Syri i takon grupit të organeve shqisore, që ka të bëj me shqisën e të shikuarit.
Syri është një organ shumë ndjeshëm që detekton dritën (syri i thjeshtë) dhe ngjyrën (syri i komplikuar). Syri është i vendosur në kokë të gjallesave, më saktësisht në zgavrat e ashtit të kokës tek njerëzit dhe kafshët. Gjallesat e ndryshme kanë struktura të ndryshme ty syrit, dhe aftësi të ndryshme të të shikuarit...
Trakomën e shkakton virusi që e sulmon mukozën e kapakëve të syrit. Trakoma bartet shumë lehtë prej një personi tek tjetri. Kjo sëmundje përhapet shumë shpejt në kushte jetësore johigjienike, duke përdorur shumë persona një rizë apo objekte tjera. Nëse sëmundja nuk shërohet më kohë paraqiten deformime të rënda të kapakëve të syrit, ashtuqë më vonë mund të shkaktohet edhe verbësia. Katarakti Shfaqet kur thjerrëza bëhet e bardhë dhe e patejdukshme. Në këto raste thjerrëza e humb kthjelltësinë e vet. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje shfaqet për shkak të pleqërisë apo ndonjë sëmundje dhe rrallë trashëgohet. Kjo sëmundje shkakton humbjen tërësisht apo pjesërisht të të shikuarit. Gjatë kësaj sëmundje duhet të largohet thjerrëza e patejdukshme me anë të operacionit dhe personi mund të shohë me ndihmën syzave. Bartja e syzave zëvendëson funksionin e thjerrëzës së syrit. Të metat e syrit Kur syri është normal, ka aftësi për grumbullimin e rrezeve të dritës në retinë dhe pastaj formohet fytyra e objektit të vërejtur. Mirëpo, në disa raste të tjera, kur objekti i vërejtur nuk duket plotësisht i qartë, kemi të bëjmë me disa të meta të syrit. Të metat e syrit janë : shkurtpamësia, largpamësia, largpamësia e pleqërisë, astigmatizmi dhe verbësia për ngjyra.
Shkurtpamësia (miopia) është e metë e shpeshtë, shkaktohet në rastet kur boshti i syrit (kërdhokulla e syrit) është më i gjatë sesa te syri normal. Në ketë rast shohim qartazi vetëm objektet që janë afër, kurse ato që i kanë larg nuk i shohin qartë meqë rrezet e dritës priten përpara retinës (e jo në të). Njerëzit e tillë duhet të bartin syza me thjerrëza shpërndarëse-konkave.
Largpamësia (Hipermetropia) është e kundërt me shkurtpamësinë. Shfaqet në rastet kur boshti i syrit është i shkurtër, prandaj rrezet e dritës priten përtej retinës, kurse në lidhje me ketë edhe fytyra e objektit formohet përtej retinës. Njerëzit e tillë nuk i shohin qartë objektet e afërta por, përkundrazi ato të largëta. Njerëzit me ketë të metë duhet te bartin syza me thjerrëza përmbledhëse-konvekse.
Largpamësia e pleqërisë është pasojë e humbjes se elasticitetit të thjerrëzës së syrit për akomodim. Kjo e metë shfaqet tek njerëzit e moshës 45-50 vjeçare. Kjo e metë e syrit manifestohet me humbjen e aftësisë së syrit për të parë mirë në afërsi. Eliminohet me bartjen e syzave me thjerrëza të forta përmbledhëse gjatë leximit.
Astigmatizimi shfaqet kur kemi gungëzim të kornesë, gungëzim të pabarabartë të thjerrëzës së syrit. Në këto raste objektet duken të paqarta. Kjo e metë mënjanohet me bartjen e syzeve me thjerrëza speciale.
Verbësia për ngjyra (Daltonizmi) është vërtetuar se ekzistojnë njerëz të cilët dallojnë vetëm errësirën dhe dritën, kurse ngjyrat nuk i dallojnë. Këtë të metë të syrit me të cilën ka lindur njeriu e quajmë verbësi e plotë për ngjyra.Mirëpo, ka persona që nuk i dallojnë vetëm disa ngjyra, më së shpeshti të kuqen dhe të gjelbrën. Njerëzit më këtë të metë janë pjesërisht të verbër për ngjyra. Këtë dukuri e ka zbuluar fizikani anglez Daltoni, prandaj kjo dukuri quhet daltonizëm.
Problemet e syve Miopia, Hipermetropia, Ambliopia, Astigmatizmi, Strabizmi, Keratokonus, Retinopatia, Konjunktiviti, Glaukoma, Katarakta
Në lashtësi njerëzit lexonin pa problem edhe në moshë të thyer, sepse nuk e njihnin skllavërinë e kompjuterit. Por nëse ndiqni këto rregulla, mund të lexoni si ata.
Ndërsa për të është e nevojshme vitamina A. Kur punojmë në kompjuter sytë vazhdimisht reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta që shfaqen në ekran, dhe nëse këto janë sinjale të fuqishme vizuale, sytë harxhojnë më shumë rodopsinë (pigment fotosenzitiv i nevojshëm për shikimin). Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës. Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene, të cilat me ndihmën e dritës së diellit shndërrohet në vitaminë A. Beta-karotenet janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka, shalqiri dhe mangoja.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Sëmundjet e syrit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.