Tottenham Hotspur F.c.

Tottenham Hotspur Football Club që referohet si Spurs, është një klub anglez me seli në Tottenham, Londër, që luan në Premier League.

Stadiumi i Tottenhamit është White Hart Lane.

Tottenham Hotspur F.C.
Pseudonimi(et)Spurs, The Lilywhites
Themeluar5 shtator 1882
StadiumiWhite Hart Lane
Kapaciteti36,284 vende
PronariFlamuri Daniel Levy
TrajneriFlamuri Mauricio Pochettino
LigaPremier League
2018–194
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Ngjyra shtëpi
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Tottenham Hotspur F.c.
Ngjyra jashtë

Historia

Krijimi dhe vitet e hershme (1882–1908)

Klubi u themelua zyrtarisht më 5 shtator 1882 nën emrin Hotspur Football Club nga një grup nxënësish të udhëhequr nga Bobby Buckle. Ata ishin antarë të Hotspur Cricket Club, të cilët krijuan klubin e futbollit me të njëjtin emër me qëllim për të luajtur sport gjatë muajve të dimrit. Një vit më pas, ata kërkuan ndihmë për klubin nga John Ripsher, i cili ishte mësuesi i tyre i Biblës në Kishën All Hallows; ai më pas u bë presidenti i parë i klubit dhe arkëtari i saj. Ripsher ndihmoi dhe mbështeti nxënësit në vitet e para të formimit të klubit, duke i gjetur edhe një vendndodhje të re. Në prill 1884, klubi u riemërua si "Tottenham Hotspur Football Club" për të shmangur një ngatërresë me një tjetër klub londinez të quajtur Hotspur, posta e së cilës ishte dërguar gabimisht në Londrën Veriore. Klubi kishte edhe pseudonime të ndryshme si "Spurs" dhe "the Lilywhites".

Djemtë fillimisht luanin midis tyre dhe ndeshje miqësore kundër ekipeve të tjera lokale. Ndeshja e parë e tyre u zhvillua më 30 shtator 1882 kundër një ekipi lokal të quajtur Radicals, duke u mposhtur 2–0. Ekipi hyri për herë të parë në një kompeticion më 17 tetor 1885, ku ata u ndeshën kundër një ekipi me puntor të një kompanie të quajtur St Albans për trofeun London Association Cup; ata fituan me rezultatin 5–2. Ndeshjet e ekipit filluan të tërhiqnin interesin e komunitetit lokal duke bërë që shikueshmëria në ndeshjet në shtëpi të rritej. Ata luajtën për herë të parë në një kampionat në vitin 1892, në kampionatin jetëshkurtër Southern Alliance.

Klubi u bë profesionist më 20 dhjetor 1895, dhe në verën e vitin 1896 u pranua në divizionin e parë të të ligës jugore. Më 2 mars 1898, klubi u bë një kompani e kufizuar, e quajtur Tottenham Hotspur Football and Athletic Company. Shpejtë pas kësaj, Frank Brettell u bë trajneri i parë i ekipit, dhe më pas firmosi me John Cameron, cili u bë lojtar-trajner një vit më vonë pas largimit të Brettellit. Cameron pati një ndikim të madh në klub, duke ndihmuar të fitonin edhe trofeun e parë, titullin e ligës së jugut në sezonin 1899–1900. Një vit më pas ata fituan edhe Kupën FA 1901 duke mposhtur në finalen e dytë Sheffield United me rezultatin 3–1, pasi ndeshja e parë u mbyll në barazim 2–2. Me këtë fitore, ata u bë ekipi i parë që nuk janë pjesë të ligës që fitojnë këtë trofe pas themelimit të The Football League (Ligës së Futbollit) në vitin 1888.

Dekadat e hershme dhe Liga e Futbollit (1908–1958)

Në vitin 1908, klubi u vendos në divizionin e dytë të ligës së futbollit si siguroi ngjitjen në elitë që në sezonin e parë. Në vitin e parë në elitë, ata përfunduan në vendin e dytë. Në vitin 1912, Peter McWilliam u bë trajneri i ri i klubit; Tottenham e mbylli sezonin 1914–15 në vendin e fundit kur futbolli u ndërpre për shkak të Luftës së Parë Botërore. Pasi lufta mbaroi dhe futbolli rifilloi, Spurs ra në divizionin e dytë, por u rikthyen shpejtë në elitë pasi u shpallën kampion në sezonin 1919–20.

Më 23 prill 1921, McWilliam udhëhoqi klubin drejt triumfit të dytë të Kupën FA, duke mposhtur 1–0 Wolverhampton Wanderers në finale. Në kampionat, ata përfunduan të dytët mbrapa Liverpoolit, por në pesë vitet e ardhshëm nuk arritën më shumë se mesi i renditjes. Spurs ranë nga kategoria në sezonin 1927–28 pasi McWilliam u largua. Në shumicën e kohës në vitet 30' dhe 40', Tottenham luajti në divizionin e dytë, duke pasur rikthime të shkurtra në elitë në sezonet 1933–34 dhe 1934–35.

Ish lojtari i ekipit Arthur Rowe u bë trajner në vitin 1949. Ai zhvilloi një stil loje të re, të quajtur "push and run" (shty dhe vrapo), e cila doli të ishte e suksesshme në vitet e tij të para si trajner. Ai e riktheu ekipin në divizionin e parë pasi fitoi të dytin në sezonin 1949–50. Në sezonin e tij të dytë në krye, Tottenham fitoi për herë të parë në histori titullin e divizionit të parë në sezonin 1950–51. Rowe dha dorëheqjen në prill 1955 për shkak të stresit të mbledhur gjatë drejtimit të klubit. Para se të largohej, Rowe firmosi me një nga lojtarët më të famshëm të asaj kohe, Danny Blanchflower, i cili do të fitonte çmimin FWA Futbollisti i Vitit dy herë me Tottenhamin.

Bill Nicholson dhe vitet e lavdisë (1958–1974)

Bill Nicholson u bë trajneri i ri i ekipit në tetor 1958. Ai do të bëhej trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, duke e udhëhequr atë në fitimin e tre trofeve madhor rresht në fillim të viteve 1960': ata fituan dopietën në vitin 1961, Kupën FA në vitin 1962 dhe Kupën e Fituesve të Kupës në vitin 1963. Nicholson firmosi me Dave Mackay dhe John White në vitin 1959, dy lojtarë që ishin protagonist në fitimin e dopietës, kurse dy vite më pas me Jimmy Greaves, lojtari me më shumë gola në historinë e elitës së futbollist anglez.

Sezoni 1960–61 nisi me 11 fitore rresht, i ndjekur nga një barazim dhe katër fitore të tjera, që në atë kohë ishte nisja më e mirë e një klubi në elitën e futbollit anglez. Titulli i fitua më 17 prill 1961 kur ata mposhtën Sheffield Wednesday në shtëpi me rezultatin 2–1, duke siguruar titullin tre ndeshje para përfundimit. Dopieta u sigurua në fitoren 2–0 kundër Leicester City në finalen e Kupës FA 1960–61. Ishte dopieta e parë në futbollin anglez për shekullin e 20të, dhe e para që nga Aston Villa në vitin 1897. Në vitin e ardhshëm Tottenham fitoi Kupën FA për herë të dytë rresht pasi mposhtën në finale Burnley.

Më 15 maj 1963, Tottenhami u bë ekipi i parë britanik që fiton një trofe evropian pasi mposhtën në finale ekipin spanjoll Atlético Madrid për të fituar Kupën Evropiane të Fituesve të Kupës 1962–63. Ata gjithashtu u bënë ekipi i parë britanik që fitojnë dy trofe të ndryshëm evropian pas fitores së Kupës UEFA 1971–72 me një ekip të rindërtuar që përfshinte lojtarë si Martin Chivers, Pat Jennings, dhe Steve Perryman. Përveç kësaj fitoreje, ata kishin triumfuar edhe në Kupën FA në vitin 1967 dhe dy Kupa Lige (në vitet 1971 dhe 1973). Nicholson fitoi gjithsej tetë trofe në 16 vite si trajner i Tottenhamit.

Nga Burkinshaw te Venables (1974–1992)

Spurs përsuan rënje në fillim të viteve 1970', duke bërë që Nicholson të jepte dorëheqjen pas një nisje të dobët në sezonin 1974–75. Ekipi më pas ra nga kategoria në përfundim të sezonit 1976–77 me Keith Burkinshaw si trajner. Ai e riktheu ekipin në elitë pas vetëm një sezoni, duke ndërtuar një ekip me lojtarë si Glenn Hoddle dhe dy argjentinasit Osvaldo Ardiles dhe Ricardo Villa, afrimet e të cilëve ishin diçka e pazakontë, pasi transferimet e lojtarëve të huaj në Britani ishin të rralla në atë kohë. Ekipi i ndërtuar nga Burkinshaw fitoi edhe Kupën FA në vitet 1981 dhe 1982 si dhe Kupën UEFA në vitin 1984.

Vitet 1980' ishin vite të ndryshimit që filloi me një fazë të re të rizhvillimit të White Hart Lane, si dhe një ndryshim në bordin drejtues. Irving Scholar mori klubin dhe e drejtoi në një drejtim më reklamues, e cila ishte edhe fillimi i transformimit të klubeve angleze të futbollit në kompani reklamuese. Borxhet e klubit sollën ndryshime të tjera në menaxhimin e saj, duke bërë që qershor 1991 Terry Venables të bashkohej me biznesmenin Alan Sugar për të marrë kontrollin e Tottenhamit. Venables, i cili u bë trajner në vitin 1987, firmosi me lojtarë si Paul Gascoigne dhe Gary Lineker. Tottenham fitoi Kupën FA në sezonin 1990–91, duke u bërë klubi i parë që e fiton këtë trofe tetë herë.

Futbolli në Premier Ligë (1992–vazhdon)

Tottenham ishte një nga pesë klubet që shtynë në themelimin e Premier Ligës, e cila u krijua me miratimin e Federatës Angleze të Futbollit, që zëvëndësoi Ligën e Futbollit me këtë kompeticion, e cila u bë elita e re e futbollit anglez. Pavarësisht se me trajner të suksesshëm dhe lojtarë si Teddy Sheringham, Jürgen Klinsmann dhe David Ginola, Tottenham nuk arriti më shumë se mesi i tabelës deri në fund të viteve 2000'. Ata fituan Kupën e Ligës në vitin 1999 nën drejtimin e George Graham dhe sërisht në vitin 2008 nën drejtimin e Juande Ramos. Ekipi u përmirsua nën drejtimin e Harry Redknapp, dhe me lojtarë si Gareth Bale dhe Luka Modrić, ekipi arriti pesë vendet e para në fillim të viteve 2010'.

Në shkurt 2001, Sugar shiti aksionet e tij te ENIC Sports plc, kompani e drejtuar nga Joe Lewis dhe Daniel Levy, dhe hoqi dorë nga statusi si president i klubit. Kjo dyshe më pas do të zotëronte 85% të aksioneve të klubit, me Levyn i cili do të ishte përgjegjës për menaxhimin e klubit. Trajneri aktual është Mauricio Pochettino, i cili u punësua në maj 2014. Të udhëhequr nga Harry Kane, Spurs e mbylli kampionatin e sezonit 2016–17 në vendin e dytëë, rezultati më i mirë që nga sezoni 1962–63. Në UEFA Ligën e Kampioneve 2018–19, Tottenham mposhti Manchester Cityn dhe Ajax për të arritur në finale, duke u bërë klubi i tretë nga Londra që e arrin këtë gjë. Megjithatë, në finale ata u mposhtën nga ekipi tjetër anglez Liverpool me rezultatin 2–0.

Stadiumi

Tottenham Marshes

Northumberland Park

White Hart Lane

Stema

Fanella

Pronësia

Tifozët

Përgjegjësia Sociale

Skuadra e femrave

Trofe

Vendor

Europian

Statistikat dhe Rekordet

Skuadra

Skuadra e parë

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Tottenham Hotspur F.c.  Pt Hugo Lloris (kapiteni)
2 Tottenham Hotspur F.c.  Mb Kyle Walker
3 Tottenham Hotspur F.c.  Mb Danny Rose
4 Tottenham Hotspur F.c.  Mb Toby Alderweireld
5 Tottenham Hotspur F.c.  Mb Jan Vertonghen
7 Tottenham Hotspur F.c.  Sm Son Heung-min
9 Tottenham Hotspur F.c.  Sm Vincent Janssen
10 Tottenham Hotspur F.c.  Sm Harry Kane (vice-captain)
11 Tottenham Hotspur F.c.  Mf Érik Lamela
12 Tottenham Hotspur F.c.  Mf Victor Wanyama
13 Tottenham Hotspur F.c.  Pt Michel Vorm
14 Tottenham Hotspur F.c.  Mf Georges-Kévin N'Koudou
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
15 Tottenham Hotspur F.c.  Mf Eric Dier
16 Tottenham Hotspur F.c.  Mb Kieran Trippier
17 Tottenham Hotspur F.c.  Mf Moussa Sissoko
19 Tottenham Hotspur F.c.  Mf Mousa Dembélé
20 Tottenham Hotspur F.c.  Mf Dele Alli
23 Tottenham Hotspur F.c.  Mf Christian Eriksen
25 Tottenham Hotspur F.c.  Mf Josh Onomah
27 Tottenham Hotspur F.c.  Mb Kevin Wimmer
29 Tottenham Hotspur F.c.  Mf Harry Winks
30 Stampa:Country data SPA Pt Pau López (on loan from Espanyol)
33 Tottenham Hotspur F.c.  Mb Ben Davies
38 Tottenham Hotspur F.c.  Mb Cameron Carter-Vickers

Stafi dhe trajnerët

Presidenca

Ish trajnerët dhe lojtarët

Historia e trajnerëve

20 Trajnerët më të suksesshëm

Ish lojtarët e dikurshëm

Lojtari i vitit

Referime

Lidhje të jashtëme

Tags:

Tottenham Hotspur F.c. HistoriaTottenham Hotspur F.c. StadiumiTottenham Hotspur F.c. StemaTottenham Hotspur F.c. FanellaTottenham Hotspur F.c. PronësiaTottenham Hotspur F.c. TifozëtTottenham Hotspur F.c. Përgjegjësia SocialeTottenham Hotspur F.c. Skuadra e femraveTottenham Hotspur F.c. TrofeTottenham Hotspur F.c. Statistikat dhe RekordetTottenham Hotspur F.c. SkuadraTottenham Hotspur F.c. Stafi dhe trajnerëtTottenham Hotspur F.c. PresidencaTottenham Hotspur F.c. Ish trajnerët dhe lojtarëtTottenham Hotspur F.c. Lojtari i vititTottenham Hotspur F.c. ReferimeTottenham Hotspur F.c. Lidhje të jashtëmeTottenham Hotspur F.c.LondraPremier League

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AlgoritmiIbrahim RugovaUjëvarat e MirushësYlberiBarack ObamaMultimediaNdotjaAventurat e Tom SojeritMotra ToneIlir MetaTermometriAlbin KurtiMajlinda KelmendiLista e bimëveKosovaLidhja e PrizrenitSëmundjet e gjakutPërcaktoriMartin CamajShtetet e Bashkuara të AmerikësAfrikaMetodat e kërkimitSinonimiDitar (Anne Frank)RilindjaVideosexÇifteliaLufta e Dytë BotëroreLista e liqeneve në KosovëMarko BoçariFusha magnetikeGjykata Evropiane për të Drejtat e NjeriutVojo KushiBeni ecën vetëTeatri në ShqipëriDon Kishoti i MançësRoma e lashtëVeshiEzaniElena GjikaHidrocentraletMaria AntonetaJeronim de RadaShpikje te ndryshmeVenaVitamina DIsak NjutoniKësulëkuqjaTenisiDasma shqiptareLuledielliSpermaDardanëtBioteknologjiaRryma elektrikeRumaniaViktor HygoEnergjia potencialeSpartak NgjelaLista e lumenjve më të gjatëPulsi i zemrësQelizaSindromi i stokholmitThomas EdisonBifurkacioniKrishtërimiMetaforaKuvendi EvropianMuzika shqiptareLista e vullkaneve aktivë në botëBosnja dhe HercegovinaShtatë mrekullitë e botësDermatiti atopikTrëndafiliIraniDeduksioniLetraUNESCOTë drejtat e fëmijëve🡆 More