Mario Balotelli: Futbollistë italian

Mario Barwuah Balotelli (i lindur 12 gusht 1990) është një futbollist profesionsit italian i cili luan si sulmues për klubin turk Adana Demirspor.

Mario Balotelli
Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare
Balotelli me ItalinëUEFA Euro 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMario Barwuah Balotelli
Datëlindja (1990-08-12) 12 gusht 1990 (33 vjeç)
VendlindjaPalermo, Itali
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Adana Demirspor
Numri99
Karriera me të rinjtë
2001–2006Lumezzane
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2007Lumezzane2(0)
2007–2010Internazionale59(20)
2010–2013Manchester City54(20)
2013–2014Milan43(26)
2014–2016Liverpool16(1)
2015–2016Milan (huazim)20(1)
2016–2019Nice61(33)
2019Marseille15(8)
2019–2020Brescia19(5)
2020–2021Monza12(5)
2021–2022Adana Demirspor33(18)
2022–2023Sion18(6)
2023–Adana Demirspor4(3)
Karriera ndërkombëtare
2008–2010Italia U2116(6)
2010–Italia36(14)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 janar 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 shtator 2016

Ai filloi karrierën e tij si profesionist te Lumezzane në vitin 2006, ku luajti vetëm 2 herë para se në vitin 2007 të kalonte te Interi. Ai fitoi tripletën në vitin 2010 (Serie A, Coppa Italia dhe UEFA Ligën e Kampioneve). Pas kësaj, Balotelli u transferua në Angli te Manchester City, duke u ribashkuar me trajnerin Roberto Mancini. Ai ndihmoi Cityn të fitonte titullin e Premier Ligës dhe Kupën FA. Në janar 2013, Balotelli u rikthye në Itali te Milani kurse 18 muaj më pas u transferua te Liverpooli. Pas një rikthimi për një periudhë të shkurtër te Milani në huazim, Balotelli u zhvendos në Francë, duke luajtur për Nice dhe MarsejënLigue 1. Në verën e vitit 2019, Balotelli u rikthye sërisht bë Itali, duke firmosur me Brescian në Serie A dhe më pas ne MonzënSerie B. Pas kësaj, ai u transferua te Adana Demirspor në Turqi dhe te Sion në Zvicër.

Balotelli debutoi me Italinë në një ndeshje miqësore kundër Bregut të Fildishtë në vitin 2010. Që nga ajo kohë, ai ka luajtur më shumë se 30 ndeshje me ekipin kombëtar dhe ka shënuar 14 gola. Ai ka përfaqsuar Italinë në Euro 2012, Kupën e Konfederatave 2013 dhe Kupën e Botës 2014. Ai ndihmoi ekipin të arrinte në finalen e Euro 2012, duke shënuar dy gola kundër Gjermanisë në gjysëm-finale dhe duke fituar Këpucën e Bronztë. Ai është golashënuesi më i mirë i Italisë në Kampionatin Evropian dhe Kupën e Konfederateve.

Balotelli konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenjë në botë në rininë e tij. Megjithatë, karriera e tij është karakterizuar nga polemika dhe incidente të ndryshme, gjë që bënë që ai të mos e arrinte potencialin e tij. Balotelli gjithashtu është një nga gjuajtësit e penalltive më të mirë në botë.

Jeta e hershme

Balotelli lindi me emrin Mario Barwuah në Palermo, Siçili nga prindër emigrant ganez. Kur ai ishte dy vjeç, familja e tij u zhvendos në Bagnolo Mella, provincën e Brescias. Në vitin 1993, kur ai ishte tre vjeç, Balotelli u dërgua në kujdestari shtetërore nga familja e tij pasi ata nuk mundën të paguanin shpenzimet e tij mjekësore. Mamaja e tij birësuese quhet Silvia, një çifute, prindërit e së cilës janë të mbijetuar të Holokaustit, kurse babai quhet Francesco Balotelli. Ata jetuan në qytezën Concesio të Brescias në veri të Italisë.

Ai i shpenzonte ditët e javës me familjen e tij birësuese kurse fundjavat me prindërit e tij biologjik. Ai më pas u bë zyrtarisht pjesë e familjes kujdestare dhe mori mbiemrin e tyre. Në qershor 2012, Balotelli i'a dedikoi golat e shënuar në gjysmë-finalen e Euro 2012 mamasë së tij adoptuese Silvia. Ai priti ditëlindjen e tij të 18të për të marrë pasaportën italiane, pasi ishte nuk ishte birësuar zyrtarisht nga familja e tij kujdestare; ai e mori pasaportën më 13 gusht 2008 në Concesio. Pas ceremonisë ai dha deklaratën e mëposhtme:

Jam italian, ndihem italian dhe do të luaj përgjithmon me kombëtaren italiane.

— Mario Balotelli

Balotelli ka një motër, Abigail, dhe dy vëllezër Enoch dhe Angel Barwuah. Enoch Barwuah është gjithashtu futbollist profesionsit.

Karriera me klube

Lumezzane

Balotelli e nisi karrierën e tij si futbollist me klubin lokal Lumezzane, e cila e kishte vendnodhjen 20 minuta nga shtëpia e Balotellit. Ai u promovua në ekipin e parë në moshën 15 vjeç, duke bërë debutimin e tij më 2 prill 2006 kundër Padovës në Serie C1.

Internazionale

Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Balotelli duke luajtur gjatë sezonit 2008–09.

Para se të firmoste me Interin, Balotelli kishte një provë të pasuksesshme me Barcelonën në moshën 15 vjeç. Në vitin 2006, Interi njoftoi transferimin e Balotellit në formë huazimi me të drejtën e formës së bashkëpronësisë për 150,000 €. Në qershor 2007, Interi e bleu tërësisht kartonin e Balotellit për 190,000 € të tjera. Më 8 nëntor 2007, Sheffield F.C. luajti një ndeshje miqësore me Interin si pjesë e festimeve të 150 vjetorit të themelimit të klubit. Balotelli luajti dhe shënoi dy gola me Interin që fitoi 5–2 në Bramall Lane. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 16 dhjetor në fitoren 2–0 kundër Cagliarit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të David Suazos. Tre ditë më vonë, ai luajti si titullar në ndeshjen e kupës kundër Regginës, duke shënuar një dopietë në fitoren 4–1 të Zikaltërve. Balotelli fitoi vëmëndje kombëtare pas dy golave të shënuar kundër Juventusit në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së kupës, duke i dhënë Interit një fitore 3–2 në transfertë. Ai shënoi golin e tij të parë në Serie A në prill 2008 në fitoren 2–0 në transfertë kundër Atalantës. Interi e fitoi kampionatin, duke i dhënë Balotellit trofeun e parë në karrierë. Balotelli e nisi si rezervë ndeshjen e Superkupës Italiane kundër Romës, duke zëvendësuar portugezin Luís Figo dhe shënuar në minutën e 83të. Interi fitoi trofeun pasi mposhti Romën 6–5 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 2–2.

Në nëntor 2008, Balotelli shënoi në barazimin 3–3 kundër ekipit qipriot Anorthosis Famagusta në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve, duke u bë lojtari më i ri i Interit që shënon në këtë kompeticion (18 vjeç dhe 85 ditë); ai theu rekordin e Obafemi Martins (18 vjeç dhe 145 ditë). Në një ndeshje kundër Juventusit në prill 2009 e mbyllur në barazim 1–1 ku ai shënoi golin e Interit, Balotelli u bë viktime e thirrjeve rraciste nga tifozët kundërshtar. Pronari i Interit Massimo Moratti deklaroi se ai do të kishte tërhequr ekipin nëse do të ishte prezent në stadium. Thirrjet rraciste u kritikuan edhe nga presidenti i Juventusit Giovanni Cobolli Gigli; për këtë incident, Juventusi luajti një ndeshje pa tifozë. Në fund të sezonit, Interi fitoi Scudetton për herë të katërt rresht.

Gjatë sezonit të tij të dytë te Interi, Balotelli pasi disa probleme disiplinore, përfshirë edhe me trajnerin e ekipit José Mourinho, i cili në janar 2009 e përjashtoi lojtarin nga ekipi i parë. Në atë sezon, Mourinho deklaroi: "Një lojtar i ri si ai nuk mund t'a lejojë veten të stërvitet më pak se lojtar si Figo, Córdoba, dhe Zanetti." Balotelli vazhdoi të ishte objekt i thirrjeve rraciste përgjatë sezonit, duke u bërë fokusi i tifozëve të Juventusit edhe në ndeshjet e luajtura me ekipet e tjera, duke bërë që Juventusi të gjobitej dy herë dhe të luante një ndeshje me një sektor të mbyllur në stadium.

Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Balotelli fitoi tripletën në sezonin 2009–10.

Problemet disiplinore të Balotellit dhe marrëdhënja e tij negative me trajnerin Mourinho vazhdoi edhe në sezonin 2009–10. Në nëntor 2009, Interi barazoi 1–1 me Romën. Pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho kritikoi lojtarët e tij, përfshirë Balotellin, duke thënë se ai "meritonte notën zero". Balotelli pati një tjetër përballje të tensionuar me tifozët e Juventusit në Derby d'Italia të luajtur më 5 dhjetor. Ai u rrëzua në fushë pasi u godit me bërryl nga mesfushori kundërshtar Felipe Melo, duke simuluar. Për këtë, Balotelli u ndëshkua me karton të verdhë kurse Melo u përjashtua me karton të kuq pasi mori kartonin e verdhë të dytë. Kjo gjë solli një përplasje fizike midis Thiago Mottës dhe Gianluigi Buffonit. Tensioni midis Balotellit dhe Mourinhos arriti kulmin në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër Çelsit, ku sulmuesi nuk u thirr nga trajneri portugez. Pavarësisht se Interi fitoi 1–0 në Stamford Bridge, Balotelli u kritikua nga disa lojtarë, përfshirë nga kapiteni Javier Zanetti, mbrojtësi veteran Marco Materazzi dhe agjenti i tij. Në mars 2010, Balotelli u kritikua masivisht nga tifozët pasi ai u fotografua publikisht duke pasur të veshur një fanellë të Milanit në emisionin italian Striscia la Notizia.

Balotelli kërkoi falje publike në lidhje me këtë, duke publikuar një deklaratë në uebfaqen zyrtare të Interit:

Më vjen keq për situatën që është krijuar kohët e fundit. Unë jam personi i parë që kam vuajtur sepse e adhuroj futbollin dhe dua të luaj, dhe tani po pres në heshtje që të mund të jem i dobishëm për ekipin tim. Dua ta lë pas vetes të kaluarën, të shikoj nga e ardhmja dhe të përqendrohem në angazhimet e ardhshme dhe të bëhem gati.

— Mario Balotelli

Pas prishjes së marrëdhënjes me Mourinhon, Balotelli u rikthye në ekip në prill 2010 dhe shënoi një gol në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Bolonjës. Ai shkaktoi sërisht polemika në ndeshjen e parë të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës kur ai hodhi fanellën e tij në tokë pas përfundimit të ndeshjes si përgjigje kundër tifozëve të Interit që e vërshllyen për performancën e tij të dobët. Tre vite më vonë, ai pranoi se kjo ishte pengu i vetëm që kishte në jetë. Tifozët e acaruar u përpoqën t'a sulmonin Balotellin edhe pas ndeshjes. Sjellja e tij në fushë kishte mospëlqimin e disa nga shokëve të tij të ekipit; Javier Zanetti deklaroi publikisht: "Mario duhet të përqëndrohet te ajo që di të bëjë në fushë. Ai nuk mund të lejojë veten të sillet ashtu." Pavarësisht këtyre polemikave, disa klube angleze ishin të interesuara për Balotellin, përfshirë Manchester United dhe Manchester City.

Manchester City

2010–2011: Debutimi në Angli

Pas disa javëve spekullime, Manchester City arriti një marrëveshje me Interin më 12 gusht 2010 për transferimin e Balotellit për 21.8 milion €. Te City, Balotelli u bashkua me trajnerin Roberto Mancini, i cili deklaroi: "Stili i tij i lojës do t'i përshtatet Premier Ligës, dhe sepse ai është ende shumë i ri ka mundësi për t'u përmirësuar. Ai është një lojtar i fuqishëm dhe emocionues, dhe tifozët e Cityt do t'a shijojnë duke e parë." Balotelli ndërroi numrin e fanellës me shokun e ekipit Greg Cunningham me qëllim që ai të vazhdonte të mbante numrin 45.

Balotelli bëri debutimin e tij zyrtar me klubin më 19 gusht në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Politehnica Timișoara, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes pasi kishte hyrë si zëvëndësues. Megjithatë, ai pësoi një dëmtim në meniskun lateral të gjurit të djathtë, që e la jashtë fushave deri në tetor. Balotelli u rikthye dhe bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 24 tetor në humbjen 3–0 në shtëpi kundër Arsenalit, duke u aktivizuar si zëvëndësues. Një javë më pas, ai luajti ndeshjen e parë si titullar në humbjen 2–1 në transfertë kundër Wolverhampton Wanderers. Më 7 nëntor, Balotelli shënoi dy golat e parë në Premier Ligë në fitoren 2–0 në transfertë kundër West Bromwich Albion, por u përjashtua edhe me karton të kuq pas një përplasje fizike me lojtarin kundërshtar Youssuf Mulumbu, të cilën trajneri Mancini e quajti të padrejtë. Pas kësaj, Balotelli shënoi një tjetër dygolësh në fitoren 3–0 kundër Red Bull Salzburg në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Më 21 dhjetor, Balotelli fitoi çmimin Golden Boy, duke thënë se vetëm një nga fituesit e mëparshëm ishte pak më i mirë se ai: Lionel Messi. Ai gjithashtu shtoi se nuk e njihte mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere, i cili u rendit i dyti për çmimin. Shtatë ditë më vonë, Balotelli shënoi tregolëshin e parë në karrierë në fitoren 4–0 kundër Aston Villës në Premier Ligë. Pavarësisht këtij suksesi dhe formës pozitive, Balotelli vazhdoi me problemet disiplinore, duke u përjashtuar me karton të kuq në barazimin 1–1 kundër Dynamo Kyiv në Ligën e Evropës në mars 2011. Më 14 maj, Balotelli u shpall lojtari më i mirë në fitoren 1–0 kundër Stoke Cityt në finalen e Kupës FA, duke ndihmuar Manchester Cityn të fitonte trofeun e parë pas 35 vitesh.

2011–2013: Titulli i Premier Ligës dhe largimi

Problemi është për shkak të moshës së tij, ai mund të bëjë disa gabime. Ai është Mario. Ai është i çmendur – por unë e dua atë sepse është një djalë i mirë.

Roberto Mancini, trajneri i Balotellit te Interi dhe Manchester City në tetor 2011

Balotelli shënoi golin e parë të sezonit 2011–12 në fitoren 2–0 kundër Birmingham Cityt në Kupën e Ligës. Tre ditë më vonë, ai shënoi golin e parë në kampionat në ndeshjen kundër Evertonit, e mbyllur me fitoren e Cityt 2–0. Më 1 tetor, Balotelli shënoi golin e tij të tretë në tre ndeshje në fitoren 4–0 në transfertë kundër Blackburn Rovers. Pas kësaj, Balotelli shënoi dy gola dhe shkaktoi përjashtimin e mbrojtësit kundërshtar Jonny Evans në fitoren historike 6–1 kundër Manchester UnitedOld Trafford, e cila do të rezultonte të ishte vendimtare për titullin kampion. Debutimi i tij në Ligën e Kampioneve si lojtar i Cityt erdhi më 2 nëntor kundër Villarrealit; gjatë ndeshjes ai shënoi me penallti, duke regjistruar golin e shtatë sezonal. Më 27 nëntor, Balotelli u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 67të të ndeshjes kundër Liverpoolit dhe më pas u përjashtua pasi mori dy kartona të verdhë. Një javë më pas, Balotelli shënoi një gol të bukur me shpatullën e djathtë në fitoren 5–1 në shtëpi kundër Norwich Cityt. Më 12 dhjetor, Balotelli i dha avantazhin e përkohshëm Cityt në humbjen 2—1 kundër Çelsit në Stamford Bridge.

Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Balotelli në aksion gjatë një ndeshje në Premier Ligë kundër Arsenalit, prill 2012.

Më 12 janar 2012, Balotelli luajti si zëvëndësues në ndeshjen kundër Tottenhamit. Ai u pa duke shkelur këmbën e mesfushorit kundërshtar Scott Parker, por nuk u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Howard Webb, e cila do të ishte e dyta për të. Megjithatë, ai i dha fitoren ekipit duke shënuar në minutat shtesë. Pas përfundimit të ndeshjes, ai u dënua për sjellje të dhunshme dhe u pezullua me katër ndeshje, tre për ndërhyrjen ndaj Scott Parker dhe një për plotësimin e numrit të kartonave të verdhë. Pas rikthimit nga pezullimi, Balotelli shënoi golin e dhjetë të sezonit në kampionat në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Blackburnit, e cila u pasua nga një tjetër gol në fitoren 2–0 kundër Bolton Wanderers në ndeshjen e rradhës. Më 31 mars, Balotelli shënoi një dopietë në fitoren 3–2 kundër Sunderland. Megjithatë, pavarësisht performancës së tij, ai u kritikua për një debat që pati me shokun e ekipit Aleksandar Kolarov për një goditje dënimi. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Mancini deklaroi se mendoi që t'a zëvëndësonte italianin vetëm pesë minuta pas nisjes së ndeshjes. Më 8 prill, Balotelli mori kartonin e kuq të katërt të sezonit për shkak të një ndërhyrje të gabuar kundër francezit Bacary Sagna në humbjen minimale 1–0 kundër Arsenalit. Për shkak të akumulimit të kartonave të kuq, ai u pezullua me tre ndeshje nga federata. Pas ndeshjes, u duk sikur Mancini e kishte humbur durimin me lojtarin, duke sygjeruar se ai mund të mos luante më për pjesën e mbetur të sezonit dhe se mund të shitej. Pavarësisht kësaj deklarate, Balotelli u rikthye në ndeshjen e fundit vendimtare të kampionatit kundër Queens Park Rangers, duke asistuar golin e tretë dhe të fitores të shënuar nga Sergio Agüero në minutën e 94të e cila i dha Manchester Cityt titullin e parë kampion që nga viti 1968.

Në dhjetor 2012, Balotelli dërgoi klubin e tij në gjykatë për shkak se ata vendosën që t'a gjobisnin me rrogën e dy javëve për shkak të rekordit disiplinor negativ në sezonin e kaluar. Si pasoj e këtij veprimi dhe pezullimeve nga sezoni i kaluar, Balotelli humbi 11 ndeshje në kompeticionet vendore dhe evropiane. Një ditë para daljes një gjyq, Balotelli u tërhoq dhe vendosi të paguante gjobën.

Milan

Do t'i kujtoj bashkëlojtarët e mi të shkëlqyer, trajnerin dhe të gjithë tifozët. Ata janë më të mirët, ata ishin të mrekullueshëm me mua dhe unë gjithmonë do të kem një vend shumë të veçantë në zemrën time për Cityn, është një klub i madh me një të ardhme të madhe.
Kam folur me Roberton përpara se të shkoja të flisja me lojtarët. Ne folëm për shumë gjëra për disa kohë. Ai ishte i trishtuar dhe unë gjithashtu. Por ishte një bisedë e mirë. Unë e dua Roberton, ai ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën time dhe gjithmonë do ta falënderoj për besimin dhe besimin tek unë.

—Mario Balotelli duke folur për transferimin e tij te Milani

Më 29 janar 2013, drejtori sportiv i Milanit, Umberto Gandini, njoftoi se klubi kishte arritur marrëveshjen me Manchester Cityn për transferimin e Balotellit për një shumë të raportuar prej 20 milion € plus bonuse, me lojtarin i cili do të firmoste një kontratë deri në qershor 2027. Trajneri Roberto Mancini deklaroi se shitja e Balotellit te Milani ishte për të mirën e tij, duke shtuar se Balotelli "ishte si një nga fëmijët e tij" dhe ai do të bëhej një nga lojtarët më të mirë në botë pas rikthimit në Serie A. Dy ditë më vonë, Milani zyrtarizoi transferimin dhe Balotelli mori fanellën me numrin 45, të njëjtin numër që kishte pasur te Interi dhe Manchester City. Zëvëndës-presidenti i klubit Adriano Galliani deklaroi "Balotelli kuqezi është një ëndërr e realizuar. Është një transferim që e donin të gjithë: klubi, presidenti dhe tifozët." Balotelli u prit mirë kur u rikthye në Milano. Gjatë rikthimit të tij patën disa incidente dhe zënka midis tifozëve dhe policëve, ku një prej tyre u dërgua në spital me dëmtime në kokë. U tha se transferimi i Balotellit te Milani do të ndihmonte presidentin e klubit Silvio Berlusconi të merrte vota në zgjedhjet parlamentare të Italisë 2013.

Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Balotelli duke luajtur në Derby della Madonnina kundër Interit, shkurt 2013.

Balotelli bëri debutimin e tij me Milanin më 2 shkurt në fitoren 2–1 kundër Udineses, duke shënuar dy gola, përfshirë një penallti në minutën e fundit. Në dy ndeshjet e rradhës ai shënoi dy gola, përfshirë një goditje të lirë nga 30 metra kundër Parmës. Me katër gola në tre ndeshje, ai barazoi rekorin e gjermanit Oliver Bierhoff për numrin e golave të shënuar në tre ndeshjet e para me Milanin. Në ndeshjen e tij të pestë kundër Genoas, Balotelli u aktivizua si zëvëndësues dhe shënoi golin e pestë me klubin. Në ndeshjen e rradhës kundër Palermos, Balotelli vazhdoi rekordin e tij mbresëlënës të shënimit, duke realizuar dy gola të tjerë, një me penallti dhe një me kokë pas krosimit të M'Baye Niang. Pas kësaj, Balotelli shënoi katër gola në tre ndeshjet e rradhës: një kundër Catanias, një kundër Torinos dhe dy kundër Pescarës. Më 12 maj, Balotelli u bë objekt i ofendimeve rraciste nga disa tifozë të Romës, gjë që detyroi gjyqtarin Gianluca Rocchi të pezullonte ndeshjen për disa minuta; ndeshja u mbyll në barazim pa gola. Në ndeshjen e fundit të sezonit 2012–13, Balotelli shënoi golin e 12të në ndeshjen e 13të në fitoren kundër Sienës e cila i siguroi Milanit kualifikimin në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Më 22 shtator 2013, në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Napolit, Balotelli humbi penalltinë e tij të parë në karrierë pas 22 penalltive të suksesshme; penalltia e tij u prit nga Pepe Reina. Gjatë ndeshjes kundër Catanias më 1 dhjetor, Balotelli akuzoi lojtarin kundërshtar Nicolás Spolli për rracizëm, megjithatë nuk kishte prova të mjaftueshme për të marrë masa. Një javë më pas, Balotelli shënoi një dopietë në barazimin 2–2 kundër Livornos, përfshirë një goditje të lirë nga 30 metra e cila arriti shpejtësinë 109 kmh.

Liverpool

2014–2015: Sezoni i parë në Anfield

Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Balotelli gjatë një seance stërvitore me Liverpoolin, 25 tetor 2014.

Në gusht 2014, Balotelli u rikthye në Premier Ligë duke firmosur me Liverpoolin si zëvëndësuesi i të larguarit Luis Suárez; anglezët paguan 16 milion £ për kartonin e tij. Ai bëri debutimin e tij me klubin më 31 gusht në fitoren 3–0 në transfertë kundër Tottenhamit në kampionat. Goli i tij i parë me Liverpoolin erdhi më 16 shtator në fitoren 2–1 në Anfield kundër ekipit bullgar Ludogorets Razgrad në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Në një ndeshje kundër Real Madridit po në të njëtin kompedicion, Balotelli u kritikua nga trajneri Brendan Rodgers për shkak se shkëmbeu fanellën me portugezin Pepe në fund të pjesës së parë, duke thënë: "Është diçka që nuk ndodh këtu dhe nuk duhet të ndodhi."

Më 18 dhjetor, Balotelli u pezullua me një ndeshje dhe u gjobit me 25,000 £ pasi postoi një foto në rrjetet sociale e cila kishte përmbajtje antisemitike dhe rraciste. Pas këtij incidenti, Balotelli shënoi golin e parë në Premier Ligë në ndeshjen e tij të 13të në fitoren 3–2 kundër Tottenhamit në Anfield, duke shënuar golin e tretë në minutën e 83të, vetëm nëntë minuta pasi kishte hyrë në vend të Daniel Sturridge. Ai e mbylli sezonin e tij të parë në Anfield me 4 gola në 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe u konsiderua nga shumë analistë dhe tifozë si një nga transferimet më të këqija të sezonit 2014–15.

2015–2016: Rikthimi te Milani në huazim

Më 27 gusht 2015, Balotelli u rikthye te Milani në formë huazimi për një sezon. Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit 2015–16 më 13 shtator në humbjen 1–0 kundër ish ekipit të tij Inter në Derby della Madonnina, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë. Nëntë ditë më pas, Balotelli shënoi golin e parë me Milanin pas rikthimit në fitoren 3–2 kundër Udineses në Friuli, duke mposhtur portierin kundërshtar me një goditje dënimi nga 25 metra. Në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Genoas më 27 shtator, Balotelli pësoi një dëmtim në kofshë dhe u zëvëndësua. Pas ekzaminimeve, ai u detyrua të operohej dhe si pasojë qëndroi jashtë fushave për tre muaj. Balotelli u rikthye në aksion më 17 janar 2016 në fitoren 2–0 kundër FiorentinësSan Siro, duke hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë. Një javë më pas, ai shënoi me penallti golin e vetëm të fitores kundër Alessandrias në ndeshjen e parë të gjysëm-finales së kupës, duke regjistruar golin e dytë të sezonit. Më 1 maj, penalltia e tij u prit në barazimin 3–3 kundër Frosinones, për të cilën u tall nga lojtari kundërshtar Mirko Gori. Më 21 maj, ai luajti në finalen e kupës ku Milani u mposht 1–0 nga Juventusi. Balotelli e mbylli sezonin me vetëm një gol në 20 ndeshje në kampionat, me Milanin që u rendit në vendin e shtatë, duke mos u kualifikuar në kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm.

Balotelli u rikthye te Liverpooli në verën e vitit 2016, por u vendos menjëherë në merkato pasi ishte jashtë planeve të trajnerit gjerman Jürgen Klopp. Ai gjithashtu vendosi të mos e përfshinte Balotellin në turneun para-sezonal në Shtetet e Bashkuara.

Nice

2016–2018: Transferimi në Francë dhe vitet si protagonist

Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Balotelli në aksion gjatë një ndeshje të UEFA Ligës së Evropës kundër Lokomotiva Moskës.

Më 31 gusht 2016, në ditën e fundit të merkatos verore, Balotelli u transferua në Francë te Nice si lojtar i lirë, duke firmosur një kontratë një-vjeçare. Disa ditë para debutimit të tij, Balotelli deklaroi se transferimi i tij te Liverpooli në vitin 2014 ishte "gabimi më i madh i jetës së tij", duke shtuar se Brendan Rodgers dhe Jürgen Klopp (dy trajnerët e tij te Liverpooli) nuk i dhanë një përshtypje të mirë dhe se nuk i kishte marrëdhënjet e mira me ta. Ai bëri debutimin e tij me ekipin më 11 shtator në fitoren 3–2 në shtëpi kundër Marsejës, fillimisht duke shënuar golin e parë me penallti në minutën e 7të dhe golin e dytë personal në minutën e 78të. Balotelli luajti ndeshjen e tij të dytë në Ligue 1 dhjetë ditë më pas në fitoren 4–0 kundër Monacos në Derbin Azurean, duke shënuar një tjetër dopietë. Me këto gola ai u bë lojtari i parë në 25 vite që shënon katër gola në dy ndeshjet e para në Ligue 1. Më 29 shtator, Balotelli shënoi golin e pestë në katër ndeshje me Nice në humbjen 5–2 kundër Krasnodarit në transfertë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke regjistruar golin e parë në një kompeticion të UEFA-s që nga shkurti i vitit 2015 kur ai i shënoi Beşiktaşit si lojtar i Liverpoolit në raundin e 32-tave të Ligës së Evropës 2014–15.

Më 2 tetor, Balotelli shënoi golin e fitores në minutën e 86të në suksesin 2–1 në kampionat kundër Lorient. Ai hoqi fanellën gjatë festimit të golit, duke u ndëshkuar me karton të verdhë, kurse disa minuta më vonë u përjashtua nga loja pasi mori një tjetër karton të verdhë për shkak të një debati me lojtarin kundërshtar Steven Moreira. Kartoni i dytë i verdhë shkaktoi polemika, pasi asnjë nga lojtarët nuk bënë asgjë. Megjithatë, kartoni i kuq i tij u kthye nga Komisioni i Disiplinës pasi gjyqtari Olivier Thual pranoi se kishte bërë gabim që e përjashtoi Balotellin nga loja, duke bërë që italiani të ishte i disponueshëm për ndeshjen e rradhës. Më 21 dhjetor, Balotelli mori kartonin e kuq të parë në Francë në barazimin pa gola kundër Bordeaux për shkak se goditi lojtarin kundërshtar Igor Lewczuk.

Më 20 janar 2017, pas përfundimit të ndeshjes kundër Bastias në Ligue 1 e cila u mbyll në barazim 1–1, Balotelli pretendoi në Instagram se ishte viktime e ofendimeve rraciste nga tifozët kundërshtar, të cilët sipas Balotellit bënë zhurma majmuni në drejtim të tij para nisjes së ndeshjes. Një ditë më pas, shoku i tij i ekipit, Alassane Pléa, deklaroi se i kishte dëgjuar këto zhurma drejtuar Balotellit. Kjo gjë bëri që Ligue de Football Professionnel të niste një hetim për këto pretendime. Më 18 shkurt, Balotelli mori kartonin e kuq të dytë në ndeshjen e tij të 14të në Ligue 1, në fitoren 1–0 kundër Lorient. Ai u përjashtua menjëherë pasi ofendoi në anglisht gjyqtarin Tony Chapron. Ai u pezullua me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës më 23 shkurt. Komisioni gjithashtu urdhëroi Bastian që një mbyllte një sektor të stadiumit për tre ndeshje si dhe i zbriti një pikë, një vendim ky i pezulluar, për shkak të "sjelljes së papërshtatshme të tifozëve të Bastias" – të bërtitura me konotacione rraciste ndaj Balotellit, përdorimi i mjeteve piroteknike dhe ndërhyrje e tifozëve në skaj të fushës." Më 10 mars, Balotelli shënoi golin e 10të në Ligue 1 në barazimin 2–2 kundër Caen.

Më 25 qershor 2017, Balotelli firmosi një kontratë të re një-vjeçare me klubin. Ai e nisi sezonin e ri më 26 korrik në barazimin 1–1 kundër Ajaxit në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Kampioneve, duke shënuar golin e vetëm të Nice. Balotelli shënoi golat e parë në Ligue 1 për sezonin 2017–18 më 9 shtator në fitoren 4–0 kundër Monacos në javën e 5të. Nice u eleminua nga Liga e Kampioneve nga Napoli, duke rënë në Ligën e Evropës; në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, Balotelli shënoi dy gola me Nice që fitoi 5–1 kundër Zulte Waregem në transfertë. Tre ditë më pas, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Rennais, duke i dhënë ekipit fitoren e tretë të sezonit. Më 5 nëntor, Balotelli shënoi golin e vetëm në ndeshjen kundër Dijonit, duke i dhuruar fitoren e parë Nice pas 5 ndeshjesh pa fitore në kampionat (4 humbje dhe 1 barazim); ai gjithashtu u përjashtua me karton të kuq në minutën e 89të për shkak të një ndërhyrje të gabuar ndaj Cédric Yambéré. Pas rikthimit nga pezullimi, Balotelli ishte protagonist në muajin dhjetor, duke shënuar në fitoret kundër Metz, Nantes dhe Bordeaux, duke ndihmuar Nice të ngjitej nga vendi i 18të në vendin e 6të në kampionat. Balotelli e mbylli sezonin e tij të dytë në Francë me 26 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 18 në kampionat, duke vendosur një rekord të ri personal.

2018–2019: Prishja e marrëdhënjes me trajnerin Vieira dhe largimi

Kur bëhet fjalë për Marion, dua t'i përgjigjem, ose thjesht t'a përplas pas murit ose t'a lë të varur nga jaka në raftin e palltove, por nuk mundem, pasi nuk jam më lojtar.

Patrick Vieira, trajneri i Balotellit te Nice në dhjetor 2018

Më 20 gusht 2018, Balotelli firmosi një tjetër kontratë të re një-vjeçare me klubin. Gjatë verës, ai ishte pranë kalimit të klubi rival Marseja por transferimi nuk u konkretizua. Para se të firmoste kontratën e re me klubin, Balotelli mbërriti në fazën para-sezone jashtë forme dhe mbipeshë dhe nuk luajti në tre ndeshje për shkak pezullimi nga sezoni i kaluar. Këto faktorë si dhe marrëdhënja negative me trajnerin Patrick Vieira bënë që ai të luante vetëm dhjetë ndeshje në fazën e parë të sezonit, duke mos shënuar asnjë gol. Vieira më pas e përjashtoi italianin nga ekipi, duke shtuar se kontrata e Balotellit nuk do të rinovohej si dhe ai do të largohej nga ekipi gjatë merkatos dimërore në janar.

Marseille

Më 23 janar 2019, Balotelli ndërpreu kontratën e tij me Nicën firmosi deri në fund të sezonit Marsejën. Ai debutoi dy ditë më vonë, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 74të të ndeshjes ndaj Lille; ai shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në minutën e fundit të kohës shtesë me ndeshjen që u mbyll në një disfatë 2–1 në shtëpi. Ai shënoi golin e katërt të sezonit më 3 mars në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Saint-Étienne. Ai e festoi golin duke krijuar një story në Instagram me telefonin e tij duke festuar me shokët e ekipit para tifozëve. Më 30 mars, ai u bë lojtari i parë që nga Josip Skoblar në vitet 1960' që shënon në pesë ndeshjet e para në shtëpi për Marsejën në Ligue 1.

Brescia

Më 18 gusht 2019, Balotelli firmosi një kontratë "disa vjeçare" me klubin italian Brescia si lojtar i lirë. Rroga e tij bazë ishte 1.5 milion plus bonuse të ndryshme. Kontrata e tij përfshinte rinovimin automatik nëse ekipi nuk do të binte nga kategoria.

Balotelli debutoi me klubin më 24 shtator në humbjen 2–1 kundër Juventusit në kampionat. Ai nuk mundi të luante më herët me ekipin për shkak të një pezullimi prej katër ndeshjesh që mori gatë kohës që luante te Marseja. Pesë ditë më pas, ai shënoi golin e parë me Brescian në humbjen 2–1 kundër Napolit në Stadio San Paolo. Më 3 nëntor, ai ishte objekt i thirrjeve rraciste nga disa tifozë të Hellas Veronës, duke bërë që në minutën e 54të të merrte topin dhe ta godite në drejtim të tribunës ku ndodheshin këto tifozë. Ai më pas filloi të largohej në drejtim të dhomave të zhveshjes por u bind të qëndronte nga lojtarët e të dy ekipeve pas disa minutash. Ai në fund shënoi në minutën e 85të por Brescia u mposht 2–1.

Më 5 janar 2020, Balotelli shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në humbjen 2–1 në Stadio Olimpico kundër Lazios. Gjatë ndeshjes, ai sërisht u bë objekt i thirrjeve rraciste për të cilat ai i dënoi në rrjetet sociale. Komisioni i Disiplinës i shpalli fajtorë tifozët e Lazios, por klubi kryeqytetas u gjobit me vetëm 20,000 €, duke shmangur një dënim më të rëndë.

Brescia ra në Serie B në përfundim të sezonit 2019–20, duke bërë që rinovimi automatik i kontratës së tij të mos aktivizohej. Ai gjithashtu mungoi në seancat stërvitore të ekipit në qershor dhe korrik, duke bërë që klubi të mos i ofronte një kontratë të re. Në nëntor 2020, Balotelli u stërvit me klubin amator të Serie D, Franciacorta, për të ruajtur formën fizike.

Monza

Më 7 dhjetor 2020, Balotelli firmosi një kontratë shtatë-mujore me Monzën në Serie B, duke u bashkuar me ish shokun e ekipit te Milani Kevin-Prince Boateng, trajnerin Cristian Brocchi, pronarin Silvio Berlusconi dhe presidentin Adriano Galliano. Ai debutoi më 30 dhjetor duke luajtur si titullar në fitoren 3–0 kundër Salernitanës; ai shënoi që në minutën e 4të me prekjen e parë të topit. Më 1 maj 2021, pasi kishte qënë jashtë fushave për rreth një muaj për shkak dëmtimi, Balotelli u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 80të kundër Salernitanës dhe shënoi një minutë më vonë me prekjen e parë të topit. Disa minuta më pas, ai shënoi edhe golin e dytë personal.

Adana Demirspor

Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Balotelli (#9) në aksion me Adana Demirspor, shkurt 2022.

Më 7 korrik 2021, Balotelli u transferua në Turqi te Adana Demirspor, duke firmosur një kontratë tre-vjeçare. Ai bëri debutimin e tij në Süper Lig më 15 gusht në humbjen 1–0 në shtëpi kundër Fenerbahçes, duke luajtur si titullar për 62 minuta. Më 18 shtator, Balotelli shënoi me penallti golin e parë të fitores 3–1 kundër Rizespor, duke regjistruar golin e parë në futbollin turk. Më 22 maj 2022, Balotelli shënoi pesë gola në fitoren tenistike 7–0 kundër Göztepe; goli i tij i katërt, të cilën ai e shënoi me finte pas disa "step over" rresht, u nominua për çmimin FIFA Puskás 2022. Balotelli e mbylli sezonin e tij të parë në Turqi me 18 gola në kampionat, duke barazuar rekordin e tij personal.

Në gusht 2022, Balotelli u largua nga klubi pas problemeve me trajnerin Vincenzo Montella.

Sion

Më 31 gusht 2022, Balotelli firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin zviceran Sion. Më 14 shtator 2023, ai u largua nga klubi pasi kontrata e tij u ndërpre.

Rikthimi te Adana Demirspor

Më 15 shtator 2023, Balotelli u rikthye te Adana Demirspor duke firmosur një kontratë një-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një sezon. Ai e nisi sezonin duke shënuar një dopietë në ndeshjen kundër Alanyaspor më 1 tetor, duke i dhënë ekipit fitoren 4–0.

Karriera ndërkombëtare

2007–2009: Ekipet e të rinjëve

Në fillim, Balotelli nuk kishte mundësi t'i përgjigjej thirrjeve të ekipeve nën-15 dhe nën-17 të Italisë pasi ende konsiderohej një emigrant ganez.

Më 7 gusht 2007, pesë ditë para ditëlindjes së tij të 17të, Balotelli morri thirrjen e parë në kombëtaren ganeze nga trajneri Claude Le Roy për ndeshjen miqësore kundër Senegalit në stadiumin The Den të Anglisë. Balotelli e refuzoi ftesën, duke deklaruar se donte të përfaqsonte Italinë kur të bëhej i disponueshëm. Ai gjithashtu shfaqi dëshirën për të luajtur me ekipin e parë të Italisë pasi të merrte pasaportën italiane.

Trajneri i ekipit nën-21 Pierluigi Casiraghi deklaroi se do t'a thirrte Balotellin në ekip pasi ai të merrte pasaportën. Më 13 gusht 2008, Balotelli u pajis me pasaportë italiane.

Kjo është edhe më emocionuese sesa debutimi im në Serie A. Dhurata më e mirë e ditëlindjes që mund të marr tani do të ishte një thirrje për t'u bashkuar me skuadrën e Italisë, megjithëse do të isha i lumtur të luaja për ekipin nën-21.

— Mario Balotelli

Më 29 gusht, Casiraghi e fitoi në ekipin nën-21 për ndeshjet kundër Greqisë dhe Kroacisë. Ai debutoi ndaj Greqisë, duke shënuar golin e parë ndërkombëtar me Italinë që barazoi 1–1.

Balotelli ishte pjesë e ekipit me 23 lojtarë që do të luante në UEFA Kampionatin Evropian nën-21 2009. Në fazën e grupeve, ai shënoi në minutën e 23të në ndeshjen e kundër vendit organizator Suedisë. Vetëm 15 minuta më pas, ai u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje në formë hakmarrje ndaj Pontus Wernbloom. Italia u eleminua në gjysmë-finale nga Gjermania.

2010–2012: Debutimi me ekipin e parë dhe Euro 2012

Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Balotelli duke luajtur me Italinë në Euro 2012.

Në gusht 2010, Balotelli u thirr për herë në kombëtaren e parë nga trajneri Cesare Prandelli për ndeshjen miqësore kundër Bregut të Fildishtë, e cila ishte ndeshja e parë e Italisë pas FIFA Kupës së Botës 2010. Ai e nisi ndeshjen si titullar sëbashku me sulmuesin tjetër debutues Amauri dhe Antonio Cassanon, me Italinë që u mposht 1–0. Më 11 nëntor 2011, Balotelli shënoi golin e parë ndërkombëtar në fitoren 2–0 kundër Polonisë në një ndeshje miqësore; ai gjithashtu asistoi edhe golin e dytë.

Balotelli u thirr për të luajtur në UEFA Euro 2012Poloni dhe Ukrainë, e cila ishte turnamenti madhor i parë në karrierën e tij. Më 10 qershor 2012, Balotelli bëri debutimin e tij në turnament në barazimin 1–1 kundër Spanjës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve; ai u bë lojtari i parë me ngjyrë që luan një ndeshje për Italinë në Kampionatin Evropian ose Kupën e Botës. Ai e nisi këtë ndeshje si titullar por nuk zhvilloi një paraqitje të mirë, duke humbur një mundësi shënimi një-kundër-një me Iker Casillas. Ai u zëvëndësua në minutën e 56të nga Antonio Di Natale, i cili shënoi golin e vetëm të Italisë. Forma negative e Balotellit me ekipin kombëtar bëri që tifozët dhe kritikët të kërkonin që ai të ulej në stol në favor të Di Natales.

Më 18 qershor, Balotelli shënoi golin e parë në turnament në fitoren 2–0 kundër Republikës së Irlandës në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në momentin kur do të festonte golin, Balotelli u ndalua nga shoku i ekipit Leonardo Bonucci, i cili i'a mbylli gojën me dorë pasi kishte frikë se ai mund të thoshte diçka që "mund t'i shkaktonte telashe". Pas kësaj, Balotelli luajti si titullar në ndeshjen çerek-finale kundër Anglisë; ai sërisht humbi disa mundësi shënimi gjatë ndeshjes, por arriti të shënojë me penallti në gjuajtjet e penalltive ku Italia triumfoi.

Më 28 qershor, Balotelli shënoi dy gola brënda 40 minutave në ndeshjen gjysëm-finale kundër Gjermanisë, duke i dhuruar Italisë fitoren 2–1 dhe kualifikimin në finale. Pasi shënoi golin e dytë, ai hoqi fanellën e tij dhe qëndroi i palëvizur ndërsa tregonte muskujt e tij, duke krijuar një festim të famshëm. Në finale, Balotelli luajti si titullar por Italia u mposht 4–0 nga Spanja.

Balotelli ishte objekt i thirrjeve rraciste gjatë ndeshjes të fazës së grupeve kundër Kroacisë, e cila u gjobit me 80,000 € nga UEFA. Pas përfundimit të finales, Balotelli u emërua në Ekipin e Turnamentit sëbashku me shokët e ekipit Gianluigi Buffon, Daniele De Rossi dhe Andrea Pirlo. Ai ishte gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i turnamentit me tre gola sëbashku me pesë lojtarë të tjerë, por megjithatë ishte spanjolli Fernando Torres i cili fitoi Këpucën e Artë falë asistit të tij në finale.

2013–2014: Kupa e Konfederatave dhe Kupa e Botës

Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Balotelli në aksion në fitoren 2–1 të Italisë kundër Meksikës në Kupën e Konfederateve 2013.

Pas përfundimit të Euro 2012, Balotelli ishte sulmuesi titullar i ekipit në fushatën kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2014. Më 21 mars 2013, ai shënoi me një gjuajtje nga distanca në barazimin 1–1 kundër Brazilit në një ndeshje miqësore në Gjenevë. Pesë ditë më pas, Balotelli shënoi dy golat e parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2014 në fitoren kundër Maltës, duke vazhduar formën e tij pozitice që pas transferimit te Milani. Më 3 qershor, ai u përjashtua me karton të kuq në barazimin pa gola kundër Republikës ÇekePragë.

Më 3 qershor, Balotelli ishte pjesë e listës me 23 lojtarë që do të luanin në FIFA Kupën e Konfederateve 2013 në Brazil. Italia e nisi turnamentin me një fitore 2–1 kundër Meksikës, me Balotellin i cili shënoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes. Në ndeshjen e dytë të grupit, Balotelli shënoi me penallti në fitoren 4–3 kundër Japonisë, me Italinë e cila e mbylli pjesën e parë në disavantazh të dy golave. Ky ishte goli i dhjetë i Balotellit me ekipin kombëtar, duke u bërë lojtari i dytë më i ri pas Giuseppe Meazzës që e arrin këtë shifër. Me këtë fitore, Italia u kualifikua në gjysmë-finalen e Kupës së Konfederatave për herë të parë në histori. Në ndeshjen e tretë kundër vendit organizator Brazilit, Balotelli asistoi golin e Emanuele Giaccherinit, por Italia u mposht 4–2. Para ndeshjes gjysëm-finale, Balotelli pësoi një dëmtim në kofshë duke u bërë i padisponueshëm për pjesën e mbetur të turnamentit. Italia e mbylli turnamentin në vendin e tretë pasi fitoi finalen e vogël kundër Uruguajit.

Më 10 shtator, në ndeshjen e kthimit kundër Republikës Çeke në Torino, Balotelli shënoi golin e fitores që i dha mundësinë Italisë të kualifikohej në Kupën e Botës si fitues i grupit kualifikues. Balotelli e mbylli fushatën kualifikuese si kryegolashënuesi i ekipit me pesë gola. Pas fushatës së suksesshme kualifikuese, Balotelli u thirr të luante në finalet e turnamentit. Ai luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote më 14 qershor në fitoren 2–1 kundër Anglisë në ndeshjen e parë të grupit, duke shënuar golin e dytë të Italisë në minutën e 50të. Pas ndeshjes, Balotelli i'a dedikoi golin të dashurës së tij Fanny Neguesha si dhe shtoi se debutimi në një Kupë Bote ishte "një ndjesi e mrekullueshme për t'u përjetuar". Megjithatë, Italia i humbi dy ndeshjet e rradhës kundër Kosta Rikës dhe Uruguajit, duke u eleminuar nga turnamenti që në fazën e grupeve, gjë që solli edhe dorëheqjen e trajnerit Cesare Prandelli.

2015–vazhdon: Paraqitjet sporadike

Nën drejtimin e trajnerit të ri Antonio Conte, Balotelli u thirr një herë në nëntor 2014 por nuk mundi të luante për shkak dëmtimi. Ai nuk luajti asnjë ndeshje në kualifikueset e Euro 2016. Kjo dhe një sezon negativ me Milanin bënë që ai të mos thirrej për finalet e turnamentit.

Pasi Italia dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës 2018, Balotelli pritej të thirrej nga trajneri i ri Luigi Di Biagio për ndeshjet miqësore në mars 2018, por kjo gjë nuk ndodhi.

Më 19 maj 2018, Balotelli u thirr për herë të parë që nga viti 2014 nga trajneri i ri Roberto Mancini për ndeshjet miqësore të Italisë në maj dhe qershor. Më 28 maj, ai luajti ndeshjen e tij të parë me ekipin kombëtar që nga Kupa e Botës, duke e nisur ndeshjen kundër Arabisë Sauditë si titullar; ai shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 20të dhe u zëvëndësua në minutën e 58të nga Andrea Belotti, i cili shënoi golin e dytë të Italisë. Pas përfundimit të ndeshjes, Balotelli i'a dedikoi golin ish shokut të tij në ekipin kombëtar, Davide Astori, i cili ndërroi jetë disa muaj më herët.

Më 24 janar 2022, pas një tjetër mungese katër-vjeçare, Balotelli u thirr nga Roberto Mancini për një seancë stërvitore tre ditore në Coverciano.

Profili i lojtarit

Stili i lojës

Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Balotelli në aksion në finalen e Euro 2012 kundër Spanjës.

Balotelli është një lojtar i shpejtë, i shkathët, krijues dhe i fuqishëm, i cili dallohet për rezistencën, forcën fizike, aftësinë teknike dhe instiktin për gol. Gjatësia e tij, kërcimi dhe fiziku e bëjnë Balotellin një lojtar të rrezikshëm në duelet ajërore, duke qënë i aftë të shënojë me kokë, si dhe me të dyja këmbët, brënda dhe jashtë zone, edhe pse është këmbë-djathtë. Pozicioni natyral i Balotellit është roli i qëndër-sulmuesit, por ai mund të luajë në disa pozicione të tjera në sulm, përfshirë sulmues i dytë dhe anësor.

Pavarësisht talentit, Balotelli është kritikuar nga trajnerë, shokë ekipi dhe media për sjelljen e tij të keqe dhe jo të pjekur, për lëvizjen e tij pa top dhe nivelin e punës në fushë, mungesën e vazhdimësisë, mentalitetin, si dhe temperamentin dhe sjelljen e dhunshme në fushë, gjë që e ka bërë të marri shumë kartona të panevojshëm në karrierën e tij. Balotelli është akuzuar për simulime, duke bërë që shokët e ekipit dhe media t'a konsiderojnë si një lojtar të talentuar por të padisiplinuar.

Falë gjuajtjes së tij të fuqishme, Balotelli është një specialist i gjuajtjeve të lira, si dhe konsiderohet si një gjuajtësit e penalltive më të mirë në botë, një opinion i mbështetur nga shoku i tij i ekipit te City Joe Hart. Balotelli humbi penalltinë e tij të parë në ndeshje zyrtare kundër Napolit më 22 shtator 2013, ku gjuajtja e tij u prit nga Pepe Reina; kjo ishte hera e parë në 22 tentativa që ai nuk shënonte. Ai gjithsej ka shënuar 38 nga 43 penalltitë e marra përsipër.

Personaliteti dhe figura publike

Balotelli ka pseudonimin "Super Mario" e marrë nga personazhi me të njëjtin emër në video lojën italiane në Nintendo.

Balotelli ka marrë një reputacion nga media si një personazh i vështirë, i cili merr pjesë në aktivitete të diskutueshme dhe shpesh zbavitëse. Ai dikur u përshkrua nga José Mourinho si "i pamenaxhueshëm". Në qershor 2010, Balotelli dhe një grup shokësh qëlluan me pistoleta ajri në terren të hapur në Piazza della Repubblica të Milanos. Edhe pse mohon se është "i çmendur" siç pretendon shpesh mentori i tij Roberto Mancini, Balotelli ka pranuar se "ndonjëherë bën gjëra të çuditshme". Në vitin 2010, ai u fotografua në shoqërinë e dy mafiozëve të njohur të mafias italiane. Balotelli fitoi një kult pas transferimit të tij te Manchester City. Tifozët e Manchester Cityt këndonin rregullisht një këngë me tekst që i referohej aktiviteteve të tij. Muzikanti Tinchy Stryder regjistroi një këngë për nder të Balotellit, e quajtur "Mario Balotelli".

Balotelli ishte subjekt i historive të shumta të gazetave pas transferimit te Manchester City, disa të bazuara në fakte, të tjera objekt thashethemesh dhe spekulimesh. Brenda disa ditësh pas kalimit te City, Balotelli u përfshi në një aksident me makinë. U raportua se Balotelli kishte me vete 5,000 £ në atë kohë dhe se kur një oficer policie e pyeti pse kishte një shumë kaq të madhe parash, Balotelli u përgjigj: "Sepse jam i pasur". Aktivitetet jashtë fushës që përfshijnë Balotellin kanë përfshirë udhëtimin e tij në një burg të grave në Itali për të "parë rreth e rrotull" si dhe gjuajtjen e shigjetave ndaj një lojtari të ekipit të të rinjve gjatë një "shakaje" në fushën stërvitore – të gjitha këto janë konfirmuar të jenë të vërteta. Balotelli gjithashtu ishte objekt i thashethemeve të tabloidëve rreth tij duke u ballafaquar me një bullist në një shkollë pasi pyeti pse një tifoz i ri i Manchester Cityt nuk po ndiqte mësimet, si dhe i dha 1000 £ një njeriu të pastrehë në rrugët e Manchesterit. Të dyja këto raporte rezultuan të rreme.

Filmimet para ndeshjes së Ligës së Evropës të Manchester Cityt me Dynamo Kyiv në mars 2011 tregonin Balotellin duke kërkuar ndihmë për të veshur një fanellë gjatë një seance stërvitore, një incident që shoku i skuadrës Edin Džeko u pa duke imituar javën e ardhshme para ndeshjes së Cityt kundër Çelsit. Në shtator 2011, Balotelli u raportua se u pa duke përdorur iPad-in e tij ndërsa ishte në stolin e rezervave për Italinë gjatë ndeshjes së tyre me Ishujt Faroe, edhe pse ai e mohoi këtë në një vizitë në një burg po në atë javë.

Mario Balotelli: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Një fanellë me përmbajtjen "Why always me" (Pse gjithmonë unë?) e firmosur nga Balotelli.

Balotelli festoi golin e tij kundër Manchester United në tetor 2011 duke shfaqur një fanellë me fjalët: "Pse gjithmonë unë?" mbi të, një festë që në dukje kundërshton saktësinë e raporteve të gazetave. Një ditë para ndeshjes, Balotelli dhe miqtë e tij i vunë flakën një pjese të shtëpisë së Balotellit kur në të u ndez një fishekzjarre. Më vonë atë javë, Balotelli u emërua si ambasadori i Manchesterit të Madh për sigurinë e fishekzjarreve. Më 5 nëntor 2011, në shfaqjen vjetore të fishekzjarreve në Edenbridge, Kent, u zbulua një shëmbëlltyrë 12 metra e lartë e Balotellit, e kompletuar me një kapele të Super Marios, një shtëpi në dorën e djathtë dhe një fishekzjarre "Giant TNT" në të majtën e tij, të cilat i referoheshin incidentit të tij të fundit. Në dhjetor 2011, Balotelli theu një karantinë 48-orëshe përpara ndeshjes së Manchester Cityt kundër Çelsit për të shkuar në një restorant, megjithëse ai "nuk piu alkool". Gjatë kohës atje, ai nënshkroi autografe, pozoi për fotografi me shokët e darkës dhe ishte përfshirë në një përleshje shakaje me shpata". Kjo gjë bëri që klubi nisi një hetim të brendshëm. Në mars 2012, kur Interi (ish-klubi i Balotellit) mbajti një konferencë shtypi për të prezantuar trajnerin e ri Andrea Stramaccioni, Balotelli përhohësisht e ndërpreu këtë event. Më 27 qershor 2012, Balotelli shpjegoi pse nuk feston kur shënon: "Kur shënoj, nuk festoj sepse është puna ime. Kur një postier dërgon letra, a feston ai?" Një ditë më vonë ai shënoi një dygolësh kundër Gjermanisë në gjysëm-finalen e Euro 2012 dhe festoi duke hequr fanellën dhe duke shfaqur muskujt, gjë që e popullarizoi këtë deklaratë e tij për shkak të ironisë. Në dhjetor 2012, Balotelli vendosi të dërgonte Manchester Cityn në një gjykatë të Premier Ligës për të protestuar kundër një gjobe për arsye disiplinore, por përfundimisht hoqi dorë nga aplikimi i tij një ditë përpara seancës. Më 1 dhjetor 2014, Balotelli u akuzua për racizëm dhe antisemitizëm për postimin e një imazhi në Instagram të personazhit të videolojës Mario. Imazhi promovoi antiracizmin duke u thënë të tjerëve që të jenë si personazhi, duke i atribuar cilësi të lidhura në mënyrë stereotipike me etni të ndryshme, duke i dhënë fund idesë se ai "kërcen si një zezak dhe rrëmben monedha si një çifut". Në përgjigje të kritikave, ai shkroi: "Mamaja ime është çifute, kështu që të gjithë ju mbylleni gojën".

I thashë, nëse do të luante me mua 10 vjet më parë, do të të jepja çdo ditë, ndoshta një grusht në kokë. Ka mënyra të ndryshme për të ndihmuar një djalë si Mario. Unë nuk flas me të çdo ditë, përndryshe do të më duhej një psikolog, por flas me të sepse nuk dua që ai të humbasë cilësinë e tij. Nëse Mario nuk është një nga lojtarët më të mirë në botë, do të jetë faji i tij, sepse ai ka gjithçka. Mario mund të jetë një nga lojtarët më të mirë në Evropë. Nuk dua që ai të humbasë talentin e tij.

— Mancini më 6 prill 2012

Unë i mbarova fjalët e mia për të. Mbarova. E dua si djalë, si lojtar. Une e njoh ate. Ai nuk është një djalë i keq dhe [ai] është një lojtar fantastik. Por, në këtë moment më vjen shumë keq për të sepse vazhdon të humbasë talentin, cilësinë e tij. Shpresoj, për të, ai mund të kuptojë se është në një rrugë të keqe për të ardhmen e tij. Dhe ai mund të ndryshojë sjelljen e tij në të ardhmen. Por unë kam mbaruar.

— Mancini më 8 prill 2012, pas përjashtimit me karton të kuq të Balotellit kundër Arsenal

Jeta personale

Në vitin 2012, Balotelli u shfaq në GQ, ku u emërua njeriu i dytë i veshur më mirë në botë pas muzikantit britanik Tinie Tempah. Balotelli gjithashtu u shfaq në kopertinën e edicionit të nëntorit 2012 të revistës Time.

Balotelli është një adhurues i arteve marciale të përziera dhe ka thënë në të kaluarën se do të donte të konkuronte në këtë sport profesionalisht nëse nuk do të ishte futbollist. Ai nuk pi më alkohol.

Në korrik 2012, ish e dashura e Balotellit Raffaella Fico zbuloi se ishte shtatëzanë me fëmijën e tij, kurse Balotelli deklaroi se do të merrte përgjegjësitë prindëronte vetëm nëse testi i ADN-së dilte pozitiv. Fëmija e quajtur Pia lindi më 5 dhjetor 2012. Po në atë muaj, Fico akuzoi Balotellin për "mungesë interesi" dhe "papërgjegjshmëri" për vajzën e saj të sapolindur. Si përgjigje, Balotelli kërcënoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Ficos për të mbrojtur reputacionin e tij kundër akuzave të rreme. Në shkurt 2014, Balotelli më në fund e pranoi Pian si vajzën e tij pas një testi ADN-je e cila doli pozitive.

Balotelli ishte në një marrëdhënje me modelen Fanny Neguesha në vitet 2013 dhe 2014, duke qënë edhe i fejuar për një periudhë. Më 28 shtator 2017, Balotelli u bë baba për herë të dytë pas ardhjes në jetë të djalit të tij Lion, i cili lindi nga një grua e paidentifikuar.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 12 nëntor 2023
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Lumezzane 2005–06 Serie C1 2 0 2 0
Inter Milan 2007–08 Serie A 11 3 4 4 0 0 0 0 15 7
2008–09 Serie A 22 8 2 0 6 1 1 1 31 10
2009–10 Serie A 26 9 5 1 8 1 1 0 40 11
Gjithsej 59 20 11 5 14 2 2 1 86 28
Manchester City 2010–11 Premier League 17 6 5 1 0 0 6 3 28 10
2011–12 Premier League 23 13 0 0 2 1 6 3 1 0 32 17
2012–13 Premier League 14 1 1 0 1 1 4 1 0 0 20 3
Gjithsej 54 20 6 1 3 2 16 7 1 0 80 30
AC Milan 2012–13 Serie A 13 12 0 0 13 12
2013–14 Serie A 30 14 1 1 10 3 41 18
Gjithsej 43 26 1 1 10 3 54 30
Liverpool 2014–15 Premier League 16 1 4 0 3 1 5 2 28 4
AC Milan (huazim) 2015–16 Serie A 20 1 3 2 23 3
Nice 2016–17 Ligue 1 23 15 0 0 1 1 4 1 28 17
2017–18 Ligue 1 28 18 0 0 1 1 9 7 38 26
2018–19 Ligue 1 10 0 0 0 0 0 10 0
Gjithsej 61 33 0 0 2 2 13 8 76 43
Marseille 2018–19 Ligue 1 15 8 0 0 0 0 15 8
Brescia 2019–20 Serie A 19 5 0 0 19 5
Monza 2020–21 Serie B 12 5 2 1 14 6
Adana Demirspor 2021–22 Süper Lig 31 18 2 1 33 19
2022–23 Süper Lig 2 0 0 0 2 0
Gjithsej 33 18 2 1 35 19
Sion 2022–23 Swiss Super League 18 6 1 0 19 6
Adana Demirspor 2023–24 Süper Lig 5 3 0 0 0 0 5 3
Gjithsej karriera 357 146 28 10 8 5 58 22 5 2 456 185

Kombëtarja

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2010 2 0
2011 5 1
2012 9 4
2013 13 7
2014 4 1
2015 0 0
2016 0 0
2017 0 0
2018 3 1
Gjithsej 36 14

Trofe

Klube

    Internazionale
    Manchester City

Kombëtarja

    Italia

Personale

  • Çmimi Golden Boy: 2010
  • Ekipi i Turnamentit i UEFA Kampionatit Evropian: 2012
  • Ekipi i Sezonit i Serie A: 2012–13
  • FIFPro World XI ekipi i katërt: 2013
  • Lojtari i Muajit i Ligue 1: mars 2019

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Mario Balotelli Jeta e hershmeMario Balotelli Karriera me klubeMario Balotelli Karriera ndërkombëtareMario Balotelli Profili i lojtaritMario Balotelli Jeta personaleMario Balotelli Statistikat e karrierësMario Balotelli TrofeMario Balotelli ReferimeMario Balotelli Lidhje të jashtmeMario Balotelli12 gusht1990FutbolliSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Vlerësimi i nxënësveBlerim DevolliCikli i UjitMatematikaVullkanet dhe termetetVullkaniGordana Siljanovska-DavkovaTurizmi në ShqipëriUlçera në stomakPeshkaqeniDita e TokësHormonetKoreja e JugutBashkimi SovjetikHashim ThaçiPlisi (lashtësi)Pyetja retorikeElektromagnetiMenopauzaUrani (planet)HepatitiLista e personaliteteve ilireHistoria e gjeometrisëSëmundjet e syritSëmundjaArbëreshët në ItaliNdajfoljaAmnistiLista e sureve në KuranShkollaHolokaustiGjirafaShfletuesi i internetitEzaniTartufi (komedi)Kalaja e GjirokastrësLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneDemencaLigjiTrekëndëshiLuiz EjlliHamletiAeroplaniLojërat OlimpikeUjëvarat e MirushësSuediaVendkalimet kufitare të ShqipërisëKromozomiArti i RilindjesLumiEnergjia potencialeUltësira Perëndimore e ShqipërisëAzia LindoreOktapodiEgla CenoBashkimi EvropianPylliAnesteziaKiara TitoLista e liqeneve në KosovëSistemi operativPjetër BudiUdhëtimet e GulliveritHonore de BalzakRrotullimi i Tokës rreth DiellitPashallëku i Shkodrës24 PrillEkonomia e ShqipërisëKompjuteriZvarranikëtZambaku shqiptarGjuha shqipeSistemi periodik i elementeveKanadajaForca e Sigurisë së KosovësInflacioniPushtimi italian i Shqipërisë🡆 More