Ascoli Calcio 1898 F.c.

Ascoli Calcio 1898 F.C., njohur thjeshtë si Ascoli është një klub profesionist italian futbolli me seli në Ascoli Piceno, Marche.

Klubi është themeluar në vitin 1898 dhe aktualisht luan në Serie B, duke u bërë pjesë e ligës në sezonin 2015–16. Ascoli ka luajtur në Serie A, elita e futbollit italian, në periudhat 1974–1976, 1978–1985, 1986–1990, 1991–1992, dhe 2005–2007.

Ascoli
Emri i plotëAscoli Calcio 1898 F.C. S.p.A.
Pseudonimi(et)I Bianconeri (Bardh e zinjtë)
Il Picchio (Qukapikët)
Themeluar1898; 121 vite më parë
2014 (rithemeluar)
StadiumiStadio Cino e Lillo Del Duca,
Ascoli Piceno, Italy
Kapaciteti12,461
PresidentiMassimo Pulcinelli
Head coachVincenzo Vivarini
LigaSerie B
2022–23Serie B, 12ti
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ngjyra shtëpi
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ngjyra jashtë
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ascoli Calcio 1898 F.c.
Ngjyra e tretë

Ekipi luan me fanellat tradicionale bardh e zi me viza.

Historia

1898–1970: Themelimi dhe vitet në Serie C

Klubi u krijua në vitin 1898 me emrin "Candido Augusto Vecchi". Në vitet në vijim, ata e ndryshuan emrin disa herë, fillimisht duke e bërë Ascoli Vigor në vitin 1905, U.S. Ascolana në vitin 1921 dhe A.S. Ascoli në vitin 1945. Në vitin 1955, klubi shpëtoi nga falimentimi pasi u ble nga biznesmeni Cino Del Duca, i cili e bashkoi klubin me klubin e tij, duke lindur një klub i ri i quajtur "Del Duca Ascoli". Në vitin 1959, ekipi u rikthye në Serie C për herë të parë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Tre vite më pas Del Duca ndërtoi stadiumin e parë të Ascolit, të quajtur Stadio Cino dhe Lillo Del Duca, në nder të tij dhe vëllait të tij.

1971–1982: Vitet e arta në Serie A

Në vitin 1968, klubi u ble nga biznesmeni Costantino Rozzi, i cili tre vite më pas, i ndryshoi emrin klubit, i cili do të quhej "Ascoli Calcio 1898". Në të njëjtin vit, ekipi i drejtuar nga trajneri Carlo Mazzone, arriti dy ngjitje rresht, duke u ngjitur fillimisht në Serie B dhe më pas në Serie A, për herë të parë. Ascoli qëndroi në elitë për dy sezone para se të rikthehej në Serie B.

Ascoli u rikthye në Serie A në vitin 1978 dhe qëndroi atje në shtatë vitet e ardhshme. Në sezonet 1979–80 dhe 1981–82, ekipi, në përbërje me lojtarë si Adelio Moro, Alessandro Scanziani, Gianfranco Bellotto, Walter Novellino, Andrea Mandorlini, Walter De Vecchi dhe Giuseppe Grecon, arriti rezultate mbreslënëse në kampionat, duke përfunduar respektivisht në vendin e katërt dhe të gjashtë.

Gjatë kësaj kohe, ekipi kishte një mbështetje madhore nga tifozët e qytetit, duke pasur mesatarisht 35,000 tifozë në ndeshjet si vendas, edhe pse qyteti i Ascolit nuk kishte më shumë se 50,000 banorë.

1983–2007: Midis Serie A dhe Serie B

Klubi ra nga kategoria në vitin 1985, por u rikthye menjëherë pas një sezoni. Pas rikthimit, Ascoli qëndroi në Serie A edhe për katër vite të tjera. Ata u rikthyen në Serie A sërisht në vitin 1991, por këtë herë qëndrimi në elitë zgjati vetëm një sezon. Pasi humbën mundësinë të riktheshin në dy sezone pas humbjeve në ndeshjet play-off, Ascoli pësoi rënje dhe në vitin 1995 u rrëzuan në Serie C1. Ata qëndruan në atë divizion për shtatë sezone, duke u rikthye më pas në Serie B në vitin 2002 si kampionë.

Në gusht 2005, pas rrëzimit të Genoës dhe Torinos për mashtrim dhe probleme financiare, Ascoli, e cila kishte marrë një vend në fazën play-off të Serie B nën drejtimin e trajnerit Marco Giampaolo, u vendosën në Serie A në mënyrë arbitrale si zëvëndësues. Në atë sezon, Ascoli arriti një vend të respektueshëm të 12të. Megjithatë, pas skandalit të Calciopolit, disa klube të tjera u ndëshkuan, duke bërë që Ascoli të ngjitej në vendin e 10të me 43 pikë. Pas përfundimit të sezonit, Giampaolo, i cili kishte fituar reputacionin si një nga trajnerët e rinjë më të mirë, dha dorëheqjen, dhe u zëvëndësua nga Attilio Tesser. Ai nuk arriti dot rezultate pozitive me ekipin në sezonin 2006–07, duke u shkarkuar pas humbjes 1–0 kundër Empolit në javën e 11të; ai u zëvëndësua nga veterani Nedo Sonetti.

Ascoli u bë ekipi i parë që ra zyrtarisht nga kategoria pas humbjes 1–0 kundër Torinos më 7 maj 2007. Ata e mbyllën sezonin në vendin e 19të, një pikë më shumë se Messina e renditur në vendin e fundit.

2008–vazhdon: Falimentimi dhe rilindja

Gjatë sezonit 2013–14, ku ekipi garonte në Lega Pro Prima Divisione, Gjykata e Ascoli Picenos njoftoi falimentimin e klubit. Gjyqata gjithashtu deklaroi se aksionet e klubit vlerësoheshin rreth 862,000 €. Një kompani e re e quajtur Ascoli Picchio F.C. 1898 i bleu aksionet në mënyrë të suksesshme. FIGC pranoi blerjen e kryer nga kompania dhe njoftoi se Ascoli nuk do të rrëzohej nga kategoria.

Në mesin e vitit 2015, Ascoli, edhe pse e kishte mbyllur sezonin 2014–15 të Lega Pros në vendin e dytë mbrapa Teramos, u shpall kampione dhe u ngjit një kategori më parë pas përfshirjes së Teramos në skandalin e trukimeve.

Më 14 qershor 2018, presidenti i klubit Francesco Bellini, pasi kishte deklaruar fillimisht se do të shiste klubin dhe pasi kishte marrë oferta nga disa pronarë, pranoi ofertën e sipërmarrësit romak të Bricofer Group, Massimo Pulcinelli. Më 18 korrik 2018, klubit zyrtarisht j'u vendos emri "Ascoli Calcio 1898 F.C. S.p.A.", me të cilin do të garonte nga fillimi i sezonit 2018–19.

Stadiumi

Klubi i luan ndeshjet si vendas në Stadiumin Cino dhe Lillo Del Duca, i cili ka kapacitet 12,461 ulëse. Stadiumi u ndërtua në vitin 1962 nga presidenti i asaj kohe i klubit Cino Del Duca, i cili e quajti Cino dhe Lillo Del Duca, në nder të tij dhe vëllait të tij. Para ndërtimit të këtij stadiumi, ekipi i luante ndeshjet si pritës në Stadio Ferruccio Corradino Squarcia.

Rivalët

Rivaliteti më i madh i Ascolit është me klubin tjetër nga Marche, S.S. Sambenedettese Calcio. Megjithatë, derbi më i njohur është me Anconën. Hera e fundit që Ascoli ka luajtur me Sambenedettesen në një ndeshje kampionati është në vitin 1986. San Benedetto del Tronto është një qytezë në provincën e Ascoli Piceno, që ndodhet vetëm 20 minuta larg; derbi midis këtyre ekipeve tërheq interes të madh te qytetarët për shkak të rivalitetit dhe krenarisë. Ky derbi qëndron ende pasionant edhe pse ka vite që nuk është luajtur.

Derbi kundër Anconës është i dyti për nga rëndësia; Ancona dhe Ascoli ka qënë dy nga klubet më të suksesshme të Marches. Rivaliteti vjen pjesërisht nga fakti që Ancona është kryeqyteti i Marches, kurse Ascoli ka qënë kryeqytet i rajonit antik Picenun. Ndeshjet midis tyre vendosit se kush do të jetë La Regina Delle Marche (mbretëresha e Marches).

Rivaliteti i tretë madhor i Ascolit është me Fermanën; të dy klubet janë me vendndodhje afër njëra-tjetrës në provincën e Ascoli Piceno, sëbashku me San Benedetto del Tronto. Pavarësisht faktit se Fermana ka qënë historikisht një ekip më i dobët se Ascoli, ky është një derbi për askolanët dhe fermantët, me të dyja tifozët që nuk duan të humbasin.

Ascoli ka edhe rivalitete të tjera më të vogla me klube si Livorno, Verona, Pescara dhe Inter.

Lojtarët

Skuadra aktuale

    Redaktuar më 31 janar 2019
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Pt Ivan Lanni
2 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Nahuel Valentini
3 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Matteo Rubin (on loan from Foggia)
5 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Michele Troiano
6 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Salvatore D'Elia
7 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Enrico Baldini
8 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Gaspar Iñíguez (në huazim nga Udinese)
9 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Simone Ganz
10 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Lorenzo Rosseti
11 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Nikola Ninković
12 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Pt Alessandro Bacci
14 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Emanuele Padella
15 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Danilo Quaranta
16 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Federico Casarini (në huazim nga Novara)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
17 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Michele Cavion
18 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Moutir Chajia
19 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Bright Addae
20 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Amato Ciciretti (në huazim nga Napoli)
21 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Giacomo Beretta
23 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Riccardo Brosco
26 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Keba Coly (në huazim nga Roma)
28 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Cristian Andreoni
30 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Davide Frattesi (në huazim nga Sassuolo)
32 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Matteo Ardemagni
37 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Lorenzo Laverone
39 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Maecky Ngombo
40 Ascoli Calcio 1898 F.c.  Pt Mattia Scevola

Lojtarë të jerë nën kontratë

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Florin Ispas

Në huazim

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Pt Andrea Fulignati (te SPAL)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Pt Giovanni Di Berardino (te Mezzolara)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Pt Giuseppe Perfetti (te Montegiorgio)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Edoardo Baraboglia (te Montegiorgio)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Ivan De Santis (te Virtus Entella)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Ismaila Diop (te Paganese)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Vincenzo Di Sabato (te Biagio Nazzaro)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Flaviano Modesti (te Flaminia)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Matteo Perri (te Paganese)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mb Kevin Tassotti (te Porto d'Ascoli)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Gianluca Carpani (te Rieti)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Fabio Castellano (te Juve Stabia)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Tomasz Kupisz (te Livorno)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Simone Paolini (te Cuneo)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Samuele Parlati (te Bisceglie)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Mf Carte Said (te Cuneo)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Salvatore Buonavoglia (te Torinu U-19)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Gianmarco De Feo (te Lucchese)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Christian Minchillo (te Campobasso)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Claudio Santini (te Alessandria)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Edoardo Tassi (te Reggina)
Ascoli Calcio 1898 F.c.  Sm Danilo Giacinto Ventola (te Genoa U-19)

Trofe

  • Serie B:
    • Fitues (2): 1977–78, 1985–86
  • Serie C/Lega Pro:
    • Fitues (2): 1971–72, 2014–15
  • Supercoppa di Serie C1:
    • Fitues (1): 2001–02

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Ascoli Calcio 1898 F.c. HistoriaAscoli Calcio 1898 F.c. StadiumiAscoli Calcio 1898 F.c. RivalëtAscoli Calcio 1898 F.c. LojtarëtAscoli Calcio 1898 F.c. TrofeAscoli Calcio 1898 F.c. ReferimeAscoli Calcio 1898 F.c. Lidhje të jashtmeAscoli Calcio 1898 F.c.FutbolliItaliaSerie ASerie B

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Viktor HygoVolejbolliBeni ecën vetëMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëPneumoniaKallëzuesiPitagoraKimiaRelieviFoshnjaEpoka para gjyqitLista e lumenjve në KosovëMenstruacionetGjinitë letrareNjohja ndërkombëtare e KosovësDiabetiKarbohidratetTrupat e Sistemit DiellorErnest KoliqiElefantiMorfinaNamazi i JacisëLigjiNikola TeslaBurimet natyrore të KosovësGjergjiShpella e piratëve (roman)Lahuta e MalcísMejozaKinaAdoleshencaDokumentet e Gjuhes ShqipeSerie ABronkitiPiramida e KeopsitNumrat dhjetorPiramidat e EgjiptitDrogaAvni RustemiShpella e GadimësKalendari katoliko-romak i shenjtorëveFan NoliLista e shteteve të EvropësKanadajaAcidet dhe BazatArmët e SkënderbeutAlbert AjnshtajniKontinentetLista e lumenjve në ShqipëriRiciklimiSistemi muskulorGjakuLista e festave në ShqipëriPubertetiTargat e automjeteve të ShqipërisëBosnja dhe HercegovinaKatalizatoriElefanti afrikanSaturniGordana KingjiMiniera e TrepçësFC BarcelonaAnesteziaIsmail QemaliDaulljaToka e sheshtëRusiaLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësGjeografia e KosovësIlirëtPozita gjeografike e ShqipërisëKuzhina shqiptareSëmundjet e syritEkrem KryeziuRrezet infra të kuqeNjësia matëseNënë TerezaNjerëz dhe Fate🡆 More