Gianluigi Buffon: Futbollistë italian

Gianluigi Gigi Buffon, Zyrtar UMRI ; (lindur më 28 janar 1978 në Carrara, Itali), është një futbollist italian i cili luan në klubin italian Juventus dhe për kombëtaren italiane si portier.

Buffon ka rekordin e paraqitjeve në kombëtaren italiane, dhe konsiderohet si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave në histori te fotboollit. Ai njihet për pritjet e tij fantastike dhe për zërin e tij organizator në mbrojtje dhe një pikë kyçe në dhomat e zhvjeshjes.

Gianluigi Buffon
Gianluigi Buffon: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës dhe reputacioni
Buffon në vitin 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGianluigi Buffon
Datëlindja (1978-01-28) 28 janar 1978 (46 vjeç)
VendlindjaCarrara, Itali
Gjatësia1.91 m (6 ft 3 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Parma
Numri77
Karriera me të rinjtë
1991–1995Parma
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1995–2001Parma168(0)
2001–2018Juventus600(0)
2018–2019Paris Saint-Germain17(0)
2019–Juventus0(0)
Karriera ndërkombëtare
1993Italia U163(0)
1994Italia U173(0)
1995Italia U183(0)
1995–1997Italia U2111(0)
1997–2018Italia176(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 janar 2019

Buffon është zgjedhur nga Pelé si një nga 125 futbollitët më të mirë të gjallë. Ai ka qënë Serie A Portieri i Vitit plot tetë herë duke vendosur edhe rekord dhe gjithashtu ka qënë fitues i Çmimit Yashin në 2006 pas tiumfit të Italisë në 2006 Kupa e Botës, ky Buffon ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së turnamentit; një çmim që ai gjithashtu e arriti pasi arriti edhe në finalen e UEFA Euro 2012. Buffon është portieri i vetëm që ka fituar çmimin UEFA Futbollisti i Vitit, që ai e fitoi në 2003; ai gjithashtu ka fituar çmimin portieri më i mirë i vitit dhe është votuar në UEFA Skuadra e Vitit në 2003, 2004 dhe 2006. Në 2006, Buffon u rendit i dyti pë çmimin Topin i Artë dhe është përzgjedhur në FIFPro World XI në 2006 dhe 2007.

Buffon u bë portieri më i shtrenjtë në histori në 2001 ku ai u bashkua me Juventus duke lënë Parmën për 45 milion (32.6 milion £. Ai gjithashtu është emëruar IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika) portieri i vitit për katër vite dhe gjithashtu është emëruar portieri i shekullit 21të dhe i dekadës së fundit. Buffon u zgjodh për të luajtur në Kupën e Botës 2014, që do të jetë Kupa e tij e Botës e pestë duke vendosur një rekord, dhe Kupa e tij e Botës e katërt si portier titullar.

Karriera me klube

Parma

1991–1995: Vitet e hershme

Buffon filloi karrierën e tij te sistemi i të rinjëve të Parmës në 1991 në moshën 13 vjeçare. Ai në fillim luante si mesfushor përpara se të shkonte në pozicionin e portierit. Idhulli i tij Thomas N'Kono, i cili ishte portieri i titullar i kombëtares kamerunase në Kupën e Botës 1990Itali, e frymëzoi atë për të ndryshuar pozicionin e tij.

Ai u largua nga skuadra e të rinjëve në 1995 kur ishte vetëm 17 vjeç, duke bërë debutimin në Serie A në barazimin 0–0 në shtëpi kundër kampionëve të vonshëm Milan më 19 nëntor 1995. Buffon bëri disa pritje mjaft të mira kundër fituesve të Topit të artë Roberto Baggio dhe George Weah, dhe sigurisht Marco Simone gjatë ndeshjes. Ai arriti të luaj edhe 8 ndeshje të tjera me skuadrën e parë dhe sigurisht edhe një ndeshje në Coppa Italia ku Parma u eleminua në raundin e dytë. Parma e përfundoi kampionatin në vendin e gjashtë, duke arritur të kualifikohej në Kupën UEFA. Parma gjithashtu arriti në çerek–finale në European Cup Winners' Cup, me Buffon që nuk arriti të bënte asnjë paraqitje në atë turnament.

1996–2001: Fitimi i vendit të titullarit, fillimet e hershme

Në sezonin 1996–97, të dytin për të në klub, Buffon u emërua portieri titullar në vend të Luca Buccit dhe arriti të luaj më shumë se 200 ndeshje me Parmën në të gjitha kompedicionet gjatë kohës së tij në klub. Parma përfundoi sezonin 1996–97 në vendin e dytë pas kampionëve të Juventusit, duke siguruar një vend në UEFA Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Ai pësoi vetëm 17 gola në 27 paraqitje. Parma u eleminua sërisht në raundin e dytë në Coppa Italia dhe në raundin e parë në Kupën UEFA atë sezon.

Në sezonin 1997–98, Parma e mbylli kampionatin në vendin e pestë dhe arriti në gjysmë–finalet e Coppa Italia, si dhe u eliminua që në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve, duke përfunduar të dytët mbrapa kampionëve në fuqi të Borussia Dortmund.

Në sezonin e tij të katërt me klubin, Buffon fitoi trofeun e tij të parë europian, Kupën UEFA, dhe sigurisht edhe Coppa Italia. Parma e përfundoi kampionatin në vendin e katërt, një pikë larg vendit të tretë që mbahej nga Fiorentina. Performancat e Buffon bënë që ai të nderohej me çmimet Serie A Portieri i Vitit dhe Çmimi Bravo, trofe që jepet për lojtarin më të mirë U–23 europian. Buffon u rendit i pesti në IFFHS portieri i vitit.

Në sezonin e rradhës, ai fitoi për herë të parë titullin e Supercoppa Italianas kundër fituesve të Serie A, Milanit. Parma e përfundoi sezonin në vendin e katërt me pikë të barabarta me Interin për vendin e fundit që të kualifikon për në Ligëne Kampioneve. Parma megjithatë humbi në ndeshjet play-off me Interin i cili u kualifikua. Ata e nisën rrugën e tyre në raundin e tretë dhe të fundit të play-off dhe u eleminuan nga Rangers. Parma u eleminua në raundin e 16-tave në Coppa Italia dhe në Kupën UEFA.

Në sezonin 2000–01, Buffon ndihmoi Parmën për të arritur në një tjetër finale të Coppa Italia, ku ata u mposhtën nga Fiorentina. Ata u eleminuan në raundin e 16-tave në Kupën UEFA në atë sezon. Parma gjithashtu e përfundoi sezonin në vend të katërt për sezonin e tretë rresht, gjë që i lejoi atyre të luanin raunde play-off në Champions League. Buffon u votua si Serie A Portieri i Vitit për herë të dytë në karrierën e tij. Buffon u rendit i treti në çmimin IFFHS Portieri i Vitit.

Në verën e vitit 2001, Buffon u shit te Juventus për shifrën e 51 milion , rekord për një portier në atë kohë, kurse mesfushori Jonathan Bachini, gjithashtu pjesë e marrëveshjes, kaloi te Parma.

Juventus

2001–2004: Dominimi nën drejtimin e Lippi

Buffon u transferua nga Parma te Juventus për shumën e 51 milion dhe mori fanellën me numrin 1 si portieri titullar, duke zëvëndësuar ish portierin Edwin Van der Sar, i cili u shit te Fulham. Buffon më vonë tha se ai dëshironte të bashkohej me Romën, por ata firmosën me Ivan Pelizzoli në vendin e tij, duke bërë që të avanconin negociatat me skuadrën spanjolle Barcelona, por ai zgjodhi Juventusin për shkak se babai i tij e bindi atë duke i rritur ambicjet për një fitim të mundshëm të Scudettos me Juventusin.

Në sezonin e tij të parë me Juventusin, Buffon u paraqit në 45 ndeshje zyrtare, duke ndihmuar skuadrën që të fitonte titullin e Serie A, me Juventus që e përfundoi sezonin me mbrojtjen më të mirë në Itali, duke pësuar vetëm 22 gola në 34 ndeshje. Juventus gjithashtu ishte finalistë në Kupën e Italisë kundër ish klubit të Buffon, Parma. Juventus megjithatë u eleminuan edhe nga Liga e Kampioneve që në fazën e grupeve. Buffon u nderua me çmimin e tretë të tij të Serie A Portieri i Vitit për performacat e tij të mira gjatë gjithë sezonit.

Në fillim të sezonit 2002–03, Juventus fitoi 2002 Supercoppa Italiana kundër Parmës, duke krijuar një lloj hakmarrje për humbjen në Kupën e Italisë. Buffon pati një vit dominues, duke luajtur në 47 ndeshje në të gjitha kompedicionet, ku 32 i luajti në Serie A të sezonit 2002–03. Ai ndihmoi skuadrën e tij të shkonte deri në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve, ku skuadra e tij u mposhte vetëm nga gjuajtjet e penalltive pasi ndeshja e rregullt sëbashku me kohën shtesë përfunduar 0–0 kundër rivalëve të Milanit. Buffon arriti të presë dy penallti, por Milani fitoi 3–2. Buffon mori lëvdada, kjo pas pritjes fantastike ndaj sulmuesit Filippo Inzaghi i cili gjuajti me kokë, gjuajtje që u prit nga Buffon në një rreze të ngushtë. Përpara se të shkonte në finale, Juventus kishte eleminuar Barcelonën në çerek-finale dhe Real Madrid në gjysmë-finale. Buffon priti një penallti vendimtare të Luis Figos në ndeshjen e kthimit në gjysmë–finale që u luajt në Torino, gjë që i lejoi Juventusit që të shkonte në finale me rezultatin e përgjithshëm 4–3. Juventus u eleminua nga Kupa e Italisë nga Perugia në çerek-finale, megjithatë, ata arritën të fitonin titullin e Serie A për të dytin sezon rradhazi. Juventus sërisht e përfundoi sezonin me mbrojtjen më të mirë në Itali, me Buffon që pësoi 23 gola në 32 paraqitje. Në 2003, Buffon u shpall Serie A Portieri i Vitit për herë të katrët në karrierën e tij. Ai gjithashtu u bë portieri i parë që fiton çmimet UEFA Lojtari më i Vlefshëm dhe UEFA Futbollisti i Vitit, ai fitoi gjithashtu edhe Çmimi UEFA Poriteri më i mirë, duke marrë pjesë për herë të parë në UEFA Skuadra e Vitit. Ai gjithashtu u emërua IFFHS Portieri i Vitit për herë të parë në karrierën e tij.

2004–2006: Capello, Calciopoli dhe rrëzimi

Në verën e vitit 2004, Lippi la skuadrën për të marrë drejtimin e kombëtares italiane dhe u zëvëndësua nga trajneri Fabio Capello. Në sezonin e tij të katërt me klubin, Buffon bëri 38 paraqitje në Serie A dhe 48 në të gjitha kompedicionet në atë sezon ku ai fitoi titullin e tretë të Serie A në katërt vite me Juventus, duke fituar sërisht çmimin Serie A Portieri i Vitit për herë të gjashtë në karrierë. Juventus u eleminua në çerek–finale në Champions League nga fituesit e mëvonshëm Liverpool dhe në raundin e 16 në Kupën e Italisë.

Në gusht 2005, Buffon u përplas me brazilianin Kaká gjatë ndeshjes miqësore para-sezonale për trofeun Luigi Berlusconi duke ndrydhur supin, që kërkonte të operohej. Pas një operacioni të suksesshëm, ai u rikthye në formacionin titullar në nëntor, por pësoi një dëmtim të dytë, duke e lënë jashtë fushave të lojës deri në janar. Portieri i Milanit, Christian Abbiati, u huazua te klubi, si zëvëndësues i Buffon i cili u rikuperua në kohë për të ndihmuar Juventusin që të fitonte për të dytën herë rresht titullin e Serie A dhe të katërtin gjithsej me klubin. Juventus megjithatë u eleminua sërisht në çerek–finale nga finalistën e mëvonshëm Arsenal kurse në Kupën e Italisë u eleminua në çerek–finale nga Roma me rregullin e Golit jashtë fushe, edhe pse më vonë ai do të ndihmonte që të shpallte Italinë kampione bote pas triumfit në Kupën e Botës. Buffon u shpall IFFHS Portieri i Vitit për herë të tretë në karrierën e tij dhe Serie A Portieri i Vitit për herë të shtatë. Ai gjithashtu u rendit i dyti në 2006 Topin e Artë dhe i teti për çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit mbrapa shokut te kombëtarja italiane Fabio Cannavaro, dhe gjithashtu u zgjodh si portieri titullar në 2006 FIFPro XI dhe UEFA Skuadra e Vitit.

Më 12 maj 2006, disa lojëtarë, përfshirë edhe Buffon ishin përfshirë në trukime ndeshjesh të paligjshme në Serie A. Buffon vullnetarisht bashkpuntor, e lejoi vetën që të merrej në pyetje nga magjistarët e Torinos. Ndërsa ai pranoi se kishte vendosur baste për ndeshje sportive (e cila lejoj deri në vitin 2005, para se të vendosej rregulli për të ndaluar lojtarët për të vendosur baste). Megjithashtu, shqetësime fillestare se ai mund të mos merrte pjesë në Kupën e Botës 2006, por këto shqetësime morën fund kur ai zyrtarisht më 15 maj u emërua portieri i parë i Italisë duke udhëhequr kombëtaren në titullin e katërt. Buffon u lirua nga të gjitha akuzat nga FIF më 27 qershor 2007. Pas ndëshkimit të Juventusit pas skandalit të Calciopolit, skuadrës i'u hoqën të dy tituj e fituar në 2 sezonet e fundit dhe u rrëzuan në Serie B dhe u penalizuan gjithashtu me heqje pikësh, gjithashtu u hapën zërat për largimin e Buffon nga klubi në markaton e verës. Buffon vendosi që të qëndronte te Juventus, pararësisht rrëzimit të skuadrës një kategori më poshtë.

2007–2010: Kampionë të Serie B dhe rikthimi në Serie A

Buffon është një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit. Kur Juventus ishte në Serie B, ai tregoi se ishte besnik ndaj skuadrës, ky ishte një xhest i madhë.

—Ish trajneri i Bayern Munich Jupp Heynckes.

Pasi Juventus fitoi titullin e Serie Bsezonin 2006–07, dhe u ngjitën sërisht në Serie A, Buffon firmosi një kontratë rinovimi deri në 2012. Pavarësisht se nuk kishte luajtur në Serie A dhe Europë atë sezon, dhe duke arritur vetëm raundin e tretë në Kupën e Italisë, ai u zgjodh portieri i 2007 FIFPro XI për sezonin e dytë rresht dhe IFFHS Portieri i vitit për herën e katërt duke thyer edhe rekord.

Gianluigi Buffon: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës dhe reputacioni 
Buffon gjatë debutimit në Serie B kundërRimini

Buffon ishte një lojtar kyç për Juventusin në sezonin 2007–08 Serie A, pasi ai ndihmoi skuadrën ta mbyllte kampionatin në vendin e tretë duke shkuar kështu në kualifikueset e UEFA Champions League pas 1 viti mungesë pas rënjes. Juventus u eleminua nga finalistët e Interit në çerek–finalet e Kupës së Italisë. Buffon u emërua Serie A Portieri i Vitit për herë të tetë në karrierën e tij.

Në 2008–09 Serie A, Buffon sërisht u mënjanua nga disa dëmtime, duke pasur probleme me shpinën, por kryesisht tërhqeje në ije dhe muskuj. Nga shtatori e deri në janar, portieri i ri rezervë i skuadrës Alexander Manninger ruajti portën juventine. Për shkak të dëmtimeve të përsëritura, paraqitjet e dobta të Manninger dhe Juventusit deri në fund të sezonit (Buffon u pa i dëshpëruar pas dy barazimeve kundër skuadrave Lecce dhe Atalanta), pati zëra se Buffon ishte i pakënaqur dhe kërkonte një zgjedhje me klubin. Ai pranoi se ishte i zhgënjyer me rezultatet momentale, por siguroi se ai nuk kishte ndërmend të largohej. Pas një diskutimi me drejtuesit, ai nënshkroi një zgjatje kontrate e cila do të skandonte në 2013. Buffon dhe Juventus e përfunduan sezonin me nota të larta, sepse falë dy fitoreve, ata siguruan vendin e dytë mbrapa skuadrës së Interit. Ata u eleminuan nga Kupa e Italisë në gjysmë–finale nga fituesit e këtij kompedicioni Lazio dhe në Champions League në raundin e 16 nga gjysmë–finalistët e mëvonshëm Chelsea.

Juventus dhe Buffon filluan sezonin 2009–10 fuqishëm, dhe pse skuadra pësoi një goditje të rëndë pas eleminit të herëshëm në UEFA Champions League, pasi e përfunduan grupin të tretët. Ata më pas u eleminuan në raundin e 16 në Europa League kundër Fulham. Juventus gjithashtu u eleminua në çerek–finale në Kupën e Italisë nga kampionët e mëvonshëm Inter dhe e përfundoi sezonin në Serie A me një vend të shtatë zhgënjyes, gjë që do të thoshte se ata do të luanin në raundet play-off të 2010–11 Europa League. Buffon sërisht u mënjanua këtë sezon, duke patur dëmtime të përsëritura. Në 2010, Buffon u votua si portieri i dekadës nga IFFHS.

Buffon nuk luajti në pjesën e parë të 2010–11 Serie A pasi ai ishte duke u rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në Kupën e Botës. Blerja e re e klubit, Marco Storari, e zëvëndësoi atë gjatë kohës që ishte i dëmtuar. Juventus u eleminua nga Europa League që në fazën e grupeve me të gjitha ndeshjet që dolën barazim. Në Kupën e Italisë u eleminuan në çerek–finale dhe përfunduan të gjashtët në Serie A, duke dështuar për të kualfikuar në Kupat Europiane për herë të parë që nga sezoni 1990–91.

2011–2014: Epoka Conte dhe rikthimi te fitorja

Gjatë sezonit 2011–12, Juventus u bë forca dominuese e Serie A. Buffon bëri një numër të madh performancash pozitive dhe dhe pritjesh të bukura, përfshirë edhe një pritje ndaj penalltisë së Francesco Tottit në barazimin 1–1 kundër Romës si vizitor. Forma e mirë e Buffon në fundin e pjesës së parë të sezonit bëri që ai të jetë lojtari i muajit i Juventus në dhjetor zgjedhur nga tifozët. Një clean sheet në fitoren e Derby d'Italia kundër rivalëve të Interit bëri që Buffon të merrte clean sheet e 15 në 27 ndeshje, duke bërë që ai të kishte një mesatare fantastike prej 1 Goli të pësuar në çdo 2 ndeshje. Pas ndeshjes ai u përshkrua si "portieri më i mirë në Itali dhe në botë". Juventus në fund e mbylli sezonin e pamposhtur, duke bërë që ata të fitonin titullin e parë që pas rrëzimit në Serie B duke bërë që ata të merrnin pjesë në UEFA Champions League edhe një herë pas 2 vitesh jo të mira. Buffon e shpegoi këtë gjë si pikën e dytë më të lartë të karrierës së tij pas fitimit të Kupës së Botës 2006. Ai arriti të marrë 21 clean sheets., dhe pësoi vetëm 16 Gola në 35 paraqitje në ligë (0.46 Gola për ndeshje), me Juventus që u bë skuadra e dytë europiane me mbrojtjen më të mirë, pas Portos. Buffon bëri 81 pritje në sezonin 2011–12 në Serie A, dhe 82% ishte saktësia e pritjeve të tij duke u bërë portieri me % më të lartë në 5 ligat më të mëdha europiane. Buffon u përfshi edhe në skuadrën e vitit në Serie për sezonin 2011–12 falë performancave të tij të mira. Juventus gjithashtu arriti edhe në finalen e Kupës së Italisë, pavarësisht se Buffon nuk luante në këtë kompedicion, duke lejuar portierin e dytë Marco Storari të ishte titullar, Juventus humbi finalen nga Napoli me rezultatin 2–0.

Gianluigi Buffon: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës dhe reputacioni 
Buffon duke luajtur Juventusin në sezonin 2012–13

Më 11 gusht 2012, Buffon ngriti trofeun e tij të parë si Kapiten i Juventusit, pas largimit të Alessandro Del Pieros. Juventus mposhti Napolin 4–2 pas kohës shtesë në 2012 Supercoppa Italiana në Pekin. Buffon pësoi një dëmtim duke bërë që ai të mos merrte pjesë në ndeshjen e parë të sezonit 2012–13 në Serie A kundër Parmës më 25 gusht 2012 . Ai u zëvëndësua nga Marco Storari me Juventusin që fitoi ndeshjen 2–0 . Ai u rikthye në formacion startues në ndeshjen tjetër të ligës kundër Udineses më 2 shtator, duke vendosur edhe shiritin e kapitenit . Juventus fitoi ndeshjen 4–1 . Më 20 shtator, për ndeshjen e parë të Juventusit në UEFA Champions League kundër mbajtësve momental të titullit Chelsea në Londër, Buffon bëri paraqitjen e 400 për Juventusin në të gjitha kompedicionet. Ndeshja u mbyll në barazimin 2–2 . Buffon mori clean sheet e parë për sezonin 2012–13 në fitoren 2–0 kundër Chievos më 22 shtator . Buffon u nominua për të fituar çmimin 2012 FIFA Topi i Artë dhe 2012 UEFA Skuadra e Vitit, sëbashku me shokun e skuadrës dhe kombëtares Andrea Pirlo, pas performancave të tij gjatë gjithë vitit kalendarik . Ai mori clean sheet e parë në Champions League kundër Nordsjælland më 7 nëntor, një ndeshje ku Juventus fitoi 4–0 në Juventus Stadium . Ai gjithashtu e mbajti portën e paprekur me Juventusin që mundi mbrojtësit e titullit Chelsea me rezultatin 3–0 në shtëpi , dhe gjithashtu në fitoren 1–0 kundër Shakhtar Donetsk, gjë që bëri që Juventus ta mbyllte grupin i pari dhe kalonte në fazën me eleminim direkt për herë të parë që nga sezoni 2008–09 . Kjo gjithashtu ishte paraqitja e 100 e Buffonit në kompedicionet europiane. Buffon mori një clean sheet në Kupën e Italisë në fitoren 1–0 kundër Cagliarit, me Golin e vetëm që u shënua nga Sebastian Giovinco, duke i lejuar Juventusit që të avancojë në çerek–finalet e turnamentit. Më 16 dhjetor, Juventus mposhti Atalantën 3–0, duke i lejuar Juventusit që të shpallej kampion jo-zyrtar të dimrit, me mbrojtjen më të mirë në Serie A, duke pësuar vetëm 10 Gola në 17 ndeshje. Ky ishte clean sheet-i i 20 i Buffon në 2012, më shumë se çdo portier tjetër në Europë . Buffon u votua i dyti në çmimin IFFHS portieri i vitit, mbrapa kampionit të Euro 2012 spanjollit Iker Casillas i cili u rendit në vendin e parë, me vetëm 1 pikë avantazh .

Më 23 janar 2013, Buffon firmosi një kontratë rinovimi me klubin, duke e mbajtur atë në klub deri në 2015. Më 27 janar 2013, Buffon fitoi çmimin Serie A portieri i vitit për herë të nëntë në karrierën e tij, falë performancave gjatë sezonin 2011–12. Juventus mbrojti titullin e Serie A atë sezon, duke pasur mbrojtjen më të mirë në Serie A, me Buffon që pësoi vetëm 19 gola. Fitorja e Serie A bëri që Buffon të ngrinte titullin e Serie A për herë të parë si kapiten, pasi Alessandro Del Piero kishte ngritur titullin sezonin e fundit. Juventus u eleminua në gjysmë-finale në Kupën e Italisë nga fituesit Lazio, dhe në çerek-finale në Ligën e Kampioneve nga Bayern Munich që në fund fitoi turnamentin.

Më 18 gusht 2013, Juventus filloi sezonin 2013–14 duke mbrojtur titullin e Supercoppa Italiana, në Stadio Olimpico, në Romë. Juventus mposhti fituesit e Kupës së Italisë Lazio me rezultatin 4–0, me Buffon që kapi clean sheet për herë të parë në këtë kompedicon. Buffon u vlerësua për aftësinë e tij të portierit, për pritjet e tij fantastike dhe të rëndësisshme . Buffon gjithashtu kapi clean sheet në ndeshjen hapëse të sezonit në Serie A kundër Sampdorias, ku Juventus fitoi me rezultatin 1–0 më 24 gusht . Buffon u nominua, sëbashku me shokët e skuadrës kombëtare Andrea Pirlo dhe Mario Balotelli, në listën e 50 lojtarëve për të fituar 2013 Topin e Artë . Më 24 nëntor, Buffon bëri paraqitjen e 500 në Serie A, duke kapur një clean sheet në fitoren 2–0 kundër Livornos . Më 6 dhjetor, Buffon vendosi një rekord duke e majtur portën e paprekur për herë të shtatë rradhazi, dhe për herë të nëntë gjatë sezonit. Si rezultat, ai theu rekordin e tij personal me 568 minuta pa pësuar Gol në Serie A, dhe momentalisht ishte 640 minuta pa pësuar Gol në ligën italiane . Ai e zgjeroi rekordin e tij me një tjetër clean sheet në fitoren 4–0 kundër Sassuolos, duke shkuar plot 730 minuta pa pësuar. Me këtë clean sheet, rekordi i Buffon u bë rekordi i tetë më i mirë të gjitha kohërave në Serie A . Ai e mbajti rekordin e tij edhe për 15 minuta më shumë, por më në fund u mposht nga Maxi Moralez në fitoren 4–1 të Juventus kundër Atalantës. Rekordi i Buffon me 745 minuta pa pësuar Gol u rendit si e gjashta më i mirë në historinë e Serie A . Buffon u nominua për 2013 FIFPro XI sëbashku me shokët te Juventus Chiellini, Vidal dhe Pirlo, falë performancave të tij gjatë gjithë vitit kalendarik . Për sezonin e dytë rresht, Buffon u rendit si portieri i dytë i IFFHS, mbrapa portierit gjerman dhe fituesit të UEFA Champions League në sezonin 2012–13 Manuel Neuer. Kjo ishte hera e 14-të në karrierën e tij që zgjidhej si një nga portierët më të mirë të botës . Buffon ngriti titullin e Serie A për herë të tretë rresht, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit të 30. Gjatë sezonit 2013–14, Juventus vendosi rekordin italian pasi e mbylli Serie A me plot 102 pikë, përfshirë 33 fitore. Juventus gjithashtu e mbylli kampionatin me mbrojtjen më të mirë, sërisht, duke pësuar vetëm 23 Gola. Buffon bëri 89 pritje dhe kapi 18 clean sheets në 33 paraqitje gjatë sezonit në Serie A, dhe pësoi 19 Gola, duke pasur % më të lartë të pritjeve së çdo portier tjetër . Juventus zhgënjeu në Europë, pasi u eleminuan që në fazën e grupeve në Champions League, me Buffon që dështoi të kapte një clean sheet, duke e përfunduar grupin të tretët në një grup me fituesit e vonshëm Real Madrid, dhe sigurisht Galatasaray dhe Copenhagen. Juventus megjithatë arriti deri në gjysmë–finale të Europa League në atë sezon, duke u eleminuar nga Benfica. Ata gjithashtu u eleminuan në çerek–finale të Kupës së Italisë nga Roma.

Rikthimi te Juventus

Më 4 korrik 2019, pas një sezoni larg Juventusit, Buffon u rikthye dhe firmosi deri më 30 qershor 2020 për klubin. Pas mbërritjes, atij j'u ofrua fanella me numrin 1 dhe shiriti i kapitenit respektivisht nga Wojciech Szczęsny dhe Giorgio Chiellini, por ai i refuzoi duke thënë: "Nuk jam tipi i personit që merr gjithçka nga të gjithë". Në vënd të kësaj, ai zgjodhi numrin 77, të njëjtin numër që ka pasur te Parma.

Karriera ndërkombëtare

Karriera e hershme, thirrjet e herëshme dhe kualifikueset e Euro 2000

Gianluigi Buffon: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës dhe reputacioni 
Buffon gjatë një ndeshje kualifikuese të Euro 2012 kundër Sllovenisë

Buffon ishte pjesë e skuadrës fituese të Italisë në 1996 UEFA Kampionati Europian U–21 . Në skuadër gjithashtu bëninin pjesë edhe Fabio Cannavaro, Alessandro Nesta dhe Francesco Totti , të cilët dhjetë vjetë më vonë sëbashku me Buffon do të ishin pjesë e skuadrës fituese në Kupën e Botës 2006. Ai gjithashtu u zgjodh në skuadrën italiane për lojërat olimpike 1996 . Megjithatë, Italia nuk u kualifikua për në raundin tjetër duke u eleminuar që në fazën e grupeve nga Meksika dhe Gana .

Buffon bëri paraqitjen e tij të parë me kombëtaren e parë italiane nën drejtimin e trajnerit Cesare Maldini më 29 tetor 1997, në moshën 19 vjeçare, si zëvëndësuesi i portierit të dëmtuar Gianluca Pagliuca në ndeshjen e parë të fazës play-off për Kupën e Botës 1998 kundër Rusisë që u luajt në Moskë. Ai bëri disa pritje të shquara nën reshjet e dëborës në barazimin e rëndësishëm 1–1 jashtë fushe, duke u mposhtur vetëm nga një autogol i mbrojtësit Fabio Cannavaro. Ky rezultat e ndihmoi Italinë që të kualifikohej për finalet e Kupës së Botës 1998, me Buffon që ishte në listën e lojtarëve si portieri i tretë. Pas dëmtimit të Peruzzit, Buffon u bë portieri i dytë i skuadrës me trajnerin Maldini që thirri 26 vjeçarin Francesco Toldo si portieri i tretë i skuadrës. Buffon nuk luajti asnjë ndeshje në atë turnament pasi Pagliuca e ruajti vendin e titullarit gjatë gjithë turnamentit. Italia u eleminua në çerek–finale nga gjuajtjet e penalltive nga vendi mikrpitës Franca që më vonë do të fitonte turnamentin.

Buffon u bë portieri i parë gjatë kualifikueseve të Euro 2000, dhe do të ishte edhe në finalet e këtij turnamenti, por ai theu krahun në një ndeshje me Norvegjinë, vetëm disa ditë para ndeshjes hapëse të skuadrës kundër Turqisë. Legjenda dhe ish portieri i Italisë Dino Zoff, thirri Christian Abbiatin si portierin zëvëndësues të tij, duke vendosur titullar Francesco Toldon dhe si portier të dytë Francesco Antoniolin. Italia arriti deri në finale por u eleminua nga Franca pas një Goli fenomenal të David Trezeguet në kohën shtesë, me ndeshjen që u mbyll 2–1 .

Epoka Trapattoni: Kupa e Botës dhe debutimi në kampionatin europian

Performanca impresionuese e Toldos në Euro 2000 (ku përfshihet performanca e tij meshjtërore në gjysmë–finale kundër Hollandës ; ku ai priti një penallti në kohën e rregullt dhe dy penallti të tjera në gjuajtjet e penalltive) bëri që ai të zgjedhej në skuadrën e turnamentit dhe të shpallej si portieri më i mirë në Serie A dhe i IFFHS, gjë që do të thoshte se ai e ruajti vendin e tij edhe për kualifikueset e Kupës së Botës 2002. Megjithatë, Buffon rimori vendin në formacion në ndeshjen e katërt kualifikuese që ishte ndeshja jashtë fushe kundër Rumanisë, dhe pas kësaj, ai ishte portieri titullar në ndeshjet e mbetura kualifikuese nën drejtimin e trajnerit Giovanni Trapattoni , me Italinë që u kualifikua pa humbur asnjë ndeshje.

Buffon luajti në çdo minutën me Italinë në Kupën e Botës 1998, duke e mbajtur portën e paprekur në ndeshjen hapëse kundër Ekuadorit, dhe duke pritur një penallti kundër vendit mikpritës Koresë së Jugut në raundin e 16, gjë që nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar skuadrën nga eleminimi në kohën shtesë pas Golit të Ahn Jung-hwan në minutën e 117 . Ai gjithashtu luajti në çdo ndeshje të Euro 2004, duke e mbajtur portën e paprekur kundër Danimarkës, me Italinë, që pavarësisht se nuk humbi asnjë ndeshje, e përfundoi grupin e treta duke u eleminuar që në fazën e parë; ata e mbyllën Grupin C me pesë pikë po aq sa Suedia dhe Danimarka, por kishte golavarazh më të dobët në krahasim me skuadrat që kaluan grupin.

Epoka Lippi: Kampion Bote

Buffon ishte sërisht portieri titullar nën drejtimin e ish trajnerit të tij te Juventus, dhe zëvëndësuesi i Trapattonit, Marcello Lippi, me Italinë që e mbylli grupin e saj kualifikues në vendin e parë.

Gjatë finaleve të Kupës së Botës 2006, Buffon ishte në një formë fantastike, pasi ai pësoi vetëm dy Gola gjatë shtatë ndeshjeve në Kupën e Botës , dhe nuk pësoi Gol në pesë ndeshje. Në fakt, gjatë një pjese të turnamentit, ai e mbajti portën e paprekur për 453 minuta, vetëm 64 minuta larg rekordit të patriotit të tij Walter Zenga të vendosur në edicionin e vitit 1990. Golat e vetëm që pësoi nuk i pësoi në lojë të hapur; një autogol i shokët të skuadrës Cristian Zaccardo pas një goditje dënimi në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara dhe një penallti e shënuar nga Zinedine Zidane në finale kundër Francës, e cila u dhurua pas një kontakti të dyshimtë midis mbrojtësit Materazzi dhe sulmuesit Malouda . Buffon bëri një pritje të shquar në kohën shtesë ndaj një gjuatje me kokë e fituesit të Topit të Artë Zidane. Pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1, u deshën gjuajtjet e penallive për të marrë vesh kampionin, ku në këto gjuajtje as Buffon e as Fabien Barthez nuk bënë ndonjë pritje . Momenti vendimtar që vendosi finalen ishte penalltia e humbur nga David Trezeguet, i cili gjuajti topin fort, duke bërë që topi të shkonte në traverë e të dilte jashtë, duke lejuar Fabio Grosson që të shënonte Golin e fitores për Italinë . Buffon fitoi çmimin Yashin duke u shpallur portieri më të mirë i turnamentit, për paraqitjet e tij të mira gjatë kompedicionit, ku arriti të kryente 40 pritje . Përveç kësaj, ai ishte edhe në formacionin më të mirë të turnamentit . Buffon e ruajti portën e paprekur pesë herë gjatë turnamentit, duke arritur kështu në kuotën e gjashtë ndeshjeve pa pësuar Gol në Kupën e Botës. Buffon përfundoi i dyti në garën për të fituar Topin e Artë mbrapa partiotit të tij Cannavaro dhe i teti në garën për Lojtarin Botëror i Vitit, kurse për performancat e tij gjatë vitit 2006, ai u zgjodh në 2006 FIFPro World XI dhe në 2006 UEFA Skuadrën e vitit.

Pas fitores së Kupës së Botës: Donadoni dhe rikthimi i Lippit

Buffon u emërua kapiteni i kombëtares nën drejtimin e trajnerit Roberto Donadoni për Euro 2008 për shkak të mungesës së Fabio Cannavaros i cili nuk ishte thirrur për shkak të një dëmtimi. Në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Rumanisë, Buffon priti një penallti nga Adrian Mutu, me ndeshjen që në fund u mbyll me rezultatin 1–1 duke mbajtur shpresat gjatë të Italisë për një kualifikim për në raundin tjetër. Buffon e mbajti portën e paprekur në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Francës, duke ndihmuar Italinë të fitonte ndeshjen me rezultatin 2–0, duke i lejuar atyre për të shkuar në çerek–finale. Italia u eleminua në çerek–finale nëntë ditë më vonë, pasi barazimi 0–0 në kohën e rregullt dhe shtesë, bëri që Italia të humbiste 4–2 në gjuajtjet e penalltive nga fituesit e mëvonshëm të turnamentit, Spanja. Buffon priti një penallti , dhe në fund ishte në skuadrën më të mirë të turnamentit.

Pas rikthimit të Lippit, Buffon u konfirmua si portieri titullar. Ai luajti në të tre ndeshjet e fushatës zhgënjyese të Italisë në Kupën e Konfederatave 2009 që u zhvillua në Afrikën e Jugut, ku ata e përfunduan grupin me tre pikë sëbashku me dy skuadra të tjera të grupit, por Italia u eleminua pasi kishte golavarazh më negativ. Megjithatë, ai sërisht e ruajti pozicionin e tij dhe luajti ndeshjen e 100 me kombëtaren më 14 nëntor 2009 në një ndeshje miqësore kundër Hollandës . Ai ishte një lojtar kyç i Italisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2010 me Italinë që u kualifikua për në finalet e kompedicionit si e pamposhtur .

Kupën e Botës 2010, Buffon u zëvëndësua në fund të pjesës së parë në ndeshjen hapëse të Italisë kundër Paraguajit pasi kishte një problem me nervin statik . Pas kësaj, ai nuk luajti asnjë ndeshje në turnament dhe zëvëndësuesi i tij ishte Federico Marchetti . Italia zhgënjeu dhe dështoi të fitonte ndeshjen. Ai u eleminuan nga Kupa e Botës që në fazën e grupeve duke e mbyllur atë në vendin e fundit me dy pikë. Kjo gjë solli edhe shkarkimin e Lippit.

Epoka Prandelli: Kapiten i Italisë dhe finalist i Euro 2012

Pasi Cannavaro u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar, Buffon u bë kapiteni i ri i Italisë nën drejtimin e trajnerit të ri Cesare Prandelli. Më 9 shkurt 2011, pasi u rikthye pas një dëmtimi, Buffon luajti ndeshjen e tij të parë zyrtare si kapiten në një ndeshje miqësore kundër Gjermanisë që u luajt në Dortmund. Më 6 shtator 2011, pas fitores 1–0 kundër Sllovenisë, Buffon vendosi rekordin për numrin më të madhë të minutave pa pësuar Gol në kualifikueset e një Europiani, duke arritur shifrën 644 minuta pa pësuar . Italia u kualifikua për në finalet e Euro 2012 dy ndeshje para mbarimit të kualifikueseve. Më 15 nëntor 2011, në një ndeshje miqësore kundër Uruguajit, Buffon kaloi Dino Zoff për numrin e ndeshjeve me Italinë, duke u bërë lojtari i tretë në histori me më shumë ndeshje pas mbrojtësve Fabio Cannavaro dhe Paolo Maldini me 112 ndeshje. Ai ishte zgjedhur sërisht si portieri titullar i Italisë në Euro 2012, sëbashku me gjashtë lojtarë të tjerë të Juventus, duke udhëhequr Italinë që u kualifikua për në Europian si e pamposhtur, me Buffon që pësoi vetëm dy Gola gjatë kualifikueseve.

Gianluigi Buffon: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Stili i lojës dhe reputacioni 
Buffon duke luajtur me Italinë kundër Spanjës në finalen e UEFA Euro 2012

Euro 2012, Buffon luajti si kapiten gjatë gjithë turnamentit. Ai e majti portën e paprekur në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve kundër Republikës së Irlandës, dhe në çerek–finale kundër Anglisë, ai bëri një pritje të shquar kundër Ashley Cole në gjuajtjet e penallive, duke bërë që ai të zgjidhej lojtari i ndeshjes. Në ndeshjen gjysmë–finale kundër Gjermanisë, Buffon bëri disa pritje të rëndësishme, duke u mposhtur vetëm nga penalltia e Mesut Özil në minutën e 92. Italia fitoi ndeshjen me rezultatin 2–1 duke u kualifikuar për në finale kundër kampionëve europian dhe botërorSpanjës, me Italinë e cila kishte barazuar me ta në ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Fitorja në gjysmë–finale e kualifikoi Italinë direkt për në Kupën e Konfederatave 2013. Italia u mposht nga Spanja me rezultatin 4–0 në finale duke bërë që Spanja të fitonte titullin e tretë madhor rresht. Buffon u zgjodh sërisht në skuadrën e turnamentit falë performancave të tij .

Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 dhe 2013 Kupa e Konfederatave

Stili i lojës dhe reputacioni

Polemikat

Jeta personale

Statistikat

Klubet

Kombëtarja

Trofe

Referime

Lidhjet e jashtme

Tags:

Gianluigi Buffon Karriera me klubeGianluigi Buffon Karriera ndërkombëtareGianluigi Buffon Stili i lojës dhe reputacioniGianluigi Buffon PolemikatGianluigi Buffon Jeta personaleGianluigi Buffon StatistikatGianluigi Buffon TrofeGianluigi Buffon ReferimeGianluigi Buffon Lidhjet e jashtmeGianluigi Buffon197828 janarGjuha italianeItaliaKombëtarja italiane e futbollitPortieri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Isa BoletiniKalaja e PrizrenitMalajziaMprehësi i lapsaveDita ndërkombëtare e fëmijëveTundraThyesaMarin BarletiKampionët e Seria AHistoria e arteveReal Madrid C.F.PjesëzaGreqiaKlimaÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriSistemi periodik i elementeveGreqia e lashtëShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreBusullaFiset ilireMitologjia grekePrincipata e ArbëritIsmail KadareDiabetiLigjiDitar (Anne Frank)ÇAzotiAutizmiFahrije HotiHidrografia e ShqipërisëVitamina DKushtetutaAtomiHepatitiPeshkuRrezet ultravjollcëShpellaGravitetiKryqëzatatLufta e TrojësPenisiEritrocitiMarrëdhënia seksualeLezhaPubertetiNamazi i AkshamitDragoiLëvizjaShqiponjaKuvendi i ShqipërisëTuberkuloziKafshëtRomeo dhe ZhuljetaBronkitiFustanellaKitaraLumi i NerodimësHëna e PlotëHistoria e ShqipërisëNaim FrashëriMatilda MakoçiIliriaCikli menstrualDhelpraMbreti Zogu IShkollat e para shqipeReaksioni kimikRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëArtriti ReumatologjikNoizyRomaPresidenti i ShqipërisëJaponiaVaginaQytetet e ShqipërisëKortizoliIzet MexhitiIlirët🡆 More