Ujëvarat E Mirushës

Ujëvara e Mirushës, ndodhet ne fshatin Llapçevë të Komunes se Malisheves

Ujëvarat e Mirushës
IUCN kategoria V (peizazh tokësor/detar i mbrojtur)
Ujëvarat E Mirushës
Ujëvara e 13-të , më e madhe e Mirushës dhe me e vizitura nder te gjitha
Ujëvarat e Mirushës is located in Earth
Ujëvarat e Mirushës (Earth)
Koordinatat42°31′26″N 20°34′59″E / 42.523861°N 20.582984°E / 42.523861; 20.582984
ShtetiKosova Kosova
Komuna e KlinësLlapçevë , Klinë, Gjakovë
VendndodhjaLlapçevë
Qyteti i afërtKlinë
Sipërfaqja598.4 ha
Popullsia1.500 (+1500 viti 2016)
Krijimi2016
VizitorëtNga e gjithë bota (+100000)
AdministrimiKomuna e Klinës
VërejtjeDemtimi i natyres , ndertimi i pronave vend e pavend dhe makinat e shumta qe vin ne kete vend , ne deshirojm qe sa me shum ta mbroni Ujëvaren e Mirushes sepse eshte monument natyrorë dhe mbrohet me ligje vendore

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Sipas IUCN, zona i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”.

Në këtë park, lumi Mirusha gjatë rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanjoni i lumit Mirusha dhe këtu krijon 12 ujëvara dhe 16 liqene që paraqesin një fenomen të rrallë morfo‐hidrologjik.

Mbrotja

Ujëvarat e Mirushës janë shpallur Park Regjional i Natyrës në vitin 1982/83 nga Komuna e Malisheves, me sipërfaqe prej 555.80.70 ha. Ndërsa Qeveria e Republikë së Kosovës në vitin 2012 nxjerr vendim për shpalljen e Ujëvarave të Mirushës Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe te përgjithshme prej 598.4 ha.

Kanioni i Mirushës është një ndër zonat më interesante të natyrës së Kosovës. Lumi Mirusha në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Në këtë pjesë të kanionit janë 16 ujëvara me liqene që e përbëjnë pjesën më atraktive të kanionit.

Në Monumentin e natyrës me rëndësi të veçantë “Ujëvarat e Mirushës” në distancë rreth 300 m, nga Liqenet e Kanionit Mirusha është ndërtuar një objekt hotelier me material të fortë i cili bie në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së natyrës. Investitori nuk posedon mendim profesional dhe leje ndërtimi nga organet përgjegjëse të MMPH-s.

Në vitin 2010 është hapur rruga nga Kuvendi Komunal i Malishevës, pa respektimin e procedurave ligjore dhe profesionale, e cila ka ndikuar në rrëshqitjen e materialit shkëmbore dhe degradimin e peizazhit natyror rreth kanionit. Hapja e rrugës deri në afërsi të liqeneve, ka mundësuar fillimin e ndërtimeve ilegale, fluksin e madh të makinave si dhe ndotjen ujit në lumin Mirusha. Numri i madh i makinave paraqet shqetësim serioz në degradimin dhe ndotjen e vlerave natyrore të zonës. Veprimet e tilla ndikojnë drejtpërsëdrejti në humbjen e vlerave të rralla të gjeodiversitetit, biodiversitetit si dhe ndikojnë në ndotjen e lumit Mirusha. Problem mbetet mosthemelimi i organit menaxhues për Monumentin e Natyrës me Rëndësi të Veçantë “Ujëvarat e Mirushës”, siç parashihet me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës (neni 77).

Plani Hapësinor i MNRV “Mirusha”

Në Mars të vitit 2014 Kuvendi i Kosovës ka aprovuar Planin Hapësinore për zonën e mbrojtur “Ujëvarat e Mirushes”, të hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor. Qëllimi kryesor i Planit është të ndikojë në ndalimin e zhvillimeve të paplanifikuara që dëmtojnë zonën, të bëjë ridefinimin e vijës kufitare të zonës dhe të orientojë planifikimin e investimeve dhe zhvillimeve të ardhshme që duhet të realizohen sipas planit në këtë zonë të mbrojtur.

Ujëvarat e Mirushës veçohen për vlerat unike të trashëgimisë natyrore, kombëtare dhe kulturore, andaj përmes këtij dokumenti synohet që kjo zonë të mbrohet nga ndikimet e jashtme, të shfrytëzohet në mënyrë racionale si dhe të ketë zhvillim të turizmit të qëndrueshëm në dobi të komunitetit lokal dhe rajonal.

Sipas planit në periudhën e ardhshme 10 vjeçare, nga institucionet e vendit, donatorët dhe partneriteti publiko-privat, pritet që në këtë zonë të investohen rreth 30 milion euro. Dokumenti paraqet rezultatin e një pune të përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme, si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile.

Galeria

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Ujëvarat E Mirushës MbrotjaUjëvarat E Mirushës Plani Hapësinor i MNRV “Mirusha”Ujëvarat E Mirushës GaleriaUjëvarat E Mirushës Lidhje të jashtmeUjëvarat E Mirushës ReferimeUjëvarat E Mirushës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

VullkaniIndiaMercedes-BenzPozicioni kalorëseHasiLufta e Parë BotëroreVikena KamenicaPulsi i zemrësLista e kryeqyteteveShëndeti mendorFeja në KosovëAriCristiano RonaldoEpilepsiaCikli menstrualDita e TokësFoljaLuiz EjlliLewis CarrollHëna e PlotëNoizyDita e VerësDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Liqeni i ShkodrësZake PrelvukajPneumoniaUjëvara e SotirësRrotullimi i TokësWikipedia shqipKomunat e KosovësLumaEfekti serrëFlamuri i KosovësNdotja akustikeHarta e BotësRebelimi i vitit 1997YlliTetovaLimfocitiMesopotamiaSeksi analBullizmiJosip RelaLidhëzaPerëndimi i diellitGjuha anglezeAlfabeti shqipKalciumiAbortiHepatiti BPesë Shtyllat e IslamitOperacioni Shqiponja (Kosovë)FejaNdotja e ujitGjermaniaShqiptarëtKonflikti izraelito-palestinezDialektet e gjuhës shqipeKushtetuta e Kosovës (1974)Numrat romakëRomeo VeshajHimni i FlamuritKryefjalaSyri i kaltër, DelvinëArbëria në MesjetëLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneDemencaFormat e pashtjelluara të foljesNëna surrogateMigjeniMenstruacionetKronikë në gurVitamina CFiset shqiptareHistoria e ÇamërisëDerri🡆 More