Edin Džeko: Futbollist boshnjak

Edin Džeko (Boshnjakisht: ; lindur më 17 mars 1986) është një futbollist profesionist boshnjak i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren boshnjake, ku është edhe kapiten.

Internazionale Milano">Internazionale dhe kombëtaren boshnjake, ku është edhe kapiten.

Edin Džeko
Edin Džeko: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës
Džeko me Bosnja dhe Hercegovinën në vitin 2015
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEdin Džeko
Datëlindja (1986-03-17) 17 mars 1986 (38 vjeç)
VendlindjaSarajevë, Jugosllavi
Gjatësia1.93 m (6 ft 4 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri9
Karriera me të rinjtë
1996–2003Željezničar
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2005Željezničar35(3)
2005–2007Teplice43(16)
2005→ Ústí nad Labem (huazim)15(6)
2007–2011VfL Wolfsburg111(66)
2011–2016Manchester City130(50)
2015–2016Roma (huazim)31(8)
2016–2021Roma168(77)
2021–Internazionale43(14)
Karriera ndërkombëtare
2003–2004Bosnja dhe Hercegovina U195(0)
2006–2007Bosnja dhe Hercegovina U215(1)
2007–Bosnja dhe Hercegovina105(58)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 shtator 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 8 shtator 2019

Ai është emëruar Futbollisti boshnjak i vitit tre herë rresht. Ai ka pseudonimin "diamanti boshnjak" ose thjesht "diamanti" (boshnjakisht: Bosanski Dijamant" ose "Dijamant") nga tifozët dhe gazetarët në Bosnje dhe Hercegovinë. Para se të kalonte te Roma, Džeko ka luajtur për Manchester Cityn, por famën e fitoi në Gjermani me VfL Wolfsburg, me të cilën fitoi titullin e Bundesligës në sezonin 2008–09. Në atë sezon ai ishte golashënuesi i dytë më i mirë me 26 gola. Në sezonin e ardhshëm, ai shënoi 22 gola dhe u shpallur edhe golashënuesi më i mirë. Përveç golave, ai regjistroi edhe dhjetë asista në dy sezone.

Gjatë sezonit 2011–12 në Premier Ligë, Džeko shënoi katër gola në një ndeshje kundër Tottenham Hotspur në White Hart Lane. Në ndeshjen e fundit të atij sezoni, ai shënoi golin e barazimit të përkohshëm kundër Queens Park Rangers në minutën e 92të, para se Sergio Agüero të shënonte golin e fitores disa sekonda para fundit, duke i siguruar ekipit kampionatin e parë pas 44 vitesh. Ai më vonë deklaroi se ky gol ishte një nga më të rëndësishmit e karrierës së tij. Më 3 mars 2015, Džeko shënoi golin e 50të në kampionat për Romën, duke u bërë lojtari i parë që shënon 50 gola në tre nga pesë kampionatet më të rëndësishme të Evropës.

Në nivel ndërkombëtar, Džeko ka luajtur me ekipet e moshave nën-19 dhe nën-21 të Bosnje Hercegovinës, para se të debutonte me ekipin e parë në vitin 2007. Që nga ajo kohë, ai ka luajtur më shumë se 100 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 50 gola. Ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i vendit të tij më 7 shtator 2012 në një ndeshje kundër Lihtenshtajnit, ku ai shënoi një tregolësh dhe parakaloi dyshen Zvjezdan Misimović dhe Elvir Bolić. Më 11 shtator 2018, ai u bë lojtari me më shumë ndeshje për kombëtaren, duke luajtur ndeshjen e 95të kundër Austrisë që e lejoi të kalonte Emir Spahić. Dhjetë golat e shënuar nga ai në fushatën kualifikuese e ndihmuan Bosnjen të kualifikoheshe në Kupën e Botës 2014, duke regjistruar prezencën e parë në një turnament madhor.

Karriera me klube

Vitet e hershme

Džeko filloi karrierën e tij te Željezničar, duke luajtur si mesfushor në vitet 2003–05, duke pasur pak sukses në atë pozicion. Ai ishte shumë i gjatë dhe kishte aftësi të pakta teknike. Megjithatë, trajneri i tij në atë kohë, Jiří Plíšek, pa potencial te lojtari dhe pasi u rikthye në shtëpi, ai i sygjeroi klubit Teplice që t'a blinte. Željezničar pranoi ofertën prej vetëm 25,000 € për Džekon. Një nga drejtuesit e Željezničar deklaroi vite më pas: "Neve menduam se kishim fituar llotarinë", duke ju referuar shitjes së tij.

Džeko pati një periudhë si i huazuar te Ústí nad Labem në vitin 2005, duke shënuar gjashtë gola në 15 ndeshje. Më vonë në atë vit, ai u rikthye te Teplice, duke qëndruar deri në vitin 2007. Me 13 gola në 30 ndeshje, ai ishte shënuesi i dytë më i mirë i Ligën Çeke në sezonin 2006–07. Performancat e tij bënë që trajneri i VfL Wolfsburg Felix Magath t'a blinte për 4 milion €.

VfL Wolfsburg

Edin Džeko: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Džeko duke u përshëndetur me tifozët e klubit.

Pas kalimit të tij te Wolfsburg, Džeko regjistori 9 gola në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ai u shpall lojtari më i mirë i Bundesligës për pjesën e parë të sezonit 2007–08 nga Sportal. Ekipi e mbylli kampionatin në vendin e 5të, duke siguruar një vend në Kupën UEFA për sezonin 2008–09. Në kampionat, ai shënoi tetë gola dhe asistoi shtatë të tjerë në 17 ndeshje të luajtura si titullar.

Pasi klubi bleu boshnakun tjetër dhe shokun e tij në kombëtare Zvjezdan Misimović në korrik 2008, paraqitjet e Džekos pësuan rritje të madhe në sezonin 2008–09. Ai shënoi pesë gola dhe asistoi shtatë të tjetër në pjesën e parë të sezonit, por ai dhe ekipi u përmirsuan në mënyrë drastike në pjesën e dytë të sezonit, ku Džeko shënoi plot 21 gola si dhe regjistroi edhe tre asiste të tjerë. Ekipi vendosi një rekord personal duke fituar 10 ndeshje rresht nga 7 shkurti e deri më 26 prill 2009; në këtë periudhë, ai shënoi 11 gola dhe asistoi një gol tjetër. Më 2 maj 2009, ai shënoi një tregolësh në fitoren 4–0 kundër 1899 Hoffenheim, të cilën e pasoi me një tregolësh tjetër në fitoren 5–0 kundër Hannover 96 dy javë më vonë; 26 golat dhe 10 asistet në kampionat ishin jetësore për Wolfsburgun që fitoi titullin e parë të Bundesligës në histori.

Me 26 gola, ai u shpall golashënuesi i dytë më i mirë i Bundesligës, mbrapa shokut të skuadrës dhe partnerit në sulm Grafite, i cili shënoi 28 gola në 25 ndeshje, duke formuar dyshen më të suksesshme në historinë e kampionatit. Ata u ndihmuan edhe nga pasimet dhe asistet e organizatorit kryesor të ekipit, Zvjezdan Misimović, i cili regjistroi 20 asiste, duke vendosur një rekord të ri në kampionat. Ata formuan grupin që njihej si "trekëndësi magjik". Wolfsburgu e fitoi titullin me dy pikë diferencë ndaj Bayern München, ekip të cilin ata e mposhtën me rezultatin 5–1, në një ndeshje të paharrueshme që pa Džekon dhe Grafiten të shënonin nga dy gola secili, përfshirë edhe një me thembër nga braziliani pasi dribloi të gjithë mbrojtësit dhe portierin. Kjo fitore rezultoi vendimtare për Wolfsburgun, pasi tre pikët e marra nga ajo e ndeshje e lejuan ekipin të kalonte Bayernin në renditje për herë të që parë, e cila para asaj ndeshje kryesonte me dy pikë avantazh.

Džeko tregoi formë të mrekullueshme edhe në kompeticionet e tjera; ai shënoi gjashtë gola në dy ndeshje në DFB-Pokal, kurse në Kupën UEFA, sulmuesi shënoi katër gola dhe dy asiste në tetë ndeshje, duke ndihmuar ekipin të arrinte në raundin e 32-tave, ku u eliminuan nga Paris Saint-Germain. Në fund të sezonit, për performancat e tij në kampionat, Džeko u shpërblye me çmimin "Futbollisti i vitit i futbollistëve". Pavarësisht interesimit të shfaqur nga klubi italian Milan, Džeko vendosi të qëndroi dhe firmosi një kontratë të re deri në vitin 2013.

Në sezonin 2009–10, Džeko shënoi golin e parë në UEFA Ligën e Kampioneve në një ndeshje të fazës së grupeve kundër Manchester United më 30 shtator 2009; anglezët fituan 2–1 në Old Trafford. Në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ai shënoi katër gola në gjashtë ndeshje, me Wolsburgun që u eliminua pasi e mbylli grupin në vendin e tretë, duke zbritur në Ligën e Evropës. Në fund të vitit, Džeko ishte një nga 30 lojtarët e nominuar për çmimin prestigjoz Topi i Artë 2009, ku ai në fund u rendit në vendin e 13të. Ai e mbylli sezonin 2009–10 duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Bundesligë me 22 gola. Megjithatë, pavarësisht golave të tij, Wolfsburgu dështoi që të mbronte titullin, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 9të.

Më 28 gusht 2010, Džeko u bë golashënuesi më i mirë i klubit në kampionat me 59 gola në 96 ndeshje, duke thyer rekordin e Diego Klimowicz me 57 gola në 149 ndeshje. Në pjesën e parë të sezonit 2010–11, Džeko kishte shënuar 10 gola në 17 ndeshje në kampionat, si dhe një gol në dy ndeshje në kupë.

Manchester City

Edin Džeko: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Džeko duke festuar triumfin në Kupën FA 2011.

Më 3 janar 2011, trajneri i Manchester Cityt Roberto Mancini konfirmoi transferimin e Džekos në klub për 32 milion €. Ai u bë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit, kurse transferimi i parë ishte ai i Robinhos nga Real Madridi për 42.5 milion €. Ky transferim ishte gjithashtu i gjashti më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës. Përveç kësaj, kjo ishte gjithashtu edhe shitja më e shtrenjtë që një klub i Bundesligës kishte kryer. Džeko u bë lojtari boshnjak dhe jugosllav më i shtrenjtë në atë kohë.

Džeko kreu vizitat mjeksore më 5 janar, dhe, dy ditë më pas, u prezantua zyrtarisht si lojtari më i ri i klubit, duke firmosur për katër vite e gjysëm.

Sezoni 2010–11

Džeko bëri debutimin e tij me klubin më 15 janar në një ndeshje të fituar 4–3 kundër Wolverhampton Wanderers më 15 janar, duke asistuar golin e tretë të ekipit të tij të shënuar nga Yaya Touré. Ai debutoi në Kupën FA 15 ditë më pas në një ndeshje kundër Notts County e cila u mbyll në një barazim 1–1, ku Džeko shënoi golin e barazimit, duke regjistuar rrjetën e parë me klubin e ri. Në përsëritjen e ndeshjes më 20 shkurt, Džeko shënoi sërisht, duke ndihmuar Manchester Cityt të fitonte 5–0 dhe të përparonte në raundin tjetër. Katër ditë më pas, në ndeshjen e kthimit të raundit të 32-tave të UEFA Ligës së Evropës në City of Manchester Stadium kundër Aris Thessaloniki, Džeko shënoi një dygolësh brënda katër minutash në një fitore 3–0.

Më 25 prill 2011, Džeko shënoi golin e parë në Premier Ligë me një gjuajtje me të djathtën kundër Blackburn Rovers në Ewood Park. Ky ishte goli i vetëm i fitores 1–0 të Manchester Cityt.

Goli i tij i fundit erdhi kundër Bolton Wanderers në javën e fundit të kampionatit, duke ndihmuar Cityn të sigurojë një vend të tretë në Premier Ligë ndaj Arsenalit, një vend që solli edhe kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve. Më 14 maj, ai ishte një zëvëndësues i papërdorur në fitoren 1–0 të Manchester Cityt kundër Stoke City në finalen e Kupës FA 2011, duke fituar trofeun e parë në Angli.

Sezoni 2011–12

Edin Džeko: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Džeko me Cityn, 2011.

Džeko e nisi sezonin e tij të dytë te Manchester City duke shënuar gol në disfatën 3–2 kundër Manchester UnitedFA Community Shield. Në ndeshjen e javës së tretë të Premier Ligës, Džeko shënoi katër gola kundër Tottenham Hotspur. Në këtë ndeshje, ai vendosi një rekord duke u bërë lojtari i parë në historinë e klubit që shënon katër gola në një ndeshje të Premier Ligës. Gjashtë golat e shënuar në tre ndeshjet e para të kampionatit e shpërblyen atë me çmimin Lojtari i Muajit i Premier Ligës në gusht.

Në vazhdim të sezonit, ai vazhdoi të shënonte gola të rëndësishëm si ai me kokë në fitoren 1–0 kundër Wigan Athletic që e lejoi Cityn të rriste kryesimin me tre pikë ndaj ndjekësit më të afërt Manchester United. Një tjetër gol i rëndësishëm ishte ai kundër Portos në Ligën e Evropës, duke ndihmuar ekipin të fitonte me rezultatin e përgjithshëm 6–1.

Džeko gjithashtu shënoi me kokë në ndeshjen kundër Blackburn Rovers, që i dha avantazhin 3–0 ekipit, dhe vulosi ndeshjen; kjo fitore i lejoi Manchester Cityt të ruante avantazhin prej dy pikësh kundër Manchester United në kampionat.

Trajneri i kombëtares boshnjake Safet Sušić e këshilloi Džekon të largohej nga City në përfundim të sezonit për shkak të minutazhit të pakët në ekipin e parë në muajt e fundit të sezonit; për shërbimet e tij ishin të interesuar klube si Juventus dhe Bayern Munich.

Në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Queens Park Rangers, ai shënoi golin e barazimit momental 2–2 në minutën e 92të para se Sergio Agüero të shënonte golin e fitores 3–2 dy minuta më vonë; me këtë fitore, Manchester City siguroi kampionatin e parë pas 44 vitesh.

Džeko e mbylli sezonin me 19 gola në 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Pas përfundimit të sezonit, agjenti i tij i hodhi raportimet për një largim të mundshhëm të sulmuesit nga City, duke i quajtur këto raportime si spekullime të mediave.

Sezoni 2012–13

Edin Džeko: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Džeko sëbashku me shokët e skuadrës Sergio Agüero dhe David Silva.

Džeko e nisi sezonin 2012–13 duke shënuar golin e barazimit momental në fitoren 3–2 kundër Southampton më 19 gusht. Ai më pas shënoi kundër Queens Park Rangers më 1 shtator, duke regjistruar golin e dytë në tre ndeshjet e para të Premier Ligës. Shtatëmbëdhjetë ditë më vonë, Džeko shënoi golin e parë të ekipit në Ligën e Kampioneve për sezonin e ri në humbjen 3–2 me përmbysje kundër Real MadriditStadiumin Santiago Bernabéu në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Më 20 tetor, në një ndeshje kampionati kundër West Bromwich Albion, ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 79të dhe shënoi golin e barazimit të përkohshëm një minutë më vonë, para se të shënonte të dytin në minutën e 90të për t'i dhënë Manchester Cityt me një lojtar më pak një fitore 2–1 me përmbysje. Më 11 nëntor, Džeko u bë sërisht protagonist duke shënuar një tjetër gol fitoreje në minutat e fundit si zëvëndësues, këtë herë kundër Tottenham Hotspur me një gjuajtje në ajër me të majtën.

Ai shënoi golat e fundit për vitin 2012 në formë dopiete në fitoren 4–3 si vizitor kundër Norwich City. Džeko e mbylli sezonin e tij të tretë në Angli duke shënuar 14 gola në Premier Ligë dhe 15 në të gjitha kompeticionet.

Sezoni 2013–14

Džeko u zgjodh të luante si titullar nga trajneri i ri i ekipit Manuel Pellegrini në ndeshjen e javës së parë të Premier Ligës kundër Newcastle United në shtëpi. Ai shënoi golin e parë të sezonit në humbjen 3–2 kundër Cardiff City një javë më vonë. Më 28 dhjetor 2013, Džeko regjistroi golin e tij të 50të në Angli në fitoren minimale 1–0 në shtëpi kundër Crystal Palace.

Më 25 mars 2014, Džeko shënoi shënoi një dygolësh në fitoren 3–0 kundër Manchester United në Derbin e Manchesterit. Goli i tij i parë erdhi në sekondën e 43të të ndeshjes, duke u bërë goli më i shpejtë i shenuar një ekip vizitor në Old Trafford në historinë e Premier Ligës. Më 27 prill, ai shënoi golin e parë të fitores 2–0 të Manchester Cityt kundër Crystal Palace në Selhurst Park, duke ulur diferencën me kryesuesit e Liverpoolit në vetëm tre pikë me një ndeshje më pak.

Më 3 maj, ai shënoi një dopietë kundër Evertont, duke i dhënë ekipit fitoren 3–2 dhe kreun e renditjes dy javë nga përfundimi. Goli i tij i dytë ishte i 150ti i Manchester Cityt në të gjitha kompeticionet për sezonin 2013–14. Në ndeshjen e parafundit të sezonit, Džeko shënoi dy gola në pjesën e dytë duke udhëhequr ekipin në një fitore 4–0; me këtë fitore, Manchester City u afrua më shumë titullit kampion, që për t'u siguruar duhej fitorja në ndeshjen e fundit kundër West Ham United në shtëpi. Kundër këtij kundërshtari, City fitoi me rezutatin 2–0 duke siguruar titullin.

Sezoni 2014–15

Më 17 gusht 2014, Džeko asistoi David Silvën për golin e parë të Manchester Cityt në sezonin 2014–15 gjatë fitores 2–0 kundër Newcastle United. Tre ditë më vonë, ai firmosi një marrëveshje të re katër-vjeçare me klubin, duke e zgjatur qëndrimin e tij në Angli deri në vitin 2018.

Më 24 shtator, ai shënoi dy golat e parë të sezonit në fitoren tenistike 7–0 kundër Sheffield Wednesday në raundin e tretë të Kupës së Ligës. Kjo u pasua nga një tjetër dygolësh në ndeshjen e rradhës tre ditë më pas ndaj Hull Cityt, duke regjistruar dy golat e parë në Premier Ligë për sezonin 2014–15; Manchester City fitoi me rezultatin 4–2.

Më 21 shkurt 2015, Džeko i dha fund një zbrastie prej 15 ndeshjesh pa shënuar në fitoren 5–0 të Manchester Cityt kundër Newcastle United, duke shënuar golin e tretë.

Roma

Edin Džeko: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Džeko duke luajtur me Romën në vitin 2018.

Pas disa muajsh spekullime rreth së ardhmes së tij, më 12 gusht 2015, Džeko u transferua te klubi italian RomaSerie A, fillimisht në formë huazimi për 4 milion € me të drejtë blerje në përfundim të sezonit për 11 milion € nëse disa objektiva të vendosura do të realizoheshin. Kjo e drejtë u ushtrua më 1 tetor 2015, duke e bërë transferimin e tij te Roma të përhershëm.

Sezoni 2015–16

Džeko bëri debutimin e tij zyrtar me Romën më 22 gusht në barazimin 1–1 jashtë fushe kundër Hellas Veronës në kampionat. Tetë ditë më pas, në paraqitjen e tij të dytë për klubin kryeqytetas, ai shënoi golin e parë në një fitore 2–1 kundër kampionëve në fuqi JuventusitStadio Olimpico. Më 21 shkurt 2016, ai shënoi dopietën e parë në Itali gjatë fitores 5–0 kundër Palermos. Džeko e mbylli sezonin e parë me Romën duke shënuar 10 gola në 39 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Sezoni 2016–17

Pas një sezoni të parë zhgënjyes me Romën, ku ai shënoi vetëm 8 gola në Serie A dhe 10 gjithsej, Džeko e nisi sezonin 2016–17 me 12 gola në 15 ndeshjet e para në kampionat, dhe 17 gola në 20 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet, duke barazuar nisjen më të mirë të klubit të kryer nga Gabriel Batistuta në sezonin 2000–01, ku Roma fitoi kampionatin. Më 24 nëntor 2016, ai shënoi një tregolësh kundër Viktoria Plzeň në një ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Evropës që u mbyll me fitoren 4–1 për italianët. Ai shënoi një tjetër tregolësh në këtë kompeticion më 16 shkurt 2017, në një ndeshje të raundit të 32-tave kundër Villarrealit, të cilën Roma e mposhti 4–0. Më 12 mars, pas një goli të shënuar në fitoren 3–0 si vizitor kundër Palermos, Džeko u bë lojtari i katërt në historinë e Romës që shënon 30 gola në të gjitha kompeticionet brënda një sezoni.

Më 1 prill, pas dopietës së shënuar në fitoren 2–0 kundër Empolit, Džeko u bë lojtari i parë i Romës që arrin 33 gola në të gjitha kompeticionet në një sezon, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga dyshja Rodolfo Volk dhe Francesco Totti. Ai e mbylli sezonin me 39 gola të shënuar gjithsej, përfshirë 29 në Serie A, ku ai u shpall golashënuesi më i mirë dhe mori çmimin Capocannoniere, duke u bërë boshnjaku i parë që e arrin këtë gjë.

Sezoni 2017–18

Edin Džeko: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Džeko në aksion gjatë një ndeshje të UEFA Ligës së Kampioneve kundër PFC CSKA Moskës.

Džeko i bëri një nisje të fuqishme sezonit të tij të tretë te Roma, duke shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e para në kampionat. Ai shënoi golin e parë të sezonit kundër Interit më 26 gusht 2017, por Roma u mposht 3–1 në shtëpi. Në dy ndeshjet e rradhës, ai shënoi dopieta kundër Veronës dhe Beneventos. Ai vazhdoi me formën e golave, duke shënuar edhe në fitoren 2–0 kundër MilanitSan Siro më 1 tetor.

Tetë ditë më pas, Džeko ishte një nga 30 lojtarët e nominuar nga gazeta franceze France Football për çmimin prestigjoz Topi i Artë. Më 19 tetor, ai shënoi një dopietë në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Çelsit, duke ndihmuar Romën të merrte një barazim 3–3 në Stamford Bridge, paravësisht se ekipi ishte në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë.

Në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve, Džeko ndihmoi Romën të përparonte në çerek-finalet e kompeticionit duke shënuar golin e fitores në ndeshjen e kthimit kundër Shakhtar Donetsk. Në çerek-finale kundër Barcelonës, Džeko provoi të ishte vendimtar për ekipin; ai fillimisht shënoi golin e vetëm në humbjen 4–1 në ndeshjen e parë në Camp Nou, para se të shënonte të parin e fitores 3–0 në ndeshjen e kthimit në Olimpico, duke i siguruar Romës një kualifikimin për në gjysëm-finalet e një Kupe Evropiane për herë të parë pas 30 vitesh. Në gjysëm-finale kundër Liverpoolit, Džeko shënoi në të dyja ndeshjet, por italianët u eliminuan 7–6 me rezultat të përgjithshëm.

Džeko e mbylli sezonin me 24 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 16 në Serie A, duke u shpallur sërisht golashënuesi më i mirë i ekipit. Në Ligën e Kampioneve, ai shënoi 8 gola, duke qënë golashënuesi i pestë më i mirë i kompeticionit.

Sezoni 2018–19

Džeko e nisi sezonin e katërt në Itali duke shënuar golin e fitores në ndeshjen si vizitor ndaj Torinos më 19 gusht. Ai shënoi tregolëshin e parë në Ligën e Kampioneve më tetor në një fitore kundër Viktoria Plzeň në fazën e grupeve. Kjo gjë e bëri atë boshnjakun e parë që shënon tregolësh në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

Më 13 prill 2019, Džeko shënoi golin e 8të në ligë kundër Udineses në minutën e 68të, duke i dhënë Romës fitoren. Goli i 9të sezonal në kampionat erdhi më 12 maj në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Juventusit, duke shënuar në minutën e 93të.

Sezoni 2019–20

Më 16 gusht 2019, pas shumë zërave në lidhje me të ardhmen e tij, Džeko firmosi një kontratë të re tre-vjeçare deri në verën e vitit 2022.

Internazionale

Më 14 gusht 2020, Džeko u bë pjesë e Interit pa u prezantuar zyrtarisht, duke u aktivizuar si titullar në miqësoren kundër klubit ukrainas Dynamo Kyiv; ekipi fitoi ndeshjen 3–0 dhe Džeko shënoi një nga golat. Po atë ditë, Interi njoftoi se boshnjaku kishte firmosur një kontratë dy-vjeçare.

Džeko bëri debutimin e tij zyrtar me klubin në ndeshjen hapëse të Serie A; ai u aktivizua si zëvëndësues dhe shënoi golin e katërt të ndeshjes me kokë.

Karriera ndërkombëtare

Džeko debutoi për herë të parë me Bosnje dhe Hercegovinën me ekipin nën-19. Ai ka qënë pjesë edhe e ekipit nën-21, me të cilin luajti në ndeshjet play-off të UEFA Kampionatit Evropian të Futbollit 2007. Bosnja fillimisht kaloi Armeninë dhe Norvegjinë në grupin kualifikueset, duke fituar 3–2 me të parë dhe barazuar 1–1 me të dytën. Në fazën play-off, ata u përballën kundër Republikës Çeke; ata u mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 3–2, me Džekon që shënoi vetëm një herë në turnament.

Džeko debutoi me ekipin e parë më 2 qershor 2007 në një ndeshje kualifikuese të Euro 2008 kundër Turqisë; ishte një debutim i paharrueshëm për sulmuesin, i cili shënoi me një gjuajtje në ajër në minutat shtesë të pjesës së parë. Ky ishte goli i barazimit të përkohshëm 2–2, me Bosnjen që në fund fitoi 3–2.

Edin Džeko: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës 
Džeko duke luajtur për Bosnje dhe Hercegovinën në një ndeshje kundër Austrisë në vitin 2015.

Më 28 mars 2009, komentatori sportiv Marjan Mijajlović, i vendosi Džekos pseudonimin "diamanti boshnjak" gjatë një ndeshje kundër Belgjikës në Genk ku ai shënoi një gol të rëndësishëm. Ai shënoi nëntë golat gjatë fushatës kualifikuese të Kupës së Botës 2010, duke u renditur sëbashku me sulmuesin Wayne RooneyAnglisë në vendin e dytë; vetëm Theofanis Gekas i Greqisë shënoi më shumë.

Më 8 shtator 2012, në fitoren 8–1 kundër Lihtenshtajnit, Džeko shënoi një tregolësh duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i ekipit kombëtar me 24 gola. Ai theu rekordin e Elvir Bolić, i cili kishte shënuar 22 gola. Kjo ndeshje ishte pjesë e kualifikueseve të Kupës së Botës 2014, të cilat ai i mbylli si golashënuesi i dytë më i mirë me dhjetë gola; këto gola rezultuan vendimtare për Bosnje dhe Herzegovinën që u kualifikuan në turnamentin e parë madhor të tyre.

Në qershor 2014, Džeko ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur në Kupën e Botës 2014. Ai debutoi në ndeshjen e parë të grupit, një humbje 2–1 kundër Argjentinës në Stadiumin Maracanã. Më 25 qershor, në ndeshjen e tretë të grupit, me ekipin tashmë të eliminuar, Džeko shënoi golin e parë të fitores 3–1 kundër Iranit, duke ndihmuar Bosnjen të arrij fitoren e parë të tyre në një Kupë Bote. Në gusht 2014, pas tërheqjes së Emir Spahić nga futbolli ndërkombëtar, Džeko u emërua kapiteni i ri i ekipit.

Më 28 mars 2015, Džeko shënoi tripletën e tij të dytë me ekipin kombëtar në fitoren 6–0 kundër Andorëskualifikueset e UEFA Euro 2016; kjo ishte fitorja e parë e Bosnjes në këto kualifikuese pas pesë ndeshjesh. Bosnja dhe Hercegovina e mbyllën grupin B me 17 pikë në vendin e tretë, duke u kualifikuar për në fazën play-off; Džeko shënoi shtatë gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i grupit sëbashku me uellsianin Gareth Bale. Në fazën play-off, Bosnja u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3–1 nga Republika e Irlandës, me Džekon i cili shënoi golin e vetëm të boshnjakëve në ndeshjen e parë.

Më 13 nëntor 2016, gjatë një kualifikuese të Kupës së Botës 2016 kundër Greqisë, Džeko pati një përplasje me mbrojtësin grek Kyriakos Papadopoulos, ai boshnjaku tërhoqi të shkurtrat e mbrojtësit tjetër Sokratis Papastathopoulos. Zënka midis tyre detyroi gjyqtarin e ndeshjes që t'i përjashtonte të dy nga loja. Ky ishte kartoni i kuq i parë i tij me kombëtaren.

Më 28 mars 2017, duke shënuar në fitoren 2–1 kundër ShqipërisëElbasan Arena, Džeko u bë lojtari i parë që shënon 50 gola për Bosnje Hercegovinën. Më 23 mars 2019, ai zhvilloi paraqitjen e 100të me ekipin kombëtar në një ndeshje kualifikuese të UEFA Euro 2020 kundër Armenisë.

Stili i lojës

Džeko njihet më së miri për prezencën fizike, forcën, dhe aftësinë në duelet ajërore. Ai është një lojtar i cili gjithashtu gjuan saktë me të dyja këmbët. Kjo aftësi ka qënë që Džeko të ketë mesatare mbreslënëse shënimi me të gjitha ekipet ku ka luajtur, duke luajtur si sulmues.

Gjatë kohës të tij te Manchester City, ai konsiderohej si një "super-zëvëndësim", kjo për shkak të golave të rëndësishëm të shënuar në disa raste kur ai ka hyrë si zëvëndësues. Megjithatë, lojtari vetë e refuzoi këtë etiketë.

Jeta personale

Džeko ka lindur në SarajevëBosnje dhe Hercegovinës, në atë kohë pjesë e Jugosllavisë, nga prindër boshnjak të quajtur Midhat dhe Belma. Ai tregoi që familja e tij e ka mbështetur përherë gjatë karrierës së tij, veçanërisht babai, i cili e shoqëronte gjithnjë në seancat stërvitore gjatë kohës që ishte te Željezničar. Babai i tij gjithashtu ka luajtur si profesionist në Bosnje dhe Hercegovinë. Džeko konsiderohet një hero lokal në Sarajevë.

Džeko është multilingual: ai flet gjuhën boshnjake, çeke, gjermane, angleze dhe italiane. Ai është mysliman. Džeko ka deklaruar se ekipi i tij i preferuar i fëmijërisë ishte Milani dhe lojtari i preferuar ishte Andriy Shevchenko. Në shtëpinë e tij në Sarajevë, ai ka ende një fanellë me numrin 7 të Shevchenkos në faqen e murit të dhomës së tij. Džeko është kushuri i parë me ish lojtarin dhe kapitenin e ekipit kombëtar Emir Spahić.

Në nëntor 2009, Džeko u bë boshnjaku i parë ambasador i UNICEF-it. Ai ka vizituar në vendlindjen e tij shkolla dhe fëmijë të prekur nga Lufta e Bosnjes. Më 6 korrik 2012, ai u pranua në Universtitetin e Sarajevës për të studiuar sportet dhe edukimin fizik. Ai e mori diplomën e Bachelorit më 10 shtator 2018.

Džeko ka qënë në një marrëdhënje me aktoren dhe modelen Amra Silajdžić që nga viti 2011. Ata u martuan tre vite më vonë. Në shkurt 2016, ata u bën prindër për herë të parë pas ardhjes në jetë të një vajze të quajtur Una. Në shtator 2017, ata mikpritën ardhjen në jetë të fëmijës së dytë, një djal i quajtur Dani.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 26 maj 2019
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Željezničar 2003–04 Premier Liga Boshnjake 15 2 1 0 1 0 17 2
2004–05 20 1 5 1 0 0 25 2
Gjithsej 35 3 6 1 1 0 42 4
Teplice 2005–06 Liga e Parë Çeke 13 3 13 3
2006–07 30 13 3 1 2 0 35 14
Gjithsej 43 16 3 1 2 0 48 17
Ústí nad Labem (huazm) 2005–06 Liga e Dytë Çeke 15 6 4 2 19 8
VfL Wolfsburg 2007–08 Bundesliga 28 8 5 1 33 9
2008–09 32 26 2 6 8 4 42 36
2009–10 34 22 2 2 12 5 48 29
2010–11 17 10 2 1 19 11
Gjithsej 111 66 11 10 20 9 142 85
Manchester City 2010–11 Premier League 15 2 2 2 4 2 21 6
2011–12 30 14 0 0 4 3 8 1 1 1 43 19
2012–13 32 14 5 0 1 0 6 1 1 0 45 15
2013–14 31 16 5 2 5 6 7 2 48 26
2014–15 22 4 1 0 2 2 6 0 1 0 32 6
Gjithsej 130 50 13 4 12 11 31 6 3 1 189 72
Roma (huazim) 2015–16 Serie A 31 8 1 0 7 2 39 10
Roma 2016–17 37 29 4 2 10 8 51 39
2017–18 36 16 1 0 12 8 49 24
2018–19 33 9 1 0 6 5 40 14
Gjithsej 137 62 7 2 35 23 179 87
Gjithsej karriera 471 203 44 20 12 11 89 38 3 1 619 273

Kombëtarja

    Redaktuar më 11 qershor 2019
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Bosnja dhe Hercegovina
2007 7 1
2008 6 5
2009 10 8
2010 8 3
2011 10 3
2012 9 6
2013 9 7
2014 10 5
2015 7 7
2016 7 4
2017 6 3
2018 10 3
2019 4 1
Gjithsej 103 56

Trofe

Klube

    VfL Wolfsburg
    Manchester City
    Internazionale

Personale

Çmime

  • Sportisti Boshnjak i Vitit: 2009, 2018
  • Futbollisti Boshnjak i Vitit: 2009, 2010, 2011–12
  • Lojtari i Vitit i Lojtarëve në Bundesligë: 2008–09
  • kicker Ekipi i Sezonit i Bundesligës: 2008–09, 2009–10
  • Lojtari i Muajit në Premier League: Gusht 2011
  • Skuadra e Sezonit e UEFA Ligës së Kampioneve: 2017–18
  • Lojtari i Sezonit i Romës nga tifozët: 2017–18

Performanca

Rekorde

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Edin Džeko Karriera me klubeEdin Džeko Karriera ndërkombëtareEdin Džeko Stili i lojësEdin Džeko Jeta personaleEdin Džeko Statistikat e karrierësEdin Džeko TrofeEdin Džeko ReferimeEdin Džeko Lidhje të jashtmeEdin DžekoBosnja dhe HercegovinaF.C. Internazionale MilanoFutbolliGjuha boshnjakeKapiteni (futboll)Kombëtarja boshnjake e futbollitSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Miniera e TrepçësKalaja e BeratitLetraPozita gjeografike e ShqipërisëDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveNATOPlazma e gjakutAdoleshencaStimulim me gjoksMartin CamajSëmundjet e zemrësNjeriuKanceriPenisiHarun AliuRepublika Popullore e ShqipërisëTigriEnergjia e erësAnatomia e njeriutGjuha latineHistoria e DurrësitDuhaniFigura stilistikeFeja në ShqipëriGjermaniaUrani (planet)Armët e SkënderbeutDermatiti atopikAlgjebraGreqia e lashtëKafshëtMerkuri (planet)KërpudhatJuventus F.C.Kategoria SuperioreBashkimi EvropianJeronim de RadaViktor HygoKonferenca e Londrës (1912–1913)Infeksioni seksualisht i transmetueshëmPeshkuLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësPunime artizanaleArbëreshët në ItaliSpondiliartrozaDreriDhimbja e kokësIlir Shaqiri (këngëtar)Ismail QemaliEnzimatJudaizmiVasfije KrasniqiYlberiMeningjitiKryqëzatatPersonat me aftesi te kufizuaraLumi i DrinitLista e komunave në KosovëEklipsiNdryshimet klimatikePeshkopiaKorçaHepatitiBimët me farëAntigona (mitologji)Amerika QendroreEkosistemiMushkëriaKosovaElektricitetiEgjipti i lashtëCristiano RonaldoDita Ndërkombëtare e PunëtorëveDritaProzaBifurkacioni i lumit të NerodimësPaneli diellorLufta e Dytë Botërore🡆 More