Migrimet (latinisht: migratio : shpërngulje) paraqet çdo ndërrim të vendbanimit të personave ose grupe të mëdha apo të vogla të njerëzve.
Dallojmë dy lloje të migrimeve :
Shkaqet e migrimeve mund të jenë :
Llojet e migrimeve janë :
Në periudhën e tranzicionit, që nga viti 1990, nga regjimi totalitar drejt demokracisë, Shqipëria ka përjetuar një ecuri emigratore me shumë kthesa dhe ndryshime. Sidoqoftë, në përmbledhje na është dashur të ndeshemi me disa probleme madhore, që meritojnë shikim të veçantë: “brain drain”, kontrabandimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore, dërgesat e emigrantëve, rikthimi me dëshirë i shtetasve shqiptarë emigrantë, lëvizjet e ligjshme dhe të paautorizuara për arsye ekonomike.
Sigurisht që kjo periudhë tranzicioni solli edhe pasoja ekonomike dhe sociale. Kështu, popullsia është duke u ulur: rritja e saj natyrore në 2001 ishte 12/1000 dhe niveli i lindshmërisë 18/1000, krahasuar me 19,6/1000 dhe 25,2/1000 në 1990. Raporti i popullsisë totale që jeton në qendra urbane, 36 % në 1991 në 49 % në 2001. Kjo shënon një nivel të lartë emigrimi të brendshëm në një harkore zona të thella rurale-qendra rurale-qendra urbane. Kuptohet se ky migrim i brendshëm, spontan i paplanifikuar nuk gjeti institucione dhe shërbimet e duhura, duke u kthyer në “paradhomën” e migrimit ndërkombëtar.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Migrimet, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.