A.c. Cesena

Associazione Calcio Cesena (Italisht: ishtë një klub futbollistik italian me seli në Cesena, Emilia-Romanja.

Cesena
Emri i plotëAssociazione Calcio Cesena S.p.A.
Pseudonimi(et)I Cavallucci Marini
I Bianconeri
Themeluar1940; 84 vite më parë (1940)
Tretur2018
StadiumiStadio Dino Manuzzi,
Cesena, Itali
Kapaciteti23,900
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
Ngjyra shtëpi
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
Ngjyra jashtë
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
A.c. Cesena
Ngjyra e tretë

Klubi u themelua në vitin 1940 dhe fitoi ngjitjen e parë në Serie A në vitin 1973. Që nga ajo kohë, klubi ka qënë në Serie A për 11 sezone të tjera, duke arritur pozicionin më të mirë në vitin 1976 duke e përfunduar në vendin e gjashtë, gjë që bëri që luante për pak kohë në Kupën UEFA në sezonin e ardhshëm. Tre ngjitjet e tjera në Serie A janë arkivuar në vitet 1981, 1987 dhe 2010, kjo e fundit u arrit pas dy ngjitjeve rresht – nga liga e tretë (Lega Pro) në vitin 2009 dhe nga Serie B në vitin 2010, duke i fituar të dyja ligat në ndeshjen e fundit të sezonit. Ata aktualisht luajn në Serie A, duke u ngjitur pas sezonit 2013–14.

Historia

Themeluar në vitin 1940, Cesena arriti Serinë B në vitin 1968 dhe u ngjitën në Serinë A për herë të parë në vitin 1973. Me lojtarë si Pierluigi Cera dhe Gianluigi Savoldi, klubi mbijetoi duke përfunduar në një vend të respektueshëm të 11-të në sezonin e saj debutues, duke e përsëritur këtë rezultat edhe në sezonin e ardhshëm. Në sezonin 1975–76, Cesena surprizoi Italinë duke e mbyllur sezonin në vendin e gjashtë duke u kualifikuar edhe për në Kupën UEFA. Lavdia nuk ishte e gjatë pasi klubi u rrëzua një ligë më poshtë në seezonin e ardhshëm.

Ngjitja e dytë në Serie A erdhi me një vend të dhjetë në vitin 1981 duke e pasur me një rënje tjetër në vitin 1983, duke qëndruar në Serie B për katër vite. Pasi fitoi play-off'et, ata u rikthyen sërisht në Serie A për sezonin 1987–88 duke qëndruar për katër vite rresht, duke qenë i ngurtë mjaftueshëm për të shmangur rënjen nga liga në këtë kohë.

Pas rënjes në vitin 1991, Cesena pati një tjetër mundësi për t'u rikthyer në Serie A në vitin 1994. Me lojtarë si Alessandro Teodorani, Emiliano Salvetti, Luigi Piangerelli, Aldo Dolcetti dhe Dario Hübner, skuadra kishte aftësi të konsiderueshme. Ata e përfunduan sezonin me pikë të barabarta me Padovën, megjithatë, ata humbën play-off'in e ngjitjes e cila ishte një goditje e rëndë për klubin, që do të pësonte rënjen në Serie C1 në vitin 1987. Përderisa ngjitja u pasua, një ndeshje play-off rënjeje kundër Pistoiese në vitin 2000, klubi do të qëndronte edhe katër vite të tjera në këtë ligë.

Në 2005–06 Serie B, Cesena në mënyrë surprizuese u shfaq si pretendentë për t'u ngjitur në Serie A, duke e mbyllur në vendin e gjashtë dhe duke fituar ndeshjet play-off të ngjitjes. Ata i shpëtuan rënjes në sezonin e ardhshëm, por ranë në sezonin 2007–08.

Fushata e parë e Cesenës në Serie C1, tani e riquajtur Lega Pro Prima Divisione, filloi me ish shefin e Foligno, Pierpaolo Bisoli, i cili ishte trajneri i ri i skuadrës. Gjatë sezonit, Cesena shpejt u shfaq si pretendente për të fituar ngjitjen direkt, duke arritur t'a marrë vendin e parë në ligë në javën e 33-të, me vetëm një ndeshje të mbetur dhe me dy pikë para vendit të dytë të mbajtur nga sfiduesit e Pro Patria. Në ndeshjen e javës së fundit të sezonit, Cesena barazoi pa gola kundër Veronës kurse rivalët e Pro Patria barazuan me të njëjtin rezultat kundër Padovës, duke i dhënë bardhezinjëve titullin dhe ngjitjen e menjëhershme në Serie B, pas vetëm një sezoni në ligën e tretë italiane. Cesena ishte e treta në raundin e 33-të në sezonin 2009–10, vetëm një pikë mbrapa Bresciës. Klubi fitoi ngjitjen e dytë rresht pas një fitoreje 1–0 kundër Piacenza dhe pas humbjes së Brescias 2–1 kundër Padovës më 30 maj 2010, duke përfunduar 19 vitet e mungesës në Serie A. Pas sezonit 2011–12, Cesena u rrëzua sërisht për në Serie B.

Që pas rrëzimit Cesena rregulloi financat e saj, me kompaninë e cila u bashkua me kompaninë ndërmjetëse Cesena 1940 Srl në dhjetor 2012. Kompania mbajti 98,23% të aksioneve të AC Cesena SpA. Pas bashkimit, një tjetër kompani e ndërmjetshme u bashkua, Opera Cesena Calcio Srl e përfaqsuar nga Igor Campedelli, i cili më parë zotëronte 65.03% të aksioneve të Cesena 1940 Srl, duke i shitur 27.6% të aksioneve te GMG Srl, e cila drejtohej nga Giorgio Lugaresi, i cili tashmë zotëronte 30.06% të aksioneve të Cesena 1940 Srl përpara se të ndodhte bashkimi. Më 24 prill 2013, Giorgio Lugaresi u ri-zgjodh si presidenti i A.C. Cesena SpA. Pas transaksioneve klubi rikapitulloi për të shmangur falimentimin, me GMG Srl që nëpërmjet degës Cesena & Co. Scarl, kishte 9,499,000 nga 9,500,000 aksionet e Cesenës (99.9895%) deri më 31 mars 2014. Në shkurt 2014, Cesena ishte nën hetim penal për mashtrim gjatë epokës së Campedellit. Ai u pezullua për gjashtë muaj nga Federata Italiane e Futbollit.

Pavarësisht vështirsive financiare, Cesena fitoi edhe njëherë ngjitjen në Serie A më 18 qershor 2014, duke fituar në play-off kundër Latinës me rezultatin e përgjithshëm 4–2. Në atë ndeshje, shumica e lojtarëve (12 nga 20) ishin në huazim nga klubet e tjera, me vetëm katër lojtarë titullar ishin nën kontratë nga Cesena (Renzetti, De Feudis, Garritano dhe Defrel) dhe katër lojtarë në stol (Alberto Iglio, Consolini, Rodríguez dhe Succi).

Ngjyrat dhe stema

Ngjyrat e klubit janë e zeza dhe e bardha.

Trofe

  • Serie B:
    • Ndjekës (3): 1972–73, 1981–82 (Ndarë me Genoan), 2009–10
    • Fitues të Play-off (2): 1986–87, 2013–14
  • Serie C/Serie C1/Lega Pro:
    • Fitues (3): 1967–68, 1997–98, 2008–09
    • Fitues të Play-off (1): 2003–04
  • Coppa Italia Serie C:
    • Fitues (1): 2003–04
    • Finalist (1): 1997–98
  • Prima Divisione:
    • Fitues (1): 1940–41
  • Serie D:
    • Fitues (1): 1959–60
  • Promozione Regionale:
    • Fitues (2): 1952–53, 1956–57

Lojtarët

Numrat e pensionuar

Nr. Lojtari Kombësia Pozicioni Arsyeja Ref
12 Tifosi A.c. Cesena  Italia Anjë E rezervuar për mbështetësit e Cesenës
21 Paolo Martelli A.c. Cesena  Italia Mbrojtës Në nderim të tij. Vdiq në një aksident me makinë më 12 prill 1999

Ish lojtar të shquar

Kjo është një listë e lojtarëve të përfshirë që kanë marrë thirrje dhe kanë luajtur me kombëtaren gjatë kohës që kanë qënë pjesë e klubit, kanë bërë kontribute specifike në termat e paraqitjeve dhe golave gjatë kohës që kanë qënë pjesë e skuadrës, i kanë bërë kontribute specifike sportit para se të bashkoheshin me klubin, ose pasi e kanë lënë. Lista nuk është plotësisht se plotësuar, shtesa dhe përpunimet do të vazhdojnë të bëhen me kalimin e kohës.

  • A.c. Cesena  Sebastiano Rossi
  • A.c. Cesena  Yuto Nagatomo
  • A.c. Cesena  Adrian Mutu
  • A.c. Cesena  Daniel Pancu
  • A.c. Cesena  Massimo Bonini
  • A.c. Cesena  Papa Waigo
  • A.c. Cesena  Jorge Martínez
  • A.c. Cesena  Vladislav Đukić
  • A.c. Cesena  Davor Jozić

Trajnerët

  • A.c. Cesena  Karl Stürmer (1942–43)
  • A.c. Cesena  Cinzio Scagliotti (1949–50)
  • A.c. Cesena  Pietro Magni (1953–54)
  • A.c. Cesena  Gipo Poggi (1961–62)
  • A.c. Cesena  Luigi Radice (1972–73)
  • A.c. Cesena  Giuseppe Marchioro (1975–76)
  • A.c. Cesena  Giulio Corsini (1976–77)
  • A.c. Cesena  Giuseppe Marchioro (1977–78)
  • A.c. Cesena  Giancarlo Cadè (1978–79)
  • A.c. Cesena  Osvaldo Bagnoli (1979–81)
  • A.c. Cesena  Giovan Battista Fabbri (1981–82)
  • A.c. Cesena  Bruno Bolchi (1982–83)
  • A.c. Cesena  Giuseppe Marchioro (1983–84)
  • A.c. Cesena  Bruno Bolchi (1986–87)
  • A.c. Cesena  Alberto Bigon (1987–89)
  • A.c. Cesena  Marcello Lippi (1989–91)
  • A.c. Cesena  Azeglio Vicini (1992–93)
  • A.c. Cesena  Bruno Bolchi (1993–95)
  • A.c. Cesena  Marco Tardelli (1995–98)
  • A.c. Cesena  Giuseppe Marchioro (1996–97)
  • A.c. Cesena  Alberto Cavasin (1998–99)
  • A.c. Cesena  Walter De Vecchi (2000–02)
  • A.c. Cesena  Agatino Cuttone (2001–02)
  • A.c. Cesena  Giuseppe Iachini (2002–03)
  • A.c. Cesena  Fabrizio Castori (2003–07)
  • A.c. Cesena  Giovanni Vavassori (2007–08)
  • A.c. Cesena  Fabrizio Castori (2008)
  • A.c. Cesena  Pierpaolo Bisoli (2008–10)
  • A.c. Cesena  Massimo Ficcadenti (2010–11)
  • A.c. Cesena  Marco Giampaolo (2011)
  • A.c. Cesena  Daniele Arrigoni (2011–12)
  • A.c. Cesena  Mario Beretta (2012)
  • A.c. Cesena  Nicola Campedelli (2012)
  • A.c. Cesena  Pierpaolo Bisoli (2012–14)
  • A.c. Cesena  Domenico Di Carlo (2014–)

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

A.c. Cesena HistoriaA.c. Cesena Ngjyrat dhe stemaA.c. Cesena TrofeA.c. Cesena LojtarëtA.c. Cesena Ish lojtar të shquarA.c. Cesena TrajnerëtA.c. Cesena ReferimeA.c. Cesena Lidhje të jashtmeA.c. CesenaEmilia-RomanjaFutbolliGjuha italianeItalia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ndikimi i njeriut mbi floren dhe faunenTeatriMali i TomoritDialektet e gjuhës shqipeNepotizmiAlpet ShqiptareHistoria e BallkanitPiramida (gjeometri)Mustafa Qemal AtaturkuPenisi i njeriutLindja e parakohshmeKalendariKontinentetSindroma DownNdotjaLidhëzaKrujaHerodotiInsulinaPosta elektronikeMbrojtja e mjedisitRrezet ultravjollcëVaginaCristiano RonaldoLejlekuLista e shkrimtarëve shqiptarëKalaja e BeratitArtizanati ShqiptarShtatë mrekullitë e botësInfermieriaLetërsia shqipePozita gjeografike e ShqipërisëFestivali i 11-të i Këngës në RTSHVeshkaEnergjia e erësMëlçiaArtan GrubiEkuatoriEgjipti i lashtëPrizreniIbrahim RugovaShfletuesi i internetitKontaminimi i tokësPerandoria RomakeËDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëEnergjia dielloreBurimet natyroreProblemet mjedisore në ShqipëriXhubletaProteinaKongresi i ManastiritTrekëndëshi i BermudësElefanti afrikanKubi (gjeometri)OrhaniMargarita TutulaniDëgjimiPesë Shtyllat e IslamitKarnavalet brazilianeAdolf HitleriGjuha frëngeNumrat romakëEkonomia e ShqipërisëLudwig van BeethovenArkimediSkënderbeuSëmundjet e zemrësKoloseumiTërmetiShpallja e Pavarësisë së KosovësPrizmi (gjeometri)Lista e lumenjve në KosovëTetovaPerandoria OsmaneRomaLëvizja Nacional-ÇlirimtareMarie CurieJeta Xharra🡆 More