Zinedine Zidane: Futbollist francez

Zinedine Yazid Zidane (Frëngjisht: ; lindur më 23 qershor 1972) është një trajner francez futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht trajneri i klubit spanjoll Real Madrid.

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Zidane ishte një |organizator elitar, i njohur për elegancën, vizionin, kontrollin e topit dhe teknikën; ai luajti si mesfushor sulmues për Cannes, Bordeaux, Juventus dhe Real Madrid. Në nivel klubesh, Zidane fitoi dy tituj të Serie A me Juventusin, para se në vitin 2001 të kalonte te Real Madrid për 77.5 milion €, duke u bërë, në atë kohë, transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave; rekordi qëndroi i paprekur për tetë vite. Në Spanjë, Zidane fitoi titullin e La Ligas dhe UEFA Ligën e Kampioneve, ku ai vendosi finalen me një gjuajtje në ajër me të majtën, e cila konsiderohet të jetë si një nga golat më të bukur në historinë e kompeticionit. Ai gjithashtu fitoi Kupën Ndërkontinentale dhe Superkupën Evropiane me të dy ekipet.

Zinedine Zidane
Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare
Zidane në vitin 2017
Të dhënat vetjake
Emri i plotëZinedine Yazid Zidane
Datëlindja (1972-06-23) 23 qershor 1972 (51 vjeç)
VendlindjaMarsejë, Francë
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid (trajner)
Karriera me të rinjtë
1982–1983US Saint-Henri
1983–1986SO Septèmes-les-Vallons
1986–1989Cannes
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1989–1992Cannes61(6)
1992–1996Bordeaux139(28)
1996–2001Juventus151(24)
2001–2006Real Madrid155(37)
Gjithsej506(95)
Karriera ndërkombëtare
1988–1989Franca U174(1)
1989–1990Franca U186(0)
1990–1994Franca U2120(3)
1994–2006Franca108(31)
Skuadra të menaxhuara
2014–2016Real Madrid Castilla
2016–2018Real Madrid
2019–Real Madrid
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Zidane ka luajtur 108 herë me Francën, me të cilën fitoi edhe Kupën e Botës 1998, me Zidane që shënoi dy herë në finale, si dhe u emërua në ekipin e turnamentit. Dy vite më vonë, në UEFA Euro 2000, ai u shpall lojtari i turnamentit. Triumfi në Kupën e Botës e bëri atë një hero në Francë, duke bërë që të merrte edhe çmimin Légion d'honneur në vitin 1998. Ai mori Topin e artë si lojtari i turnamentit në Kupën e Botës 2006, pavarësisht kartonit të kuq famëkeq që mori në finale për shkak se goditi me kokë në gjoks lojtarin kundërshtar Marco Materazzi. Ai u pensionua si lojtari i katërt me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares.

Zidane mori shumë çmime personale si lojtar, përfshirë edhe çmimin prestigjoz FIFA Lojtari Botëror i Vitit, të cilin e fitoi në vitet 1998, 2000 dhe 2003, si dhe Topin e artë, që e fitoi në vitin 1998. Ai u shpall Lojtari i Vitit i Ligue 1 në vitin 1996, Futbollisti i Vitit i Serie A në vitin 2001 dhe Lojtari më i mirë i huaj i La Ligas. Në vitin 2004, ai u përfshi në FIFA 100, një listë që përmbante lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave e bërë nga Pelé, si dhe po në atë vit u shpall mesfushori evropian më i mirë i 50 viteve të fundit në UEFA Golden Jubilee Poll. Zidane gjithashtu është një nga tetë lojtarët që ka fituar FIFA Kupën e Botës, UEFA Ligën e Kampioneve dhe Topin e artë, si dhe ishte ambasadori i Katarit në kandidimin e suksesshëm të tyre për të qënë vendi organizator i Kupës së Botës 2022, duke u bërë shteti i parë arab që pret një edicion të Kupës së Botës.

Pas pensionimit si futbollist, Zidane u kthye si trajner, dhe filloi karrierën e tij me Real Madrid Castillan. Ai qëndroi në këtë pozicion për dy vite para se në janar 2016 të punësoheshe si trajner i ekipit të parë. Në qëndrimin e tij në dy sezone e gjysëm, Zidane fitoi në mënyrë të papritur Ligën e Kampioneve tre herë rresht; ai gjithashtu fitoi një titull të La Ligas, një Supercopa de España dhe Superkupën Evropiane dhe FIFA Kupën e Botës për Klube nga dy herë. Suksesi i tij pa që ai të emërohej nga FIFA si trajneri më i mirë në vitin 2017, megjithatë, në maj 2018, ai dha dorëheqjen. Pas rezultateve negative të Real Madridit në muajt në vazhdim, Zidane u rikthye si trajner i klubit në mars 2019.

Jeta e hershme

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
La Castellane në pjesën veriperëndimtore të Marsejës, ku Zidane lindi në vitin 1972.
Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
La Corniche, në brigjet e Marsejës, me një pikturë muri të Zidane.

Zinedine Yazid Zidane ka lindur më 23 qershor 1972 në La Castellane, Marsejë, në jug të Francës. Ai është më i vogli i pëse fëmijëve të familjes Zidane. Ai është me origjinë algjeriane. Prindërit e tij, Smaïl dhe Malika, emrigruan në Paris nga fshati Aguemoune i rajonit Kabylie në veriun e Algjerisë. Ata emigruan në vitin 1953 para fillimit të luftës algjeriane. Familja, e cila ishte vendosur në qarqet e forta veriore të Parisit, e pati të vështirë për të gjetur punë, duke bërë që mesin e viteve 1960' ata të zhvendosin në periferinë veriore të Marsejës, La Castellane.

Kam një lidhje me botën arabe. E kam në gjak, nga prindërit e mi. Jam krenar që jam francez, por gjithashtu krenar që kam këto rrënje dhe këtë shpërndarje.

— Zidane në intervistë me revistën Esquire.

Babai i tij punonte si puntor magazine dhe roje në një dyqan, me raste edhe gjatë natës, kurse mamaja e tij si shtëpiake. Familja e tij jetojne një jetë përgjithshisht komode me kushtet e lagjes ku jetonin, e cila ishte një ndër zonat më famëkeqe të Marsejës për shkak të kriminalitetit të lartë dhe papunësisë. Zidane ka vlerësuar edukimin nga babai i tij, dhe babain e tij vetë, si "dritën jeshile" për karrierën e tij.

La Castellane ishte vendi ku Zidane u njoh për herë të parë me futbollin, duke luajtur futboll në moshën 5 vjeç me fëmijët e lagjes. Ata zakonisht luanin në Place Tartane, një placë e cila shërbente si sheshi kryesor i një kompleksi banesash. Në korrik 2011, Zidane tha se lojtarët e Marseilles Blaž Slišković, Enzo Francescoli dhe Jean-Pierre Papin ishin idhujt e tij të fëmijërisë. Në moshën 10 vjeç, Zidane mori liçencën e parë të futbollit duke u bashkuar me të rinjtë e një klubi lokal nga Castellane të quajtur US Saint-Henri. Pasi shpenzoi një vit e gjysëm te US Saint-Henri, Zidane u bashkua me SO Septèmes-les-Vallons, ku trajneri Robert Centenero bindi drejtorin për ta marrë. Ai qëndroi me klubin deri në moshën 14 vjeç, dhe në një kohë ai u përgjodh për të marrë pjesë në një kamp tre ditor në CREPS (Qëndra Rajonale e Edukimit Sportiv dhe Fizik) në Aix-en-Provence; ajo ishte një nga disa institucionet e futbollit që drejtoheshe nga Federata Franceze e Futbollit. Ishte pikërisht atje ku Zidane ra në sytë e zbuluesit të talentave të AS Cannes, Jean Varraud, i cili gjithashtu ishte një ish futbollist; Varraud e rekomandoi Zidanen te drejtoi i klubit. Në moshën 14 vjeç, ai pa edicionin 1986 të Kupës së Botës, dhe paraqitja e Diego Maradonës i la një shenjë të madhe, me Zidanen që deklaroi se Maradona ishte "në një nivel tjetër".

Karriera me klube

Cannes

"Ai do kalonte një, dy, tre, pesë, gjashtë lojtarë – ishte madhështore. Këmbët e tij flisnin me topin"

—Jean Varraud, ish lojtar i cili zbuloi Zidanen.

Zidane shkoi te AS Cannes për një qëndrim gjashtë-javor, por në fund qëndroi me klubin për katër vite si futbollist profesionist. Pasi la familjen për t'u bashkuar me Cannes, ai u ftua nga drejtori i klubit Jean-Claude Elineau për t'u larguar nga konvikti ku banone me 20 njerëz të tjerë dhe të për jetuar me të dhe familjen e tij. Zidane më pas tha se gjeti ekujlibër pasi filloi të jetonte me Elienaun.

Ishte pikërisht te Cannes ku trajnerët zbuluan ndjeshmërinë e Zidanes, duke u bërë viktimë e sulmeve të tifozëve ndaj familjes ose rracsë së tij. Trajneri i parë i tij, Jean Varraud, i dha kurajo për të hequr inatin dhe për t'u përqëndruar në lojën e tij. Zidane i shpenzoi javët e tij të para në klub duke kryer detyra pastruese si ndëshkim për shkak se ai goditi në fytyrë një kundërshtar i cili u tall me origjinën e tij. Dhuna që ndonjëherë ai shpaloste gjatë karrierës së tij u forma edhe nga një konflikt i brëndshëm i të qënurit algjeriano-francez, diferencat midis këtyre dy kulturave dhe rritja e tij në rrugët e vështira të La Castellanes.

Zidane bëri debutimin e tij si profesionist për Cannes më 18 maj 1989 në një ndeshje të divizionit të 1rë francez kundër Nantes. Ai shënoi golin e parë për klubin në shkurt 1991, në një tjetër ndeshje ndaj Nantes që u mbyll me një fitore 2–1. Pas ndeshjes, gjatë një parti për lojtarët e ekipit, Zidanes iu dha një makinë nga Alain Pedretti, i cili ia kishte premtuar ditën që do të shënonte golin e parë me klubin. Në fushë, Zidane shfaqi teknikë të jashtëzakonshme me topin, duke treguar grimca talenti që do ta dërgonin në majën e botës së futbollit. Në sezonin e tij të parë të plotë me klubin, klubi siguroi paraqitjen e parë evropiane në histori me një vend në Kupën UEFA pasi e mbylli kampionatin në vend të katërt. Ky rezultat vazhdon ende të mbetet më i larti për klubin në elitë që kur u rrëzua për herë të parë në histori në sezonin 1948–49.

Bordeaux

Zidane u transferua te Girondins de Bordeaux në sezonin 1992–93. Gjatë qëndrimit të tij katër-vjeçar në klub, Zidane fitoi Kupën Intertoto 1995 pasi mposhtën në finale Karlsruhe, kurse një vit më vonë ishin finalist në Kupën UEFA 1995–96 ndaj Bayern Munich. Ai luajti në mesfushë, ku do të kombinonte me Bixente Lizarazu dhe Christophe Dugarry, gjë që do të bëhej një nga tiparet më të dallueshme të Bordeaux dhe kombëtares franceze të vitit 1998. Në vitin 1995, trajneri i Blackburn Rovers Kenny Dalglish shfaqi interesin për të firmosur me Zidane dhe Dugarry, por presidenti i klubit u përgjigj duke thënë, "Pse do të firmosësh me Zidanen kur ne kemi Tim Sherwood?" Gjithashtu gjatë fillimit të sezonit 1996, Zidane iu ofrua Newcastle United për 1.2 milion £, por klubi refuzoi ofertën, duke thënë se lojtari nuk ishte mjaftueshëm i mirë për të luajtur në divizionin e 1rë anglez. Në vitin 1996, Zidane mori çmimin futbollisti i vitit i Ligue 1.

Juventus

"Ai është një lojtar i veçant. Ai krijon hapsirë ku aty nuk është asnjëri. Nuk ka rëndësi ku e merr topin ose se si i vjen, ai mund të dali nga vështirësitë. Imagjinata dhe teknika e tij janë të mrekullueshme

—Shoku i skuadrës te Juventus Edgar Davids rreth aftësive të Zidane.

Pas një vargu performancash mbreslënëse me Bordeaux dhe Francën, Zidane kishte oferta nga klubet më elitare evropiane në pranverën e vitit 1996, keshtu që ai vendosi të kalonte te ekipi fitues i UEFA Ligës së Kampioneve Juventus gjatë përfundimit të sezonit. Ndikimi i tij në Itali ishte i menjëherëshëm, duke fituar kampionatin në sezonin 1996–97 dhe Kupën Ndërkontinentale 1996. Ai fitoi çmimin Serie A Futbollisti i huaj i vitit në sezonin e tij të parë në Torino. Statusi në rritje i Zidane në botën e futbollit bëri që ai të zgjidhej pjesë e ekipit "XI e Evropës" për t'u përballur me "XI e Botës" në dhjetor 1997, duke formuar një treshe sulmi me Ronaldon dhe Gabriel Batistutën.

Si organizatori i Juventusit, Zidane luajti mbrapa Alessandro Del Pieros, i cili kujtonte, "Zidane kishte një talent të jashtëzakonshëm, që kontriboi në interesin e vetëm që ai kishte, të ndihmonte skuadrën. Nuk ishte një lojtar egoist. Ai kishte një aftësi unike që të ishte i madh dhe të bëhej lojtar skuadre. Isha me fat që luajta me të." Zidane humbi finalen e Ligës së Kampioneve 1997 me rezultatin 3–1 kundër Borussia Dortmund, duke mos patur ndikim në ndeshje për shkak të markimit të rreptë të Paul Lambert.

Në sezonin e ardhshëm, Zidane shënoi shtatë gola në 32 ndeshje në kampionat për të ndihmuar Juventusin të fitonte kampionatin sërisht dhe të ruante Scudetton. Në Evropë, Juventus luajti në finalen e tretë rresht të Ligës së Kampioneve, por u mposht 1–0 nga Real Madrid. Në vitin 1998, Zidane u emërua FIFA Lojtari Botëror i Vitit, si dhe fitoi Topin e artë. Juventus përfundoi e dyta në Serie A të sezonit 2000–01, por u eliminuan në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ku Zidane u pezullua për shkak se goditi me kokë lojtarin e Hamburger SV, Jochen Kientz. Në vitin 2001, Zidane u shpall futbollisti i huaj i Serie A për herë të dytë.

Real Madrid

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Zidane me shokun e skuadrës David Beckham në 2003.

Në vitin 2001, Zidane u bashkua me Real Madridrin për 150 miljard lira italiane (rreth 77.5 milion €, 12.8 miljard peseta spanjolle), që do të paguheshin me këste, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i historisë së futbollit. Ai firmosi një kontratë katër-vjeçare. Ai ishte afrimi më i fundit i epokës Galácticos ku yje të futbollit botëror bliheshin nga klubi çdo verë. Në sezonin e tij të parë në klub, Zidane shënoi golin e famshëm të fitores, një gjuajtje në ajër me këmbën e tij të dobët në fitoren e Realit 2–1 kundër Bayer Leverkusenit në finalen e Ligës së Kampioneve 2002, duke zhvilluar edhe paraqitjen e tij të katërt. Ky gol është konsideruar si më i bukuri dhe madhëshori në historinë e Ligës së Kampioneve. Madhësia dhe rëndësia e golit pa Zidanen të prodhonte një nga festimet e golave më emocional të tij; ai vrapoi drejt vijave kufizuese të fushës duke bërtitur me ngazëllim.

"Ai dominon topin, ai është një spektakël që ecën dhe luan sikur të kishte dorashka mëndafshi në të dy këmbët. Ai bën që t'ja vlejë të shkosh në stadium – është një nga më të mirët që u kam parë."

—Alfredo Di Stéfano për Zidanen pasi u shpall Lojtari Botëror i Vitit në 2003.

Në sezonin e ardhshëm, Zidane ndihmoi Real Madridin të fitonte La Ligan, duke shkëlqyer në mesfushë me portugezin Luís Figo. Ai u emërua FIFA Lojtari Botëror i Vitit për herë të tretë në karrierë. Në vitin 2004, tifozët e votuan atë si lojtarin më të mirë evropian në përvjetorin e pesëdhjetë të Golden Jubilee Poll nga UEFA.

Edhe pse sezoni i tij i fundit u mbyll pa trofe, Zidane pati sukses në aspektin personal, duke shënuar tregolëshin e parë në janar 2006 në fitoren 4–2 ndaj Seviljes. Ai e mbylli sezonin si golashënuesi (9 gola) dhe asistuesi (10 asiste) i dytë më i mirë i ekipit, në 28 ndesheje, respektivisht mbrapa Ronaldos dhe David Beckhamit. Më 7 maj 2006, Zidane publikoi qëllimin e tij për t'u pensionuar pas përfundimit të Kupës së Botës 2006; ai luajti ndeshjen e lamturimës në një barazim 3–3 kundër Villarreal ku ai edhe shënoi. Ekipi veshi fanella përkujtimore që lexonin ZIDANE 2001–2006 posht stemës së klubit. 80,000 tifozë në Santiago Bernabéu shfalosën një bandelorë që lexonte, "Faleminderit për magjinë."

Në vitin 2012, Zidane luajti për Realin në një ndeshje All-Stars kundër Manchester United që u mbyll me një fitore 3–2. Në prill 2013, ai u emërua nga Marca në formacionin më të mirë të lojtarëve të huaj në historinë e Real Madridit.

Karriera ndërkombëtare

Franca dhe Algjeria e konsideronin Zidanen si qytetar të tyre. U përfol se trajneri i Algjerisë Abdelhamid Kermali i kishte mohuar Zidanes një vend në ekip për shkak se nuk ishte i shpejtë mjaftueshëm. Megjithatë, Zidane i hodhi poshtë këto pretendime në një intervistë në vitin 2005, duke thënë se ai nuk ishte i disponueshëm për të luajtur me Algjerinë për shkak se në atë kohë ai kishte luajtur me Francën.

Euro 1996

Pavarësisht se Zidane nuk ishte në formën e tij më të mirë, Franca arriti në gjysëm-finalen e turnamentit. Zidane ende nuk ishte një titullar i rregullt në ekip dhe niveli i tij ishte ende mesatar gjatë zhvillimit të turnamentit; pavarësisht kësaj, ai shënoi në gjuajtjet e penalltive në çerek-finale dhe gjysëm-finale. Franca u eliminua në gjysëm-finale nga Republika Çeke në gjuajtjet e penalltive.

Kupa e Botës 1998

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Pas triumfit të Francës në Kupën e Botës, një fotografi e Zidanes u projektua në Arc de Triomphe (në foto) sëbashku me fjalët "Merci Zizou".

Kupa e Botës 1998 ishte edicioni i parë i Kupës së Botës që Zidane mori pjesë. U zhvillua në vendlindjen e tij, Francë. Franca i fitoi të tre ndeshjet e fazës së grupeve kurse Zidane doli me karton të kuq në ndeshjen e dytë ndaj Arabisë Saudite për shkak se shkeli Fuad Anwar, duke u bërë lojtari i parë francez që merr një karton të kuq në Kupën e Botës. Edhe pse pa organizatorin e tyre, Franca mposhti Paraguajin 1–0 në raundin e 16-tave, si dhe, në rikthimin e tij në ekip, Italinë 4–3 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan pa gola. Në gjysëm-finale, Franca mposhti Kroacinë 2–1. Zidane luajti një rol madhor në këtë arritje, edhe pse ai nuk kishte shënuar ende golin e tij të parë në këtë kompedicion.

Zidane dhe France luajtën ndaj kampionëve në fuqi dhe favoritëve Brazilit në Stade de France në finalen e Kupës së Botës. Franca e dominoi Brazilin që nga fillimi i lojës, kurse Zidane shënoi dy gola të ngjashëm, të dy me kokë pas ekzekutimeve të goditjeve këndore nga Emmanuel Petit dhe Youri Djorkaeff. Falë dy golave të tij, Franca e mbylli pjesën e parë në avantazh 2–0 dhe me një dorë te trofeu. Petit shënoi golin e tretë të takimit në momentet e fundit të kohës shtesë për të vulosur fitoren 3–0 dhe triumfin e parë të Francës në Kupën e Botës. Zidane u shpall lojtari i ndeshjes, duke u bërë një hero kombëtar si dhe mori çmimin Légion d'honneur po në atë vit. Më shumë se një milion persona u rreshtuan në Champs-Élysées në Paris, me festimet që u përqëndruan në Arc de Triomphe.

UEFA Euro 2000

Dy vite më vonë Franca fitoi edhe Euro 2000, duke u bërë ekipi i parë që nga Gjermania në vitin 1974 që është kampione të fuqi e Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian. Zidane e përfundoi turnamentin me dy gola, një goditje dënimi me hark kundër Spanjës në çerek-finale dhe një gol të artë në gjysëm-finale ndaj Portugalisë në gjysëm-finale. Paraqitjet e tij bënë që UEFA ta shpallte lojtarin më të mirë të turnamentit.

Zidane vetë besoi se ishte në kulmin e karrierës gjatë Euro 2000, kurse uebfaqja zyrtare e UEFA-s deklaronte: "Në Belgjikë dhe Holandë, Zidane dominoi një turnament madhor si asnjë më parë që nga Diego Maradona në vitin 1986. Që nga ndeshja hapëse ndaj Danimarkës deri në finale ndaj Italisë, 'Zizoi' shkëlqeu, duke i bërë magji kundërshtarëve me driblimet e zgjuara, hapat galopant, vrapimet e sakta dhe vizionin mjeshtëror.

Kupa e Botës 2002

Si kampione në fuqi e Evropës dhe botës, Franca hyri në Kupën e Botës 2002 në Japoni/Kore e Jugut si favorite për të fituar por një dëmtim i përsuar në kofshë nga Zidane bëri që ai të humbasi dy ndeshjet e para të fazës së grupeve, dhe Franca, pa talizmanin e tyre, nuk shënuan asnjë gol të dy dyja ndeshjet. Ai u rikthye për ndeshjen e tretë edhe pse jo plotësisht i rikuperuar, por nuk mundi të ndalojë eliminimin e hershëm të ekipit nga kompedicioni pa shënuar qoftë një gol të vetëm; kjo ishte performanca më e keqe në histori nga një ekip kampion në fuqi.

UEFA Euro 2004

Në UEFA Euro 2004, Franca fitoi grupin e sajë para Anglisë dhe Zvicrës, para se në çerek-finale të eliminohej në mënyrë surprizë me rezultatin 1–0 nga Greqia që në fund u shpall kampione. Në ndeshjen hapëse ndaj Anglisë, Zidane shënoi me goditje dënimi dhe penallti për të përmbysur takimin, që u fitua nga Franca 2–1. Pas eliminimit të Francës, Zidane deklaroi pensionimin nga kombëtarja.

Kupa e Botës 2006

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Zidane duke luajtur gjatë finales së Kupës së Botës 2006.

Franca pati një fushatë të vështirë kualifikimi për në Kupën e Botës 2006 për shkak se disa lojtarë të rëndësishëm e veteran si Bixente Lizarazu, Marcel Desailly, Claude Makélélé dhe Lilian Thuram u pensionuan. Me kërkesë të trajnerit Raymond Domenech, Zidane doli nga pensionimi dhe menjëherë u riemërua kapiten i ekipit. Ai sëbashku me Makélélén dhe Thuramin zhvilluan ndeshjen e parë që pas rikthimit më 3 shtator 2005 në fitoren 3–0 ndaj Ishujve Faroe. Kjo treshe ndihmoi Francën të fitonte grupin pasi renditeshin në vendin e katërt. Më 27 maj 2006, Zidane zhvilloi paraqitjen e 100të me Francën në një miqësore ndaj Meksikës që u fitua 1–0; kjo rezultoi të ishte edhe ndeshja e tij e fundit në Stade de France. Ai gjithashtu u bë lojtari i katërt që arriti 100 ndeshje për Francën, pas Desailly, Thuram dhe Didier Deschamps.

Franca pati një fillim të ngadaltë në turnament, dhe pasi u pezullua për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve, Zidane u rikthye për të shënuar dhe asistuar golin e Patrick Vieirës në ndeshjen e raundin e tretë kundër Spanjës. Në çerek-finale, Franca u përball me Brazilin në përsëritjen e finales së vitit 1998; Zidane asistoi golin e vetëm të ndeshjes së shënuar nga Thierry Henry si dhe u shpall lojtari i ndeshjes nga FIFA. Franca u përball me Portugalinë në gjysëm-finale, dhe ashtu si në Bruksel gjashtë vite më parë, penalltia e Zidane vendosi takimin dhe dërgoi Francën në një tjetër finale.

Para finales së Kupës së Botës 2006 në Berlin, Zidane iu dha çmimi Topi i artë si lojtari më i mirë i turnamentit. Duke qënë se kishte deklaruar se do të pensionohej pas përfundimit të kontratës me Real Madridit në fund të sezonit 2005–06, bota e futbollit tashmë e dinte se finalja e dytë e Kupës së Botës për Zidanin do të ishte edhe ndeshja e fundit e karrierës së tij. Shtatë minuta pasi ndeshja kishte filluar, Zidane i dha avantazhin Francës me një penallti në stilin Panenka, duke goditur me një parabël e cila u përplas në traversë dhe hyri brënda duke kaluar vijën fatale, duke u bërë lojtari i katërt në histori që shënon në dy finale të ndryshme të Kupës së Botës, si dhe duke barazuar Vaván, Pelén dhe Geoff Hurst me tre gola në finalet e Kupës së Botës. Ai përpak sa nuk shënoi edhe një gol të dytë në pjesën e parë të kohës shtesë, por gjuajtja e tij me kokë u prit nga Gianluigi Buffon. Zidane më pas u nxorr me karton të kuq në minutën e 110të të ndeshjes pasi goditi me kokë në gjoks mbrojtësin kundërshtar Marco Materazzi, duke mos marrë pjesë në gjuajtjet e penalltive, ku Italia triumfoi 5–3. Veprimi i tij pushtoi faqet e gazetave në të gjithë botën, kurse në Francë Le Figaro e quajti goditjen e tij me kokë "të neveritshme", kurse faqja e parë e L'Equipe shtronte pyetjen: Çfarë t'i themi fëmijëve, për kë je bërë shëmbull përgjithmon? ...Si mund ti ndodhte kjo gjë një burri si ty?

"Ndeshja që ti luajte mbrëmjen e kaluar ishte plot me talent dhe profesionalizëm. E di që je i mërzitur dhe zhgënjyer por dua të të them se i gjithë shteti është shumë krenar për ty. Ti ke nderuar shtetin me cilësitë e tua të jashtëzakonshme dhe shpirtin garues fantastik, e cila ishte forca jote në kohë të vështira, por edhe në kohët e fitores."

—Presidenti i Francës, Jacques Chirac, duke nderuar Zidanen në Paris pas Kupës së Botës 2006.

Pasi u rikthye në Francë, Place de la Concorde në Paris ishte mbushur me qindra tifozëve që valvisnin flamura dhe në mënyrë ritmike brohorisnin "Zizou! Zizou!,"; ai u nderua edhe nga presidenti i Francës Jacques Chirac. Fjalët e Chirac pasqyronin ndjenjat e publikut francez, kurse sondazhet e bëra menjëherë pas incidentit tregonin mbështetje për Zidane: 61% të francezëve thanë se ata e kishin falur Zidanen për veprimet e tij kurse 52% thanë se e kuptonin atë. Sipas gazetarit francez Philippe Auclair, paraqitjet e Zidanes në ndeshjet me eliminim direkt ishin "nga më të mirat e tij me fanellën blu"." Si lojtari i turnamentit, Zidane i kishte dhënë ekipit shpresa, gjë që bëri që gazeta e përditëshme franceze Libération, të deklaronte: "Për një muaj, Franca ëndërronte me Zidanen." Zidane mbeti një ikonë në sytë e publikut francez, dhe një shkrimtar francez deklaroi, "Është mirë për ne të shohim se heroi ynë kombëtar mund të bie." U zbulua më pas ndërmjet intervistave se Materazzi kishte ofenduar motrën e Zidanes, inati dhe reagimi i të cilit u rrit. Në vitin 2010, Zidane deklaroi se preferonte "të vdiste" sesa ti kërkonte falje mbrojtësit italian për incidentin në finale, por gjithashtu pranoi "se nuk do të jetonte me veten" nëse do të qëndronte në fushë dhe të ndihmonte Francën të fitonte. Ai më pas tha, "Nëse shikoni të katërmbëdhjetë kartonët e kuq të mi, dymbëdhjetë kanë ardhur si rezultat provokimi. Nuk është justifikim, as shfajsim, por pasioni im, tempi dhe gjaku më bënë të reagoj."

Pas kartonit të kuq në finale, Zidane zyrtarisht u pensionua nga futbolli profesionist dhe deklaroi se nuk do ta tërhiqte vendimin e tij. Për kartonin e kuq, FIFA e dënoi Zidanen me tre ndeshje pezullim. Për të shlyer këtë pezullim, Zidane ra dakord për të kontribuar me punë vullnetare për tre ditë me fëmijë në një nga projektet humanitare të FIFA-s. Me këtë karton të kuq, Zidane barazoi brazilianin Cafu për numrin e kartonëve të marrë në edicionet e Kupës së Botës, me gjashtë.

Pensionimi

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Zidane duke luajtur një ndeshje futsalle në vitin 2008.

Që pas pensionimit, Zidane ka luajtur rregullisht për ekipin e veteranëve të Real Madridit. Ai gjithashtu ka bërë disa paraqitje në ndeshjet futsalle. Në vitin 2015, ai luajti në një turnament futsalle në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe; një ngjarje gazmore ndodhi gjatë turnamentit, ku një lojtar kundërshtar u ndëshkua me karton të verdhë për shkak se bëri një selfie me Zidanen gjatë ndeshjes. Në një intervistë në qershor 2008, Zidane deklaroi se ai kishte dëshirë ti rikthehej futbollit, por nuk kishte plane të menjëherëshme për t'u kthyer.

Më 1 qershor 2009, Zidane u punësua si këshilltari i ri i presidentit pasi Florentino Pérez u zgjodh në këtë post për herë të dytë. Ai, sëbashku me drejtorin e përgjithshëm Jorge Valdano dhe drejtorin sportiv Miguel Pardeza, ishin personat përgjegjës për të marrë vendimet kyç në lidhje me çështjet nga futbolli. Pas dështimit të Francës në Kupën e Botës 2010, Zidane deklaroi se ende nuk kishte në plan të fillonte karrierën si trajner.

Komiteti i Katarit për kandidimin në Kupën e Botës 2022 lajmëroi në shtator 2010 se Zidane ishte shpallur ambasador i përpjekjeve të Katarit për të organizuar Kupën e Botës 2022. Më 2 dhjetor 2010, pasi FIFA lajmëroi se Katari kishte fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2022, Zidane tha se ishte "shumë i kënaqur" me rezultatin. Ai tha se me këtë mesazh po përpiqej të bindte në këtë fushat: "Po thoja që futbolli i përkiste të gjithë botës. Jam krenar që kam dhënë kontributin tim që një shtet i ri të marri Kupën e Botës. Katari dhe lindja e mesme si e gjitha e meritojnë këtë ngjarje dhe kjo më bën shumë të lumtur. Është një fitore për botën arabe. Zidane gjithashtu ka mbështetur dy kandidatura të Parisit për Lojërat olimpike verore, përfshirë kandidaturën e edicionit 2012, që u fitua me rezultat të ngusht nga Londra, dhe kanditaturën e suksesshme të edicionit 2024.

Aktivitetet e bamirësisë

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Zidane në Danone Nations Cup, 2008. Një turnament futbolli që përfshin 2.5 milion fëmijë nga 11,000 clube nga bota. Zidane është ambasadori i këtij kompeticioni.

Më 24 shkurt 2007, para një turme prej 10,000 tifozësh në një ndeshje të luajtur në veri të Tailandës për bamirësi ndaj fëmijëve të Keuydaroon të sëmurë me HIV, Zidane shënoi golin e parë dhe asistoi golin e dytë për një shok malajzian me ndeshjen që u mbyll në barazim 2–2. Paratë e fituara nga ndeshja u përdorën për të ndërtuar dy shkolla si dhe 16 shtëpi me nga 3 krevate.

Më 19 nëntor 2008, Zidane mori pjesë në edicionin e pestë të Ndeshja kundër varfërisë në Malaga të Spanjës, e cila gjithashtu u mbyll 2–2; ai nuk shënoi por asistoi golin e dytë të ekipit të tij. Ai dhe Ronaldo, bashkpunuan për ta përdorur këtë ngjarje si përfitim për Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim; ata luajtën si kapitenë të skuadrave respektive, që përbëheshin nga futbollistë aktivë dhe atletë profesionistë dhe të famshëm. Zidane është një ambasador i Kombeve të Bashkuara që nga viti 2001, duke deklaruar para lojës se "çdokush mund të bëjë diçka për ta bërë botën një vend më të mirë."

Në qershor dhe korrik 2009, Zidane udhëtoi në Kanada, duke bërë disa ndalesa në Toronto, Montreal dhe Vankuver. Pavarësisht se ky aktivitet quhej "Zidane dhe shokët", grupi kishte personazhe si Fabien Barthez dhe Samuel Eto'o, por ndeshjet që u luajtën kishin lojtarë vëndas. Disa fitime iu dhanë UNICEF.

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Zidane në Ndeshjen kundër varfërisë në Bern, mars 2014.

Më 6 qershor 2010, Zidane mori pjesë në aktivitetin bamirës dyvjeçar të organizuar nga Soccer Aid. Ai luajti për ekipin "Rest of the world" (sq. Pjesa tjetër e botës), që kishte trajner ish sulmuesin e Liverpool dhe Celtic, Kenny Dalglish; ata u përballën kundër Anglisë, dhe Zidane luajti kundër tyre përkrah ish shokut te Real Madridi Luís Figo dhe legjendës së Celtic, Henrik Larsson. Ai luajti kundër ish lojtarëve si Teddy Sheringham dhe Alan Shearer, si dhe kundër aktorëve të Hollywood si Woody Harrelson, Mike Myers, Michael Sheen, shefit Gordon Ramsay, aktorit Damian Lewis dhe këngëtarit Robbie Williams. Ndeshja u luajt në Old Trafford, Manchester dhe u fitua nga ekipit Rest of the world për herë të parë, me penalltinë e fitores që u shënua nga Harrelson pas një barazimi 2–2.

Më 2 qershor 2013, Zidane luajti në një ndeshje bamirësie të zhvilluar në Old Trafford midis legjendave të Manchester United dhe Real Madridit, si pjesë e ndeshjes së kthimit midis dy ekipeve. Ndeshja e parë u luajt në Stadiumin Santiago Bernabéu. Në ekipin e Zidane bënin pjesë lojtarë si Figo, Fernando Redondo dhe Manolo Sanchís, kurse fitimet e kësaj ndeshje do të shkonin në fondacionin e Manchester United. Ndeshja e 12të ndaj varfërisë u zhvillua më 20 prill 2015 në Saint-Étienne të Francës, ku Zidane ishte shok skuadre me Ronaldon dhe me ish yje të tjerë të futbollit si dhe lojtarë të kaluar dhe prezent të klubit AS Saint-Étienne. Sipas UNDP, "dy të tretat e fitimeve do të shkonin si ndihma për vëndet më të goditura si Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, për të ndihmuar këto shtete që të rikuperoheshi nga epidemia e Ebolas. Në qershor 2018, Zidane u bashkua me e ekipin francez fitues të Kupës së Botës 1998 dhe luajti një ndeshje bamirësie ndaj ekipit All-Star ku bënte pjesë edhe vrapuesi xhamajkian Usain Bolt. Në fitoren 3–2 të Francës, Thierry Henry shënoi pas një kombinimi një-dy me Zidanen, i cili më pas shënoi një goditje dënimi me hark nga 22 metra.

Karriera si trajner

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Zidane ishte ndihmës trajneri i Real Madrid në sezonin 2013–14.

Në nëntor 2010, Zidane u punësua si një këshilltar special i ekipit të parë të Real Madridit pas një kërkese të bërë nga trajneri i asaj kohe i klubit José Mourinho, i cili kërkoi që francezi të punonte më afër me ekipin. Në rolin e tij të ri, Zidane pritej që të merrte pjesë në ngjarjet dhe funksionet e ekipit në Ligën e Kampioneve dhe gjithashtu do të udhëtonte me ekipin e parë rregullisht si dhe do të merrte pjesë në mbledhjet para ndeshjeve, seancat stërvitore dhe takimet me trajnerin. Në korrik 2011, Real Madridi zyrtarizoi francezin si drejtorin e ri sportiv të klubit. Në vitin 2013, Zidane u punësua si ndihmësi i trajnerit Carlo Ancelotti te Real Madridi.

Real Madrid Castilla

Në qershor 2014, Real Madridi lajmëroi se Zidane do të ishte trajneri i ekipit B të klubit, Real Madrid Castilla. Më 29 gusht, drejtori i Spanish National Football Coach Education Centre (CENAFE), Miguel Galán, raportoi Zidanen për shkak se ai ishte vendosur trajner i ekipit pa pasur liçensat e duhura të trajnerit. Sipas Galán, "Askush që nuk ka të bëjë me botën e futbollit mund të mos jetë në dijeni se Zidane po vepron si trajner i Real Madrid Castillas në këtë sezon. Është një fakt i kryer që është pranuar gjerësisht, siç tregohet nga raportet e medias dhe Real Madridi nuk e mohon atë." Pavarësisht se raporti zyrtar i ndeshjes hapëse të Castillas në Segunda División B listonte Santiago Sánchezin si trajnerin e Los Blancos dhe Zidanen si ndihmësin e tij, Galán deklaroi: "Kjo hierarki ekziston vetëm në letër. E vërteta është tërësisht e kundërta: Zidane po vepron si trajneri i Real Madrid Castillas, dhe, me gjithë respektin për të si koleg, roli i Z. Sánchez është vetëm të sigurojë liçensat."

Real Madrid

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Zidane (djathtas) me kapitenin e ekipit Sergio Ramos duke ngritur trofeun e UFEA Ligës së Kampioneve 2016.

Më 4 janar 2016, Real Madridi njoftoi shkarkimin e trajnerit Rafael Benítez dhe në të njëjtën ditë Zidane u zyrtarizua si trajneri i ri në një marrëveshje për dy vite e gjysëm. Ndeshja e tij e parës si trajner i ekipit u zhvillua pesë ditë më vonë, kur Real Madridi mposhti me rezultatin 5–0 Deportivo de La Coruña në La Liga. Në El Clásicon e tij të parë si trajner, më 2 prill në Camp Nou, Zidane udhëhoqi ekipin në një fitore 2–1 ndaj Barcelonës, duke i shkaktuar katalanasve humbjen e parë pas 39 ndeshjesh. Me këtë fitore, Zidane u bë trajneri i parë që nga Bernd Schuster në dhjetor 2007 që fiton në debutimin e tij në El Clásico.

Më 4 maj, Zidane udhëhoqi Real Madridin drejt finales së Ligës së Kampioneve 2016 pasi fitores me rezultatin e përgjitshëm 1–0 ndaj Manchester Cityt. Në La Liga, ekipi humbi mundësinë të shpallej kampion pasi u rendit në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Barcelona. Në finalen e Ligës së Kampioneve më 28 maj, Real Madridi mposhti rivalët e qytetit Atlético Madrid nga gjuajtjet e penalltive për të fituar Kupën Evropiane të 11të në historinë e tyre, e quajtur ndryshe si La Undécima. Zidane u bë njeriu i shtatë në histori që fiton Kupën Evropiane (tani UEFA Liga e Kampioneve) si lojtar dhe trajner, si dhe trajneri i parë francez, duke përjashtuar Helenio Herrerën (argjentinas i natyralizuar në francez) që fiton trofeun.

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Zidane, me lojtarët e ekipit, duke qëndruar në krahun e djathtë të kryebashkiaks së Madridit Manuela Carmena pasi Reali fitoi titullin e 33të të La Ligas, maj 2017.

Në sezonin e tij të parë si trajner, Reali fitoi ndeshjen e 16të rresht në La Liga, një rekord për klubin, në fitoren 2–0 si vizitor ndaj Espanyolit më 18 shtator 2016. Me këtë fitore, ai theu rekordin e klubit të vendosur në sezonin 1960–61 si dhe barazoi rekordin e vendosur nga Barcelona në sezonin 2010–11. Më 18 dhjetor, Real Madridi mposhti ekipin japonez Kashima Antlers në finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube, me portugezin Cristiano Ronaldo që u bë protagonist me një tregolësh.

Më 12 janar 2017, barazimi ndaj Seviljes në ndeshjen e dytë të raundit të 16-tave të Copa del Rey ishte takimi i 40 pa humbje për Realin e Zidanes, duke vendosur një rekord të ri në futbollin spanjoll si dhe duke thyer rekordin prej 39 ndeshjesh të Barcelonës së drejtuar nga Luis Enrique. Zidane më pas udhëhoqi ekipin drejt fitimit të kampionatit, për herë të 33të në histori, pas një fitore 2–0 ndaj Málagës.

Më 3 qershor 2017, Zidane udhëhoqi Real Madridin në fitoren 4–1 ndaj ekipit italian Juventus në finalen e Ligës së Kampioneve në Kardif për trofeun e 12të evropian, ndryshe La Duodécima. Kjo fitore e bëri Real Madridin ekipin e parë në histori që fiton dy herë rresht Ligën e Kampioneve. Zidane gjithashtu arriti dopietën e parë si trajner; ishte hera e parë që klubi fiton dopietën (La Liga & Liga e Kampioneve) që nga sezoni 1956–57. Me triumfin e Realit në Ligën e Kampioneve, Zidane u bë trajneri i dytë që fiton Kupën Evropiane në dy sezonet e para si trajner; i pari që e arriti këtë gjë ishte José Villalonga, gjithashtu trajner i Realit.

Ai më pas fitoi edhe Superkupën Evropiane me rezultatin 2–1 ndaj Manchester United më 8 gusht. Kjo gjë e bëri Zidanen trajnerin e parë që nga koha e Arrigo Sacchit të Milanit në vitin 1990 që fiton dy Superkupa Evropiane rresht. Pesë ditë më vonë, Real Madrid mposhti me rezultatin 3–1 Barcelonën në Camp Nou në ndeshjen e parë të Supercopa de España. Tre ditë vonë, Reali fitoi edhe ndeshjen e dytë me rezultatin 2–0, duke fituar superkupën me rezultatin e përgjithshëm 5–1; fitorja 2–0 i dha fund ndeshjeve rresht të Barcelonës me të paktën një gol në El Clásico. Ky titull, i shtati i Zidanes si trajner, e bëri atë trajnerin e tretë më të suksesshëm në historinë e klubit, duke barazuar spanjollin Vicente del Bosque; para tij, në vendin e dytë ishte Luis Molowny me një më shumë, kurse në vendin e parë ishte Miguel Muñoz me shtatë më shumë. Ai gjithashtu kishte fituar trofe si trajner i Realit po aq sa kishte fituar si lojtar i klubit. Suksesi i arritur bëri që Zidane të shpallej trajneri më i mirë nga FIFA për vitin 2017. Në dhjetor 2017, Zidane fitoi trofeun e tetë si trajner kur Real Madridi mposhti Grêmion për të fituar FIFA Kupën e Botës për Klube. Më 26 maj 2018, Zidane fitoi Ligën e Kampioneve për herë të tretë rresht, duke mposhtur Liverpoolin 3–1 në finale. Ai u bë një nga tre trajnerët, sëbashku me Bob Paisley dhe Carlo Ancelottin, që kanë fituar Kupën Evropiane tre herë, si dhe u bë trajneri i parë që e fiton tre herë rresht.

Më 31 maj, pesë ditë pas triumfit në Ligën e Kampioneve, Zidane lajmëroi dorëheqjen si trajneri i Real Madrdit, duke cituar "nevojën për ndryshim" si arsyen e largimit.

Rikthimi te Real Madrid

Pas disa rezultateve negative për Real Madridin disa muaj pas largimit të Zidanes – që kulmoi me eliminimin në gjysëm-finalen e Copa del Reyt nga Barcelona, një humbje në kampionat ndaj të njëjtit kundërshar që rriti disavantazhin nga vendi i parë në 12 pikë, si dhe një disfatë e papritur 4–1 nga Ajax në Ligën e Kampioneve që solli eliminimin, të gjitha këto brënda një jave – ish shoku i tij i skuadrës Santiago Solari (i cili e kishte marrë këtë post para pesë muajsh, pas qëndrimit të shkurtër të Julen Lopeteguit) u shkarkua dhe Zidane u zyrtarizua si trajner i ekipit më 11 mars 2019 në një marrëveshje tre-vjeçare.

Pritja dhe trashëgimia

Si lojtar

"Zidane është mjeshtri. Gjatë dhjetë viteve të fundit, nuk ka pasur asnjë si ai, ai ka qënë lojtari më i mirë i botës."

—Pelé.

"Teknikisht, unë mendoj se ai është mbreti për çfarë është themelore në lojë – kontrolli dhe pasimi. Nuk mendoj se asnjë mund ta rivalizoj atë për kontrollin apo marrjen e topit."

—Michel Platini.

Shumë zëra autotorativ kanë vlerësuar aftësitë e Zidanes dhe rëndësinë e tij në historinë e futbollit; një nga këta është edhe trajneri i Carlos Alberto Parreira, i cili e quajti Zidanen një "përbindësh" për aftësitë dhe performancën. Trajneri i Gjermanisë Franz Beckenbauer ka thënë, "Zidane është një nga lojtarët më të mëdhenjë në histori, me të vërtetë një lojtar madhështor." Trajneri i Italisë Marcello Lippi, i cili gjithashtu ka drejtuar Zidanen, deklaroi, "Unë mendo se Zidane është talenti më i madh që unë kam njohur në futboll në njëzet vitet e fundit." Ish trajneri i Anglisë Kevin Keegan tha, "Ti shikon Zidane dhe unë mendoj se nuk kam parë ndonjë lojtar si ai. Çfarë e dallon Zidanen është mënyra se si e manipulon futbollin, duke fituar hapsirë edhe atje ku nuk ka. Shtoji edhe vizionin që e bën atë të veçant." Gjatë Kupës së Botës 1998, trajneri i Italisë Cesare Maldini tha, "Do të jepja pesë lojtarë që të kisha Zidanen në ekip."

Në aspektin e mbajtjes së topit ai ishte me shumë mundësi lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, i bekuar me hir dhe ndërgjegjësim supernatyral. Ai mund të luante një lojë si një Pac-Man në jetën reale dhe mos të kapej kurrë.

— Rob Smyth i The Guardian për kontrollin e topit të Zidane.

Zidane gjithashtu është lavdëruar nga kolegët e tij, përfshirë edhe nga sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimović, i cili ka thënë: "Zidane ishte nga një tjetër planet. Kur Zidane zbriste në fushë, papritmas dhjetë djemë të tjerë bëheshin më të mirë. Ishte aq e thjeshtë." David Beckham e ka përshkruar Zidanen si "më të mirin e të gjitha kohërave, kurse ylli i Barcelonës Xavi në vitin 2010 tha se Zidane ishte lojtari më i mirë i viteve 90' dhe i fillimeve të viteve 2000'. Shoku i skuadrës te Real Madridi Roberto Carlos ka thënë se Zidane ishte "lojtari më i mirë që ai ka parë, duke shtuar se "tifozët vinin herët në Bernabéu vetëm për të parë atë teksa bënte nxemjen." Organizatori brazilian Ronaldinho ka deklaruar: "Zidane është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, një nga idhujt e mi. Ai kishte shumë elegancë dhe hijeshi, një prekje të mrekullueshme dhe vizion fantastik." Organiatori tjetër belg Eden Hazard e ka konsideruar Zidanen si "më të mirin e të gjitha kohërave", duke shtuar se ai u rrit duke mësuar nga idhulli i tij duke "e parë atë për orë të tëra në televizor dhe online."

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Fanella e Zidanes në Kupën e Botës 2006. Ai mbajti numrin 10 për pjesën më të madhe të karrierës së tij ndërkombëtare

Zidane ka shfalosur shumë aftësi gjatë karrierës së tij, përfshirë edhe lëvizjen e tij më të njohur që quhet La Roulette. Ish lojtari i Brazilit Rivaldo deklaroi se Zidane ka qënë lojtari që e ka shijuar më shumë duke luajtur, duke thënë: "Eleganca e tij, lëvizjet në fushë dhe aftësitë e tij janë të mistershme." Gazetari Sid Lowe ka shkruajtur për të, "Zidane ishte përgjigja e futbollit për Baletin Bolshoi. Eleganca e Zidanes ishte mbi të gjitha." Mesfushori spanjoll Xabi Alonso gjithashtu ka lavdëzuar Zidanen duke thënë: "Çfarë bënte ai me futbollin është një ëndërr për ne." Në vitin 2005, pas rikthimit të Zidane në kombëtaren franceze, shoku i tij i skuadrës Thierry Henry, deklaroi, "Në Francë, të gjithë e kuptuan se zoti eksiztonte, dhe se ai është rikthyer në ekipin ndërkombtar të francez." Zidane është lavdëruar edhe nga sportistë jashtë futbollit; pasi pa golin e Zidanes kundër Deportivo La Coruña në janar 2002, ku ai e kaloi topin nga e djathta më pas nga e majta, duke e kaluar mbrojtësin dhe më pas shënoi me një gjuajtje me të majtën, basketbollisti amerikan Magic Johnson deklaroi, "Është një nga netët më frymëzuese të jetës time. Zidane është një fenomen."

Zidane është emëruar FIFA Lojtari Botëror i Vitit tre herë, një gjë që e ka arritur vetëm Ronaldo, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Në vitin 2002, ESPN FC e përshkroi Zidanen si "lojtarin më të mirë të botës në lojën më të madhe të botës." Në një sondazh të FIFA-s në vitin 2002, Zidane u zgjodh në Ekipin e Ëndërrave të FIFA Kupës së Botës. Dy vite më pas, ai u zgjodh lojtari më i mirë evropian i 50 viteve të fundit nga UEFA, si dhe u emërua nga Pelé në FIFA 100, një listë me 125 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitin 2011, UEFA hapi një sondazh për të votuar lojtarit më të mirë të 20 viteve të fundit të Ligës së Kampioneve; Zidane u shpall më i votuari nga tifozët, gazetarët dhe lojtarët. Në vitin 2004, në një sondazh të kryer nga gazeta franceze Journal du Dimanche, Zidane u votua si "francezi më popullor i të gjitha kohërave". Në vitin 2014, në një tjetër sondazh të kryer nga televizioni francez TF1, Zidane u votua si lojtari më i mirë në historinë e kampionatit francez. Në vitin 2016, në një studim të kryer nga gazeta franceze Le Parisien, Zidane u emërua "lojtari francez më i mirë i të gjitha kohërave".

Si trajner

Pavarësisht se me sukseset e arritura Zidane e ka vendosur veten si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Real Madridit, koha e tij me Real Madridin si dhe sukseset e arritura janë konsideruar nga disa si me fat. Megjithatë, filozofia taktike e tij, sidomos fleksibiliteti taktik është vlerësuar nga shumë. Zëvëndësimet e kryera në lojë janë vlerësuar në veçanti nga specialistët; zëvëndësime që kan sjellë fitore të ndryshme për ekipin, ku mund të veçohen aktivizimet e Marco Asensios dhe Lucas Vázquezit për t'i dhënë ekipit shpejtësi në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampioneve që solli një fitore 3–1 me përmbysje. Vendimi i tij për të aktivizuar Gareth Bale në finalen e Ligës së Kampioneve gjithashtu rezultoi shumë efikas. Është vënë në dukje se ekipi i tij sulmon duke u përqëndruar nga krahët, kurse Zidane ka meritën në veçanti për popullarizimin e formacionit 4–4–2 në formë diamanti në futbollin bashkëkohor.

Në anën tjetër, disa analizojnë se roli i Zidane ishte më shumë në nxjerrjen e rezultateve dhe arritjen e harmonisë në dhomat e zhveshjes se sa ndreqja e skemës taktike. Zidane gjithashtu theksoi rëndësinë e nivelit fizik të lojtarëve dhe parapëlqeu të zgjidhte lojtarë me ndikim në vend të një formacioni të përcaktuar.

Në kulturën popullore

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Grupi Z5 i Zidane është një kompleks sportiv i përbërë nga pesë fusha të vogla futbolli të sponsorizuara nga Adidas.

Zidane ka pasur kontrata me kompani të ndryshme, përfshirë Adidas, Lego, France Telecom, Orange, Audi, Volvic dhe Christian Dior. Këto bashkëpunime kanë qënë fitimprurëse për Zidane, i cili fitoi 8.6 milion € në vitin 2006, dhe duke e konbinuar me rrogën e tij te Real Madridi, 6.4 milion €, arrinte gjithsej 15 milion € (20.4 milion $), gjë që e bëri atë futbollistin e gjashtë më të paguar. Në vitin 2004, revista Forbes publikoi se Zidane kishte fituar 15.8 milion $ në 12 muaj e fundit. Në maj 2010, Zidane mori pjesë në reklamë të Louis Vuitton, ku ai po luante me Pelén dhe Diego Maradonën futboll në tavolinë.

Në vitin 2005, regjizorët e filmave Philippe Parreno dhe Douglas Gordon filmuan një dokumentar të quajtur Zidane: A 21st Century Portrait, e cila ndiqte Zidanen gjatë një ndeshje të tërë; ai ishte i filmuar nga 17 kamera. Banda skoceze Mogwai bëri listën e këngëve. Dokumentari ishte pjesë e Full Frame Documentary Film Festival 2009.

Zinedine Zidane: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Në ekran dokumentari Zidane: A 21st Century Portrait në Albert Hall, Manchester, me bandën e rokut Mogwai, që bëri muzikën, në skenë.

Në nëntor 2006, Zidane udhëtoi në Bangladesh si i ftuari i Muhammad Yunus, fitues i Çmimit Nobel për Paqe. Ai gjithashtu vizitoi Algjerinë dhe presidentin e saj Abdelaziz Bouteflika, i cili e priti në mënyrë zyrtare. Në vitin 2012, artisti algjerian Adel Abdessemed prezantoi një statujë bronzi ku ishte Zidane duke goditur me kokë Materazzin.

Më 5 nëntor 2006, Zidane u paraqit në filmin vizatimor Family Guy, ku ai shihet duke goditur me kokë një zonjë të vjetër në episodin "Saving Private Brian" si një parodi e incidentit të tij me Materazzin. Ajo goditje famëkeqe ka qënë gjjithashtu referencë e novelistit belg Jean-Philippe Toussaint në novelën e titullar La Mélancolie de Zidane (2006).

Në vitin 2010, një filmim i Zidane duke festuar fitimin e Kupës së Botës 1998 u bë pjesë e këngës "Waka Waka" nga Shakira. Katër vite më pas, prezantuesi sportiv australian Les Murray bashkpunoi me bandën Vaudeville Smash për të bërë një këngë në nder të Zidane; në këngë kishte gjithashtu edhe katër futbollista që bënin numra me topin duke mbajtur maskën e Zidane, me një nga këta që në fund godet me kokë një person. Në vitin 2016, Zidane u rendit si një nga 500 muslimanët me më shumë ndikim në botë në një kërkim të bërë nga Qëndra e studimeve ndërkombëtare islamike mbretërore e Jordanisë, që tha: "Karakteri modest i tij [Zidane] e ka bërë atë më të dashur për publikun e gjerë."

Jeta personale

Në moshën 17 vjeç, Zidane u takua me gruan e tij të ardhshme, Véronique Fernández (lindur në Aveyron dhe me origjinë spanjolle), gjatë kohës që ai po luante me Cannes në sezonin 1988–89. Ata u martuan në vitin 1994, dhe kanë katër djem: Enzo Alan Zidane Fernández (lindur më 24 mars 1995), Luca Zidane Fernández (lindur më 13 maj 1998), Theo Zidane Fernández (lindur më 18 maj 2002) dhe Elyaz Zidane Fernández (i lindur më 26 dhjetor 2005). Nga viti 2018, Enzo është mesfushor i CF Rayo Majadahonda, Luca është portieri i tretë i Real Madridit, Theo (mesfushor) është në Cadete A dhe Elyaz (mesfushor) në Infantil B të akademisë së Real Madridit.

Statistikat e karrierës

Si lojtar

Klube

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Cannes 1988–89 Divizioni i 1rë 2 0 2 0
1990–91 28 1 3 0 31 1
1991–92 31 5 3 0 4 0 38 5
Gjithsej 61 6 6 0 4 0 71 6
Bordeaux 1992–93 Divizioni i 1rë 35 10 4 1 39 11
1993–94 34 6 3 0 6 2 43 8
1994–95 37 6 5 1 4 1 46 8
1995–96 33 6 3 0 15 6 50 12
Gjithsej 139 28 15 2 25 9 179 39
Juventus 1996–97 Serie A 29 5 2 0 10 2 3 0 44 7
1997–98 32 7 4 1 11 3 1 0 48 11
1998–99 25 2 4 0 10 0 1 0 40 2
1999–2000 32 4 3 1 6 0 41 5
2000–01 33 6 2 0 4 0 39 6
Gjithsej 151 24 15 2 41 5 5 0 212 31
Real Madrid 2001–02 La Liga 31 7 9 2 9 3 2 0 51 12
2002–03 33 9 1 0 14 3 2 0 50 12
2003–04 33 6 7 1 10 3 2 0 52 10
2004–05 29 6 1 0 10 0 40 6
2005–06 29 9 5 0 4 0 38 9
Gjithsej 155 37 23 3 47 9 6 0 231 49
Gjithsej karriera 506 95 59 7 117 23 11 0 693 125

Kombëtarja

Burimi:

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Franca 1994 2 2
1995 6 2
1996 12 1
1997 8 1
1998 15 5
1999 6 1
2000 13[A] 4
2001 8 2
2002 9 1
2003 7 3
2004 7 4
2005 5 2
2006 10 3
Gjithsej 108 31

A Përfshin një paraqitje nga ndeshja kundër FIFA XI më 16 gusht 2000 të cilën FIFA dhe Federata Franceze e Futbollit e llogarisin si një ndeshje miqësore zyrtare.

Si trajner

    Redaktuar më 8 mars 2020
Managerial record by team and tenure
Klubi Nga Deri Rekordi Ref
Nd F B H Gsh Gp Dg %F
Real Madrid Castilla 25 qershor 2014 4 janar 2016 &0000000000000057.00000057 &0000000000000026.00000026 &0000000000000017.00000017 &0000000000000014.00000014 &0000000000000088.00000088 &0000000000000058.00000058 +30 &0000000000000045.61000045,61
Real Madrid 4 janar 2016 31 maj 2018 &0000000000000149.000000149 &0000000000000104.000000104 &0000000000000029.00000029 &0000000000000016.00000016 &0000000000000393.000000393 &0000000000000160.000000160 +233 &0000000000000069.80000069,80
Real Madrid 11 mars 2019 vazhdon &0000000000000050.00000050 &0000000000000027.00000027 &0000000000000013.00000013 &0000000000000010.00000010 &0000000000000093.00000093 &0000000000000049.00000049 +44 &0000000000000054.00000054,00
Gjithsej karriera &0000000000000256.000000256 &0000000000000157.000000157 &0000000000000059.00000059 &0000000000000040.00000040 &0000000000000574.000000574 &0000000000000267.000000267 +307 &0000000000000061.33000061,33

Trofe

Si lojtar

Klube

    Bordeaux
    Juventus
    Real Madrid

Kombëtarja

    Franca

Personale

  • Lojtari i Ri i Vitit i Divizionit të 1rë Francez: 1993–94
  • Lojtari i Vitit i Divizionit të 1rë Francez: 1995–96
  • Futbollisti i Huaj i Vitit i Serie A: 1996–97, 2000–01
  • Topi i Artë: vendi i 3të 1997
  • FIFA Lojtari Botëror i Vitit: 1997, 2002
  • Onze d'Argent: 1997, 2002, 2003
  • FIFA XI: 1997, 1998, 2000, 2002
  • ESM Ekipi i Vitit: 1997–98, 2001–02, 2002–03, 2003–04
  • Mesfushori i Vitit i UEFA-s: 1998

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Zinedine Zidane Jeta e hershmeZinedine Zidane Karriera me klubeZinedine Zidane Karriera ndërkombëtareZinedine Zidane PensionimiZinedine Zidane Karriera si trajnerZinedine Zidane Pritja dhe trashëgimiaZinedine Zidane Në kulturën populloreZinedine Zidane Jeta personaleZinedine Zidane Statistikat e karrierësZinedine Zidane TrofeZinedine Zidane ReferimeZinedine Zidane Lidhje të jashtmeZinedine ZidaneFutbolliGjuha francezeJuventus F.C.Kupa NdërkontinentaleLa LigaMesfushori (futboll)Real Madrid C.F.Real Madrid CFSerie AUEFA Liga e KampioneveUEFA Super Kupa

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Forca e Sigurisë së KosovësGjon BuzukuPeshkuDita Ndërkombëtare e PunëtorëveGreta ThunbergMetaletBimësiaMasaVeshiGjergj FishtaVullkanet dhe termetetAziaBifurkacioni i lumit të NerodimësLigji i ArkimeditErnesto SabatoHistoria e TokësLista e vullkaneve aktivë në botëKumbullaHistoria e TiranësReal Madrid C.F.KripëratNdërtimi i brendshëm i TokësMenopauzaKalaja e BeratitOrganizata e Kombeve të BashkuaraFolkloriArtizanati i KukësitAbortiTom SojerFormimi i yjeveDevejaTë drejtat e graveFan NoliHistoria e DurrësitRilindja Kombëtare ShqiptareAgim RamadaniPiramidat e EgjiptitGjallesat në zhdukjeKoloseumiIslamiNdryshimi i klimësRoma e lashtëShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreLista e kalave në ShqipëriNjeriuRafaeloQarku elektrik24 PrillEdmond ZhulaliEgla CenoInfeksioni seksualisht i transmetueshëmElvana GjataPëremriBurimet natyroreMuzika popullorePopullsia botëroreLista e komunave në KosovëElbasaniAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveGjenetikaDita Botërore e LibritArabia SauditeMaltaMujiZgjebjaTurizmi në ShqipëriZana e malitShkencaGjeografia e KosovësStambolliOqeaniMarin BarletiMarsiVlera ushqyeseKompjuteriYndyraCraig NewmarkNumri pi🡆 More