Manuel Neuer: Futbollist gjerman

Manuel Neuer (27 Mars 1986, Gelsenkirchen) është një futbollist gjerman i cili luan si portier për FC Bayern München.

Idhulli i tij si fëmijë ishte ish-portieri gjerman dhe i FC Bayern München Oliver Kahn.

Manuel Neuer
Manuel Neuer: Kariera me klubet, Kariera ndërkombëtare, Fitoret
Neuer me Gjermaninë në vitin 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëManuel Peter Neuer
Datëlindja (1986-03-27) 27 mars 1986 (38 vjeç)
VendlindjaGelsenkirchen, Gjermani Perëndimore
Gjatësia1.93 m (6 ft 4 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Bayern Munich
Numri1
Karriera me të rinjtë
1991–2005Schalke 04
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2006Schalke 04 II29(0)
2006–2011Schalke 04156(0)
2011–Bayern München201(0)
Karriera ndërkombëtare
2004Gjermania U181(0)
2004–2005Gjermania U1911(0)
2005–2006Gjermania U204(0)
2006–2009Gjermania U2120(0)
2009–Gjermania84(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19:26, 10 nëntor 2018 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 21:37, 19 nëntor 2018 (UTC)

Kariera me klubet

Schalke 04

Neuer nënshkroi një kontratë si profesionist në 2005 pasi kaloi me sukses në secilin prej fazave të të rinjve të klubit të qytetit të tij. Ai bëri debutimin e tij në Bundesliga kur zëvendësoi të dëmtuarin Frank Rost në javën e dytë të sezonit 2006-2007. 20 vjeçari fitoi pozicionin si tiutullar kur Frank Rost u lëshua përpara përplasjes me FC Bayern München. Ai nuk zhgënjeu dhe i siguroi skuadrës një barazim 2-2 me kampionët në fuqi. Pavarësisht moshës së tij të re, ai përflitej se do të ishte pasardhës i idhullit të dikurshëm Oliver Kahn në kombëtaren gjermane.

Në 5 Mars 2008, në raundin e parë eliminues të UEFA Champions League, Neuer bëri një performancë të shkëlqyer kundër FC Porto, ku ai thuajse i vetëm e mbajti Schalken në lojë me disa pritje të shkëlqyera dhe e solli ndeshjen deri tek penalltitë. Më vonë ai priti penalltitë e Bruno Alves dhe Lisandro Lopez duke ndihmuar Schalken të kualifikohej. Për pritjet e tij heroike, ai u kanidua si një nga portierët e vitit nga UEFA dhe ishte portieri më i ri i Bundesliga në këtë listë. Ai ishte një nga tre lojtarët e Bundesliga që luajti në secilën minutë të sezonit 2007-2008.

Sezoni 2008-2009 ishte disi zhgënjyes duke qënë se Schalke përfundoi në vendine tetë në klasifikim dhe humbi mundësinë për të luajtur në Europa League.Megjithatë, forma e tij e mirë në kampionatin Europian U-21 ndezi interesin e Bayern Munchen, dhe presidenti Karl-Heinz Rummenigge deklaroi interesimin e klubit për portierin e ri. Traineri i ri i Schalke, Felix Magath, deklaroi se Neuer do të qëndronte me klubin sezonin tjetër. Në nëntor, ai ishte i vetmi portier gjerman në listën e pesë portierëve të nominuar për skuadrën e vitit nga UEFA.

Bayern Munich

Më 1 qershor 2011 FC Schalke 04 dhe Bayern München ka konfirmuar se Neuer do të shkojë në Bayern Munich në korrik 2011. Manuel Neuer ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare që do të zgjasë deri në qershor 2016. Transferimi ishte me vlerë 22.000.000 €, duke e bërë Neuer portieri i dytë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

Kariera ndërkombëtare

Pasi kaloi nëpër ekipet e të rinjve, Neuer debutoi në skuadrën U-21 në 15 gusht 2006 kundër Hollandës. Në vitin 2009 ai fitoi kampionatin Europian U-21 me skuadrën gjermane në Suedi dhe e mbajti portën e tij të paprekur në finalen ndaj Anglisë.

Neuer u thërrit me ekipin gjerman të të rriturve në 19 maj 2009 në një tur në Azi. Ai debutoi në këtë tur në një ndeshje kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në 2 qershor. Ai luajti në miqësoren e nëntorit kundër Bregut të Fildishtë e cila mbaroi 2-2. Megjithëse ai pranoi përgjegjësinë për golin e parë, traineri Joachim Löë refuzoi t’ia hedhë atij fajin dhe përkundrazi e përgëzoi atë.

Vdekja tragjike e Robert Enke në nëntor 2009 e pa atë të ngrihej në vendin e dytë si zgjedhja e dytë pas portierit Rene Adler. Megjithatë, Adler vuajti një dëmtim serioz i cili e la jashtë botërorit 2010. Neuer u thërrit si zgjedhja e parë e skuadrës.

Neuer u zgjodh si portieri i parë për Botërorin 2010. Gjatë fazës së grupeve ai pësoi vetëm një gol ndaj Serbisë. Ai dha edhe një asist për golin e parë të Gjermanisë në fitoren kundër Anglisë, 4-1.

Fitoret

  • Schalke 04:
    • DFB-Ligapokal 2005
  • Gjermania U-21
    • UEFA Kampionati Europian U-21 2009

Jeta private

Neuer ka lindur në Gelsenkirchen,ne veri Rhine-Westphalia.Ai mori pjesë në Gesamtschule Berger Feld si shume futbollistë të tjerë të shquar si përshembull Mesut Özil. Vëllai tij Marcel është arbitër në Verbandsliga.Ai mori topin e parë të futbollit kur ishte vetëm dy vjecë dhe luajti lojën e tij të parë me 4 mars 1991,24 dite perpara se te mbushte 5 vjec.Heroi i Neuer që femije ishte Jens Lehmann.Ai është katolik dhe i jep përkrahjen e tij një grupi veprimi katolik të Gelsenkirchen-it, i cili lufton kundër varfërisë së fëmijëve, si dhe një klub rinor të bazuar në Gelsenkirchen, të drejtuar nga Amigonët. Neuer filloi një fondacion bamirësie për fëmijët, të quajtur Fondacioni Manuel Neuer Kids. Në nëntor 2011, ai fitoi 500,000 euro për bamirësi në një edicion të famshëm të Wer wird Millionär ?, versioni gjerman i "Who Wants to Be a Millionaire"?. Më 21 maj 2017, Neuer u martua me të dashurën e tij të gjatë Nina Weiss në Tannheim, Austri, në një ceremoni civile, e cila u pasua nga martesa e kishës në Katedralen e Santissima të Madia në Monopoli, Itali më 10 qershor.

Cmimet e fituara

  • Portieri më i mirë i Bundesliga: 2007
  • Portieri më i mirë i UEFA Kampionati Europian U-21 : 2009

Performanca me klubet

Performancat në klub Liga Kupa Kontinentale Gjithësej
SezoniKlubiLiga NdeshjeGolaNdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Gjermani LigaDFB-Pokal Evropë Gjithësej
2005–06 Schalke 04 Bundesliga 0 0 0 0 0 0 0 0
2006–07 27 0 0 0 0 0 27 0
2007–08 34 0 3 0 10 0 47 0
2008–09 27 0 2 0 5 0 34 0
2009–10 33 0 5 0 - - 38 0
2010-11 FC Bayern Munich Bundesliga 34 0 5 0 15 0 52 0
2011-12 33 0 5 0 15 0 52 0
2012-13 18 0 2 0 6 0 26 0
Gjithësej karriera 207 0 23 0 48 0 278 0

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Manuel Neuer Kariera me klubetManuel Neuer Kariera ndërkombëtareManuel Neuer FitoretManuel Neuer Jeta privateManuel Neuer Performanca me klubetManuel Neuer ReferimeManuel Neuer Lidhje të jashtmeManuel NeuerFC Bayern MünchenGelsenkirchenOliver Kahn

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Demografia e KosovësLigjet e NjutonitShiu acidikZënia e Diellit (Eklipsi)SaturniDreriDialektet e gjuhës shqipeTokaMercedes-BenzArti në ShqipëriNeptuniTë drejtat e njeriutZgjebjaDita Botërore e LibritAleksandri i MadhLista e gjeografive të shteteveTruriFejaKrujaAhmet KrasniqiLumiUEFA Liga e Kampionëve - statistikatArmët e SkënderbeutRebelimi i vitit 1997Big BangSlloveniaVenaKatroriMbiemriSulfuriRomantizmi në kulturën europianePrincipata e ArbëritMusine KokalariReal Madrid C.F.Flamuri i KosovësBullizmiLidhja e PrizrenitVendbanimiLista e aktorëve të teatrit shqiptarHixhameEpilepsiaFyelliLushnjaMali i ZiSateliti natyrorInteligjenca artificialeGjithësiaKopshti Botanik i TiranësKultura në KosovëZgjoi /Hive (film)DibraNinullaProdhimi i elektricitetitShtetet anëtare të Bashkimit EvropianEmriGjergjiPoeziaPaneli diellorYlberiAleksandër Stavre DrenovaKëndiGlobalizimiEpoka para gjyqitNdotja e ujitPubertetiImmanuel KantAnemiaGjergj LekaNapoleon BonapartiPitagoraTargat e automjeteve të ShqipërisëKërpudhatKalaja e BeratitFibroza kistikeRacizmiVeshkaGjakuPolimeri🡆 More