Universiteti i Sarajevës është universiteti më i vjetër dhe më i njohur në Bosnje dhe Hercegovinë.
Univerzitet u Sarajevu Универзитет у Сарајеву | |
Latin: Universitas Studiorum Saraievoensis | |
Lloji | Publik |
---|---|
Themelimi | 1949 |
Rektori | Prof. dr. Rifat Shkrijeli |
Stafi akademik | 1,302 |
Studentë | 30,866 |
Location | , |
Kampusi | Urban |
Affiliations | Shoqata evropiane e universiteteve |
Faqja zyrtare | unsa.baTransclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. |
Universiteti daton nga viti 1531, kur Gazi Husrev-beu në Sarajevë themeloi një Hanikah, si një shkollë e mesme e filozofisë sufiste, i cila në vitin 1537 u kompletua si një institucion në të cilin studioheshin shkencat islame. Lidhur me këtë janë zhvilluar tri disciplina klasike karakteristike për universitetet katolike: teologjia, drejtësia dhe filozofia, si dhe biblioteka universitare.
Në periudhën Austro-hungareze, 1887 - 1912 hapet edhe Shkolla, si një shkollë e lartë pesëvjeçare.
Historia bashkëkohore e Universitetit të Sarajevës fillon me hapjen e institucioneve të para të arsimit të lartë fetar në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë periudhë hapen një varg institucionesh të arsimit të lartë si p.sh. Fakulteti i Bujqësi-Pylltarisë në vitin 1940, pastaj Fakulteti i Mjekësisë në vitin 1944 . Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, rifilluan punën fakultetet e mjekësisë, fakulteti juridik si dhe Shkolla e Lartë Pedagogjike. Në vitin 1948 rifillon punën Fakulteti i Bujqësi - Pylltarisë, dhe në vitin 1949 rihapet Fakulteti Teknik.
Me zgjedhjen e rektorit të parë, më 2 dhjetor të vitit 1949, Universiteti në Sarajevë edhe zyrtarisht rifilloi punën e tij.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Universiteti i Sarajevës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.