Sergio Ramos: Futbollist spanjoll

Ky artikull është propozuar për tu shpallur artikull i përkryer.

Një artikull i përkryer duhet të ketë një shtjellim shterrues të temës me paanësi, pa u zgjatur më shumë seç duhet e pa u bërë monotonë, burime të formatuara mirë për të mbështetur çdo informacion që përfshihet në to dhe një formatim të drejtë të tekstit e detajeve teknike si kategoritë, lidhjet e materialet multimediale. Ju lutemi, ndihuni të lirë dhe komentoni.

Sergio Ramos García (Spanjisht [ˈserxjo ˈramoz ɣarˈθi.a]; lindur më 30 mars 1986) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës për klubin spanjoll Sevilja. Ai luan zakonisht si qëndër mbrojtës, por ai mund të luaj edhe si mbrojtës i dhjathtë. Ramos konsiderohet gjërësisht si një nga mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij, si dhe është vlersuar për aftësitë e shënimit të golave dhe pasimet.

Sergio Ramos
Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Ramos në vitin 2017
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSergio Ramos García
Datëlindja (1986-03-30) 30 mars 1986 (38 vjeç)
VendlindjaCamas, Spanjë
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sevilla
Numri4
Karriera me të rinjtë
1996–2003Sevilla
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Sevilla Atlético26(2)
2004–2005Sevilla39(2)
2005–2021Real Madrid469(72)
2021–2023Paris Saint-Germain45(4)
2023–Sevilla0(0)
Karriera ndërkombëtare
2002Spanja U161(0)
2003Spanja U171(0)
2004Spanja U197(0)
2005–2021Spanja180(23)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 9 shtator 2023

Pasi doli nga akademia e të rinjëve të Seviljes dhe shpenzoi dy sezone me ekipin e parë, Ramos u transferua te Real Madridi në verën e vitit 2005. Që nga ajo kohë, ai është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit, duke fituar 21 trofe madhor, përfshirë katër tituj të La Ligas dhe të Ligës së Kampioneve, duke u bërë një nga golashënuesit më të mirë të La Ligas nga mbrojtja. Ramos luajti një rol vendimtar në të katërta fushatat ku Reali fitoi Ligën e Kampioneve, duke u emëruar në ekipin më të mirë të kompeticionit në të gjitha rastet. Ai gjithashtu ka shënuar gol në dy finale të ndryshme, përfshirë edhe golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 93të në finalen e vitit 2014.

Ramos është emëruar në FIFPro World 11 (Ekipi i Vitit i FIFA-s) dhjetër herë, një rekord për një mbrojtës; vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë emëruar më shumë herë se ai. Ai gjithashtu është zgjedhur në Ekipin e Vitit të UEFA-s tetë herë, gjithashtu një rekord për një mbrojtës; ai renditet sërisht i treti mbrapa Messit dhe Ronaldos. Ramos gjithashtu është shpallur mbrojtësi më i mirë i La Ligas pesë herë, një rekord, si dhe në sezonin 2015–16 ishte pjesë e Ekipit të Sezonit të La Ligas.

Në nivel ndërkombëtar, Ramos ka përfaqsuar Spanjën në katër edicione të FIFA Kupës së Botës dhe në tre UEFA Kampionatit Evropian. Ai fitoi Kupën e Botës 2010 dhe edicionet 2008 & 2012 të Kampionatit Evropian; Ramos u përfshi në Ekipin e Ëndërrave të Kupës së Botës 2010 dhe Ekipin e Turnamentit të Euro 2012. Ai debutoi me ekipin kombëtar në moshën 18 vjeç, dhe në vitin 2013 u bë lojtari më i ri në histori që arrin 100 ndeshje. Ramos është aktualisht lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Spanjës (170) si dhe golashënuesi i dhjetë më i mirë i të gjitha kohërave (21).

Karriera me klube

Sevilla

I lindur në Camas, Seville, Andalusia, Ramos filloi karrierën e tij profesioniste me klubin lokal Sevilja, pas pasi doli nga sistemi i të rinjëve të klubit sëbashku me Jesús Navas dhe Antonio Puerta. Ai bëri debutimin me skuadrën e parë dhe në La Liga më 1 shkurt 2004, duke hyrë në fushë si zëvëndësues në pjesën e dytë në humbjen 1–0 në transfertë kundër Deportivo de La Coruña.

Në sezonin 2004–05, Ramos luajti 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Seviljen që e përfundoi sezonin në vendin e gjashtë duke u kualifikuar për në Kupën UEFA. Ai shënoi në ndeshjet në shtëpi kundër Real Sociedad (fitore 2–1), dhe Real Madrid (barazim 2–2).

Real Madrid

2005–2008: Transferimi dhe vitet e para

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos në aksion me Real Madridn gjatë një ndeshje më 10 mars 2007.

Në verën e vitit 2005, Ramos u ble nga Real Madridi për për 27 milion €, duke u bërë një transferim rekord për një mbrojtës spanjoll. Ai ishte i vetmi lojtar spanjoll që u ble nga presidenti Florentino Pérez në mandatin e tij të parë në klub. Ramos u prezantua dhe mori fanellën me numrin 4, e mbajtur më parë nga legjenda e klubit Fernando Hierro. Ai bëri debutimin zyrtar për klubin më 10 shtator 2005 në humbjen 3–2 në shtëpi ndaj Celta Vigos në javën e 2të të La Ligas, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë. Goli i tij i parë erdhi më 6 dhjetor në humbjen 2–1 kundër Olympiacos në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Gjatë sezonit të parë në Madrid, Ramos u aktivizua si qëndër-mbrojtës, por në disa raste u përdor edhe si mesfushor mbrojtës. Megjithatë, me mbërritjen e Christoph Metzelder dhe Pepes në sezonin 2007–08, ai u zhvendos në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në katër sezonet e para me Los Blancos, Ramos shfaqi instikt golashënuesi, një veti e pazakontë kjo për shumë mbrojtësa, duke shënuar rreth 20 gola. Gjatë kësaj kohe, ai u ndëshkua me karton të kuq në nëntë raste, përfshirë katër në sezonin debutues. Kartoni i kuq i parë me fanellën e Real Madridit erdhi pas dy të verdhëve në humbjen 1–0 në transfertë ndaj Espanyolit më 18 shtator 2005. Në sezonin 2006–07, Ramos shënoi pesë gola, përfshirë një në barazimin 3–3 kundër Barcelonës në Camp Nou, me Real Madridin që fitoi kampionatin e 30të.

Më 4 maj 2008, Ramos asistoi golin e Gonzalo Higuaín në minutën e 89të të ndeshjes kundër Osasunës, duke ndihmuar Realin të fitonte 2–1 në transfertë; kjo fitore i siguroi klubit kampionatin e 31të në histori. Ndeshjen e fundit të sezonit, ai shënoi një dopietë në fitoren 5–2 kundër Levantes, e cila kishte rënë nga kategoria. Ai e mbylli sezonin në La Liga me pesë gola në 33 ndeshje.

Më 24 gusht 2008, në ndeshjen e kthimit të Supercopa de España 2008 kundër Valencias, Ramos shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2–1. Goli i Ramos erdhi në një moment vendimtar në ndeshje, ku Reali po luante me nëntë lojtar pas përjashtimeve me karton të kuq të holandezëve Rafael van der Vaart dhe Ruud van Nistelrooy. Ndeshja përfundoi me fitoren e Realit 4–2, e cila në fund ngriti edhe trofeun pasi fitoi përballjen me rezultatin e përgjithshëm 6–5. Pas kësaj, ai pati një rënje të formës në pjesën e parë të sezonit 2008–09, por u rikthye në formën e tij më të mirë më 11 janar 2009, duke shënuar me një goditje akrobatike në suksesin 3–0 kundër Majorkës; pas kësaj, ai shënoi edhe në ndeshjen e javës tjetër në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Osasunës. Ramos u emërua në Skuadrën e Vitit të FIFA-s dhe UEFA-s për vitin 2008. Ai u rendit i 21ti në garën për çmimin prestigjoz UEFA Lojtari Evropian i Vitit.

2009–2014: Titulli i parë i Ligës së Kampioneve

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos duke festuar një gol në Derbin e Madridit kundër Atlético Madrid më 13 janar 2011.

Në fillim të sezonit 2009–10, Ramos u emërua si një nga katër kapitenët e skuadrës. Për shkak Pepe kishte pësuar një dëmtim serioz në gju gjatë sezonit, Ramos luajti shpesh në qëndër të mbrojtjes. Ai shënoi katër gola në 33 ndeshje në kampionat, dhe më 21 shkurt 2010, ai luajti ndeshjen e 200të zyrtare me klubin kundër Villarrealit (150 në La Liga). Pavarësisht këtyre përmbledhjeve personale, Real Madridi e mbylli sezonin pa fituar asnjë trofe.

Në humbjen 5–0 në transfertë kundër Barcelonës më 29 nëntor 2010, Ramos u përjashtua me karton të kuq pasi bëri një ndërhyrje të rëndë nga mbrapa ndaj Lionel Messit; pas kësaj, ndodhi një përleshje mes lojtarëve të të dy ekipeve, duke bërë që Ramos të shtynte edhe kapitenin Carles Puyol. Kjo do të thoshte se ai kishte barazuar rekordin e Fernando Hierros për numrin e kartonëve të kuq me klubin, pavarësisht se kishte luajtur 264 ndeshje më pak. Më 20 prill 2011, Ramos luajti si titullar në finalen e Copa del Reyt ku Reali mposhti Barcelonën me rezultatin 1–0 në Valencia. Më vonë në atë mbrëmje, duke festuar në krye të autobusit të klubit, atij aksidentalisht i ra trofeu nga duart; trofeu përfundoi nën rrotat e autobuzit, duke u dëmtuar.

Më 12 korrik 2011, Ramos rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2017. Në fillim të sezonit, ai u zhvendos sërisht në qëndër të mbrojtjes pas një dëmtimi të portugezit Ricardo Carvalho. Më 25 prill 2012, në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve kundër Bayern Munich, Ramos gaboi penalltinë e tij në gjuajtjet e penalltive me Realin që u mposht 3–1 dhe u eliminua nga kompeticioni. Pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampioneve, Real Madridi fitoi kampionatin për herë të parë pas katër sezonesh; Ramos ishte lojtari me më shumë topa të rikuperuar në ekip, dhe i treti në të gjithë kampionatin.

Më 9 janar 2013, Ramos u përjashtua pas dy kartonëve të verdh në fitoren 4–0 në shtëpi kundër Celta Vigos në kupë. Ai më pas u pezullua për katër ndeshje pasi u zbulua se ai kishte ofenduar gjyqtarin e ndeshjes Miguel Ángel Ayza Gámez. Në muajin e ardhshëm, vetëm disa minuta pasi kishte shënuar golin e dytë të ekipit dhe më pak se 20 minuta pasi ndeshja kishte nisur, Ramos u përjashtua pasi mori dy kartonë të verdhë në një minutë, duke regjistruar kartonin e kuq të 16të me Realin dhe të 12të në La Liga. Nga fundi i shkurtit deri në fillim të marsit, Ramos ishte kapiten i ekipit, duke zëvëndësuar Iker Casillas i cili ishte i dëmtuar. Ai ishte kapiten në dy fitoret në katër ditë ndaj Barcelonës; ai shënoi golin e dytë në fitoren 2–1 në ndeshjen e dytë, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje me kokë.

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos para nisjes së ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Juventusit në Santiago Bernabéu, 24 tetor 2013.

Më 14 dhjetor 2013, Ramos mori kartonin e kuq të 18të në barazimin 2–2 kundër Osasunës duke vendosur një rekord të ri për klubin, Megjithatë, pezullimi i tij me një ndeshje më pas u hoq. Kartoni i kuq i 19të erdhi erdhi në humbjen 3–4 në shtëpi kundër Barcelonës më 23 mars 2014. Më 26 prill, Ramos shënoi në fitoren 4–0 në shtëpi ndaj Osasunës, duke finalizuar një kundër-sulm që nisi nga një ndërhyrje e tij në mbrojtje; ky ishte goli i tij i parë në La Liga pas gjashtë muaj, që nga rrjeta kundër Levantes në javën e 8të. Vetëm tre ditë më pas, në gjysëm-finalen e kthimit kundër Bayern Munich, Ramos shënoi dy gola me kokë në katër minuta duke ndihmuar Realin të fitonte 4–0 në Allianz Arena. Real Madridi e fitoi përballjen me rezultatin e përgjithshëm 5–0, duke u rikthyer në finalen e Ligës së Kampioneve për herë të parë pas 12 vitesh. Ai gjithashtu u bë mbrojtësi i parë në historinë e Ligës së Kampioneve që shënon dy gola në një ndeshje gjysëm-finale. Në finalen e luajtur kundër Atlético Madrid në Lisbonë më 24 maj, Ramos shënoi golin e barazimit 1–1 në minutën e 93të, duke e dërguar ndeshjen në kohën shtesë, ku Real Madridi fitoi 4–1 dhe siguroi trofeun e tyre të 10të në histori; ai u zgjodh lojtari i ndeshjes nga tifozët. Ai e mbylli sezonin 2013–14 me 7 gola në të gjitha kompeticionet, duke vendosur një rekord të ri personal në atë kohë.

Ramos e nisi sezonin 2014–15 më 12 gusht duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 2–0 kundër Seviljes në ndeshjen e UEFA Super Kupës 2014. Ai më pas luajti në dy ndeshjet e Supercopa de España kundër Atlético Madrid, me Los Blancos që u mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 2–1. Më 31 gusht, Ramos shënoi golin e parë të sezonit në distafën 4–2 në transfertë ndaj Real Sociedadit në javën e 2të të La Ligas. Goli i tij i 50të me klubin erdhi më 8 nëntor në fitoren tenistike 5–1 në El Viejo Clásico kundër Athletic Bilbao. Në dhjetor, Ramos luajti në FIFA Kupën e Botës për Klube, ku dhe shënoi dy gola në dy ndeshje, përfshirë edhe një në finalen kundër San Lorenzon; Real Madridi u shpall fituese, duke e mbyllur vitin 2014 me katër trofe. Ramos u shpall lojtari më i mirë në të dyja ndeshjet, dhe e mbylli turnamentin si golashënuesi më i mirë dhe si lojtari më i mirë.

2015–2018: Shiriti i kapitenit dhe dominimi në Evropë

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos në stërvitje në mars 2016.

Në gusht 2015, Ramos firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me Real Madridin, duke e mbajtur të lidhur me klubin deri në vitin 2020. Pas largimit të portierit Iker Casillas te Porto, Ramos u bë kapiten i ri i ekipit. Më 8 nëntor, Ramos shënoi golin e parë të sezonit në transfertë kundër Seviljes me një gjuajtje me rrofeshatë, por dëmtoi shpatullën e majtë gjatë ekzekutimit, duke u zëvëndësuar nga loja. Më 20 dhjetor, Ramos ishte kapiten në fitoren rekord 10–2 kundër Rayo Vallecano, rezultati më i madh i klubit në La Liga në 55 vite. Pas kësaj, ai mori kartonin e kuq të 20të me Real Madridin gjatë fitores 2–1 në transfertë ndaj Las Palmas më 14 mars 2016, duke shënuar edhe një nga golat e ekipit. Më 2 prill, ai u rikthye nga pezullimi në fitoren 2–1 kundër Barcelonës në Camp Nou, ku ai mori sërisht karton të kuq, të 21shin në karrierë dhe të 4tin në Clásico. Real Madridi arriti sërisht finalen e Ligës së Kampioneve, duke u përballuar edhe një herë me Atlético Madrid; Ramos shënoi sërisht, këtë herë në pjesën e parë me kohën e rregullt dhe shtesën që u mbyll në barazim 1–1. Në gjuajtjet e penalltive, ai shënoi penalltinë e tij duke ndihmuar ekipin të triumfonte 5–3, duke fituar një tjetër trofe të Ligës së Kampioneve, e para për Ramosin si kapiten. Ai u shpall lojtari i ndeshjes nga UEFA. Ramos e mbylli sezonin 2015–16 me vetëm 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar shifrën e tij më të ulët, kjo për shkak edhe të dëmtimeve të shumta.

Ramos e nisi sezonin 2016–17 duke luajtur në ndeshjen e UEFA Super Kupës kundër Seviljes; në minutën e 93të, ai shënoi me kokë golin e dytë të ekipit të tij, duke e çuar ndeshjen në shtesë, ku Reali fitoi 3–2 për të marrë trofeun. Ramos u shpall sërisht lojtari i ndeshjes nga UEFA. Më 3 dhjetor, ai shënoi në minutën e 90të të ndeshjes ndaj Barcelonës që u mbyll në barazim 1–1 në Camp Nou; ky ishte goli i tij i 4të në El Clásico, duke ndihmuar Realin të regjistronte ndeshjen e 33të pa humbje. Rekordi i Realit u ndal në 40 ndeshje më 15 janar 2017 pas humbjes 2–1 kundër Seviljes në shtesë, ku Ramos shënoi një autogol. Një javë më vonë, Ramos shënoi një dopietë në fitoren 2–1 kundër Málagës, duke regjistruar golin e tij të 50të në La Liga.

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos duke ngritur trofeun e Ligës së Kampioneve me ekipin e Real Madridit pas më 26 maj 2018.

Më 11 shkurt, Ramos luajti ndeshjen e tij të 500të me klubin në fitoren 3–1 kundër Osasunës. Një muaj më vonë, ai shënoi golin e fitores në triumfin 2–1 kundër Real Betis në Bernabéu, duke regjistruar golin e 10të të sezonit; kjo ishte hera e parë që ai arrinte një shifër dyshe në gola, kurse kjo fitore e dërgoi Realin në vendin e parë në La Liga. Reali fitoi titullin e 33të të La Ligas në histori, kurse Ramos të kartin dhe të parin si kapiten. Më 3 qershor, Real Madridi mposht Juventusin 4–1 në finalen e Ligës së Kampioneve në Kardif; me këtë sukses, klubi fitoi kampionatin dhe Ligën e Kampioneve në të njëjtin sezon për herë të parë që nga sezoni 1957–58. Ramos gjithashtu u bë lojtari i parë që fiton dy Kupa Evropiane rresht në epokën e Ligës së Kampioneve. Ai e mbylli sezonin 2016–17 me 10 gola në të gjitha kompeticionet, duke vendosur një rekord të ri personal.

Ramos e nisi sezonin 2017–18 më 20 gusht në ndeshjen hapëse të Realit në La Liga kundër Deportivo La Coruña, duke marrë një karton të kuq. Ky ishte kartoni i kuq i 18të në La Liga dhe i 23ti gjithsej, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave. Ai e theu rekordin më 3 dhjetor me kartonin e kuq të 19të në barazimin pa gola ndaj Athletic Bilbao. Ramos shënoi golin e parë të sezonit më 13 shtator në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve kundër APOEL, duke realizuar me një rrofeshatë. Në La Liga, Ramos shënoi katër gola, përfshirë dy me penallti – kundër Leganes dhe Seviljes. Në Ligën e Kampioneve, ai zhvilloi 11 ndeshje dhe shënoi një gol, me Realin që fitoi titullin e 3të rresht dhe të 13të në histori. Performanca e tij në finalen e Ligës së Kampioneve u kritikua, ku në veçanti përplasja e tij me Mohamed Salah që bëri që egjiptiani të nxirrte shpatullën dhe të zëvëndësohej. Në pjesën e dytë, ai goditi portierin e Liverpoolit Loris Karius në kokë me brryl; portieri më pas u diagnostifikua me trondije. Ramos më pas mohoi se e kishte goditur qëllimisht gjermanin, duke thënë se Virgil van Dijk e shtyu atë drejt Kariusit. Ramos u bë kapiteni i parë që fiton tre Liga kampionesh rresht, duke ngritur Ligën e Kampioneve në çdo rast si kapiten.

2018–2020: Ndeshja e 600të dhe rekordet e golave dhe kartonëve

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos në aksion me Real Madridin gjatë një ndeshje të Copa del Reyt kundër Celta Vigos në janar 2017.

Ramos e nisi sezonin 2018–19 duke shënuar me penallti në humbjen 4–2 kundër Atlético Madrid në UEFA Super Kupën 2018. Fakti që gjuajti penalltinë do të thoshte se Ramos ishte gjuajtësi i ri i penalltive në ekip pas largimit të Cristiano Ronaldos. Më 26 gusht, ai shënoi me penallti në fitoren 4–1 në transfertë ndaj Gironës, duke u bërë një nga dy lojtarët sëbashku me Lionel Messin që shënon të paktën një gol në 15 sezone rresht në La Liga. Një javë më pas, ai shënoi sërisht me penallti në fitoren 4–1 kundër Leganes, duke regjistruar golin e parë në Bernabéu që nga marsi 2017. Më 20 tetor, Ramos luajti ndeshjen e tij të 400të në La Liga me Real Madridin në disfatën 2–1 në shtëpi ndaj Levantes, duke u bërë lojtari i 10të i klubit që e arrin këtë shifër. Pavarësisht formës së tij të mirë, ekipi nuk arriti rezultate pozitive, duke sjellur edhe shkarkimin e trajnerit Julen Lopetegui, i cili u zëvëndësua nga Santiago Solari; në ndeshjen e parë në La Liga me argjentinasin në krye, Ramos shënoi me penallti në stilin "Panenka" kundër Real Valladolid. Më 11 nëntor, Ramos shënoi një tjetër "Panenka" në suksesin 4–2 në transfertë ndaj Celta Vigos, e cila u bë skuadra e 25të të cilës Ramos i kishte shënuar në La Liga. Pasi kishte shënuar tre nga katër penalltitë e fundit me stilin "Panenka", Ramos mori komplimente nga shpikësi i kësaj mënyre të të gjuajturit të penalltisë, Antonín Panenka, i cili tha se Ramos ishte "imituesi" më i mirë i teknikës së tij të penalltisë. Në dhjetor 2018, Ramos dhe Reali fituan FIFA Kupën e Botës për Klube për të tretin sezon rresht; në finale, Ramos ishte protagonist duke shënuar me kokë një nga katër golat e fitores 4–1 kundër Al Ain. Ai u bë kapiteni i parë që e fiton këtë trofe tre herë rresht dhe mbrojtësi i parë që shënon në dy finale.

Ramos shënoi golin e tij të 100të në karrierë (pa përfshirë dy golat e shënuar me ekipin rezervë të Seviljes) në një ndeshje kupe kundër Leganés më 9 janar 2019. Reali fitoi ndeshjen dhe përparoi në çerek-finale, ku Ramos shënoi një dopietë në fitoren 4–2 kundër Gironës në ndeshjen e parë, duke regjistruar dopietën e parë në kupë dhe të katërtën me Real Madridin. Vetëm tre ditë më vonë, Ramos shënoi sërisht në kampionat kundër Espanyolit në një fitore 4–2 në transfertë; ky ishte goli i 60të i tij në La Liga, dhe i 10ti për sezonin 2018–19, duke barazuar rekordin personal të vendosur në sezonin 2016–17. Në muajin shkurt, Ramos vazhdoi të vendoste rekorde; ai luajti ndeshjen e 40të në El Clásico më 6 shkurt, kurse tre ditë më pas shënoi golin e 11të të sezonit në Derbin e Madridit kundër Atlético Madrid, duke vendosur rekord të ri golash. Në ndeshjen e raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve, Reali fitoi 2–1 në Amsterdam kundër Ajaxit, ku Ramos luajti ndeshjen e tij të 600të me klubin. Në minutën e 90të, Ramos u ndëshkua me karton të verdhë për një ndërhyrje në dukje të panevojshme, që do të thoshte se ai do të humbiste ndeshjen e kthimit. Në intervistën pas ndeshjes, ai deklaroi se kartoni i verdhë që mori ishte i qëllimshëm, gjë që është në kundërshtim me rregullat e UEFA-s. Dy javë e gjysëm më pas, UEFA nisi një hetim në lidhje me këtë çështje, dhe në fund vendosi të pezulloj mbrojtësin spanjoll me dy ndeshje. Real Madridi, pa prezencën e Ramos, u mposht në ndeshjen e kthimit me rezultatin 4–1, duke u eliminuar nga kompeticioni, gjë që do të thoshte se Ramos nuk do të luante në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të sezonit 2019–20.

Më 17 shkurt, Ramos luajti ndeshjen e tij të 601të me Real Madridin kundër Gironës në La Liga, duke barazuar Hierron dhe Francisco Genton si lojtari i gjashtë i klubit me më shumë ndeshje në histori. Ai u bë lojtari i pestë me më shumë ndeshje dhjetë ditë më vonë në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Copa del Reyt kundër Barcelonës. Më 2 mars, Ramos luajti El Clásicon e tij të 42të në karrierë kundër Barcelonës në Camp Nou, duke barazuar Sanchís, Genton dhe Xavin si lojtari me më shumë ndeshje në El Clásico. Në prill, Ramos pësoi një dëmtim në pulpë, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit dhe tetë ndeshjet e fundit të La Ligas.

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos në askion me Real Madridin gjatë një ndeshje miqësore para-sezonale kundër Red Bull Salzburg, 7 gusht 2019.

Më 1 tetor 2019, Ramos shënoi me kokë në barazimin 2–2 kundër Club Brugge në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke regjistruar golin e parë në këtë kompeticion pas dy vitesh. Njëzet e nëntë ditë më pas, ai shënoi me penallti në fitoren 5–0 ndaj Leganés, duke u bërë një nga dy lojtarët (sëbashku me Messin) që shënon në 16 sezone rresht në La Liga. Më 18 dhjetor, Ramos u bë lojtari me më shumë paraqitje në El Clásico duke luajtur ndeshjen e tij të 43të kundër Barcelonës. Ramos e nisi vitin e ri 2020 duke luajtur në Supercopa de España 2019–20; pasi eliminuan Valencian në gjysëm-finale, ekipi mposhti nga gjuajtjet e penalltive ekipin rival të qytetit Atléticon pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola, me Ramosin i cili shënoi penalltinë e katërt dhe të fundit për të vulosur fitoren dhe trofeun. Një muaj pas suksesit në Superkupë, Ramos shënoi me kokë në një fitore 4–1 kundër Osasusës në transfertë, duke regjistruar gol në La Liga për vitin e 17të rresht – duke e nisur këtë rekord që në vitin 2004; ky ishte edhe stadiumi i 20të ku Ramos kishte shënuar të paktën një gol. Më 26 shkurt, në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve, Ramos u përjashtua me karton të kuq pas një faulli profesional ndaj Gabriel Jesus, me Manchester Cityn që fitoi 2–1 në Bernabeu. Me katër kartonë të kuq, ai barazoi rekordin e të gjitha kohërave të vendosur nga Zlatan Ibrahimović dhe Edgar Davis. Pasi futbolli rifilloi pas një ndërprerje tre mujore për shkak të pandemisë së COVID-19, Ramosi shënoi në ndeshjen e parë të Realit më 14 qershor kundër Eibarit në Stadiumin Alfredo di Stéfano, duke ndihmuar ekipin të fitonte 3–1. Ai gjithashtu shënoi golin e parë në këtë stadium që nga themelimi në vitin 2006 si dhe golin e parë me aksion pas pesë vitesh. Më 21 qershor, Ramos i dhuroi fitoren 2–1 Realit duke shënuar me penallti kundër Real Sociedadit në Stadiumin Anoeta; ai vendosi edhe një rekord personal pasi kjo ishte penalltia e 20të rresht që shënonte (përfshirë edhe në gjuajtjet e penalltive). Tre ditë më pas, Ramos shënoi sërisht, këtë herë me goditje të lirë, në një fitore 2–0 kundër Majorkës, për tu bërë mbrojtësi me më shumë gola në historinë e La Ligas me 68, duke thyer rekordin e mbajtur nga Ronald Koeman. Në ndeshjen e rradhës kundër Espanyol ku Reali fitoi 1–0 në transfertë, Ramos luajti ndeshjen e tij të 645të me klubin duke barazuar Santillanën si lojtari i katërt me më shumë ndeshje në historinë e Realit. Më 2 korrik, Ramos shënoi me penallti golin e vetëm të ndeshjes kundër Getafes, me Realin që u shkëput në vendin e parë me katër pikë avantazh; ky ishte goli i tij i 9të në La Liga për sezonin 2019–20 dhe i 11ti në të gjitha kompeticionet, duke barazuar rekordin personal të vendosur në sezonin e kaluar. Tre ditë më pas, ai shënoi përsëri me penallti – e 22ta rresht – në një tjetër fitore 1–0, këtë herë ndaj Athletic Bilbao. Me këtë gol, Ramos regjistroi golin e 12të sezonal duke vendosur një rekord të ri si dhe u bë lojtari i parë që nga Fernando Hierro në sezonin 1993–94 që shënon 10 gola si qëndër-mbrojtës. Më 19 korrik, Ramos shënoi një gol në barazimin 2–2 kundër Leganes në ndeshjen e fundit të Realit në kampionat; ky ishte goli i tij i 11të në kampionat dhe i 13ti në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar sezonin më të mirë në karrierë në aspektin e golave. Në fund të sezonit, Real Madridi fitoi La Ligën për herë të 34të në histori, kurse për Ramos ishte titulli i 5të në karrierë.

2020–2021: Sezoni i fundit në Madrid

Ramos shënoi golin e parë të sezonit më 1 tetor në barazimin 2–2 me përmbysje kundër Club Brugge në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, duke regjistruar golin e parë në këtë kompeticion pas dy vitesh. Më 30 tetor, ai shënoi me penallti kundër Leganés, duke vazhduar rekordin e tij për numrin e sezoneve rresht me gol në La Liga (16), duke barazuar sërisht Messin.

Paris Saint-Germain

Më 8 korrik 2021, Ramos firmosi një kontratë dy-vjeçare me Paris Saint-Germain. Ai mori fanellën me numrin 4, kurse Thilo Kehrer, i cili e kishte atë numër, mori fanellën me numër 24. Në lidhje me këtë: "Unë jam shumë supersticioz për këtë dhe e dua numrin 4 sepse e kam mbajtur atë numër që nga fillimi i karrierës sime dhe më ka ndjekur gjatë gjithë karrierës dhe jetës sime, duke sjellë me vete shumë fat dhe shumë fitore." Gjatë ekzaminimit mjekësor të nevojshëm për të finalizuar transferimin, stafi mjekësor i klubit ishin të impresionuar nga serioziteti dhe fiziku i tij, ndërsa rezultatet mjekësore ishin të shkëlqyera. Stafi e krahasoi fizikun e spanjollit me atë të një atleti 25 vjeçar (Ramos ishte 35 vjeç në atë kohë).

Për shkak të disa dëmtimeve, debutimi i Ramos u shty; ai debutoi zyrtarisht më 24 nëntor në një ndeshje të fazës së grupeve kundër Manchester City. Tre ditë më vonë, ai bëri debutimin e tij në Ligue 1 në suksesin 3–1 kundër Saint-Étienne. Më 23 janar 2022, Ramos shënoi golin e parë si lojtar i Paris Saint-Germain në fitoren 4–0 kundër Reims në kampionat. Ai fitoi titullin e Ligue 1 në sezonin e tij të parë në Paris.

Ramos e nisi sezonin 2022–23 duke fituar trofeun e Trophée des Champions kundër Nantes; ai shënoi një nga katër golat e ndeshjes.

Rikthimi te Sevilla

Më 4 shtator 2023, Ramos u rikthye te klubi i tij i parë Sevilja duke firmosur një kontratë deri në fund të sezonit.

Karriera ndërkombëtare

2002–2004: Vitet me ekipet e të rinjëve

Karriera ndërkombëtare e Sergio Ramos nisi në vitin 2002 kur ai u thirr për herë të parë në ekipin kombëtar nën-17, me të cilën luajti vetëm një ndeshje. Në korrik 2004, Ramos luajti me Spanjën nën-19 në UEFA Kampionatin Evropian nën-19, duke qënë një nga lojtarët më të rëndësishëm; ai luajti në katër nga pesë ndeshjet e ekipit në turnament, duke ndihmuar Spanjën që të fitonte titullin; në ndeshjen gjysëm-finale ndaj Ukrainës, Ramos shënoi një penallti vendimtare në gjuajtjet e penalltive ku Spanja fitoi 4–1. Me Spanjën nën-19 Ramos zhvilloi gjithsej gjashtë ndeshje.

2005–2007: Debutimi me ekipin e parë dhe Kupa e Botës 2006

Më 26 mars 2005, Ramos bëri debutimin e tij me kombëtaren e të rriturve në fitoren 3–0 ndaj Kinës në Salamanca. Në moshën 18 vjeç e 361 ditë, ai u bë lojtari më i ri që debuton me kombëtaren në 55 vitet e fundit. Ky rekord u thye nga Cesc Fàbregas më 1 mars 2006 në ndeshjen miqësore ndaj Bregut të Fildishtë. Më 12 tetor 2005, Ramos shënoi dy golat e parë me kombëtaren në fitoren madhore 6–0 ndaj San Marinos në transfertë, në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2006. Në maj 2006, ai ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Luis Aragones që do të luanin në Kupën e Botës 2006 në Gjermani. Ramos luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote më 14 qershor në suksesin 4–0 kundër Ukrainës në ndeshjen e parë të grupit H. Ai luajti si titullar edhe në ndeshjen e dytë (fitore 3–1 kundër Tunizisë), kurse në ndeshjen e tretë u la pushim. Spanja u eliminua nga Franca në ndeshjen e raundit të 16-tave, ku Ramos sërisht luajti si titullar. Pas tërheqjes nga futbollit ndërkombëtar të shokut të tij te Real Madridi Míchel Salgado, Ramos u bë titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes.

2008–2012: Suksesi në Kampionatin Evropian dhe Botëror

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos me Spanjën para nisjes së ndeshjes miqësore ndaj Austrisë në nëntor 2009.

Gjatë fushatës kualifikuese të UEFA Euro 2008, Ramos luajti titullar si mbrojtës i djathtë; Spanja e mbylli grupin në vendin e parë duke lënë mbrapa Suedinë. Ai shënoi dy gola, një kundër Suedisë dhe një në fitoren 3–1 në transfertë kundër Danimarkës, dhe luajti në 11 ndeshje. Në finalet e turnamentit, Ramos luajti pesë ndeshje nga 90 minuta të plota, duke humbur vetëm fitoren 2–1 kundër Greqisë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në finale, pasimi i tij për pak sa nuk solli golin e parë me kombëtaren të Marcos Senës, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë për pak centimetra. Gjatë festimeve pas fitores 1–0 kundër Gjermanisë, ai veshi një bluzë në nder të një shokut të tij të ngushtë dhe kolegut të Seviljes, Puerta, i cili vdiq në gusht 2007.

Në qershor 2009, Ramos luajti në FIFA Kupën e Konfederatave në Afrikën e Jugut, me Spanjën që e mbylli në vendin e tretë.

Në maj 2010, Ramos u thirr nga trajneri Vicente del Bosque si pjesë e listës me 23 lojtarë që do të luanin në Kupën e Botës 2010. Në ndeshjen miqësore përgatitore para fillimit të turnamentit kundër Koresë së Jugut, Ramos ishte kapiten i ekipit për herë të parë në karrierën e tij; Spanja fitoi ndeshjen 1–0. Në turnament, ai luajti si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes në çdo ndeshje, me Spanjën e cila u shpall kampione bote për herë të parë në histori pasi mposhti Holandën 1–0 në finale. Ramos shkëlqeu gjatë turnamentit, duke qënë një nga gjashtë lojtarët e Spanjës të zgjedhur në Ekipin e Ëndërrave; vlersimi i tij 9.79 gjatë turnamentit ishte më i larti i Castrol Performance Index.

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos në aksion gjatë ndeshjes çerek-finale të Euro 2012 kundër Francës më 23 qershor 2012.

Ramos ishte titullar i padiskutueshëm në fushatën kualifikuese të Euro 2012 të Spanjës, duke luajtur si titullar në çdo ndeshje. Ai gjithashtu shënoi një nga gjashtë golat e fitores 6–0 kundër Lihtenshtajnit më 6 shtator 2011. Spanja u kualifikua në Euro 2012 si fituese e grupit I me 24 pikë nga 8 ndeshje, duke pasur një rekord fitoreje 100%. Ramos u rikthye në qëndër të mbrojtjes për turnamentin e Euro 2012. Kur u pyet për ndryshimin e rolit, ai tha: "Jam përshtatur dhe ndihem komod në mes, por un jam kampion bote dhe evrope në krahun e djathtë." Ai luajti në të gjitha ndeshjet si titullar sëbashku me Gerard Piqué të Barcelonës, me Spanjën që dominoi dhe fitoi turnamentin për të dytin edicion rresht. Në ndeshjen gjysëm-finale kundër Portugalisë, ai shënoi gjuajtjen e tij të penalltisë me stilin "Panenka" në fitoren 4–2 me penallti të Spanjës (koha e rregullt dhe shtesa ishin mbyllur në barazim pa gola). Më 1 korrik, Ramos fitoi trofeun e tij të tretë me ekipin kombëtar spanjoll, duke shkatërruar në finale Italinë 4–0. Ramos falë performancave të tij u përfshi në Ekipin e Turnamentit.

2013–2014: Ndeshja e 100të dhe dështimi në Kupën e Botës 2014

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos (djathtas) në aksion gjatë ndeshjes kundër Tahitit, qershor 2013.

Më 22 mars 2013, Ramos zhvilloi ndeshjen e tij të 100të me ekipin kombëtar në ndeshjen kundër Finlandës në kualifikueset e Kupës së Botës 2014; ai e festoi këtë arritje duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij që barazoi 1–1 në Gijón. Ai u bë lojtari më i ri evropian që e arrin këtë shifër, duke kaluar Lukas Podolskin e Gjermanisë.

Në qershor, Ramos luajti në FIFA Kupën e Konfederatave, duke nisur çdo ndeshje si titullar, me Spanjën që u mposht në finale. Ai ishte kapiten në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Tahitit, të cilën Spanja e shkatërroi me rezultatin 10–0, që është edhe fitorja më e madhe në karrierën e Ramos. Më 30 qershor, në finale kundër Brazilit, Ramos humbi një penallti me Spanjën që u mposht 3–0 në Maracanã.

Në maj 2014, Ramos ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur në Kupën e Botës në Brazil. Ai luajti nga 90 minuta të plota në të tre ndeshjet e fazës së grupeve, duke pasur nga një partner të ndryshëm në mbrojtje në çdo ndeshje; Spanja u eliminua që në fazën e grupeve, duke marrë vetëm tre pikë në tre ndeshje.

2015–2018: Shiriti i kapitenit dhe Euro 2016 & Kupa e Botës 2018

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos duke festuar një nga dy golat e shënuar në ndeshjen miqësore ndaj RusisëShën Petersburg, 14 nëntor 2017.

Në shkurt 2016, Ramos fitoi çmimin Luis Aragonés e dhënë nga gazeta Marca për lojtarin më të mirë të kombëtares spanjolle në vitin e kaluar. Për shkak se David de Gea u vendos si titullar në formacionin e ekipit para Iker Casillas, Ramos udhëhoqi ekipin si kapiten në UEFA Euro 2016. Më 21 qershor, penalltia e tij u prit nga Danijel Subašić në humbjen 2–1 kundër Kroacisë në fazën e grupeve. Spanja e mbylli grupin e saj në vendin e dytë dhe u eliminua nga Italia në raundin e 16-tave.

Më 14 nëntor 2017, Ramos shënoi dy gola me penallti në barazimin 3–3 kundër Rusisë në një ndeshje miqësore në Shën Petersburg, duke regjistruar dopietën e tij të dytë me Spanjën, dhe të parën pas 12 vitesh. Më 23 mars 2018, vetëm shtatë ditë para ditëlindjes së tij të 32të, Ramos zhvilloi paraqitjen e tij të 150të për Spanjën në barazimin 1–1 kundër Gjermanisë në Düsseldorf. Ai u bë lojtari i dytë që e arrin këtë shifër për Spanjën pas Iker Casillas.

Në maj 2018, Ramos u grrumbullua në ekipin që do të përfaqësonte Spanjën në Kupën e Botës 2018 në Rusi; ky ishte turnamenti i tij i katërt në karrierë, dhe i pari si kapiten, pasi Casillas nuk u thirr. Ai luajti si titullar në të tre ndeshjet e fazës së grupeve me Spanjën që fitoi 'Grupin e Vdekjes' para kampionëve të Evropës Portugalisë. Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Rusisë, Ramos mendoi se kishte shënuar golin e avantazhit për Spanjën por më pas ky gol u konsiderua autogol i lojtarit kundërshtar Sergei Ignashevich. Koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim 1–1, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjet e penalltive, ku Spanja u pasi u mposht 4–2; pavarësisht se Ramos shënoi penalltinë e tij, Koke dhe Aspas gabuan në tentativat e tyre, duke i shkaktuar La Rojas eliminimin nga turnamenti.

2018–vazhdon: Lojtari me më shumë ndeshje i La Roja

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos në aksion gjatë ndeshjes së fazës së grupeve të FIFA Kupës së Botës 2018 kundër Iranit, 20 qershor 2018.

Ramos vazhdoi të ishte kapiten i Spanjës edhe pas emërimit të Luis Enriques si trajneri i ri i ekipit. Ai luajti në të katër ndeshjet e Spanjës në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kombeve 2018–19, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i ekipit; ai shënoi një gol kundër Anglisë dhe dy kundër Kroacisë. Spanja e mbylli grupin e saj në vendin e dytë, duke humbur mundësinë për të luajtur në finalet e Ligës së Kombeve. Në mars 2019, Ramos shënoi golin e fitores me një penallti "Panenka" kundër Norvegjisë në ndeshjen e parë të Spanjës në kualifikueset e UEFA Euro 2020; kjo ishte penalltia e 10të e tij për sezonin 2018–19, duke i shënuar të gjitha. Kjo ishte ndeshja e pestë rresht me Spanjën ku Ramos kishte shënuar gol, duke vendosur një rekord të ri personal. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Enrique e vlerësoi mbrojtësin spanjoll duke e quajtur një "lojtar unik në histori".

Ndeshjen e dytë kualifikuese të Euro 2020, në transfertë ndaj Maltës, Ramos nuk shënoi për herë të parë në gjashtë ndeshje me Spanjën, duke i dhënë fundit rekordit të tij. Spanja fitoi ndeshjen 2–0, e cila ishte gjithashtu fitorja e 121të e Ramos me La Roja, duke barazuar Iker Casillas si lojtari me më shumë fitore me Spanjën. Më 7 qershor, Ramos fitoi ndeshjen e tij të 122të me Spanjën, e cila mposhti 4–1 Ishujt Faroe; ai shënoi golin e parë të ekipit të tij. Tre ditë më pas, para ndeshjes kundër Suedisë, Ramos mori një pllakë nga Federata Spanjolle e Futbollit për të festuar këtë rekord të tij. Në ndeshjen ndaj Suedisë, Ramos shënoi me penallti golin e tij të 20të me Spanjën, e cila fitoi 3–0, duke bërë që Ramos të regjistronte fitoren e tij të 123të në nivel ndërkombëtar. Më 5 shtator, Ramos shënoi sërisht nga penalltia në fitoren 2–1 kundër Rumanisë në ndeshjen e rradhës kualifikuese; ky ishte goli i tij i 21të ndërkombëtar, duke bërë që të hynte në dhjetë golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Spanjës, në të njëjtën shifër me Míchel. Vetëm tre ditë më pas, Ramos zhvilloi ndeshjen e tij të 167të me Spanjën në suksesin 4–0 kundër Ishujve Faroe duke barazuar Iker Casillas si lojtari me më shumë ndeshje në histori për Spanjën; më 12 tetor, në barazimin 1–1 ndaj Norvegjisë, Ramos u bë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares.

Profili i lojtarit

Stili i lojës

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos (mbrapa) në duel me Antonio Cassanon gjatë finales së Euro 2012; Ramos është një nga lojtarët me të rrezikshëm dhe efikas në luftën në ajër.

I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë të botës, Ramos është një lojtar fizikisht i fortë i cili shkëlqen në duelet ajërore falë kërcimit, instiktit për gol, dhe saktësisë në gjuajtjet me kokë, duke qënë një nga lojtarët më të rrezikshëm në luftën ajërore; ai është gjithashtu një lojtar kompetent, i njohur për ndërhyrjet e tij të ashpra. Përveç aftësive si mbrojtës dhe golashënues, Ramos zotëron shpejtësi të madhe, aftësi teknike si dhe është i aftë të shpërndaj topa si me pasime ashtu edhe me krosime. Sipas gazetës sportive spanjolle Marca, regjistrimet zyrtare të FIFA-s treguan se në vitin 2015 Ramos kishte vrapruar me një shpejtësi 30.6 kilometër në orë, duke e bërë atë një nga mbrojtësit më të shpejtë në atë kohë. Ai është gjithashtu një gjuajtës i saktë i penalltive, shpesh duke i finalizuar me teknikën "Panenka".

Ramos ka marrë lëvdata oër lidershipin e tij, aftësitë teknike, mbrojtëse, sulmuese si dhe për atleticizmin. Ai është krahasuar me mbrojtësin legjendar Paolo Maldini nga trajneri Carlo Ancelotti. Këto aftësi, duke i shtuar edhe shkathtësinë taktike, e lejojnë Ramosin që të luajë pa problem në të gjitha pozicionet në mbrotjtje. Në disa raste të rralla, Ramos është aktivizuar edhe si mesfushor mbrojtës ose qëndror, në veçanti në sezonin 2014–15 nën drejtimin e Ancelottit. Ramos ka marrë vlerësime të shuma për performancat e tij në ndeshjet vendimtare, në veçanti me Real Madridin, për shkak të tendencës së tij për të shënuar gola vendimtar për ekipin e tij. Kjo ka bërë që të konsiderohet nga shumë ekspertë si një nga lojtarët që performojnë më mirë në situata me presion të lartë. Megjithatë, përqëndrimi i tij nga ndeshja në ndeshje është vënë në pikpyetje.

Pavarësisht aftësive si futbollist, Ramos është kritikuar shpesh për përdorim force të panevojshme si dhe është akuzuar për simulime.

Rekordi disiplinor

Ramos mban disa rekorde negative disiplinore në La Liga, Ligën e Kampioneve dhe me kombëtaren spanjolle.

Ramos është lojtari që ka marrë më shumë karton të historinë e La Ligas, me plot 187. Ai theu rekordin e të gjitha kohërave të Alberto Lopos me 167. Njëzet kartonët e kuq të marrë e bëjnë atë lojtarin me më shumë përjashtime në historinë e kampionatit. Rekordi i tij i kartonëve në La Liga është më i larti se i çdo lojtari në pesë kampionatet kryesore, duke u bërë edhe lojtari më i ndëshkuar në ligat kryesore evropiane.

Në Ligën e Kampioneve, Ramos ka marrë 40 kartonë të verdhë dhe 4 të kuq (3 prej të cilëve kanë qënë direkt), duke u bërë lojtari me më shumë karton të verdhë dhe të kuq në historinë e kompeticionit.

Së fundmi, me 24 kartonë të verdhë, Ramos është lojtari që mban rekordin për numrin e kartonëve të verdhë te kombëtarja spanjolle.

Jeta personale

Ramos nisi një marrëdhënje me gazetaren dhe prezantuesen Pilar Rubio në shtator 2012. Marrëdhënja e tyre u konfirmua në ceremoninë e Topit të Artë 2013. Sëbashku ata kanë tre djem: Sergio Jr (lindur më 6 maj 2014), Marco (lindur më 27 nëntor 2015) dhe Alejandro (lindur më 25 mars 2018). Më 16 korrik 2018, Ramos dhe partnerja e tij u fejuan. Ata u martuan më 15 qershor 2019; dasma u zhvillua në qytetin e Ramos në Sevilje.

Ramos është konsideruar si një "person familje" dhe ka një marrëdhënje të fortë me të afërmit dhe prindërit e tij. Vëllai i Ramos, Rene, është aktualisht menaxheri i tij në futboll. Ai është një tifoz i apasionuar i luftës me dema dhe është një shok personal i matadorit Alejandro Talavante. Ai ka festuar disa fitore me klubin dhe kombëtaren duke luajtur me pelerinën e matadorit. Ramos është gjithashtu një adhurues i kuajve, dhe zotëron një fermë kuajsh në Andaluzi, dedikuar posaçërisht për mbarështimin e kalit andaluzian. Ramos është katolik dhe ka një tatuazh të Marisë në pjesën e sipërme të krahut të majtë.

Dokumentari Amazon Prime

Në janar 2019, Amazon Prime dhe Ramos vetë njoftuan se ata do të publikonin një dokumentar me tetë episode në lidhje me jetën e Ramosit brënda dhe jashtë fushe. Kjo do të ishte hera e parë që publiku do të shikonte anën personale të Ramosit dhe familjes së tij. Më 5 mars, gjatë ndeshjes së raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër Ajaxit, Ramos ishte i pezulluar dhe e ndoqi ndeshjen nga tribuna VIP e stadiumit. Reagimet e tij gjatë ndeshjet u filmuan nga ekipi i xhirimit i Amazon Prime. Kjo gjë shkaktoi polemika të shumta për shkak se Real Madridi u mposht dhe u eliminua nga Liga e Kampioneve; në lidhje me këtë, Ramos deklaroi në mediat sociale se kishte "disa angazhime të caktuara që duhej të bëja", duke shtuar se "kurrë në kokën time nuk e mendova se ndeshja do të përfundonte ashtu siç përfundoi."

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 19 korrik 2020
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Sevilla B 2003–04 Segunda División 26 2 26 2
Sevilla 2003–04 La Liga 7 0 0 0 0 0 7 0
2004–05 31 2 5 0 6 1 42 3
2005–06 1 0 0 0 0 0 1 0
Gjithsej 39 2 5 0 6 1 50 3
Real Madrid 2005–06 La Liga 33 4 6 1 7 1 46 6
2006–07 33 5 3 0 6 1 42 6
2007–08 33 5 3 0 7 0 2 1 45 6
2008–09 32 4 0 0 8 1 2 1 42 6
2009–10 33 4 0 0 7 0 40 4
2010–11 31 3 7 1 8 0 46 4
2011–12 34 3 4 0 11 1 2 0 51 4
2012–13 26 4 3 0 9 1 2 0 40 5
2013–14 32 4 8 0 11 3 51 7
2014–15 27 4 2 1 8 0 5 2 42 7
2015–16 23 2 0 0 10 1 33 3
2016–17 28 7 3 1 11 1 2 1 44 10
2017–18 26 4 1 0 11 1 4 0 42 5
2018–19 28 6 6 3 5 0 3 2 42 11
2019–20 35 11 2 0 5 2 2 0 44 13
Gjithsej 454 70 48 7 124 13 24 7 650 97
Gjithsej karriera 519 74 53 7 130 14 24 7 726 102

Kombëtarja

    Redaktuar më 18 nëntor 2019
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja
2005 7 2
2006 13 0
2007 10 2
2008 15 0
2009 11 0
2010 16 1
2011 10 1
2012 16 2
2013 17 1
2014 9 1
2015 6 0
2016 10 0
2017 9 3
2018 12 4
2019 9 4
Gjithsej 170 21

Golat me kombëtaren

    Redaktuar më 5 shtator 2019. Rezultatet e Spanjës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Ramos.
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 13 tetor 2005 Olimpico, Serravalle, San Marino 6 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  San Marino 3–0 4–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2006
2 4–0
3 13 tetor 2007 Atletion, Aarhus, Danimark 27 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Danimarka 2–0 3–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2008
4 17 nëntor 2007 Stadiumi Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë 29 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Suedia 3–0 3–0
5 3 mars 2010 Stade de France, Saint-Denis, Francë 57 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Franca 2–0 2–0 Ndeshje miqësore
6 6 shtator 2011 Estadio Las Gaunas, Logroño, Spanjë 78 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Lihtenshtajni 4–0 6–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2012
7 16 tetor 2012 Stadiumi Vicente Calderón, Madrid, Spanjë 97 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Franca 1–0 1–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
8 14 nëntor 2012 Estadio Rommel Fernández, Panama City, Panama 98 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Panamaja 4–0 5–1 Ndeshje miqësore
9 22 mars 2013 El Molinón, Gijón, Spanjë 100 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Finlanda 1–0 1–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
10 8 shtator 2014 Estadi Ciutat de València, Valencia, Spanjë 122 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Maqedonia 1–0 5–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
11 5 shtator 2017 Rheinpark Stadion, Vaduz, Lihtenshtajn 145 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Lihtenshtajni 1–0 8–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018
12 14 nëntor 2017 Stadiumi Krestovsky, Shën Petersburg, Rusi 149 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Rusia 2–0 3–3 Ndeshje miqësore
13 3–3
14 11 shtator 2018 Estadio Manuel Martínez Valero, Elche, Spanjë 158 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Kroacia 5–0 6–0 UEFA Liga e Kombeve A 2018–19
15 11 tetor 2018 Millennium Stadium, Kardif, Uells 159 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Uellsi 2–0 4–1 Ndeshje miqësore
16 15 tetor 2018 Estadio Benito Villamarín, Seville, Spanjë 160 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Anglia 2–3 2–3 UEFA Liga e Kombeve A 2018–19
17 15 nëntor 2018 Stadion Maksimir, Zagreb, Kroaci 161 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Kroacia 2–2 2–3
18 23 mars 2019 Stadiumi Mestalla, Valencia, Spanjë 162 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Norvegjia 2–1 2–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
19 7 qershor 2019 Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe 164 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Ishujt Faroe 1–0 4–1
20 10 qershor 2019 Stadiumi Santiago Bernabéu, Madrid, Spanjë 165 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Suedia 1–0 3–0
21 5 shtator 2019 Arena Națională, Bukuresht, Rumani 166 Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Rumania 1–0 2–1

Trofe

Klube

    Real Madrid

Kombëtarja

Sergio Ramos: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Ramos, sëbashku me pjesën tjetër të ekipit, duke festuar suksesin në UEFA Euro 2012.

Spanja U19

  • UEFA Kampionati Evropian nën-19: 2004

Spanja

Personale

  • Zbulimi i Vitit në La Liga: 2005
  • ESM Ekipi i Sezonit: 2007–08, 2011–12, 2014–15, 2016–17
  • FIFA FIFPro World11: 2008, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019
  • UEFA Ekipi i Vitit: 2008, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018
  • Ekipi i Ëndërrave i FIFA Kupës së Botës: 2010
  • Castrol Performance Index: Fituesi i Indeksit në FIFA Kupën e Botës 2010
  • Mbrojtësi më i mirë në La Liga: 2011–12, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2016–17
  • Ekipi i Turnamentit i UEFA Kampionatit Evropian: 2012
  • Castrol Performance Index: Fituesi i Indeksit në UEFA Euro 2012 Castrol EDGE
  • Ekipi i Ëndërrave i FIFA Kupës së Konfederatave: 2013
  • Skuadra e Sezonit e UEFA Ligës së Kampioneve: 2013–14, 2015–16, 2016–17, 2017–18
  • Topi i Arti i FIFA Kupës së Botës për Klube: 2014
  • Golashënuesi më i mirë i FIFA Kupës së Botës për Klube: 2014
  • UEFA Ekipi Ultimate i Vitit: 2015
  • La Liga Ekipi i Sezonit: 2015–16
  • Çmimi Luis Aragonés: 2016
  • La Liga Ekipi i Sezonit i UEFA-s: 2016–17
  • UEFA Mbrojtësi i Sezonit: 2016–17, 2017–18
  • EA Sports FIFA Ekipi i Vitit: 2016, 2017, 2018
  • IFFHS Ekipi Botëror i Meshkujve: 2017, 2018, 2019

Rekorde

    Real Madrid
  • Lojtari me më shumë ndeshje në historinë e El Clásicos: 44 ndeshje
    La Liga
  • Mbrojtësi me më shumë gola në historinë e La Ligas: 71 gola
    UEFA Liga e Kampioneve
  • Lojtari me më shumë kartonë të kuq në historinë e UEFA Ligës së Kampioneve: 4, sëbashku me Zlatan Ibrahimović dhe Edgar Davids
    Spanja
  • Lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares spanjolle: 170 ndeshje
  • Lojtari me më shumë fitore me kombëtaren spanjolle: 127 fitore në 170 ndeshje
  • Mbrojtësi me më shumë gola në historinë e kombëtares spanjolle: 21 gola

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Sergio Ramos Karriera me klubeSergio Ramos Karriera ndërkombëtareSergio Ramos Profili i lojtaritSergio Ramos Jeta personaleSergio Ramos Statistikat e karrierësSergio Ramos TrofeSergio Ramos ReferimeSergio Ramos Lidhje të jashtmeSergio RamosWikipedia:Artikuj të përkryer/KandidaturaWikipedia:Artikuj të përkryer/Kandidatura/Votime/Sergio Ramos

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Amerika VerioreZhurmat në veshTenisiGjeografia e IranitIrakuKanadajaWilliam ShakespeareGranit XhakaADHDIraniNiliHans Kristian AndersenPeshkuKromozomiGjenetikaKush e solli Doruntinën (roman)YlliUjkuPrizreniÇiljeta XhilagaBelgjikaQarku i ShkodrësMerkuri (planet)AnarkiaLista e vullkaneve aktivë në botëMultiple sklerozaPlanetiSamir ManeToskërishtjaDafina Zeqiri (këngëtare)Eklipsi i HënësLezhaAlfabeti shqipMajat më të larta malore në KosovëLufta e Dytë BotëroreDiarrejaSterjo SpasseDrini i BardhëAkiliHistoria e Jehudëve në ShqipëriLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneHormonetLufta e KosovësAriKiara TitoKinaNdajfoljaForca e rëndesësMuzika shqiptareDramaTrombocitiKosova në Luftën e Dytë BotëroreAzotiShkodraNënë TerezaThomas EdisonAlketa VejsiuRMS TitanicKëngët e MilosaosLista e bimëveEgla CenoNdotja e ajritDon Kishoti i MançësMjedisiTrupat e Sistemit DiellorNoizyUjëvarat e MirushësNatriumiCikli menstrualNjeriuKërpudhatMine PezaLista e statujave të SkenderbeutIsa BoletiniPoseidoniShtetet e Bashkuara të AmerikësLloji (biologji)HistoriaFeja në Shqipëri🡆 More