshje në kampionat kundër Villarreal CF. Ai pati probleme me dëmtimet gjatë sezonit 2010–11, por megjithatë arriti të luajë 28 ndeshje me ekipin që fitoi sërisht kampionatin dhe Ligën e Kampioneve; ai luajti gjashtë minuta në finalen e Ligës së Kampioneve, ku Barcelona mposhti 3–1 Manchester United për të fituar trofeun.

Që nga disfata 3–1 kundër Interit në ndeshjen e parë gjysëm-finale të Ligës së Kampioneve në sezonin 2009–10, Puyol luajti plot 56 ndeshje me Barcelonën pa humbje, e cila u mbyll më 11 janar 2012 nga CA Osasuna (humbje 2–3). Ai regjistroi dy gola në Kupën e Mbretit në atë sezon, kundër Real Madridit (fitore 2–1 në transfertë, 4–3 me rezultat të përgjithshëm) dhe Valencias (barazim 1–1 në transfertë, 3–1 me rezultat të përgjithshëm).

Më 2 tetor 2012, në minutat e fundit të ndeshjes kundër Benficës në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, Puyol, i cili luante ndeshjen e parë pas rikuperimit nga një dëmtim në gju të pësuar kundër Getafes, nxorri brrylin e tij pasi ra keq në tok si pasojë një dueli ajëror. Ai fillimisht pritej të qëndronte jashtë fushave për dy muaj, por u rikuperua pas vetëm një muaji. Më 18 dhjetor, Puyol rinovoi kontratën e tij me Barcelonën deri në qershor 2016. Në qershor 2013, ai e operoi sërisht gjurin e djathtë; ky ishte operacioni i tij i gjashtë si futbollist profesionist, duke bërë që ai të mendonte një tërheqje të parakohshme nga futbolli.

Carles Puyol: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Fanella dhe këpucët e Puyolit në muzeun e Barcelonës.

Më 2 mars 2014, në fitoren 4–1 kundër Almerías, Puyol parakaloi ish mbrojtësin Migueli si lojtari i dytë me më shumë ndeshje në kampionat në historinë e Barcelonës, duke u renditur mbrapa Xavit; ai shënoi golin e tretë të ekipit të tij në atë ndeshje. Dy ditë më pas, pavarësisht se kishte edhe dy vite në kontratë, Puyol njoftoi se do të largohej nga Barcelona në përfundim të sezonit 2013–14. Në lidhje me këtë vendim, Puyol tha: "Pas dy operacioneve të mia të fundit, unë e kuptoj se duhet më shumë përpjekje për të arritur nivelin e kërkuar këtu, madje edhe më shumë se unë dhe kirurgët menduan se ishte e nevojshëm. Kjo është arsyeja që kam arritur në këtë vendim."

Barcelona i dha lamtumirën Puyolit më 15 maj 2014, pas një karriere 15 vjeçare në ekipin e parë (dhjetë si kapiten) dhe 21 tituj të fituara. Në fjalimin e tij të lamtumirës para shokëve të ekipit, ish shokëve të ekipit, trajnerëve dhe presidentëve, Puyol tha: "Kam jetuar ëndrrën e kaq shumë fëmijëve të vegjël, duke bërë atë që më pëlqen më shumë në jetë, të luaj futboll dhe të stërvitem." Pak pas këtij njoftimi, Puyol njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 36 vjeç por vazhdoi të ishte i lidhur me klubin e tij të vetëm; ai u vendos në rolin e ndihmësit të drejtorit sportiv të klubit Andoni Zubizarreta. Ai dha dorëheqjen nga ky post në janar 2015, pak pasi Zubizarreta u shkarkua.

Në shtator 2019, Puyol refuzoi një ofertë për tu bërë drejtuesi sportiv i klubit.

Karriera ndërkombëtare

Carles Puyol: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Puyol duke luajtur Katalonjën në një ndeshje miqësore kundër ArgjentinësCamp Nou.

Puyol ka luajtur 12 ndeshje me ekipet e moshave të Spanjës. Në verën e vitit 2000, ai luajti me ekipin nën-23 në Lojërat olimpike verore në Sidnej në vitin 2000. Më 15 nëntor 2000, Puyol debutoi me kombëtaren spanjolle në një ndeshje miqësore kundër Holandës. Që nga ajo kohë, ai përfaqsoi Spanjën në gjashtë turnamente madhore.

Gjatë Kupës së Botës 2002, ai shënoi një autogol në fitoren 3–1 kundër Paraguajit në fazën e grupeve. Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Republikës së Irlandës, ai asistoi golin e Fernando Morientes; pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyll në barazim 1–1, Spanja fitoi 3–2 në gjuajtjet e penalltive. Spanja u eliminua në çerek-finalet e kompeticionet nga Koreja e Jugut, një nga dy vendet organizatore, 5–3 nga gjuajtjet e penalltive.

Puyol u aktivizua në pesë nga gjashtë ndeshjet e Spanjës në UEFA Euro 2008. Në këto pesë ndeshje, Spanja pësoi vetëm dy gola. Ai luajti titullar në finale ku ekipi mposht Gjermaninë për të fituar trofeun. Për performancat e tij, Puyol u emërua në Ekipin e Turnamentit sëbashku me kolegun e tij në mbrojtje Carlos Marchenën e Valencias. Si fituese e Euro 2008, Spanja mori pjesë në Kupën e Konfederatave 2009 në Afrikën e Jugut; Puyol luajti në tre nga pesë ndeshjet e ekipit që arriti një vend të tretë në turnament, duke mposhtur Afrikën e Jugut 3–2 në finalen e vogël. Ai u përfshi sërisht në Ekipin e Turnamentit sëbashku me katër lojtarë të tjerë të Spanjës.

Në Kupën e Botës 2010, Puyol luajti në të gjitha ndeshjet e Spanjës dhe pothuajse u aktivizua në çdo minutë (ai u zëvëndësua në minutën e 84të nga Marchena në ndeshjen çerek-finale kundër Paraguajit). Ai shënoi golin e vetëm në ndeshjen gjysëm-finale kundër Gjermanisë me një gjuajtje të fuqishme me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit nga Xavi, duke dërguar Spanjën në finalen e tyre të parë të një Kupe Bote. Në finale, ai luajti 120 minuta të plota me Spanjën që mposhti Holandën për tu shpallur kampione e botës për herë të parë në histori. Spanja pësoi vetëm dy gola gjatë turnamentit – të dyja të pësuara në fazën e grupeve dhe asnjë në raundet me eliminim direkt, duke vendosur një rekord për një ekip fitues të Kupës së Botës. Me vetëm dy gola të pësuara dhe pesë ndeshje pa pësuar, Spanja u bë ekipi i dytë pas Francës (1998) dhe Italisë (2006) që e arrin këtë gjë. Ai gjithashtu kishte mesaraten e pasimeve të sakta 88%, e cila ishte treta më e larta në turnament, si dhe u emërua edhe në Ekipin e Turnamentit.

Më 1 gusht 2010, Puyol njoftoi se do të vazhdonte të luante me kombëtaren për të paktën dy vitet e ardhshme. Ai nuk luajti në Euro 2012 për shkak të një dëmtimi në gju që e pësoi në ndeshjen kundër Espanyolit në fillimi të muajit maj; ai u operua dhe koha e rehabilitimit ishte gjashtë javë. Në vitin tjetër, ai humbi mundësinë të luante në FIFA Kupën e Konfederatave për shkak të problemeve të mëtejshme fizike.

Puyol luajti ndeshjen e tij të 100të dhe të fundit me Spanjën më 6 shkurt 2013, duke u aktivizuar si kapiten në fitoren 3–1 kundër Uruguajit në një ndeshje miqësore.

Profili i lojtarit

Stili i lojës

"Puyol është çelsi, jo thjesht sepse ai është një nga mbrojtësit më të mirë botë por për shkak të karaktarit të tij."

 —Xavi

Puyol konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij. Ai e shpenzoi karrierën duke luajtur si qëndër-mbrojtës, por mund të luante në të dyja krahët, kjo falë shkathtësisë së tij; ai u aktivizua në pozicionet në krahë vetëm në vitet e para të karrierës. Pavarësisht kësaj, ai e nisi karrierën e tij profesionale si mesfushor sulmues, kurse në fëmijëri luajti si portier dhe sulmues.

Puyol njihej për prezencën e tij dominuese në duelet ajërore pavarësisht gjatësisë së tij dhe fizikut, si dhe për aftësinë për të lexuar lojën. Përveç kësaj, ai gjithashtu kishte një angazhim shumë të madhe në mbrojtje, në veçanti kur luftonte për të rikuperuar topin. Sipas ish doktorit të Barcelonës, Puyol ishte "lojtari më i fortë, me reagimet më të shpejta dhe me forcën më shpërthyese." Tifozët e klubit e thërrasin me pseudonimin "Muri".

Carles Puyol: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Puyol në një seancë stërvitore; gjatë karrierës së tij, ai është dalluar për përkushtimin në stërvitje.

Puyol shquhej për aftësitë e tij si udhëheqës dhe për dedikimin në stërvitje. Ai shpesh stërvitej i vetëm edhe pas mbarimit të seancave stërvitore si dhe në ditët pushim. Në një intervistë në vitin 2010, ai deklaroi: "Unë nuk kam teknikën e Romários, shpejtësinë e Overmarsit apo forcën e Kluivertit, por unë punoj më shumë se të tjerët. Unë jam si një student i cili nuk është i zgjuar, por mëson për provime dhe në fund bën mirë." Edhe pse pozionimi i tij konsiderohej si një nga pikat e dobta të tij në fillimet e karrierës, ai punoi për tu përmirësuar në këtë aspekt te Barcelona me kalimin e viteve. Pavarësisht fizikut të vogël, Puyol ishte një lojtar me forcë të madhe, i cili njihej për vendosmërinë, disiplinën dhe përqëndrimin si mbrojtës, si dhe aftësitë në markimin e lojtarëve dhe organizimin e mbrojtjes; ai gjithashtu shkëlqente në duelet një kundër një.

Edhe pse Puyoli më së shumti njihej për aftësitë e tij mbrojtëse, si dhe pavarësisht se nuk ishte aq i talentuar sa lojtarët e tjerë që dolën nga akademia e klubit, ai gjithsesi zotëronte një teknikë të mirë, si dhe ishte një pasues i saktë, duke zgjedhur ta pasonte topin në zona më të sigurta se sa në zona të rrezikshme ku mund ta humbiste topin. Si pasojë e kësaj, ai shpesh vendosej në mbrojtje me Piquén, një qëndër-mbrojtës i aftë në lojën me këmbë; ata sëbashku formuan një dyshe efektive mbrojtje, si te Barcelona ashtu dhe te Spanja, ku stili i fortë i lojës së Puyolit kombinohej me stilin elegant të lojës së Piqués.

Në rininë e tij, Puyol njihej si një mbrojtës i djathtë energjik dhe i shkathtët, i cili kishte dëshirë të shkonte përpara si dhe të ndiqte kundërshtarët për të rikuperuar topin; megjithatë, shpejtësia e tij shpërthyese ra me kalimin e viteve. Kjo rënje u bë e dallueshme veçanërisht në vitet e fundit të karrierës, ku ai aktivizohej në qëndër, ku ndikim pati edhe një seri operacionesh në gju, të cilat i kufizuan minutazhin dhe gjëndjen fizike, gjë që solli edhe tërheqjen e parakohshme nga sporti.

Pritja

Puyol ka marrë lëvdata ndërvite nga shumë kolegë, trajnerë dhe analistë. Në vitin 2006, Simon Talbot i The Guardian e përshkroi Puyolin si: "Kapiten Caveman i Barcelonës, duke luajtur futboll me zemrën nën mëngë dhe flokët para syve, duke e hedhur veten në të gjithë fushën dhe duke u nisur me gjithë zemër për të kryer ndërhyrje kamikazi si një fëmijë hiperaktiv, i çmendur."

Mbrojtësi Gerard Piqué ka thënë: "Ai është dikush që, edhe pse jeni duke fituar 3–0 dhe ka ngelur vetëm disa sekonda lojë, do tju bërtas me sa ka zë nëse ai mendon se përqëndrimi juaj ka rënë." Një ish shok skuadre ka thënë: "Edhe nëse jemi katër gola poshtë ai sërisht mendon se mund të fitojmë." Në lidhje me dedikimin në stërvitje dhe intensitetin e punës së Puyol, Miguel Ángel Nadal, i cili luajti me të për një kohë të shkurtër, tha: "Carles luan me pjekuri, ka vendosmëri të madhe, dhe mbi të gjitha, ka krenari në fanellën e tij."

Jeta personale

Carles Puyol: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Puyol sëbashku me të dashurën e tij Vanesa Lorenzo.

Kaçurrelat e gjata të Puyolit kanë qënë tipari i tij më i dallueshëm përgjatë karrierës së tij. Ish trajneri i Barcelonës Van Gaal sygjeroi që lojtari ti priste kur ai ishte vetëm 19 vjeç, menjëherë pasi ai kreu seancën e parë stërvitore me ekipin e parë: "Çfarë problemi ke, nuk ke para që të qethesh?", Van Gaal e pyeti në zyrën e tij. "Unë nuk thash asgjë," kujton Puyoli, dhe që nga ajo ditë i kam mbajtur ashtu flokët."

Në vitin 2006, Puyol deklaroi se kur ai nuk punon, ai jeton "një jetë shumë të qetë". Ai shtoi se nuk kishte qënë në një klub nate në Barcelonë për vite: "Kur dal jashtë, shkojë në restorant me shokët e mi."

Babai i tij, Josep, vdiq në një aksident në fermë në fund të vitit 2006 ndërkohë që Puyol po udhëtonte për ndeshjen kundër Deportivo de La Coruña. Ai u informua për vdekjen e babait të tij nga trajneri Frank Rijkaard pasi mbërritën. Kjo fatkeqsi, sëbashku me një dëmtim të pësuar bënë që Puyol të hynte në një periudhë të errët në jetën e tij, duke bërë që psikologu i kombëtares spanjolle Raúl Martínez të vinte në Barcelonë: me fjalët e lojtarit, "...ai më foli shumë mirë. Ai më bëri të reagoja, kështu që unë fillova të isha më i gëzuar, dhe mos të mërzitesha aspak nga ajo që kishte ndodhur.

Në vitin 2009, Puyol i tregoi Goal.com: "Nuk më pëlqen të dal shumë, edhe pse është mirë të shkëputesh dhe mua më pëlqen të lexojë." Në shtator 2010, ai nisi një marrëdhënje me modelen Malena Costa. Një muaj më pas, ai shënoi me kokë në fitoren 2–1 kundër Valencias dhe ja dedikoi golin të dashurës së tij duke bërë simbolin e zemrës me duar. "Unë ja dedikoj golin të dashurës time", tha ai pas ndeshjes.

Në vitin 2011, Puyol i pagoi një specialisti 30,000 € për trajtimin privat të Miki Roqué, një futbollist nga qyteti i tij i lindjes i cili vuante nga kanceri i legenit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tij, Roqué vdiq një vit më vonë.

Në vitin 2012, Puyol nisi një marrëdhënje me Vanesa Lorenzon. Çifti ka dy vajza sëbashku, Manuela (lindur në 2014) dhe María (lindur në 2016).

Puyol u ftua nga televizioni iranian IRIB TV3 për të qënë një nga komentatorët e ndeshjes së Kupës së Botës midis Iranit dhe Spanjës më 20 qershor 2018 në një program të drejtuar nga Adel Ferdosipour, por nuk u lejua në studio. Sipas uebfaqes Entekhab, lojtarit i ishte thënë nga "Transmetimi i Republikës Islamike të Iranit", organizata që kontrollon mediat e Iranit, se ai nuk mund të paraqitej në program për shkak të pamjes së tij (flokët e gjata); drejtori veteran i këtij kanali ishte zëvëndësuar nga një mbështetës ultra-fetar vetëm disa javë më parë; ky incident në fund çoi në disa tallje brenda Iranit në Twitter.

Statistikat e karrierës

Klube

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa e Mbretit Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Barcelona B 1996–97 Segunda División 1 1 1 1
1997–98 Segunda División B 42 3 42 3
1998–99 Segunda División 38 2 38 2
1999–2000 Segunda División B 8 0 8 0
Gjithsej 89 6 89 6
Barcelona 1999–2000 La Liga 24 0 5 0 8 0 0 0 37 0
2000–01 17 0 2 0 5 0 24 0
2001–02 35 2 1 0 15 0 51 2
2002–03 32 0 0 0 14 0 46 0
2003–04 27 0 4 0 7 0 38 0
2004–05 36 0 1 0 8 0 45 0
2005–06 35 1 3 0 12 0 2 0 52 1
2006–07 35 1 7 0 8 1 5 0 55 2
2007–08 30 0 7 0 10 1 47 1
2008–09 28 1 6 0 11 0 45 1
2009–10 32 1 2 0 9 0 5 0 48 1
2010–11 17 1 2 0 8 0 0 0 27 1
2011–12 26 3 7 2 9 0 2 0 44 5
2012–13 13 1 5 1 4 0 0 0 22 2
2013–14 5 1 6 1 1 0 0 0 12 2
Gjithsej 392 12 58 4 129 2 14 0 593 18
Gjithsej karriera 481 18 58 4 129 2 14 0 682 24

Kombëtarja

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2000 1 0
2001 4 0
2002 10 1
2003 8 0
2004 10 0
2005 10 0
2006 10 0
2007 5 0
2008 14 1
2009 8 0
2010 14 1
2011 4 0
2012 1 0
2013 1 0
Gjithsej 100 3

Golat me kombëtaren

Rezultatet e Spanjës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Puyol.

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 17 prill 2002 Windsor Park, Belfast, Irlandë e Veriut 8 Carles Puyol: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Irlanda e Veriut 4–0 5–0 Ndeshje miqësore
2 11 tetor 2008 A. Le Coq Arena, Tallinn, Estonia 70 Carles Puyol: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Estonia 3–0 3–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
3 7 korrik 2010 Moses Mabhida, Durban, Afrikë e Jugut 89 Carles Puyol: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Gjermania 1–0 1–0 FIFA Kupa e Botës 2010

Trofe

Klube

    Barcelona

Kombëtarja

Carles Puyol: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Puyol sëbashku me shokët e ekipit dhe trajnerin duke festuar triumfin në Kupën e Botës 2010.
    Spanja U23
  • Lojërat olimpike verore medalje e argjendë: 2000
    Spanja

Personale

    Çmime
    Dekorime
  • Çmimi Princi i Asturias për Sporte: 2010
  • Medalja e artë e Rendit Mbretëror të Meritës Sportive: 2011

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Carles Puyol Karriera me klubeCarles Puyol Karriera ndërkombëtareCarles Puyol Profili i lojtaritCarles Puyol Jeta personaleCarles Puyol Statistikat e karrierësCarles Puyol TrofeCarles Puyol ReferimeCarles Puyol Lidhje të jashtmeCarles PuyolFutbolliGjuha katalaneMbrojtësi (futboll)Spanja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KrujaPrincesha ArgjiroEshtrat e njeriutZgjebjaPellazgëtLidhëzaViktor HygoLigji i PaskalitVitamina DLeukocitSinjalet rrugore në ShqipëriLista e kafshëve të egraFusha magnetikeMiniera e TrepçësSistemi nervorOksigjeniVetëtimaEklipsi i HënësZhurmat në veshDrini i BardhëEkologjiaHistoria e TokësGjermaniaKromozomiRespekt per te moshuarveUlqiniBimët me farëLepuriHistoriaParisiMenstruacionetAventurat e Tom SojeritTeatri në ShqipëriLista e elementeve kimike sipas numrit atomikBurimet natyroreGjergj FishtaFoshnjaAfrikaKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeArben TaravariLista e llojeve të sportitKanceriLista e personaliteteve ilireFliaIndiaLiqeni i ShkodrësDiabetiAvni RustemiRusiaHidrocentraletRimaRugova (rajon)BronkitiKostandini i MadhPenisiNarcisizmiMultiple sklerozaAeroporti i PrishtinësAndon Zako ÇajupiPesë Shtyllat e IslamitViolinaMbeturinatLista e viteveMitrush KuteliTiroidetLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësQarku i VlorësMprehësi i lapsaveAngliaDemokraciaBill KlintonKanuni i Lekë DukagjinitMigrenaEmriMicrosoft WordPulsi i zemrësUlçera në stomakLista e maleve të ShqipërisëBimësia🡆 More