Giuseppe Dossena: Futbollist italian

Giuseppe Dossena (lindur më 2 maj 1958) është një trajner italian futbolli dhe ish futbollist profesionist, i cili luante si mesfushor.

Ai ka luajtur për disa ekipe italiane gjatë karrierës së tij, në veçanti me Torinon dhe Sampdorian, me të cilat fitoi disa tituj. Në nivel ndërkombëtar, ai ka përfaqsuar kombëtaren italiane, duke qënë pjesë në triumfin e FIFA Kupës së Botës në vitin 1982.

Giuseppe Dossena
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1958-05-02) 2 maj 1958 (65 vjeç)
VendlindjaMilano, Itali
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
Alcione Milano
Torino
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1976–1977Torino0(0)
1977–1978Pistoiese28(1)
1978–1979Cesena28(0)
1979–1981Bologna57(7)
1981–1987Torino187(20)
1987–1988Udinese28(6)
1988–1991Sampdoria102(9)
1991–1992Perugia26(3)
Gjithsej456(46)
Karriera ndërkombëtare
1983–1984Italia U214(0)
1981–1987Italia38(1)
Skuadra të menaxhuara
1998Triestina (ndihmës trajner)
1998–1999Gana U20
1998–2000Gana
2000–2001Ittihad Jeddah
2001–2002Paraguaji (ndihmës trajner)
2002Shqipëria
2002–2003Al-Ittihad
2003–2004Lodigiani
2010–2012Saint George FC
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 qershor 2006
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 31 prill 2015

Karriera me klube

Dossena filloi karrierën e tij si profesionist me Torinon në vitin 1976, dhe kaloi te Pistoiese në sezonin e ardhshëm. Ai më pas luajti edhe me Cesenën dhe Bolonjën, para se në vitin 1981 të rikthehej te Torino, ku do të qëndronte deri në vitin 1987; ishte gjatë periudhës së tij të dytë në klub që Dossena u bë lojtar i kombëtares e majde luajti edhe në Kupën e Botës 1982. Ai më pas luajti për Udinesen, Sampdorian dhe Perugian, ku u pensionua në vitin 1982. Dossena mbahet mend mirë për kohën e tij te Sampdoria, ku ai pati arritje të mëdhaja në vend dhe Evropë, duke fituar Coppa Italia në sezonin 1988–89. Një sezon më pas ai kontriboi në fitimin e Kupës Evropiane të Fituesve të Kupës, kurse në sezonet në vijim fitoi edhe Serie A dhe Supercoppa Italiana, por gjithashtu humbën edhe Super Kupën Evropiane 1990 ndaj fituesve të Serie A dhe rivalëve Milanit.

Karriera ndërkombëtare

Me ekipin kombëtar italian, Dossena zhvilloi 38 paraqitje dhe shënoi një gol ndërmjet viteve 1981 dhe 1987. Pasi zhvilloi katër paraqitje gjatë fushatës kualifikuese, ai u zgjodh si një nga 23 lojtarët për të përfaqsuar Italinë në Kupën e Botës 1982, dhe pavarësisht se mbante fanellën me numrin 10, ai nuk zhvilloi asnjë paraqitje gjatë turnamentit, që u fitua.

Karriera si trajner

Pas pensionimit, Dossena filloi karrierën e tij si trajner, duke drejtuar Ganën për dy vite (1998–2000), dhe më pas ish ndihmësi Cesare Maldinit te kombëtarja e Paraguajit në Kupën e Botës 2002. Ndërmjet vitit 2000 dhe 2001, ai drejtoi Ittihad Jeddah të Arabisë Saudite. Ai më pas punoi si analist për televizionin publik italian RAI.

Në korrik 2002, Dossena u emërua trajneri i ri i kombëtares shqiptare, duke u bërë trajneri i parë i huaj i kombëtares që nga hungarezi Miklós Vadas në vitin 1953. Qëndrimi i tij te Kuqezinjtë zgjati për tre muaj, gjatë të cilave ai drejtoi ekipin në vetëm dy ndeshje: barazimi 1–1 me Zvicrën dhe humbja 4–1 nga Rusia. Ai gjithashtu fitoi një ndeshje jozyrtare ndaj Kosovës me rezultatin 1–0 në shtator. Në nëntor 2002, ai paraqiti dorëheqjen me anë të një letre drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, duke cituar presionin nga shtypi shqiptar si arsyet kryesore të vendimit të tij.

Më 30 gusht 2010, u zbulua se Dossena kishte pranuar të firmoste një kontratë dy-vjeçare me klubin kampion të Etiopisë, Saint George FC. Ai më pas punoi si drejtor sportiv në klub. Aktualisht, ai është këshilltar i kombëtares italiane.

Stili i lojës

Kryesisht një organizator, Dossena ishte një lojtar skuadre, punëtor, i cili shquhej për krijueshmërinë, rezistencën, vizionin, teknikën dhe pasimet në mesfushë, si dhe njihej për inkursionet që bënte drejt sulmit dhe goditjet nga distanca.

Statistikat e karrierës

Kombëtarja

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 1981 6 1
1982 5 0
1983 6 0
1984 9 0
1985 3 0
1986 3 0
1987 6 0
Gjithsej 38 1

Trofe

Klube

    Sampdoria

Kombëtarja

    Italia

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Giuseppe Dossena Karriera me klubeGiuseppe Dossena Karriera ndërkombëtareGiuseppe Dossena Karriera si trajnerGiuseppe Dossena Stili i lojësGiuseppe Dossena Statistikat e karrierësGiuseppe Dossena TrofeGiuseppe Dossena ReferimeGiuseppe Dossena Lidhje të jashtmeGiuseppe Dossena1982 FIFA Kupa e BotësFIFA Kupa e BotësFutbolliItaliaKombëtarja italiane e futbollitMesfushori (futboll)Torino F.C.U.C. Sampdoria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TokaMigrenaMuhammediArilena AraOrganizata e Kombeve të BashkuaraAmerika JugoreWikipediaFlamur TopiAmerika VerioreArsimi në ShqipëriMetaletSyri i kaltër, DelvinëMalet e SharritUrani (planet)Teuta e IlirisëBradikardiaBimëtKontaminimi i tokësPika GShqipëria e MesmeBimët me farëSpanjaAlergjiaShkupiAjriZhurmat në veshBeni ecën vetëTuberkuloziFjodor DostojevskiSlloveniaAdem JashariKara Mahmud pashë BushatiKarafiliRaffaella CarraPozicioni 69IliadaAnesteziaAlbin KurtiRilindjaEnver HoxhaAngliaLidhja Demokratike ShqiptareIsmail KadareKomunikimiGjergj FishtaVendkalimet kufitare të ShqipërisëMartesa islameÇHIV/AIDSParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaVeshiAventurat e Tom SojeritHonoluluGalileo GalileiSëmundja infektiveDhimbja e kokësEpilepsiaSistemi i tretjesPolicia e KosovësRumaniaDibraMjedisiAlma BektashiNATOSinuzitiLëvizjaNdajfoljaGjykata Evropiane për të Drejtat e NjeriutOdhise PaskaliForcat e Armatosura të ShqipërisëLugthiSëmundjet e trashëgueshmeKokainaSperma🡆 More