Torino F.c.

Torino Football Club (Italisht: ), njohur zakonisht si Torino ose thjesht Toro, është një klub profesionist futbollistik italian me seli në Torino, Piemont, që luan në Serie A.

Torino
Emri i plotëTorino Football Club S.p.A.
Pseudonimi(et)il Toro (Demi)
i Granata (Granadat)
Themeluar
  • 3 December 1906; 117 vite më parë (3 December 1906), si Foot-Ball Club Torino
  • 1 shtator 2005; 18 vite më parë (2005-09-01), si Torino Football Club
StadiumiStadio Olimpico Grande Torino
Kapaciteti27,958
PronariUT Communication
PresidentiUrbano Cairo
MenaxheriMarco Giampaolo
LigaSerie A
2020-20Vend 7
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Ngjyra shtëpi
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Ngjyra jashtë
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Torino F.c.
Ngjyra e tretë

Themeluar si Foot-Ball Club Torino më 3 dhjetor 1906, klubi pa pasur disa emra të ndryshëm; klubi i riemërua Associazione Calcio Torino nga viti 1936 e deri në vitin 1943 dhe 1959 e deri në vitin 1977, Torino FIAT në vitin 1944, Associazione Calcio Talmone Torino në sezonin 1958–59 dhe Torino Calcio nga viti 1977 deri në ditën kur klubi deklaroi falimentimin në vitin 2005. Klubi rifitoi të drejtat dhe titujt e fituar më parë, duke vazhduar si Torino Football Club.

Brënda vendit, Torino është pothuajse një nga klubet më të suksesshme në Itali me shtatë tituj të fituar, duke fituar pesë prej tyre rresht nga viti 1942 e deri në vitin 1949, duke thyer rekordin e të gjitha kohërave, dhe sigurisht duke u bërë skuadra e parë italiane që fiton dopietën e titujve. Klubi gjithashtu e ka fituar edhe Coppa Italian për plot pesë herë, ku për herë të fundit e ka fituar në sezonin 1992–93, dhe Kupën Mitropa në vitin 1991. Në arenën ndërkombëtare, Torino ka qënë finaliste e Kupës UEFA në sezonin 1991–92.

Në renditjen e vazhdueshme të Serie A, ku përfshihen të gjitha skuadrat që kanë luajtur të paktën një herë në elitë, Torino zë vendin e tetë, ku marrë pjesë në 70 nga 82 edicionet e zhvilluara.

Historia

1887–1906: Themelimi

Në qytetin e Torinos loja e futbollit kishte mbërritur në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, duke u prezantuar në fillim nga idustria Zvicerane dhe Angleze. Nga viti 1897 Football & Cricket Club – klubi më i vjetër italian – ishte krijuar tashmë në kryeqytetin e Piemontit, e ndjekur nga Nobili Torino në vitin 1889. Në vitin 1891, dy klubet Internazionale Torino dhe Football Club Torinese (që ishte themeluar në 1894) u bashkuan.

Torino F.c. 
Alfred Dick, themeluesi dhe presidenti i parë i Foot-Ball Club Torino.

Loja e re shpejt e zëvëndësoi lojën e Pallapugnos, gjë që solli krijimin e disa sektorëve të futbollit nga klubet sportive Ginnastica Torino dhe Juventus. Më 8 Maj 1898, Internazionale Torino, Football Club Torinese dhe Ginnastica Torino, sëbashku me Geanoan zhvilluan për herë të parë Kampionatin Italian të Futbollit në fushën e Velodrome Umberto I të Torinos, si pjesë e Ekspozita Ndërkombëtare për pesëmbëdhjetë vjetorin e lindjes së Statuto Albertino. Kampionati u fitua nga Genoa.

Në vitin 1900, Football Club Torinese u nda nga Internazionale Torino, por pika e vërtetë e kthesës për klubin arriti më 3 dhjetor 1906: në fabrikën e birrës Voigt (tani bari Normal), aleanca ishte krijuar me një grup të disidentëve të Juventusit, i udhëhequr nga financieri zviceran Alfred Dick, i cili nuk u pajtua me profesionalizmin e Juventusit. Takimi në fabrikë ishte programuar të zhvillohej në orën nëntë dhe do të merrnin pjesë 23 persona, me emrat: Alfred Dick, Giovanni Secondi, Fritz Bollinger, Eugenio De Fernex, Giuseppe Varetto, Enrico Debernardi, Arthur Rodgers, Federico Ferrari-Orsi, Fritz Roth, Carlo Pletscher, Carlo Dick, Hans Kaempfer, Oreste Mazzia, Paul Boerner, Ugo Muetzell, Robert Depenheuer, Alfredo Jaquet, C. Bart, O. Quint, I. Michel, I. Faelmdrich, A. Boulaz dhe Walter Streule. Franz Schoenbrod, presidenti, nuk ishte prezent, me arkëtarin Luigi Custer, i cili ishte ulur rastësisht në vendin e tij. Gjatë kohës që nuk kishte ndërhyrë, Giacomo Zuffi, Gian Luigi Delleani, Vittorio Morelli di Popolo, Ademaro Biano, Ettore Ghiglione, Vittorio Berrà dhe Vittorio Pozzo kishin dhënë mbështjetjen e tyre për klubin.

Klubi i ri përdori ngjyra të reja, duke zgjedhur në fund granatën; një ngjyrë e kuqerremtë, e ngjashme me Burgonjën.

1906–1915: Nga hapat e parë të Lufta e Madhe

Torino F.c. 
Lojtarët e Torinos duke pozuar për një fotograf në vitin e largët 1906.

Ndeshja e parë zyrtare e klubit u luajt më 16 dhjetor 1906 në Vercelli kundër Pro Vercellit, që u fitua 3–1 nga Granadat. Torino kishte veshur fanella me ngjyrat e verdhë dhe të zezë të marrë nga Football Club Torinese. Fotoja e parë historike e takimit të klubit portretizon një djalosh i cili ishte i destinuar të kishte një rol të rëndësishëm në historinë e futbollit italian, Vittorio Pozzo.

Derby i parë u luajt një vit më vonë në Velodrome Umberto I, saktësisht më 13 janar 1907, ku Demat mposhtën Juventusin 2–1. Torino e përsëriti suksesin duke fituar me rezultatin 4–1 një muaj më vonë dhe mori të drejtën për të hyrë në raudnin final të Kampionatit Italian, duke u renditur në vendin e dytë pas Milanit. Fusha e Torinos deri në vitin 1910 do të ishte Velodrome Umberto I.

Torino nuk mori pjesë në kampionation e vitin 1908 për shkak të një rregulli i cili kufizonte përdorimin e lojtarëve të huaj. Në vend të kësaj klubi luajti në dy turnamente popullore "të miturish": turneu i lakmuar "Palla Dapples" (një trofe argjendi me formën e një topi futbolli), e fituar kundër Pro Vercelli; dhe një tjetër turne ndërkombëtarë i rëndësishëm i organizuar nga La Stampa, që u zhvillua në Torino po në atë vit. Torino humbi në finale kundër skuadrës zvicerane Servette FC.

Në vitin 1912 Vittorio Pozzo u bashkua n stafin teknik: me të në vitin 1914, Torino mori pjesë në një turne në Amerikën e Jugut, duke i fituar të gjashta ndeshjet e zhvilluara kundër skuadrave të kalibrit të kombëtares argjentinase dhe Corinthiansit të Brazilit.

Në vitin 1915 Torino humbi mundësinë për të fituar kampionatin e parë të vërtetë pas shpërthimit të Luftë së Parë Botërore. Me një ndeshje për t'u luajtur, Torino (i 2ti) ishte dy pikë larg kryesuesve të Genoas. Në ndeshjen finale të kampionatit, Torino do të kishte mundësinë për të luajtur kundër tyre pasi kishte mposhtur ata në ndeshjen e parë 6–1. Në atë kohë, megjithëse në vite të ndryshme, katër vëllezër kishin luajtur për Torinon, Mossos-ët; një gjë që ishte shumë e përhapur në atë kohë.

1919–1942: Ndeshja më e gjatë

Pas luftës liga vazhdoi në tetor 1919. Si të gjithë skuadrat e tjera, Torino kishte humbur shumë nga lojtarët e saj për shkak të luftës. Rimëkëmbja ishte e vështirë pasi skuadra e mbylli në vendin e tretë grupin e Piemontit, mbrapa Pro Vercellit dhe Juventusit. Madje edhe në sezonin 1920–21 nuk ekzistonte një ligë e vetme, por një seri e grupeve rajonale. Torino e përfundoi raundin gjysmë-final të Italisë veriore në barazim me Legnanon. Ndeshja kundër tyre dukej të ishte ndeshja më e gjatë e futbollit italian; në fund të kohës së rregullt rezultati ishte 1–1; kjo më pas u ndoq nga dy kohë shtesë me nga 30 minuta secila, por në fund rezultati ishte ende i njëjtë. Gjygjtari vendosi që të kishte një kohë të tretë shtesë, por skuadrat pranuan në mënyrë reciproke që të mos të luanin më pas tetë minutave.

Në të njëzetat e hershme vëllezërit Martin, katër prej tyre, si Mossos-ët, filluan të luajë për Torinon. Martin II ishte vëllai më i talentuar dhe zhvilloi plot 359 paraqitje me Torinon. Në një ndeshje kundër Brescias më 9 nëntor 1924, për të parën dhe të vetmen herë, të katërt vëllezërit Martin (Pietro, Cesare, Dario dhe Edmondo) luajtën sëbashku. Më 7 prill 1922, Vittorio Pozzo u largua nga Torino për arsye personale dhe familjare, duke u zëvëndësuar nga Francesco Mosso.

Në vitin 1924 Count Marone Cinzano u vendos presidenti i ri i Torinos dhe solli suksesin e parë në klub. Në verën e vitit 1925 ai solli argjentinasin Julio Libonatti te Torino (lojtari i parë i huaj që përfaqson kombëtaren italiane) dhe Adolfo Baloncieri. Në atë vit Torino e përfundoi e dyta grupin e saj mbrapa Bolonjës, por Libonatti dhe Baloncieri e provuan shpejt vlerën e tyre duke shënuar 38 nga 67 golat e skuadrës. Në vitin tjetër mbërriti edhe Gino Rossetti nga Spezia për shumën e 25,000 lira italiane. Rossetti, sëbashku me Libonattin dhe Baloncierin, i dhanë janë të famshmes "trio e mrekullive", e pasuruar nga taktikat e zgjuara të trajnerit Tony Cargnelli. Sezoni i ardhshëm pa inaugurimin e Stadio Filadelfia: ngjarja u festua më 17 tetor 1928 me një fitore 4–0 kundër Fortitudo Romës.

E udhëhequr nga Imre Schoffer, Torino fitoi Scudetton e parë më 10 korrik 1927 pas suksesit 5–0 kundër Bolonjës. Megjithatë, titulli u hoq më 3 nëntor 1927 për shkak të një ryshfeti që iu dha mjekut të Torinos dhe lojtari të Juventusit, Luigi Allemandi, gjatë derbit të zhvilluar më 5 qershor 1927. Ishte pothuajse fundi i sezonit ku gazeta milaneze "Lo Sport" publikoi lajmin e mashtrimit në favor të Torinos. Historia u morr vesh nga gazeta "Tifone" e Romës, dhe u zgjerua nga një gazetar që jetonte në të njëjtin hotel me Allemandin. Gjatë kohës që titulli i vitit 1927 ishte pa fitues, Allemandi u përjashtua përgjithmonë, pavarësisht se ai më vonë u falë dhe qëndroi një vit i pezulluar.

Torino F.c. 
Torino gjatë një turi në Argjentinë në vitin 1929

Në sezonin e ardhshëm Torino u rikonfirmua si kampion i Italisë. Pas mos-quajtjes së Skudetos së parë, skuadra u përgjigj mirë nën drejtimin e Baloncierit, një udhëheqës natyral; disa nga rezultatet u bënë historike, psh si fitoret 11–0 kundër Brescias dhe Napolit dhe fitorja 14–0 kundër Reggianës, të gjitha në "Filadelfia". "Trio e mrekullive" shënoi 89 gola ndërmjet tyre. "Tringjyrëshi" i shumpritur, që Torino e fitoi më 22 korrik 1928 pas barazimit 2–2 kundër Milanit, u festua në një tur të zhvilluar në Amerikën e Jugut. Më vonë, Count Marone Cinzano u largua; ai ishte tronditur shumë keq nga anullimi i titullit të fituar në vitin 1927.

Në vitet e hershme 1930' Torino pa një sërë ndyshimesh të presidentëve pas largimit të Cinzanos: Ferrari, Vastapane, Gervasio, Mossetto, Silvestri dhe Cuniberti. Kjo ishte një periudhë paqëndrueshmërie gjë që u reflektua edhe në rezultatet mediokër të skuadrës në ligë:7ti në sezonin 1930–31, 8ti në sezonin 1931–32, 7ti në sezonin 1932–33, 12ti në sezonin 1933–34 dhe 14ti, një larg larg Serie B, në sezonin 1934–35. Ndërkohë, skuadrat e tjera filluan të zhvillojnë divizionet e të rinjëve. Në nder të Adolfo Baloncierit, Torino vendosi t'ja dedikojë sektorin e të rinjëve atij: Balon boys. Nga ky sektor dolën lojtarë si Raf Vallone, Federico Allasio, Giacinto Ellena dhe Cesare Gallea.

Torino F.c. 
Formacioni i Torinos formation që fitoi edicionin e tretë të Coppa Italia në sezonin 1935–36.

Duhet të vinte sezoni 1935–36 që klubi të fillonte ringjalljen: Torino luftoi për titull deri në mesin e raundit të dytë, por në fund Bolonja do të fitonte kampionatin, duke e mbyllur një pikë para Romës. Megjithatë, Torino u konsolidua me fitoren e tyre të parë në Coppa Italia, një turnament i cili zhvillohej një herë në vit. Aty, Torino mposhti Reggianën 2–0, shkatërroi Catanian 8–2 (gjashtë gola nga Pietro Buscaglia) Livornon 4–2 dhe mposhti Fiorentinën 2–0. Finalja pa Torinon të triumfonte me rezultatin 5–1 kundër Alessandrisë.

Në sezonin 1936–37 Torino u riemërua "Associazione Calcio Torino" për shkak të regjimit fashist që nuk toleronte prezencën e fjalëve të huaja në atë kohë. Torino e mbylli sezonin 1937–38 në vendin e ulët të nëntë. Disa kënaqësi erdhën nga Coppa Italia, ku Torino u mposht vetëm në finale. Në sezonin 1938–39 Torino përfundoi në vendin e 2të, mbrapa një Bolonje të fortë që triumfoi me katër pikë avantazh nga Torino. Hungarezi Egri Erbstein u bë Drejtori Teknik i Torinos dhe trajneri i saj ishte Mario Sperone. "Balon Boys" vazhduan të prodhonin lojtarë për skuadrën e parë, siç ishin tre mesfushorët të cilët qëndruan në historinë e mesfushës si "gjashtë "L"-të": Allasio, Gallea dhe Ellena.

Në sezonin 1939–40 Torino përfundoi në vendin e pestë, megjithatëm, klubi do të shihte mbërritjen e rëndësishme të presidentit Ferruccio Novo. Kjo gjë solli një pikë kthyese, pasi Novo do të siguronte mbështetje financiare për klubin dhe do të shfaqte aftësi si një adminsitrator i përgjegjshëm. Me kontributet me vlerë nga Antonio Janni, Giacinto Ellena dhe Mario Sperone, Novo do të ishte në gjëndje të krijonte një skuadër që më vonë do të njihej si "Grande Torino".

1942–1949: Grande Torino

Torino F.c. 
Pathyeshmit e "Grande Torinos", fituesit e pesë titujve rresht të Serie A.

Momenti më shkëlqyes, u përfaqsua nga Grande Torino, një skuadër e pamposhtur, e cila fitoi pesë tituj rresht (nuk përfshihet ndërprerja e ligës në 1944 Campionato Alta Italia, ku FIGC në vitin 2002 njohu Spezian si fituesen e vetme) ndërmjet viteve 1942 dhe 1949, një Coppa Italia në vitin 1943 (dhe falë këtij suksesi, Torino u bë skuadra e parë italiane që fitonte të dy trofetë brënda vendit, "Skudeto-Coppa Italia"). Torino ishte shtylla e kombëtares italiane në ato vite, që aktivizonte dhjetë lojtarë në formacion te të kaltrit.

Kapiteni dhe udhëheqësi i padiskutueshëm ishte Valentino Mazzola, babai i Ferruccios dhe Sandros, të cilët do të ndiqnin hapat e babait të tyre duke u bërë edhe ata futbollistë. Skuadra tipike ishte: Bacigalupo; Ballarin, Maroso; Grezar, Rigamonti, Castigliano; Menti, Loik, Gabetto, Mazzola, Ossola. Cikli i fitoreve befasisht përfundoi më 4 maj 1949, kur avioni që po mbante të gjithë skuadrën, po rikthehej pas një miqësoreje të zhvilluar me Benficën në Lisbon, u përplas me kishën Basilica. Viktimat e aksidentit ishin e gjithë skuadra, lojtarët rezervë, dy ekzekutivë (Agnisetta dhe Civalleri), trajnerët Egri Erbstein dhe Leslie Lievesley, masazhatorja Cortina dhe tre gazetarë, Luigi Cavallero, Renato Tosatti dhe Renato Casalbore.

1949–1988: Nga rënja te titulli

Torino F.c. 
Presidenti i Torinos Orfeo Pianelli, arkitekti i rilindjes së Torinos më vitet 1960' dhe 1970', duke festuar Coppa Italia në sezonin 1970–71.

Vitet e vështira ndoqën klubin pas tragjedisë. Rënja e ngadaltë e çoi klubin në rënjen e klubit për herë të parë në Serie B, gjë që i solli emrin klubit "Talmone Torino" në vitin 1959. Qëndrimi në këtë ligë do të zgjaste vetëm një sezon, pasi klubi do të rikthehej në elitë në sezonin 1960–61. Në vitin 1963 Orfeo Pianelli u vendos presidenti i ri. Për të rindërtuar skuadrën tifozët duhej të prisnin ardhjen e lojtarit që më vonë do të bëhej ikona e klubit: Gigi Meroni, me pseudonimin "Flutura Granada". Nga sezoni 1964–65 skuadra, e udhëhequr nga Nereo Rocco, do të përfundonte në vendin e tretë.

Historia e Torinos me Meronin u mbyll tragjikisht më 15 tetor 1967. Lojtari i Torinos, pas fundit të ndeshjes së ligës kundër Sampdorias, gjatë kohës që po kalonte rrugën Corso Re Umberto I, u përplas dhe u vra nga një makingë që po e drejtonte Attilio Romero (i cili më vonë do të bëhej president i Torinos në vitet 2000–2005). Torino në atë kohë qëndroi si një nga yjet e Serie A dhe e mbylli sezonin në vendin e shtetë. Në atë sezon, Torino gjithashtu triumfoi edhe në Coppa Italia. Rikonstruksioni i një skuadre fituese, filloi me presidentin Pianellin, dhe do të vazhdonte në vitin 1971 me një tjetër sukses në Coppa Italia.

Në sezonin 1971–72 Torino arriti vendin e dytë, duke e mbyllur me vetëm një pikë më pak se "kushurinjtë" e Juventusit. Nëpër tre sezonet e ardhshme Torino do të qëndronte mes skuadrave të para, si një fillim drejt rrugës së titullit të tyre të shtatë kampion.

Torino F.c. 
Francesco Graziani dhe Paolo Pulici, sulmi i Torinos në sezonin 1975–76.

Kampionati u fitua në sezonin 1975–76, pas një përmbysje horror kundër Juventusit, e cila në pranverë ishte pesë pikë para Demave Torinez. Por pas tre humbjeve rresht të Bardhezinjëve, ku e dyta ishte në derbi, bëri që Torino ta parakalonte. Në ndeshjen e fundit Torino vinte me avantazhin e një pike, dhe deri në atë kohë, ishte gjithnjë fituese në shtëpi: Torino priti Cesenën në Comunale, por nuk shkoi më shumë se një barazim me ta, por Juventusi do të dështonte në Perugia. Titulli u fitua me avantazhin prej dy pikëve kundër Juventusit, 27 vite pas tragjedisë së Supergës.

Kjo sfidë u përsërit edhe në sezonin e ardhshëm në një kampionat emocionues që e pa Torinon ta mbyllte me 50 pikë kundër 51 pikëve të Juventusit (një rekord në një ligë me gjashtëmbëdhjetë skuadra). Në vitin 1978, Torino e mbylli kampionatin sërisht në vendin e dytë (me pikë të barabarta me Vicenzën surprizuese të Paolo Rossit), sërisht mbrapa Juventusit por më shumë e shkëputur; në vitet e tjera, gjatë kohës që ishte një nga skuadrat më të mira, për skuadrën pati një ulje të vogël dhe nuk ishte në gjëndje për të përsëritur këto rezultate, me përjashtim të vendit të dytë të arritur në sezonin 1984–85, mbrapa Veronës së Bagnolit. Në sezonin 1987–88, Torino humbi një ndeshje play-off kundër Juventusit për kualifikimin në Kupën UEFA.

1988–2000: Udhëtimi në Evropë

Në fund të sezonit 1988–89 Torino u rrëzua në Serie B për herë të dytë në historinë e klubit. Atë vit dukej se skuadra do të rigjenerohej, duke bërë një rikthim emocionues në Serie A pas sezonit 1989–90. Nën drejtimin e trajnerit Emiliano Mondonico, skuadra u kualifikua në Kupën UEFA, duke u renditur para Juventusit, që në mënyrë surprizuese, qëndroi jashtë vropës për herë të parë pas njëzetetetë viteve (1963–1991). Fushata në Evropë gjatë sezonit 1991–92 ishte pothuajse e pandalshe: Torino arriti deri në finale duke eliminuar, përveç të tjerash, Real Madridin. Megjithatë, në finale përball Torino u pkundër një Ajaxi të përhumbur: ndeshja e parë në Torino u mbyll në barazim 2–2, kurse ndeshja e kthimit në Amsterdam u mbyll në barazim pa gola gjë që i shpalli hollandezët kampion, pavarësisht se Torino goditi tre herë shtyllën dhe pati një kontakt të dyshimtë në zonën e penalltisë, gjë që irritoi trajnerin Mondonico. Sezoni në ligë do të konkretizohej me një vend të tretë.

Ndarja me fitoren qëndroi vetëm një vit larg, pasi në sezonin 1992–93 Torino do të fitonte për herë të pestë në historinë e saj Coppa Italian duke mposhtur në finale Romën. Edhe kjo do të ishte një tjetër finale emocionuese: pas fitores 3–0 nga Torino në ndeshjen e parë, në ndeshjen e kthimit Roma ishte në gjëndje të triumfonte 5–2, falë tre penalltive të dhuruara nga gjygjtari. Megjithatë, Torino u shpall kampioneve për shkak të rregullit të golave jashtë fushe. Torino e fitoi trofeun në të njëjtën mënyrë që Ajaxi e fitoi vitin e kaluar.

Torino e sapongjitur e Mondonicos në sezonin 1990–91, ishte fituese e Kupës Mitropa në fund të sezonit, trofeu i parë ndërkombëtar i klubit. Pas triumfit në Coppa Italia, klubi kaloi një periudhë të vështirë ekonomike. Duke ndryshuar presidentët dhe trajnerët, rezultatet e skuadrës u bënë edhe më negative: në vitin 1995 humbja 5–0 në derbi i kushtoi trajnerit Nedo Sonetti punën e tij, dhe në fund të sezonit skuadra ra në Serie B për herë të tretë në histori. Rikthimi në Serie A pas humbjes me penallti në play-off kundër Perugia në sezonin 1997–98 (3–5 me penallti në Reggio Emilia, me Umbriansët që u kualifikuan në Serie A për herë të parë) erdhi në sezonin 1998–99, me një vend të dytë të arritur falë golave të Marco Ferrante.

2000–vazhdon: Rilindja pas falimentimit

Torino e nisi sezonin 1999–00 me qëllimin për të ruajtur vendin e saj në Serie A, por më 7 maj 2000 humbi një ndeshje vendimtare 2–1 kundër Lecces duke u rrëzuar sërisht në Serie B. Klubi më pas u ble nga Francesco Cimminelli, i cili vendosi Attilio Romeron si president dhe Luigi Simonin si trajner, por fillimi i sezonit pa Torinon të rrezikonte të rrëzohej në Serie C. Giancarlo Camolese, trajneri i të rinjëve, u bë trajneri i skuadrës së parë. Me tetë fitore rresht në shtëpi dhe dhjetë fitore jashtë fushe, Torino arriti të rikuperohej dhe ta mbyllte sezonin 2000–01 në vendin e parë me 73 pikë. Në sezonin 2001–02 Torino jo vetëm që siguroi mbijetesën por edhe u kualifikua në Kupën Intertoto. Rikthimi në Europë erdhi kundër austriakëve të SC Bregenz, ku Torino i fitoi të dyja ndeshjet 2–1, përpara se të eleminohej nga spanjollët e Villarrealit me penallti (3–4). Në atë sezon (2002–03), Torino zhvilloi performancën më të keqe në Serie A duke e mbyllur e fundit, pasi ndryshoi katër trajnerë: Camolese, Renzo Ulivieri, Renato Zaccarelli dhe Giacomo Ferri. Indetiteti i Torino Calcios u mbajt gjallë nga tifozët: unike në historinë e saj ishte një marshim popullor (50.000 njerëz Sipas organizatorëve), që më 4 maj 2003, si pasojë e një tjetër rënje në Serie B, do të marshonin në rrugët e kryeqytetit të Piemontis, duke filluar nga mbetjet e Stadio Filadelfias, duke kaluar në frontin e pllakës përkujtimore të Gigi Meronit në Piazza San Karlo, dhe duke arritur në gurin e varrit të Grande Torinos të Supergas.

Sezoni 2003–04 në Serie B pa pjesmarrjen e 24 skuadrave (më e larta) me Torinon që e mbylli në një vend zhgënjyes të 12-të, me Ezio Rossin në stol. Në sezonin 2004–05, skuadra nën drejtimin e Zaccarellit, përfundoi në vendin e tretë pasi eleminoi Ascolin në play-off. Më 26 qershor 2005, Torino festoi kthimin në Serie A pasi mposhti Perugian. Megjithatë, kjo kënaqësi nuk zgjati shumë: klubi ju mohua hyrja në Serie A pas borxheve të rënda të akumuluara gjatë administratave të kualuara (e fundit nën drejtimin e Cimminellit). Të detyruar për të pritur vendimin e apelit, u zbulua se Cimminelli nuk kishte paguar një pjesë të madhe të taksave të klubit në pesë vite dhe nuk arriti të depozitojë një garanci në FIGC për shlyerjen e tyre. Vendimi i apelit ishte negativ; pas 40 ditësh të gjata Torino Calcio u konsiderua i papërshtatshëm për të marrë pjesë në Serie A. Në mënyrë të pashmangshme, pas 99 vitesh histori, falimentimi i Torino Calcios u lajmërua më 9 gusht 2005 dhe klubi pushoi së ekzistuari.

Torino F.c. 
Roberto Muzzi, protagonisti i rikthimit të klubit në elitë pas falimentimit të Torino Calcios.

Si rezultat e kësaj situate të tmerrshme, një konsorcium i ri i biznesmenëve (kryesuar nga avokati Pierluigi Marengo) morën përgjegjsinë për rilindjen e një entiteti të ri profesional të njohur si i "Società Civile Campo Torino" (marrë nga emri i vjetër i Stadio Filadelfia). Konsorciumi paraqiti kërkesën për pranim te gjygjtari Lodo Petrucci, që i garantoi regjistrimin në Serie B. Propozimi i parë ekonomik u vlerësua si e pamjaftueshme nga FIGC. Konsorciumi shtoi edhe sponsorizimin e SMAT-it (kompania që menaxhon furnizimin me ujë në Torino), duke kompletuar procesin burokratike. Më 16 gusht 2005, FIGC zyrtarisht besoi klubin e ri me gjithë titujt e "Torino Calcios". Klubi i ri rifilloi gjithçka nga zero, duke fituar barrën e rikrijimit të strukturës së kompanisë, si dhe lojtarët dhe punonjësit e klubit. Më 19 gusht 2005, në barin Norman (njohur më parë si "Birra Voigt", origjina e klubit), gjatë një konference për shtyp ku supozohej të shihej prezantimi i strukturës së kompanisë së re, u lajmërua se klubi do të shitej te botuesi dhe reklamuesi Urbano Cairo, i cili një ditë më parë kishte prezantuar ofertën për të blerë klubin. Më 22 gusht, kur gjithçka dukej se ishte drejt përfundimit, Luke Giovannone, një sipërmarrës nga Ceccano, që kishte kontribuar me 180,000 për të ndihmuar Lodo Petruccin (i cili i garantoi atij 51% të aksioneve të Torinos së re), refuzoi ta shesë klubin. Në vazhdim të negociatave që përfshinë edhe kryetarin e Torinos Sergio Chiamparino, Giovannone ishte i përgatitur për ta shitur klubin më 24 gusht – por më pas ndryshoi mendjen, duke zemëruar tifozët. Duke u bërë gati për të ikur nga Torino, Giovannone ishte gjurmuar në një hotel në Moncalieri dhe rrethuar nga tifozët e klubit. Duke refuzuar të ndërmjetësohej me kryetarin e komunës, Giovannone u shoqërua nga policia dhe u largua nga qyteti.

Më 26 gusht, në takimin e aksionervëe të SCC Torino, shuma kapitale u rrit në 10 milion €. Më 31 gusht, Giovannone u dorëzua pas një procesi të gjatë të negociatave: Cairo u bë presidenti i dytë i Torinos së re më 2 shtator. Cario thirri menjëherë në detyrë si trajnerin e skuadrës Gianni De Biasin duke formuar embrionin e parë të klubit. Torino u transformua nga S.R.L në S.p.A, me Carion i cili derdhi 10 milion € për kapitalin. Ribashkimi me "Torinon e vjetër" u kompletua më 12 korrik 2006 kur në një ankand falimentimi, Cario bleu të gjitha trofetë dhe reliket e Grand Torinos për 1.411.000 €, duke lejuar tifozët dhe përfaqësuesit e Torinos për të planifikuar festimet për njëqindvjetorin Torinos. Skuadra bëri debutimin e saj shtatë ditë pas firmosjes me Carion, duke u përforcaur nga disa blerje (ku disa prej tyre ishin blerë një natë para debutimit). Torino debutoi si vizitore 10 shtator 2005 kundër U.C. AlbinoLeffes, duke fituar 1–0 falë golit të Enrico Fantinit. Ndeshja gjithashtu do të nxirrte në pah një lojtarë të ri të marrë nga Parma, Alessandro Rosina. Në një kohë të shkurtër, Torino u përforcua sërisht me disa blerje në merkaton e dimrit duke e mbyllur sezonin në vendin e tretë gjë që i siguroi kualifikimin direkt në play-off. Aty fitoret kundër Cesenës (1–1 dhe 1–0) dhe Mantovës (2–4 dhe 3–1 pas kohës shtesë) siguruan rikthimin e Torinos në Serie A për sezonin 2006–07.

Torino F.c. 
Alessandro Rosina.

Rikthimi në elitë u karakterizua me arritjet e Christian Abbiatit, Stefano Fiores dhe Simone Barones. Gianni De Biasi u shkarkua përpara se sezoni të fillonte dhe u zëvëndësua nga Alberto Zaccheroni, i cili e udhëhoqi Torinon në një pozicion komod në mes të tabelës deri në mesin e sezonit. Megjithatë, gjashtë humbje rresht i kushtuan Zaccheronit vendin e tij dhe De Biasi u ripunësua, i cili i siguroi mbijetesën klubin në javëne parafundit të sezonit. I riu Alessandro Rosina ishte golashënuesi më i mirë i klubit në atë sezon. Në sezonin 2007–08, trajneri Walter Novellino u vendos në stol, por u shkarkua më 15 prill 2008 pas një serie rezultatesh negative. Me pesë ndeshje para fundit, De Biasi u rithirr, me Torinon që e mbylli në vendin e 15të. Golashënuesi më i mirë i Torinos ishte sërisht Rosina. Në sezonin e ardhshëm, pavarësisht shumë blerjeve (Rolando Bianchi, Blerim Xhemaili dhe Ignazio Abate) Torino performoi dobët, me tre trajnerë të ndryshëm (De Biasi, Novellino dhe, më në fund, Giancarlo Camolese) që dështuan të shmangnin rënjen në Serie B.

Torino F.c. 
Alessio Cerci.

Stefano Colantuono u punësua si trajneri i ri pas rënjes. Pas një fillimi brilant të kampionatit, pjesa e dytë pa performanca në krizë të skuadrës gjë që solli mbërritjen e Mario Barettës. Megjithatë, situata nuk u përmirësua, dhe pas humbjes kundër Cittadellës, Baretta u shkarkua. Colantuono u rithirr në vendin e tij. Ndërkohë, Cario emëroi Gianluca Petrachin (i njohur për punën e tij te Pisa) si drejtorin e ri sportiv të Torinos. Në një periudhë prej dy javësh, Petrachi pothuajse e rivendosi skuadrën, duke larguar 10 lojtarë dhe duke blerë 12 të tjerë. Skuadra e re fitoi 42 pikë në pjesën e dytë të sezonit. Më 26 shkurt 2010, Urbano Cairo lajmëroi se ai zyrtarisht kishte nxjerrë klubin në shitje. Më 2 maj 2010, përmes një letre për tifozët, presidenti lajmëroi se ai nuk do të merrte pjesë në Meshën e Shenjtë vjetore te Superga në kujtim të "Grande Torinos", diçka që ai e kishte bërë gjithmonë që nga fillimi i mandatit të tij. Torino e përfundoi në vendin e 5të, duke u kualifikuar për në play-off. Aty, Torino eleminoi Sassuolon në gjysmë-finale (1–1 në shtëpi; 2–1 jashtë), por humbi në finale kundër Brescias (0–0 në shtëpi; 2–1 jashtë). Në sezonin e ardhshëm, Colantuono kaloi te Atalanta, kurse Franco Lerda u emërua zëvëndësi i tij. Ai u lirua më 9 mars 2011, duke i hapur rrugë Giuseppe Papadopulos, por më 20 mars, pas vetëm 11 ditëve, ai u shkarkua. Lerda u rikthye dhe nuk humbi deri në javën e fundit të sezonit, 0–2 kundër Padovës, duke mos arritur dot zonën play-off dhe duke qëndruar në ligën e dytë për sezonin e tretë rresht.

Më 6 qershor 2011, klubi zyrtarisht lajmëroi se Giampiero Ventura do të ishte trajneri i ri i klubit para fillimit të sezonit 2011–12, duke firmosur një kontratë një vjeçare me klubin. Pas një sezoni të gjatë klubi u rikthye në Serie A më 20 maj 2012, duke mposhtur Modenën 2–0. Torino e përfundoi sezonin me pikë të barabarta me Pescarën, por kjo e fundit u shpall kampione për shkak të golavarazhit më të mirë. Në sezonin e ardhshëm në elitë, Torino siguroi matematikisht mbijetesën dhe qëndrimin në Serie A më 12 maj 2013 pas barazimit 1–1 jashtë fushe kundër Chievo Veronës dhe humbjes së PalermosFirence kundër Fiorentinës. Sezoni 2013–14 do të ishte akoma më i mirë për klubin Granada, që e mbylli në vendin e shtatë duke u kualifikuar për në Ligën e Evropës pas 12 vitesh mungesë: yjet e këtij sezoni pozitiv ishin Alessio Cerci dhe Ciro Immobile; ky i fundit, me 22 gola u shpall golashënuesi më i mirë i Serie A, një titull që Torino nuk e kishte arkivuar që nga sezoni 1977–78 me Francesco Grazianin.

Identiteti

Stema

Në stemën e klubit të Torinos ka qënë përherë një dem i tërbuar, i cili është simboli i qytetit të Torinos. Stema aktuale e klubit është vendosur në sezonin 2005–06; stema e parë pas falimentimit të Torino Calcios. "1906-ta" në anën e majtë të stemës është vendosur për të treguar vitin e themlimit të "Foot-Ball Club Torino".

Në vitet 1980', stema e Torinos ishte në formë katrore me një dem të modeluar dhe me fjalët "Torino Calcio". Kjo stemë ende dashurohet nga tifozët, dhe në vitin 2013 ishte votuar nga lexuesit e Guerin Sportivo si stema më e bukur e të gjitha kohërave. Nga viti 1990 e deri në vitin e falimentimit, stema ishte ribërë si në kohërat e Grande Torinos, me një diferencë të madhe në krahun e djathtë ku në vend të shkonjave "T" dhe "C" (inicialet e Grande Torinos) ishin vendosur shkonjat "A", "C" and "T" (incialet e "Associazione Calcio Torinos").

Ngjyrat

Në vitet e hershme të krijimit të klubit, duke pasur parasysh nevojën për të vendosur ngjyrat përfundimtare të klubit, drejtuesit e saj vendosën granata, një fjalë italisht për ngjyrën e kuqerremtë. Historia më e pranueshme për këtë ngjyrë është se ajo ngjyrë u vendos në nder të Dukës së Abruzzit dhe Shtëpisë së Savojës, të cilët, pas çlirimit fitimtar të Torinos nga francezët më 1706, vendosi një shami e ngjyrosur me gjak në nder të një të dërguarit të vrarë që solli lajmin e fitores. Histori të tjera, të konsideruara pak të besueshme, flasin për një nderim të themeluesit të klubit Alfredo Dick, i cili ishte tifoz i skuadrës gjenoveze Servette FC, ose për shkak të një aksidenti në larjen e tyre, ose histori të tjera të kopjimit të fanellave të skuadrave të tjera.

Fanella

Fanella e parë e "Foot Ball Club Torino", e përdorur disa ditë pas themelimit të klubit – në ndeshjen e parë të historisë së saj – kundër Pro Vercelli, ishte e verdhë me viza të zeza që më parë ishte përdorur nga Internazionale Torino dhe Football Club Torinese.

Pasi drejtuesit vendosën që ngjyra dalluese përfundimtare e klubit të ishte e kuqerremjta, uniforma tradicionale e Torinos është e përbërë me një bluze me ngjyrë të kuqerremtë dhe me të shkurtra të bardha (ndonjëherë edhe të kuqerremtë) dhe me çorape të zeza; Megjithatë, në kohët e fundit, nuk kanë qënë të pazakonta rastet kur ekipi ka dalë në fushë me çorape të kuqerremta, si dhe, në mënyrë të përhershme me një bluzë komplet të kuqerremtë. Fanella e dytë ka qënë e bardhë me të shkurtra të kuqerremta, pavarësisht se ato ndonjëherë kanë qënë edhe të bardha. Që nga viti 1953, fanella e dytë e Torinos ka qënë e bardhë me grup diagonalesh të kuqerremta; kjo uniformë është një nderim për Club Atlético River Plate, pasi klubi argjentinas ka qënë historikisht afër Torinos pas tragjedisë së Supergës. Gjatë sezonit 2007–08, Torino prezantoi një fanellë të tretë me viza të verdha dhe të zeza, duke ju referuar atyre që përdorte Football Club Torinese; një nga klubet e para në Torino dhe konsiderohet si klubi i parë i qytetit.

Prodhuesit e fanellës dhe sponsorët

Periudha Prodhuesi Sponsori
1990–1991 ABM Indesit
1991–1993 Beretta
1993–1994 Lotto
1994–1995 Bongioanni
1995–1996 SDA Courier
1996–2000 Kelme
2000–2001 Directa
2001–2002 ASICS Conto Arancio
2002–2003 Ixfin
2003–2005 Bavaria
2005–2008 Reale Mutua Beretta
2008–2009 Kappa Renault Trucks
2009–2011 Italporte Dahlia TV
2011–2012 Valmora Aruba
2012–2013 Beretta
2013–2015 Suzuki
2015–2017
2017– SportPesa

Stadiumi

Stadio Olimpico di Torino
Torino F.c. 
VendndodhjaVia Filadelfia 96/b,
10134 Torino, Itali
PronariBashkia e Torinos
OperatoriTorino F.C.
Kapaciteti28 140 vende
Ndërtimi
Gurthemeli1932
Hapur14 maj 1933
Rinovuar2006
Çmimi i ndërtimit€ 30,000,000 (2006)
ArkitektiRaffaello Fagnoni (1932)
Përdoruesit
Torino (1958–1990, 2006–vazhdon), Juventus (1934–1990, 2006–2011)

Stadiumi i Torinos është Stadio Olimpico me 28,140 vende. Ndërtuar në vitet 1930', stadiumi është njohur më parë si Stadio Municipale "Benito Mussolini" dhe Stadio Comunale "Vittorio Pozzo". Torino lëvizi për herë të parë në stadium në vitin 1958, megjithatë, qëndimi në atë stadium ishte e shkurtër për shkak të paragjykimeve për rënjen në Serie B. Lëvizja e dytë u krye në vitin 1963 dhe stadiumi mbajti ndeshjen e Torinos si vendas deri në vitin 1990. Në vitin 2006, stadiumi u rikonstruktua me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore 2006 në Torino. Stadiumi i ri ka kapacitetin e 28,140 ulësve – 38,000 ulëse më pak se më parë.

Më 27 maj 1990, stadiumi u braktis përkohësisht në favor të Stadio delle Alpi, një stadium me kapacitet 70,000 ulëse, ndërtuar qëllimisht nga qyteti i Torinos dhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar Italian për Kupën e Botës 1990. Vlera e ndërtimit ishte 200 milion . Në këmbim për pagimin e pjesshëm për koston e stadiumit, Komiteti Olimpik vendosi që stadiumi do të jetë me pistë atletike. Rezultati ishte negativ pasi tifozët e urrenin atë stadium që kishte difekte të projektimit që reduktonin shikueshmërinë për tifozët. Stadiumi u nda me rivalët e Juventusit deri në vitin 2006 kur u braktis.

Ish stadiumi i Torinos ka qënë Stadio Filadelfia, shtëpia ku Grande Torino fitoi pesë tituj rresht. Me vendndodhje në Via Filadelfia, Torino, fusha legjendare u hap për herë të parë më 17 tetor 1926 nën prezencën e Umbertos II të Italisë dhe 15,000 spektatorëve me një fitore 4–0 kundër Fortitudo Romës. Filadelfia ka pritur të gjithë ndeshjet e Torinos si vëndas deri në sezonin 1962–63 dhe ishte vendi i gjashtë nga shtatë Skudetot (nuk përfshihet njëra e hequr në vitin 1927). Torino qëndroi e pamposhtur në atë fushë për plot gjashtë vite, më shumë se 100 ndeshje, nga 17 janari 1943 – 1949, duke vendosur edhe disa rekorde, ku përfshihet edhe fitorja 10–0 kundër Alessandrisë. Në vitin 2015, rindërtimi i stadiumit filloi dhe përfundoi më 24 maj 2017.

Përpara Filadelfias, Torino luante në stadiumin Stadio Velodrome Umberto. Më 13 janar 1907, klubi zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare në atë stadium. Më 9 janar 1910, klubi filloi të përdorte Piazza d'armi ku ndodheshin fusha të shumta: Lato Ferrovia dhe nga 26 shkurti 1911, Lato Crocetta. Në sezonin 1913–14 Torino u transferua te Stradale Stupinigi, e cila ishte kthyer për qëllime ushtarake për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Nga 11 tetori 1925 dhe gjatë sezonit 1925–26, Torino luante ndeshjet si vendase në fushën Motovelodromo di Corso Casale gjatë kohës që po priste kalimin te Filadelfia. Në ditët e sotme, Motovelodromo është restauruar dhe i është dedikuar Fausto Coppit dhe pret takimet e futbollit amerikan.

Tifozët

Torino F.c. 
Një foto e tifozëve të Torinos.

Tifozët e Torinos janë të "binjakëzuar" me tifozët e Fiorentinës. Lidhja ndërmjet dy tifozerive ka lindur në vitet e hershme 1970' për shkak të ndjenjes anti-Juventus dhe për shkak të afërsisë së Violave pas tragjedisë së Supergës. Mbështetësit e Torinos janë gjithashtu në "marrëdhënie të mira" me curva nordin e Alessandrisë dhe curva sudin e Nocerinës.

Miqësia ndërmjet Corinthiansit dhe Torinos daton që nga viti 1914: në atë vit, Torino u bë klubi i parë që udhëtoi në Amerikën e Jugut për të zhvilluar një tur. Klubi zhvilloi gjashtë ndeshje miqësore, ku dy prej tyre ishin kundër Corinthiansit. Pavarësisht rezultateve në fushë, dy klubet – të dy të njohura në shtëpitë të tyre – u rritën dhe vendosën marrëdhënjet miqësore ndërmjet tyre. Më 4 maj 1949, kur Grande Torino ishte zhdukur nga aksidenti ajëror i Spergës, lojtarët e Corinthiansit shprehën ngushëllimet për italianët në një ndeshje miqësore kundër Portuguesës, ku 11 lojtarët e hyrë në fushë me fanellën e Torinos.

Argjentinasit e River Plates kanë qënë gjithmonë të binjakëzuar me Torinon që nga tragjedia e Supergës. Në një periudhë pas fatkeqsisë, klubi argjentinas ishte shumë i lidhur me Torinon, duke organizuar një ndeshje miqësore dhe duke dhuruar fonde për të ndihmuar skuadrën e shkatërruar; më 26 maj 1949, River fluturoi në Torino për të luajtur një ndeshje miqësore bamirësie, të organizuar nga FIGC, sëbashku me përzgjedhjen e lojtarëve më të mirë italian të asaj kohe që luajtën nën emrin "Torino symbol". Si një dëshmi për marrëdhëniet në mes dy klubeve, në disa raste fanella e ndeshjeve jashtë fushe të klubit argjentinas ka qënë e kuqerremtë (për herë të fundit në sezonin 2005–06) kurse Torino ka pasur raste që në fanellën e dytë ka pasur një grup diagonalesh, një homazh për fanellën e parë të Rives. Klubi ka miqësi të tjera edhe me klubin anglez Manchester City.

Rivalët

Rivalët historik të Torinos janë Sampdoria, Piacenza, Hellas Verona, Lazio, Perugia, Inter, Atalanta, Ternana dhe Ancona. Miqësia e Torinos me Genoan u bë negative pas festimeve të xhenovezve gjatë ndeshjes Torino – Genoa më 24 maj 2009, e fituar nga KuqeBlutë, gjë që kontriboi shumë në rënjen e klubit në Serie B; më 16 dhjetor 2012, kur dy klubet u ndeshën për herë të parë pas rikthimit të Torinos në Serie A, pati përplasje ndërmjet dy tifozerive të klubeve. Rivaliteti me Juventusin është më i ndjeshëm, me dy skuadrat që japin jetën për të fituar Derby della Mole, një nga derbit më popullor dhe të vjetër të futbollit italian.

Lista e rekordeve dhe statistikave

Torino F.c. 
Giorgio Ferrini është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje në historinë e Torinos (566).

Torino është e renditur e 8ta në renditjen e përgjithshme të Serie A, që llogarit të gjitha skuadrat që kanë luajtur të paktën një sezon në elitë.

Në ligën italiane, skuadra ka përfunduar në vendin e parë në tetë raste, pavarësisht se klubi ka fituar vetëm shtatë kampionate, shtatë herë në vendin e dytë dhe nëntë herë në vendin e tretë. Në 100 sezone, ku 70 janë shpenzuar në Serie A, 12 Serie B, Torino ka përfunduar në podium në 24% të rasteve. Në sezonin 2006–07, Torino luajti për herë të parë në histori në një kategori më të lartë se rivalët e qytetit Juventus: gjatë kohës që Torino konkuronte në Serie A, Juventus luante në Serie B për shkak të skandalit të Calciopolit.

Torino F.c. 
Paolo Pulici është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Torinos me 172 gola.

Giorgio Ferrini mban rekordin për numrin më të madhë të paraqitjeve me klubin me plot 566 paraqitje (plus 56 gola) gjatë peridhës nga 1959 e deri në 1975. Rekordi për golashënuesin më të mirë mbahet nga Paolo Pulici me 172 gola zyrtar (në 437 paraqitje) nga viti 1967 e deri në vitin 1982.

Sëbashku me golashënuesit e tjerë, tetë lojtarë të ndryshëm të Torinos kanë fituar çmimin Capocannoniere për golashënuesin më të mirë të Serie A: lojtari i parë i Torinos që e fitoi këtë çmim ishte austriaku Heinrich Schönfeld që shënoi 36 herë në sezonin 1923–24. Ai u ndoq nga italo-argjentinasi Julio Libonatti, i cili shënoi 35 gola në sezonin 1927–28 dhe nga Gino Rossetti me 36 gola në sezonin 1928–29.

Kuota e 36 golave të Rossettit është ende kuota më e lartë që e ka fituar këtë çmim. Eusebio Castigliano ishte golashënuesi kryesues me 13 gola në sezonin e parë 1945–46 pas Luftës së Dytë Botërore, i ndjekur nga Valentino Mazzola me 29 gola në sezonin 1946–47. Torino duhej të priste edhe 30 vite të tjera përpara se një lojtar i tyre të fitonte këtë çmim: Paolo Pulici i dha fund pritjes duke shënuar 17, 18 dhe 21 gola respektivisht në sezonet 1972–73, 1974–75 dhe 1975–76. Ai u pasua nga shoku i skuadrës Francesco Graziani në sezonin 1976–77, duke shënuar 21 gola. Pas gati 40 vitesh, Ciro Immobile, me 22 gola, u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit 2013–14.

Trofe

Torino në vitet 1940' konsiderohej ekipi më i mirë në Itali. Ata fituan pesë kampionate rresht, duke vendosur një rekord absolut në atë kohë. Ekipi njihej me pseudonimin Grande Torino. Klubi ka fituar gjithsej shtatë tituj të Serie A, tre të Serie B si dhe ka triumfuar pesë herë në Coppa Italia, ku suksesi i fundit daton në sezonin 1992–93. Në arenën ndërkombëtare, Torino ka fituar Kupën Mitropa në sezonin 1990–91 si dhe arritën në finalen e Kupës UEFA një sezon më pas.

Trofetë e Torinos
Tipi Kompeticioni Tituj Sezonet
Vendor Serie A 7 1927–28, 1942–43, 1945–46, 1946–47, 1947–48, 1948–49, 1975–76
Serie B 3 1959–60, 1989–90, 2000–01
Coppa Italia 5 1935–36, 1942–43, 1967–68, 1970–71, 1992–93
Kontinental Kupa Mitropa 1 1990–91
  •   rekord
  • S rekord i ndarë

Shënime:
^1 Torino fitoi edhe një titull në sezonin 1926–27, por më vonë j'u anullua.

Lojtarët

Skuadra aktuale

    Redaktuar më 31 janar 2019
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
4 Torino F.c.  Mb Lyanco
5 Torino F.c.  Mb Armando Izzo
7 Torino F.c.  Mf Saša Lukić
8 Torino F.c.  Mf Daniele Baselli
9 Torino F.c.  Sm Andrea Belotti (kapiten)
11 Torino F.c.  Sm Simone Zaza
15 Torino F.c.  Mb Cristian Ansaldi
17 Stampa:Country data Ivory Coast Mb Wilfried Singo
18 Torino F.c.  Pt Samir Ujkani
20 Torino F.c.  Sm Simone Edera
21 Torino F.c.  Sm Álex Berenguer
22 Torino F.c.  Sm Vincenzo Millico
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
23 Torino F.c.  Mf Soualiho Meïté
24 Torino F.c.  Sm Simone Verdi (në huazim nga Napoli)
25 Torino F.c.  Pt Antonio Rosati
29 Torino F.c.  Mb Lorenzo De Silvestri
30 Stampa:Country data Ivory Coast Mb Koffi Djidji
33 Stampa:Country data CMR Mb Nicolas Nkoulou
34 Torino F.c.  Mb Ola Aina
36 Torino F.c.  Mb Gleison Bremer
39 Torino F.c.  Pt Salvatore Sirigu (zëv-kapiten)
80 Torino F.c.  Mf Ndary Adopo
88 Torino F.c.  Mf Tomás Rincón

Lojtarë të tjerë nën kontratë

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Torino F.c.  Pt Domenico Coppola

Në huazim

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Torino F.c.  Pt Tommaso Cucchietti (te Südtirol deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Pt Luca Gemello (te Fermana deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Pt Vanja Milinković-Savić (te Standard Liège deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Pt Alberto Savini (te AlbinoLeffe deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Pt Andrea Zaccagno (te Virtus Entella deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Pt Alessandro Zanellati (te Gubbio deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mb Simone Ambrogio (te Pianese deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mb Kevin Bonifazi (te SPAL deri më 30 qershor 2020, detyrim blerje)
Torino F.c.  Mb Lorenzo Carissoni (te Lecco deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mb Alessandro Buongiorno (te Trapani deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mb Erick Ferigra (te Ascoli deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mb Alessandro Fiordaliso (te Venezia deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mb Filippo Gilli (te Alessandria deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mb Federico Giraudo (te Cesena deri më 30 qershor 2020)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Torino F.c.  Mb Matteo Procopio (te Lecco deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mb Ali Samake (te Chieri deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mb Moris Sportelli (te Pro Vercelli deri më 30 qershor 2020)
Stampa:Country data Ivory Coast Mf Ben Lhassine Kone (te Cosenza deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mf Shady Oukhadda (te Robur Siena deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mf Matteo Rossetti (te Avellino deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Mf Jacopo Segre (te Chievo deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Sm Lucas Boyé (te Reading deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Sm Karlo Butić (te Cesena deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Sm Leonardo Candellone (te Pordenone deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Sm Vitalie Damașcan (te Fortuna Sittard deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Sm Manuel De Luca (te Virtus Entella deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Sm Iago Falque (te Genoa deri më 30 qershor 2020)
Torino F.c.  Sm Nicola Rauti (te Monza deri më 30 qershor 2020)

Torino dhe kombëtarja italiane

Disa nga lojtarët e Torinos që kanë fituar trofe me Italinë janë Adolfo Baloncieri, Antonio Janni, Julio Libonatti dhe Gino Rossetti, të gjithë fituesit e 1927–30 Kupës Ndërkombëtare të Europës Qëndrore, që të gjithë me përjashtim të Libonattit fituan medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike 1928. Më pas Lido Vieri dhe Giorgio Ferrini fituan UEFA Euro 1968 me të kaltrit, kurse Giuseppe Dossena fitoi Kupën e Botës 1982.

Më 11 maj 1947, gjatë një ndeshje miqësore ndërmjet Italisë dhe Hugarisë që përfundoi 3–2, trajneri Vittorio Pozzo rreshtoi një formacion me dhjetë lojtarë të Torinos; kjo është ende ndeshja që kombëtarja italiane ka luajtur me më shumë lojtarë nga i njëjti ekip.

Torino është klubi i pestë për numrin e lojtarëve që kanë luajtur me kombëtaren italiane; që nga themelimi, 74 lojtarë kanë luajtur të paktën një ndeshjen për ekipin Azzurri. Francesco Graziani është lojtari i Torinos i cili ka luajtur më shumë ndeshje (47) dhe ka shënuar më shumë gola (20) për Italinë. Më 11 qershor 2017, Andrea Belotti shënoi golin e 100të si një lojtar i Torinos në kombëtare, gjatë një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2018 ndaj Lihtenshtajnit.

Sistemi i të rinjëve

Torino F.c. 
Fabio Quagliarella është produkt i sistemit të të rinjëve të Torinos.

Sistemi i të rinjëve të Torinos është i përbërë nga tre skuadra që luajnë në liga të ndara kombëtare (Primavera, Allievi Nazionali dhe Beretti) dhe pesë të tjera që marrin pjesë në nivele rajonale (Allievi Professionisti Lega Pro, Giovanissimi Regionali, Giovanissimi Professionisti, Giovanissimi Regionali Sperimentali dhe Giovanissimi Regionali Sperimentali B). Torino ishte një nga klubet e para në Itali që vendosi sistemin e të rinjëve në vitet 1930' dhe akademia e tyre konsiderohet si një nga më të mirat.

Brënda vëndit, Torino mban rekordin për më shumë kampionate të fituara në Campionato Nazionale Primavera (9 tituj) dhe Campionato Nazionale Dante Berretti (10 tituj). Përveç kësaj, ata kanë fituar trofeun Coppa Italia Primavera tetë herë, një rekord kombëtar, dhe dhe trofeun prestigjoz Torneo di Viareggio gjashtë herë.

Lojtarët e rinjë të Torinos stërviten në fushën e të rinjëve që quhet "Balon-Boys" në nder të Adolfo Baloncierit, lojtari dhe simboli i klubit që e mbylli karrierën në ato vite. Sistemi i të rinjëve të Torinos ka prodhuar disa lojtarë, përfshirë aktorin dhe gazetarin Raf Vallone, i cili ndoqi karrierën artistike pas debutimit me skuadrën e parë të Torinos.

Stafi drejtues

Bordi i drejtorëve

Pozicioni Emri
Presidenti Torino F.c.  Urbano Cairo
Zëv-presidenti Torino F.c.  Giuseppe Cairo
Drejtori i përgjithshëm Torino F.c.  Antonio Comi
Drejtori sportiv Torino F.c.  Gianluca Petrachi
Menaxheri i skuadrës Torino F.c.  Giuseppe Santoro

Stafi drejtues

Torino F.c. 
Trajneri aktual i skuadrës Walter Mazzarri
    Redaktuar më 5 korrik 2016.
Pozicioni Emri
Trajneri Torino F.c.  Walter Mazzarri
Ndihmës-trajner Torino F.c.  Nicolò Frustalupi
Trajneri i palestrës Torino F.c.  Giuseppe Pondrelli
Torino F.c.  Paolo Solustri
Trajneri i portierëve Torino F.c.  Paolo Di Sarno
Menaxheri i skuadrës Torino F.c.  Giuseppe Santoro

Trajnerë të shquar

Emri Nga Te Trofe
Torino F.c.  Imre Schoffer 1926 1927 1926–27 Divisione Nazionale
Torino F.c.  Tony Cargnelli 1927
1934
1929
1936
1927–28 Divisione Nazionale, 1935–36 Coppa Italia
Torino F.c.  András Kuttik
Torino F.c.  Antonio Janni
1942 1943 1942–43 Serie A, 1942–43 Coppa Italia
Torino F.c.  Luigi Ferrero 1945 1947 1945–46 Serie A, 1946–47 Serie A
Torino F.c.  Mario Sperone 1947 1948 1947–48 Serie A
Torino F.c.  Leslie Lievesley
Torino F.c.  Oberdan Ussello
1948 1949 1948–49 Serie A
Torino F.c.  Edmondo Fabbri 1967 1969 1967–68 Coppa Italia
Torino F.c.  Giancarlo Cadè 1969 1971 1970–71 Coppa Italia
Torino F.c.  Luigi Radice 1975 1980 1975–76 Serie A
Torino F.c.  Emiliano Mondonico 1990 1994 1992–93 Coppa Italia, 1990–91 Kupa Mitropa

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Torino F.c. HistoriaTorino F.c. IdentitetiTorino F.c. StadiumiTorino F.c. TifozëtTorino F.c. RivalëtTorino F.c. Lista e rekordeve dhe statistikaveTorino F.c. TrofeTorino F.c. LojtarëtTorino F.c. Sistemi i të rinjëveTorino F.c. Stafi drejtuesTorino F.c. ReferimeTorino F.c. Lidhje të jashtmeTorino F.c.FutbolliGjuha italianeItaliaSerie ATorino

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MushkëriaFliaFormat e pashtjelluara të foljesKuvendi i ShqipërisëDuhaniRomeo VeshajHistoriku i gjuhes letrare shqipeFieriFan NoliEpilepsiaKosovaMagnetiSpermaVallet shqiptareBlerim DevolliDielliZemraLufta e vitit 2001 në MaqedoniNdotja e ujitTikTokJuventus F.C.ShahuRumaniaAriuPlazma e gjakutRiciklimiMali i KorabitBullgariaMorfinaPneumoniaAlkooliTingulliMustafa Qemal AtaturkuDynymLumi i DrinitNaum VeqilharxhiBasketbolliHepatitiLindja e parakohshmeMitologjiaLëvizja Nacional-ÇlirimtareRrezet ultravjollcëEzaniFarëVeshkaDita e VerësVenusiMajat më të larta malore në KosovëGjuha shqipeLejlekuVeshjet popullore shqiptareTretësiratFamiljaFiset shqiptareJohnny SinsTruriShtjefën GjeçoviKolesteroliOrhaniParahistoriaUrbanizimiLuljaTërmetiVitamina BZvicraLudwig van BeethovenDramaShëndetiVolejbolliLeku shqiptarDifuzionNepotizmiMacjaMatjaPunime artizanaleCilindriIzet Mexhiti🡆 More