A.s. Roma

Associazione Sportiva Roma, njohur zakonisht si Roma, është një klub profesionist futbollistik me seli në Romë.

Roma
A.s. Roma
Emri i plotëAssociazione Sportiva Roma S.p.A.
Pseudonimi(et)I Giallorossi
La Lupa
La Magica
Themeluar7 qershor 1927; 96 vite më parë (1927-06-07)
StadiumiStadio Olimpico
Kapaciteti70,634
PronariShtetet e Bashkuara të Amerikës NEEP Roma Holding S.p.A. (79.04%)
MenaxheriJosé Mourinho
LigaSerie A
2018-19Vend 6
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
Ngjyra shtëpi
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
A.s. Roma
Ngjyra jashtë

Historia

1927–1934: Themelimi dhe vitet e para

A.S. Roma u themelua në verën e vitit 1927 kur Italo Foschi ishte iniciatori i bashkimit të tre klubeve të vjetra të Kampionatit Italian të Futbollit nga qyteti Romës: Roman FC, SS Alba-Audace and Fortitudo-Pro Roma SGS. Qëllimi i bashkimit ishte që t'i jepte kryeqytetit një klub të fortë dhe konkurues për të rivalizuar klubet dominuese të Italisë Veriore. I vetmi klub madhor i kryeqytetit që i rezistoi bashkimit ishte S.S. Lazio për shkak të ndëryrjes së gjeneralit të ushtrisë Vaccaro, i cili ishte anëtar i klubit dhe një funksionar i Federatës Italiane të Futbollit. Klubi i luajti sezonet e para në stadiumin Motovelodromo Appio, para se të kalonin në rrugët Testaccio të klasës puntore ku ishte e ndërtuar një fushë me emrin Campo Testaccio; ajo u hap në nëntor 1929. Roma la një gjurmë të madhe në kampionatin e sezonit 1930–31, ku ata përfunduan në vendin e dytë mbrapa Juventusit. Kapiteni Attilio Ferraris, sëbashku me Guido Masetti, Fulvio Bernardini dhe Rodolfo Volk, ishin lojtarët më të rëndësishëm gjatë asaj periudhe.

1935–1969: Titulli i parë dhe rënja

Pas një rënje në kampionat dhe largimit të disa lojtarëve kyç, Roma u rindërtua dhe solli në ekip disa golashënues si argjentinasin Enrique Guaita. Nën drejtimin e trajnerit Luigi Barbesino, klubi kryeqytetas iu afrua titullit të parë në sezonin 1935–36, duke e humbur atë për vetëm një pikë ndaj Bolonjës.

Roma më pas u rikthye në formë pas ulje-ngritjeve në vitet 1930'. Ata regjistuan një triumf surprizë në sezonin 1941–42 duke fituar Scudetton e parë në histori. 18 golat e shënuar nga sulmuesi kryeqytetas Amedeo Amadei ishin vendimtar për ekipin e drejtuar nga Alfréd Schaffer për të fituar kampionatin. Në atë kohë, Italia mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe Roma luante në Stadio del Partito Nazionale Fascista.

Disa vite pas përfundimit të luftës, Roma nuk mundi dot të përsëriste suksesin në kampionat. Ekipi përfundoi në pjesën e poshtme të renditjes për pesë sezone me rradhë. Ata arritën fundit duke u rrëzuar për herë të parë në Serie B në sezonin 1950–51, gati një dekadë pas fitimit të kampionatit. Megjithatë, klubi u rikuperua shpejtë dhe siguroi ngjitjen pas vetëm një sezoni, kjo edhe fal trajnerit Giuseppe Viani, i cili në të ardhmen do të drejtonte edhe kombëtaren italiane.

Pas rikthimit në Serie A, Roma sërisht u bë një klub i fuqishëm me lojtarë si Egisto Pandolfini, Dino Da Costa dhe Dane Helge Bronée. Rezultati i tyre më i mirë u arrit në sezonin 1954–55 nën drejtimin e trajnerit anglez Jesse Carver, që udhëhoqi ekipin në një vend të dytë mbrapa Udinese, e cila në fillim ishte rrëzuar nga kategoria për shkak korrupsioni. Pavarësisht se Roma nuk i kapi dot katër vendet e para të renditjes në dekadën e ardhshme, ata gjithsesi patën sukses në kupë. Trofeu i parë jashtë Italisë u arrit në sezonin 1960–61, ku ekipi fitoi Kupën e Panairit duke mposhtur në finale ekipin anglez Birmingham City 4–2 në finale. Disa vite më pas, Roma fitoi Coppa Italia për herë të parë në histori, duke mposhtur Torinon 1–0 në finalen e sezonit 1963–64.

Pika më e ulët për klubin erdhi gjatë sezonit 1964–65 ku trajneri Juan Carlos Lorenzo deklaroi se klubi nuk kishte para për të paguar lojtarët dhe për të udhëtuar në Vicenza për ndeshjen e rradhës. Megjithatë, tifozët kontribuan duke mbledhur fonde në teatrin Sinistre dhe falimentimi u shmang nga presidenti i ri Franco Evangelisti.

Roma fitoi Coppa Italian për herë të dytë në sezonin 1968–69, ku konkuroi në një sistem të ngjashëm me kampionatin. Giacomo Losi vendoi rekordin e ri të ndeshjeve me Romën në vitin 1969 me 450 paraqitje në të gjitha kompeticionet, një rekord që zgjati për 38 vite.

1970–1998: Një periudhë me ulje-ngritje

Roma fitoi një tjetër trofe në vitin 1972, Kupën Ango-Italiane, duke mposhtur në finale Blackpool me rezultatin 3–1. Gjatë viteve 1970', rezultatet e Romës në pjesën e sipërme të renditjes në Serie A ishin të pakta. Rezultati më i mirë që ekipi arriti në këtë dekadë ishte vendi i tretë në sezonin 1974–75. Lojtarët që spikatën gjatë kësaj periudhe ishin mesfushorët Giancarlo De Sisti dhe Francesco Rocca.

Lojtarët

Skuadra aktuale

    Redaktuar më 1 shtator 2022
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 A.s. Roma  Pt Rui Patrício
2 A.s. Roma  Mb Rick Karsdorp
3 A.s. Roma  Mb Roger Ibañez
4 A.s. Roma  Mf Bryan Cristante (3rd captain)
6 A.s. Roma  Mb Chris Smalling
7 A.s. Roma  Mf Lorenzo Pellegrini (captain)
8 A.s. Roma  Mf Nemanja Matić
9 A.s. Roma  Sm Tammy Abraham
11 A.s. Roma  Sm Andrea Belotti
14 A.s. Roma  Sm Eldor Shomurodov
17 A.s. Roma  Mb Matías Viña
19 A.s. Roma  Mb Zeki Çelik
20 A.s. Roma  Mf Mady Camara (në huazim nga Olympiacos)
21 A.s. Roma  Sm Paulo Dybala
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
22 A.s. Roma  Mf Nicolò Zaniolo
23 A.s. Roma  Mb Gianluca Mancini (vice-captain)
24 A.s. Roma  Mb Marash Kumbulla
25 A.s. Roma  Mf Georginio Wijnaldum (në huazim nga Paris Saint-Germain)
37 A.s. Roma  Mb Leonardo Spinazzola
52 A.s. Roma  Mf Edoardo Bove
55 A.s. Roma  Mf Ebrima Darboe
59 A.s. Roma  Mf Nicola Zalewski
63 A.s. Roma  Pt Pietro Boer
65 A.s. Roma  Mf Filippo Tripi
92 A.s. Roma  Sm Stephan El Shaarawy
99 A.s. Roma  Pt Mile Svilar

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

A.s. Roma HistoriaA.s. Roma LojtarëtA.s. Roma ReferimeA.s. Roma Lidhje të jashtmeA.s. RomaFutbolliRoma

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Pula (shpend)Mahatma GandiNumri piNikola TeslaSateliti natyrorRozana RadiShtetet Federale të AmerikësHimni i FlamuritKromozomiKlitoriPërcjellësit elektrikAdoleshencaMbreti Zogu IShpella e piratëve (roman)LogopediaDemokraciaVolejbolliPozita gjeografike e ShqipërisëLista e vendeve sipas sipërfaqesYlberiPashkëtLista e gjeografive të shtetevePoseidoniKolitiShpyllëzimiMariana KondiWilliam ShakespeareHasan PrishtinaAlfabeti shqipPenisiKatalizatoriBashkimi SovjetikAlbin KurtiAriBurreliHolokaustiEnergjia kinetikeGegërishtjaMjedisi natyrorKalatë e ShqipërisëHistoria e arteveAfrikaLepuriHidrografia e ShqipërisëVitaminaBeratiShahuDita Botërore e LibritRrezet ultravjollcëAbortiEkologjiaKoreja e VeriutRomeo VeshajJezusiTrashëgimia kulturoreTë drejtat e fëmijëvePneumoniaLëvizjaDrogaSistemi i qarkullimit të gjakutKopshti Botanik i TiranësKosova dhe bukuritë e sajFyelliMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëF.C. Internazionale MilanoTom SojerGalileo GalileiDiabetiLista e shkrimtarëve shqiptarëQyteti i KukesitRelieviArkitekturaNinullaGravitetiVideosexAngliaUltësira Perëndimore e Shqipërisë🡆 More