Ekonomia E Shqipërisë

Ekonomia e Shqipërisë ka kaluar nëpër një proces të tranzicionit nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi të tregut në parimet e tregut të lirë. Shqipëria është një vend i industrializuar me të ardhura të larta-mesatare dhe një anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Organizatës së bashkëpunimit ekonomik të detit të Zi (BSEC).

Ekonomia e Shqipërisë
Ekonomia E Shqipërisë
Tirana është qendra ekonomike e Shqipërisë.
Renditja120-ta (PPP, 2017)
ValutaLeku
Viti fiskalViti kalendarik
Statistika
PBBIncrease$36.524 miliardë (PPP, 2017) Increase$13.367 miliardë (Nominal, 2017)
Rritja e PBBIncrease3.84% (2017)
PBB për frymëIncrease$11,928.5 (PPP, 2016) $4,146.9 (Nominal, 2016)
PBB për Sektorbujqësia: 21.6%, industria: 14.9%, shërbimet: 63.5% (2016)
Inflacioni (CPI)2.4% (2018)
Popullsia
nën nivelin e varfërisë
13% (2017)
Koefiçenti Gini29 (2012)
Forca punëtore1,80 milion (2014)
Forca punëtore
sipas fushës
Bujqësia: 41.8%, Industria: 11.4%, Shërbimet: 46.8% (Dhjetor 2014)
Papunësia12.5% (2018)
208 mijë vetë
Industritë kryesoreParfume dhe produkte kozmetike, ushqime dhe produkte duhani; Tekstile dhe veshje; Lëndë druri, lëndë djegëse, çimento, kimikate, minierat, metalet bazë, hidrocentralet
Indeksi i Lehtësive në Biznes58-ta (2016)
Të Jashtme
EksporteIncrease$1.962 miliardë (2016)
Lloji i eksporteveTekstili, këpucet, asfalti, metali, mineralet, nafta bruto, nafta, perimet, frutat, duhani
Partnerët kyesorë të eksportitEkonomia E Shqipërisë Italia 42.8%
Ekonomia E Shqipërisë Kosova 9.7%
Ekonomia E Shqipërisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës 7.6%
Ekonomia E Shqipërisë Kina 6.1%
Ekonomia E Shqipërisë Greqia 5.3%
Ekonomia E Shqipërisë Gjermania 4.8% (2015)
ImportetIncrease$4.6647 miliardë (2016)
Lloji i importeveMakineri, ushqime, tekstil, kimikate
Partnerët kyesorë të importitEkonomia E Shqipërisë Italia 33.4%
Ekonomia E Shqipërisë Kina 10%
Ekonomia E Shqipërisë Greqia 9%
Ekonomia E Shqipërisë Turqia 6.7%
Ekonomia E Shqipërisë Gjermania 5.2% (2015) (Dhjetor 2017)
Financat publike
Të ardhuratIncrease $33.3 miliardë (Buxheti 2014)
ShpenzimetIncrease$27.50 miliardë (Buxheti 2017)
Ndihmat ekonomikeMarrës: ODA: $ 366 milion (donatorët kryesorë ishin Italia, Bashkimi Evropian, Gjermania (2003 est.)
Vlerësimi i kredititStandard & Poor's:
B+ (Domestic)
Rezervat e huajaIncrease$3,139 miliardë (Dhjetor 2015)
Burimi Kryesor i Të Dhënave: CIA World Fact BookTë Gjitha Vlerat Monetare Janë në USD

Shqipëria është një vend në zhvillim me një ekonomi të bazuar në shërbim (63.5%), bujqësi (21.6%) dhe sektorin industrial (14.9%) (2016) Vendi është i pasur me burime natyrore dhe ekonomia mbështetet kryesisht në bujqësi, përpunim të ushqimit, lëndë druri, naftë, çimento, kimikate, minierat, metalet bazë, hidrocentralet, turizmi, industria e tekstilit dhe nxjerrja e naftës. Sektorët më të fuqishëm janë energjia, minierat, metalurgjia, bujqësia dhe turizmi. Eksportet primare industriale janë veshjet, kromi, nafta dhe lëndët djegëse të rafinuara. Për më tepër, Shqipëria ka depozitat e dyta më të mëdha të naftës në Ballkan dhe rezervat më të mëdha të naftës në tokë në Evropë.

Sektori i turizmit është tradicionalisht një burim i dukshëm i të ardhurave për vendin, veçanërisht gjatë muajve të verës, por edhe kohët e fundit gjatë muajve të dimrit, për shkak të rritjes së popullaritetit të sporteve të dëborës si skijimi. Me mbi 3.8 milion turistë në vit, turizmi gjeneron të ardhura më shumë se 1,5 miliardë euro. Shqipëria renditet ndër 25 destinacionet më të popullarizuara turistike në Evropë dhe u votua si një nga destinacionet më të mira të turizmit në botë në 2014 nga New York Times dhe Lonely Planet.

Sektorët e Ekonomisë të Shqipërisë

Trevat shqiptare, për nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik cilësohen si vende bujqësore industriale. Kjo do të thotë që ekonomia bujqësore luan rolin kryesor në zhvillimin ekonomik të tyre.

Struktura e zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare përbehet nga tre sektorë kryesore të ekonomisë, të cilët janë :

  1. Sektori i Parë i ekonomisë i cili ka për baze ekonominë bujqësore.
  2. Sektori i Dytë i ekonomisë, me të cilin nënkuptohet para se të gjithash industrinë.
  3. Sektori i Tretë i ekonomisë, i cili përfshin aktivitetet e shërbimeve, tregtinë, transportin, turizmin etj.

Ekonomia bujqësore

Në zhvillimin ekonomik të trevave shqiptare bujqesia ka qenë dhe mbetet dega baze e ekonomisë shqiptare. Një fakt i tillë lidhet me kushtet e favorshme natyrore për zhvillimin e ekonomisë ashtu edhe me traditën shumë të mire të popullsisë sonë në ketë drejtim.

Ndikimi i kushteve Natyrore në zhvillimin e ekonomisë bujqësore

Natyra shqiptare me të gjithë elementet e saj si: klima, relievi, token, bimësinë, hidrografinë etj. Në zonat e ulëta me reliev fushor e me klime të butë mund të kultivohen lloje të ndryshme të kulturave bujqësore si drithëra, perime etj. Në zonat kodrinore kultivohen drufrutoret duke filluar nga agrumet dhe deri te ulliri në zonat bregdetare. Në zonat malore me kullotat dhe pyjet e shumte shërbejnë si për rritjen e blegtorisë dhe për zhvillimin e ekonomisë pyjore.

Kushtet shoqërore në zhvillimin e ekonomisë bujqësore

Që në kohet me të hershme shqiptaret janë dalluar për eksportimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale si: djathë, gjalpë, lesh, mish, mjaltë, vaj etj.

Deri në fillimin e Luftës së dytë botërore mbi 80% e popullsisë merreshim me ekonomi bujqësore. Pas luftës përparësi iu dhe zhvillimit të industrisë, ndërsa ekonomia bujqësore kaloi në plan të dytë. Rënie të veçantë pati blegtoria. Shumë pyje u prenë, këneta u thane, për zhvillimin e bujqësisë duke u ndërtuar kanale vaditës dhe rezervuarëve dhe gjithashtu u përmirësua teknika bujqësore..

Rajonet bujqësore të trevave shqiptare

Ekonomia bujqësore është e pranishme kudo në trevat shqiptare. Dallohen disa rajone të cilat i japin tonin gjithë zhvillimit bujqësor. Nder këto rajone përmendim:

Rajonin Perëndimor i cili përfshin të gjithë Ultësirën Perëndimore me kodrat përreth që përben dhe rajonin më të zhvilluar bujqësor. Këtu kultivohen (drithëra, bime industriale, pemëtaria etj.) dhe mbareshtohen të gjitha llojet e blegtorisë (gjedhet, derrat etj.)

Rajoni i Fushë-Kosovës dhe Lugu i Dukagjinit, i cili përbën një rajon shumë të rëndësishëm bujqësor.

Aty zhvillohen të gjitha prodhimet e mundshme bujqësore si: drithëra, bime industriale, prodhime të gjedhit dhe bagëtive të imëta.

Rajoni Jug-Lindor i Shqipërisë, sidomos Fushegropa e Korçës, që dallohet si në prodhimin e drithërave të bukës (gruri, misri), bime industriale (duhani, panxhari sheqerit) ashtu edhe në frutikulture (molle, kumbulla) dhe në blegtori (gjedhe dhe bagëti e imët).

Referime

Tags:

Ekonomia E Shqipërisë Sektorët e Ekonomisë të ShqipërisëEkonomia E Shqipërisë Ekonomia bujqësoreEkonomia E Shqipërisë ReferimeEkonomia E Shqipërisë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KarnavaletMetaletAnemiaGjirokastraShkollaAstronomiaEmpatiaFoshnjaVideosexJaponiaMozaiku i TiranësHemoglobinaNamazi i IqindisëNdre MjedaLuljaLista e festave në KosovëDibraLidhëzaTigriBurimet natyrore të KosovësADHDLidhëza bashkërenditësePresidenti i ShqipërisëMuri i BerlinitElbasaniGjergj FishtaSëmundja e AlzheimeritIbrahim KodraArtizanati i KukësitGreqia e lashtëPashallëku i ShkodrësRevolucioni i dytë industrialFigura stilistikeViti i RiDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)XhemijetiFahrije HotiLetërsia shqipeHistoria e artevePerandoria OsmaneAutobiografiaTrëndafiliÇifteliaSulejman VokshiBulimiaHIV/AIDSFutbolliKushtetutaKubi (gjeometri)ShqipëriaEsad pashë ToptaniRrethi i TropojësHarta e BotësFaik bej KonicaPerandoria RomakePjetër BogdaniIslamiLiqeniDevejaZgjoi /Hive (film)Personat me aftesi te kufizuaraMutacioniNumrat e telefonit në KosovëLetërsiaInternetiRryma elektrikeLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoSistemi i tretjesNaum VeqilharxhiHendbollAlpet ShqiptareKiara TitoEvropa lindoreLista e lumenjve në ShqipëriLibrazhdiBesimet folklorike shqiptareHolokaustiBelgjika🡆 More