Luca Castellazzi: Futbollistë italian

Luca Castellazzi (lindur më 19 korrik 1976) është një futbollist italian i cili luan me klubin italian Torino F.C.

Luca Castellazzi
Luca Castellazzi: Karriera me klube, Trofe, Referime
Castellazzi me Interin në vitin 2011.
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1975-07-19) 19 korrik 1975 (48 vjeç)
VendlindjaGorgonzola, Itali
Gjatësia1.92 m (6 ft 4 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Torino
Numri13
Karriera me të rinjtë
1992–1994Monza
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1994–1995Varese18(0)
1995–1996Monza32(0)
1996–1999Padova57(0)
1999→ Pescara (huazim)3(0)
1999–2005Brescia106(0)
2002–2003→ Reggina (huazim)14(0)
2003Catania (huazim)18(0)
2005–2010Sampdoria101(0)
2010–2014Internazionale24(0)
2014–Torino0(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 dhjetor 2014

Karriera me klube

Karriera e hershme

Castellazzi filloi karrierën e tij në vitin 1993 me Monzën në Serie B. Në sezonin 1994–95, ai u largua në formën e huazimit te Varese e cila luante në Serie C2, ku fitoi Kupën e Italisë për skuadrat e Serie C. Vitin tjetër, ai u rikthye tek Monza duke luajtur si titullar në Serie C1. Më pas u transferua tek Padova në Serie B. Megjithatë, Castellazzi ishte portieri i dytë i skuadrës mbrapa Walter Zengës. Ai bëri debutimin e tij në një ndeshje kundër Bresciës ku arriti të presë edhe një penallti.

Në janar 1999, Castellazzi u transferua tek Pescara. Ai nuk la shum gjurmë aty duke arritur të luaj vetëm tre ndeshje në të gjitha kompedicionet.

Brescia

Castellazzi u transferua tek Brescia në verën e vitit 2000, menjëherë pasi skaudra Biancoazzurri ishte ngjitur në Serie A. Ai bëri debutimin e tij më 21 janar 2001 në një ndeshje kundër Vicenzës. Në sezonin 2001–02, ai ishte portieri titullar për ndeshjet në Serie A, por në sezonin tjetër e humbi vendin e titullar kundër Matteo Serenit. Pasi u huazua tek Reggina dhe Catania në sezonin 2002–03, ai më në fund u bë portieri titullar në sezonin 2004–05, ku ai luajti në të 38 ndeshjet e Serie A. Castellazzi ishte portieri titullar i Brescias edhe në sezonin 2003–04, por e humbi vendin e titullarit në javën e katërt kundër Federico Agliardit, por e fitoi sërisht atë në javën e 23të.

Sampdoria

Në 2005, pasi Brescia ra në Serie B, Castellazzi u ble nga Sampdoria. Ai do të luante vetëm në Kupën e Italisë dhe në Kupën UEFA, ai nuk do të luante në ligë sespe portieri i parë ishte Francesco Antonioli. Ai bëri debutimin e tij me Sampdorian më 5 nëntor 2005 kundër Steaua București në ndeshjen e fazës së grupeve të Kupës UEFA, me ndeshjen që u mbyll në barazimin 1–1. Në sezonin 2006–07, ai u bë portieri i parë i skuadrës pas largimit të Antoniolit nga skuadra.

Në fillimit të nëntorit, ai e humbi vendin e formacionit nga Gianluca Berti, por vetëm një muaj më vonë e fitoi sërisht atë. Në sezonin 2007–08, Castellazzi pati disa ndeshje jo të mira në javët e para të ligës duke u zëvëndësuar ndonjë herë nga i riu Antonio Mirante. Megjithatë, ai arriti të bëjë një sezon pozitiv duke ndihmuar skuadrën t'a përfundoj sezonin në vendin e gjashtë duke arritur në raundet kualifikuese të Kupës UEFA.

Në shkurt 2008, Castellazzi rinovoi edhe për dy vite të tjera kontratën e tij me Sampdorian. Më 13 prill 2008, në një ndeshje kundër Regginës, ai pësoi një dëmtim duke ndrydhur shpatullën pas një përplasje me sulmuesin e Regginës, Nicola Amoruso. Ai u kthye pas dëmtimit më 2 tetor 2008 për të luajtur në një ndeshje të Kupës UEFA kundër FBK Kaunas, që përfundoi me fitoren 2–1 për Sampdorian. Gjatë sezonit 2008–09, Castellazzi do të ishte lojtari kyç i skuadrës në Kupën e Italisë, ku arritën deri në finale duke u mundur me penallti nga Lazio me rezultatin 6–5, me Castellazzn që priti penalltinë e Tommaso Rocchit.

Gjatë sezonit 2009–10, Castellazzi ishte një nga portierët më të mirë të sezonit. Por megjithatë ai e mbylli sezonin para kohe sepse në janar 2010 pësoi një dëmtim gju dhe u detyrua që të humbiste vendin e formacionit kundër Marco Storarit, i transferuar tek |Sampdoria në merkaton e dimrit të atij viti.

Inter

Më 17 qershor 2010, Castellazzi firmosi një kontratë dy vjeçare me Interin me një pagë sezonale 1 milion . Ai e pranoi rolin e tij për të qënë portieri i dytë i skuadrës mbrapa brazilianit Júlio César. Më 21 gusht 2010, ai fitoi trofeun e parë në karrierën e tij, pasi Inter triumfoi në Superkupën e Italisë duke mundur në finale Romën me rezultatin 3–1. Më 29 shtator 2010, Castellazzi luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 4–0 kundër Werder BremenitSan Siro. Ai bëri edhe debutimin e tij në Serie A më 29 tetor 2010 në një ndeshje kundër Genoas të fituar 0–1, ku hyri në fushë duke zëvëndësuar të dëmtuarin Júlio César. Më 2 nëntor 2010, ai luajti një tjetër ndeshje si titullar në humbjen 3–1 kundër Tottenhamit në White Hart Lane. Pas kësaj dhe një dëmtim tjetër të Júlio César, Castellazzi filloi të luante në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe të Ligës së Kampioneve. Në fund të vitit, ai me Interin fitoi Kupën e Botës për Klube duke mundur në finale Mazemben me rezultatin 3–0. Pas kësaj, ai fitoi edhe Kupën e Italisë më 29 maj 2011 duke mundur në finale Palermon me rezultatin 3–1. Në sezonin 2011–12, Catelazzi koleksionoi 11 ndeshje (7 në Serie A, 2 në Ligën e Kampioneve dhe 2 në Kupën e Italisë).

Në fund të sezonit, Inter rinovoi kontratën e tij deri më 30 qershor 2014. Në fillimin e sezonit 2012–13, ai zëvëndësoi të dëmtuarin Samir Handanovič në dy ndeshje të Ligës së Europës kundër Vasluit dhe në ndeshjet e para në ligë. Ai luajti si titullar në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Hellas Veronës. Ndeshja përfundoi me fitoren e Interit me rezultatin 2–0, por në minutën e 76 ai u detyrua të braktiste ndeshjen si pasojë të një dëmtimi, duke bërë që në vend të tij të vinte Rodrigo Palacio i cili bëri disa pritje të shkëlqyera.

Në sezonin 2013–14, ai u bë portieri i tretë i skuadrës pas Handanovič dhe argjentinasit Carrizo, blerjes së re të klubit.

Trofe

Klube

Luca Castellazzi: Karriera me klube, Trofe, Referime  Inter

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Luca Castellazzi Karriera me klubeLuca Castellazzi TrofeLuca Castellazzi ReferimeLuca Castellazzi Lidhje të jashtmeLuca Castellazzi19 korrik1976PortieriSerie ATorino F.C.

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

GjakuMejozaShpejtësiaSilva TurdiuHarresaFloraBiologjiaTruriDinozauriSëmundjet e gjakutPerandoria BizantineLidhja e PrizrenitPenisiRrotullimi i TokësLista e liqeneve në ShqipëriBelind KëlliçiËndrraAdem JashariMitologjiaEnergjia elektrikeGrupet e gjakutFolkloriGjallesat në zhdukjeLinda RamaVolejbolliTrombocitiLufta e ÇanakalasëEvropa QendroreFazat e Rilindjes ShqiptarePejgamberët në IslamFiset shqiptare28 Nëntori - Dita e FlamuritGravitetiFusha magnetikeKantoni CallasBajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809)Lista e lumenjve në ShqipëriFutbolliEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriRekordet Botërore GuinnessAbetarja shqipeMultiple sklerozaRomaRobert Aliaj DragotTrëndafiliSali BerishaAleksandri i MadhNdryshimet klimatikeGjirafaFieriRamazaniHolokaustiKultura e ShqipërisëBudizmiKalciumiPrometeuSistemi i tretjesLeje DrejtimiDashuriaRomeo dhe ZhuljetaTryezaLiburnaInternetiTransportiDante AligieriFilozofiaLeonardo da VinçiAleksandër Stavre DrenovaDita e VerësUjëvarat e MirushësHënaKoordinatat gjeografikeVirusiNaim FrashëriNumëroriLegjendaEtikaGjuhë programimiLaguna e Karavastasë🡆 More