Kevin De Bruyne: Futbollist belg

Kevin De Bruyne (; lindur më 28 qershor 1991) është një futbollist profesionist belg i cili luan si mesfushor për klubin anglez Manchester City dhe kombëtaren belge.

Ai njihet për talentin që ka, pasimet e shkëlqyera dhe driblimet, dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të botës dhe si një futbollist "i kompletuar".

Kevin De Bruyne
Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
De Bruyne me BelgjikënKupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKevin De Bruyne
Datëlindja (1991-06-28) 28 qershor 1991 (32 vjeç)
VendlindjaDrongen, Ghent, Belgjikë
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Manchester City
Numri17
Karriera me të rinjtë
1997–1999KVV Drongen
1999–2005Gent
2005–2008Genk
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2012Genk97(16)
2012–2014Chelsea3(0)
2012–2013Werder Bremen (huazim)33(10)
2014–2015VfL Wolfsburg51(13)
2015–Manchester City241(65)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009Belgjika U187(1)
2009–2010Belgjika U1910(1)
2010–2011Belgjika U212(0)
2010–Belgjika99(26)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13 janar 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 28 mars 2023

De Bruyne e nisi karrierën e tij te Genk, ku ai luajti rregullisht në sezonin 2010–11 ku ekipi fitoi Ligën Pro Belge. Në vitin 2012, ai kaloi te klubi anglez Çelsi, ku u aktivizua pak dhe më pas u dërgua në huazim te Werder Bremen. Ai firmosi me VfL Wolfsburg për 18 milion £ në vitin 2014. Gjatë kohës së tij te Worlfsburg, De Bruyne u bë një nga lojtarët më të mirë të Bundesligës, duke ndihmuar ekipin të fitonte kupën në sezonin 2014–15. Në verën e vitit 2015, ai kaloi te Manchester City për 54 milion £, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i klubit. Me Qytetarët ai ka fituar dy Premier Liga, katër Kupa të Ligës dhe një Kupë FA. Në sezonin 2017–18, ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit që arriti 100 pikë në Premier Ligë, duke u bërë të vetmit që e arrijnë këtë gjë. Në sezonin 2019–20, De Bruyne barazoi rekordin për numrin e asisteve në një sezon si dhe shpall Lojtari i Sezonit.

De Bruyne bëri debutimin e tij ndërkombëtar në vitin 2010 dhe që nga ajo kohë ka luajtur 74 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola. Ai ishte pjesë e ekipit që arriti në çerek-finale të Kupës së Botës 2014 dhe Euro 2016. Ai gjithashtu luajti edhe në Kupën e Botës 2018, ku Belgjika u rendit në vendin e tretë pasi fitoi finalen e vogël ndaj Anglisë. Ai u emërua në Ekipin e Ëndërrave falë performancave të tij.

De Bruyne ka fituar disa trofe personal gjatë karrierës së tij; ai është shpallur Lojtari i Vitit i Bundesligës, Futbollisti i Vitit në Gjermani, Organizatori i Sezonit në Premier Ligë, Lojtari i Vitit i Manchester Cityt tre herë si dhe Sportisi Belg i Vitit. Përveç kësaj, ai është emëruar në UEFA Ekipin e Vitit dy herë, në Ekipin e UEFA Ligës së Kampioneve dy herë, në Ekipin e Vitit të IFFHS dy herë, në Njëmbëdhjetëshen e Botës të France Football si dhe në Ekipin e Vitit të Bundesligës.

Karriera me klube

Genk

De Bruyne e nisi karrierën e tij me klubin e qytetit të lindjes KVV Drongen në vitin 1997. Dy vite më pas, ai ju bashkua Gent kurse në vitin 2005 firmosi me Genk. Ai fillimisht luajti me akademinë, duke kaluar hap pas hapi të gjitha etapat. Në vitin 2008, ecuria e tij u shpërblye me provimin e tij në ekipin e parë.

De Bruyne bëri debutimin e tij zyrtar me Genk më 9 maj 2009 në humbjen 3–0 në transfertë kundër Charleroi. Ai e fitoi vendin e titullar në sezonin e ardhshëm; më 7 shkurt 2010, ai shënoi golin e parë me klubin dhe të vetmin në fitoren minimale 1–0 kundër Standard Liège. De Bruyne regjistroi pesë gola dhe 16 asiste në 32 ndeshje në Ligën Pro Belge gjatë sezonin 2010–11, të cilat ishin vendimtare për Genk që u shpall kampion për herë të tretë në histori. Më 29 tetor 2011, De Bruyne shënoi tregolëshin e parë në karrierë në fitoren 5–4 të Genk kundër Club Brugge. Më 28 janar të vitit të pasardhës, De Bruyne shënoi një dopietë në fitoren komode 5–0 kundër OH Leuven. Më 18 shkurt, De Bruyne shënoi golin e parë me Genk pas finalizimit të marrëveshjes për transferimin e tij te Çelsi në fitoren 2–1 në transfertë kundër Mons. Ai e mbylli sezonin duke shënuar në fitoren 3–1 kundër Gent; ai regjistroi tetë gola në 28 ndeshje në sezonin 2011–12.

Chelsea

Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
De Bruyne me Çelsin në vitin 2013.

Më 31 janar 2012, në ditën e fundit të merkatos dimërore, klubi i Premier Ligës Çelsi dhe Genk njoftuan transferimin e De Bruyne për një shifër të raportuar të ishte rreth 7 milion £. Ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare me klubin dhe do ta shpenzonte pjesën e mbetur të sezonit 2011–12 te Genk. I pyetur për këtë transferim, De Bruyne i tha uebfaqes së Çelsit: "Të vij te një ekip si Çelsi është një ëndërr e bërë realitet por tani më duhet të punojë shumë për të arritur nivelin e duhur." Ai debutoi me Çelsin më 18 korrik në miqësoren e fituar 4–2 kundër ekipit amerikan Seattle Sounders.

Huazimi te Werder Bremen

Më 31 korrik 2012, Çelsi njoftoi se De Bruyne do të luante si i huazuar te Werder Bremeni në Bundesligë për sezonin 2012–13. Ai shënoi golin e parë për Werderin më 15 shtator në humbjen 3–2 ndaj Hannover 96, duke mposhtur portierin me një gjuajtje nga 10 metra distancë pas një asisti nga Eljero Elia. Ky gol u pasua nga një tjetër në ndeshjen e rradhës kundër VfB Stuttgart më 23 shtator. Goli i tij i rradhës erdhi më 18 nëntor në fitoren 2–1 me përmbysje ndaj Fortuna Düsseldorf, pavarësisht se Werderi luajti me një lojtar më pak.

Në ndeshjet e fundit të sezonit, De Bruyne pati një seri performancash të mira; ai fillimisht shënoi golin e vetëm të ekipit në humbjen 6–1 kundër Bayern München, e ndjekur nga një tjetër në barazimin 2–2 kundër TSG 1899 Hoffenheim, dhe më pas nga një tjetër në barazimin 1–1 ndaj Eintracht Frankfurt, rezultat që i siguroi Werderit qëndrimin në Bundesligë. Ai e mbylli sezonin me 10 gola në 33 ndeshje në Bundesligë, kurse në kupë u aktivizua vetëm një herë.

Rikthimi te Chelsea

Pas periudhës së suksesshme te Werder Bremen, De Bruyne u lidh me një transferim në Bundesligë te Borussia Dortmund ose Bayer Leverkusen. Megjithatë, trajneri i sapoardhur në klub José Mourinho siguroi se lojtari ishte në planet e tij për të ardhmen, me belgun i cili u rikthye zyrtarisht në ekip më 1 korrik 2013.

Më 22 korrik, De Bruyne dëmtoi gjurin në momentin kur shënoi golin e tij të parë me Çelsin në një ndeshje miqësore kundër Malajzisë XI. Pavarësisht kësaj, ai u rikuperua në kohë për nisjen e sezonit të Premier Ligës, ku ai debutoi në ndeshjen hapëse kundër Hull Cityt, duke asistuar një nga golat e fitores 2–0.

Wolfsburg

Sezoni 2013–14

Më 18 janar 2014, Wolfsburg siguroi kartonin e De Bruyne për 22 milion €. Ai debutoi një javë më pas në një humbje 3–1 në kampionat ndaj Hannover 96. Më 12 prill, De Bruyne regjistroi dy asiste në fitoren 4–1 kundër 1. FC Nürnberg. Një javë më pas, ai shënoi golin e parë me Wolfsburgun në fitoren 3–1 në transfertë ndaj Hamburger SV. Ai gjithashtu shënoi edhe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit respektivisht ndaj VfB Stuttgart dhe Borussia Mönchengladbach, duke ndihmuar ekipin që ti fitonte të dyja.

Sezoni 2014–15

Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
De Bruyne duke luajtur me Wolfsburg ndaj Arsenal në korrik 2015.

De Bruyne shënoi golin e parë për sezonin 2014–15 më 2 tetor në barazimin 1–1 kundër Lille në Ligën e Evropës; goli i tij erdhi me një gjuajtje në ajër nga jashtë zonës pas një largim të mbrojtësve kundërshtar. Në ndeshjen e tretë në grupet e këtij kompeticioni, De Bruyne shënoi dy gola në një fitore 4–1 ndaj Krasnodar, duke i dhënë tre pikëshin e parë Wolfsburgut. Më 30 janar 2015, ai shënoi një tjetër dopietë, këtë herë në fitoren 4–1 kundër Bayern München, duke i shkaktuar këtyre të fundit humbjen e parë në Bundesligë që nga prilli i vitit të kaluar.

De Bruyne e nisi muajin mars në një formë fantastike, duke asistuar tre herë në fitoren 5–3 kundër ish klubit të tij Werder Bremen. Njëmbëdhjetë ditë më pas, ai shënoi dy gola në fitoren 3–1 kundër Interit në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Evropës. Në ndeshjen e rradhës në kampionat, De Bruyne shënoi dhe asistoi dy gola në fitoren 3–0 kundër SC Freiburg.

Ai e mbylli sezonin me 10 gola dhe 20 asiste, duke vendosur një rekord të ri në Bundesligë për numrin e asisteve në një sezon. Wolfsburg e mbylli kampionatin në vendin e dytë dhe u kualifikua në UEFA Ligën e Kampioneve për sezonin 2015–16. Më 30 maj, ai luajti si titullar dhe shënoi në finalen e kupës kundër Borussia Dortmund, me Wolfsburgun që fitoi 3–1 në Olympiastadion te Berlinit. De Bruyne e mbylli sezonin 2014–15 me 16 gola dhe 28 asiste në të gjitha kompeticionet, si dhe u shpall Futbollisti i Vitit në Gjermani.

Sezoni 2015–16

De Bruyne e nisi sezonin e ri duke fituar DFL-Supercup 2015 kundër Bayern München, duke dhuruar asistin e golit të barazimit të shënuar nga Nicklas Bendtner në minutën e 89të, me Wolfsburgun që në fund fitoi nga gjuajtjet e penalltive. Më 8 gusht, ai vazhdoi formën pozitive duke shënuar golin e parë të sezonit, të cilën e ndoqi me dy asiste të tjerë, në fitoren 4–1 ndaj Stuttgarter Kickers në raundin e parë të kupës.

Në gusht, mes zërave për një transferim të tijin në Angli, De Bruyne deklaroi se ai nuk do ta detyronte klubin që ta shiste, por shtoi se nuk mund të qëndronte pasiv ndaj interesit të Manchester City. Ai tha: "Nëse vjen një ofertë, do ta dëgjoj rreth saj dhe për sa bëhet fjalë, por deri tani nuk kam dëgjuar asgjë... Unë nuk do iki në Angli vetëm për të provuar se mund të luaj atje. Nuk kam pse iki në Angli... Nëse iki atje për mua dhe familjen time është një zgjedhje e mirë. Ky është çelsi për mua."

Më 10 gusht, u raportua se Manchester City kishte bërë një ofertë të dytë për De Bruyne e cila ishte 47 milion £. Drejtori sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs, deklaroi se klubi do të luftonte për të mbajtur lojtarin, duke thënë: "Mendoj se disa klube të tjera kanë kthyer kokën e Kevinit... Disa shifra të mëdha po bëjnë punën dhe unë e kuptoj se pse ai po e lë gjithçka të hapur."

Më 27 gusht, u raportua se Manchester City e kishte rritur ofertën, e cila tashmë ishte 58 milion £. Klaus Allofs tha se City i kishte ofruarn një rrogë "të jashtëzakonshme" lojtarit.

Manchester City

Sezoni 2015–16

Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
De Bruyne në sezonin e tij të parë me Man Cityn.

Më 30 gusht 2015, Manchester City njoftoi transferimin e De Bruyne, i cili nënshkroi një kontratë gjashtë-vjeçare. Shuma e transferimit u raportua se ishte 55 milion £ (75 milion €), duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit si dhe transferimi i dytë më i shtrenjtë i futbollit britanik pas atij të argjentinasit Ángel Di María te Manchester United në vitin 2014. Ai debutoi me ekipin në Premier Ligë më 12 shtator kundër Crystal Palace, duke zëvëndësuar të dëmtuarin Sergio Agüero në minutën e 25të. Shtatë ditë më pas, ai shënoi golin e parë me klubin kundër West Ham United në një humbje 2–1. Ai shënoi edhe në suksesin 4–1 kundër Sunderlandit në Kupën e Ligës më 22 shtator, si dhe në humbjen 4–1 në Premier Ligë ndaj Tottenham Hotspur më 26 shtator.

Më 2 tetor, De Bruyne u njoftua si një nga kandidatët e çmimit prestigjoz FIFA Topi i Artë, sëbashku me shokët e tij të ekipit Sergio Agüero dhe Yaya Touré. Një ditë më pas, ai vazhdoi formën e mirë duke shënuar në fitoren tenistike 6–1 ndaj Newcastle United. Më 20 tetor, ai ishte pjesë e listës së reduktuar me 23 lojtarë për Topin e Artë të publikuar nga FIFA. Vetëm një ditë pas kësaj, De Bruyne shënoi golin e fitores në kohën shtesë kundër Seviles në Ligën e Kampioneve, duke e vendosur Cityn në vendin e dytë në grup, vetëm një pikë larg Juventusit të vendit të parë me tre ndeshje të mbetura. Më 1 dhjetor, dopieta e tij ndihmoi ekipin të mposhte 4–1 Hull Cityn, një rezultat që i dërgoi në gjysëm-finalen e Kupës së Ligës.

Më 27 janar 2016, De Bruyne shënoi një gol në fitoren 3–1 ndaj Evertonit në gjysëm-finalen e Kupës së Ligës, por në vijim pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë që e mbajti jashtë fushave të lojës për rreth dy muaj. Ai u rikthye në aksion më 2 prill në fitoren 4–0 ndaj Bournemouth në Dean Court, duke shënuar golin e dytë të ekipit në minutën e 20të. Katër ditë më pas, De Bruyne shënoi golin e parë në barazimin 2–2 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të çerek-finales së Ligës së Kampioneve në Parc des Princes. Ai shënoi golin e vetëm në ndeshjen e kthimit, duke i dhënë Cityt fitoren 1–0 dhe kalimin në gjysëm-finale për herë të parë në historinë e klubit. Mark Ogden i The Independent, shkruajti në lidhje me golin e De Bruyne duke thënë: "Ishte një gol shtangës nga belgu, i cili bëri një prekje për të kontrolluar topin para se të mposhte portierin Kevin Trapp me një gjuajtje me hark në hyrje të zonës."

Sezoni 2016–17

Më 10 shtator 2016, De Bruyne shënoi dhe asistoi në derbin e parë sezonal të Manchesterit ku ekipi i mposhti 2–1 rivalët e United kurse ai u shpall lojtari i ndeshjes. Ai u shpall lojtari më i mirë edhe në fitoren 4–0 kundër Bournemouth shtatë ditë më pas, duke asistuar dhe shënuar sërisht si dhe duke marrë pjesë në aksionet e dy golave të tjerë. Pas ndeshjeve të kombëtareve, Manchesteri barazoi në ndeshjen e rradhës kundër Evertonit më 15 tetor; Agüero dhe De Bruyne humbën secili nga një penallti para se Nolito të hynte në fushë si zëvëndësues për të shënuar, me Cityn që barazoi 1–1. Më 1 nëntor, De Bruyne shënoi me goditje të lirë në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Barcelonës, duke regjistruar golin e parë në Ligën e Kampioneve për këtë sezon. Më 21 janar 2017, De Bruyne dhuroi një tjetër performancë pozitive në barazimin 2–2 në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur, duke shënuar dhe asistuar golin e Leroy Sanés; ai u zgjodh sërisht lojtari i ndeshjes. Më 27 mars, De Bruyne u dallua sërisht për performancën e tij në barazimin 1–1 kundër Liverpoolit në Etihad Stadium, duke asistuar golin e Agüeros. Ai e mbylli sezonin e dytë në Angli me 49 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 7 gola, përfshirë 6 në Premier Ligë.

Sezoni 2017–18

Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
De Bruyne gjatë një seance stërvitore para-sezonale, korrik 2017.

De Bruyne regjistroi asistët e parë të sezonit më 9 shtator 2017 në fitoren 5–0 në shtëpi ndaj Liverpool. Ai asistoi sërisht në ndeshjen e rradhës në kampionat ku City regjistroi një fitore tjetër madhore 6–0, këtë herë ndaj Watford. Goli i tij i parë për sezonin 2017–18 erdhi më 26 shtator në fitoren 2–0 kundër Shakhtar Donetsk në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Vetëm katër ditë më pas ai shënoi edhe golin e parë në Premier Ligë për këtë sezon, duke i dhënë ekipit të tij një fitore minimale 1–0 kundër Çelsit në Stamford Bridge.

Më 13 dhjetor, De Bruyne shënoi një nga golat e fitores 4–0 ndaj Swansea City, duke ndihmuar ekipin të fitonte ndeshjen e 15të rresht në Premier Ligë. Vetëm tre ditë më pas, ai ishte sërisht në listën e shënuesve, duke shënuar në fitoren 3–1 kundër Tottenham Hotspur; ai mori lëvdatat e trajnerit Pep Guardiola pas përfundimit të ndeshjes, i cili tha se De Bruyne "po ndihmon klubin të bëhet një institucion më i mirë." Në ndeshjen e fundit për vitin 2017, De Bruyne asistoi golin e Sterling në fitoren minimale 1–0 ndaj Newcastle United. Ai e nisi vitin e ri duke shënuar në fitoren 2–1 kundër Bristol City në ndeshjen e parë të gjysëm-finales së Kupës EFL. Më 22 janar 2018, De Bruyne firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2023. Një ditë më pas, në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Kupës EFL kundër Britos Cityt, ai shënoi golin e tretë të fitores 3–2 duke ndihmuar Cityn të arrinte në finale me rezultatin e përgjithshëm 5–3.

Më 10 shkurt, De Bruyne dhuroi tre asiste, dy për Agüeron dhe një Sterling, në fitoren 5–1 ndaj Leicester Cityt, duke arritur në kuotën e 14 asisteve sezonal. Pesëmbëdhjetë ditë më pas, ai fitoi trofeun e parë të sezonit, Kupën EFL, me Cityn që mposhti 3–0 Arsenalin; ky ishte trofeu i parë nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola. Më 13 maj, në ndeshjen e fundit të kampionatit, De Bruyne asistoi golin e fitores të shënuar nga Gabriel Jesus kundër Southampton, duke bërë që City të fitonte titullin me 100 pikë, duke u bërë ekipi i parë që e arrin këtë gjë; ai u shpall lojtari i ndeshjes nga BBC. Ai e mbylli kampionatin me 16 asiste, duke fituar edicionin e parë të çmimit "Organizatori i Sezonit në Premier Ligë". Ai gjithashtu u zgjodh në PFA Ekipin e Vitit si dhe u votua Lojtari i Sezonit i Manchester Cityt.

Sezoni 2018–19

Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
De Bruyne gjatë Derbit të Manchesterit në Old Trafford, 10 dhjetor 2017.

Më 15 gusht 2018, De Bruyne pësoi një dëmtim në gju gjatë një seance stërvitore, duke bërë që disa uebfaqe të raportinin se ai nuk do të luante për të paktën tre muaj. Dy ditë më pas, Manchester City konfirmoi se lojtari kishte pësuar një dëmtim në ligamentin kolateral të gjurit të djathtë, e cila nuk kishte nevojë për operacion, por që do ta mbante jashtë fushave për tre muaj. Menjëherë pasi u rikthye në aksion në tetor, De Bruyne pësoi një tjetër dëmtim në ligamentin e gjurit në ndeshjen e raundit të katërt të Kupës FA ndaj Fulham. Ky dëmtim sipas parashikimeve pritej ta mbante jashtë fushave për 5–6 javë, por ai u rikthye në stërvitje pas vetëm 3 javësh. Më 18 maj 2019, De Bruyne u aktivizua si zëvëndësues në finalen e Kupës FA, duke asistuar golin e tretë dhe duke asistuar edhe dy të tjerë që Cityn që arriti një fitore 6–0 ndaj Watford; me këtë sukses, City u bë klubi i parë anglez që fiton tripletën e trofeve vendor. Ai u shpall lojtari i ndeshjes për performancën e tij.

Sezoni 2019–20

Më 15 dhjetor 2019, De Bruyne shënoi dy gola në fitoren 3–0 në transfertë kundër Arsenalit në Premier Ligë. Goli i tij i 50të në të gjitha kompeticionet me klubin erdhi më 26 shkurt 2020 me penallti në fitoren 2–1 me përmbysje kundër Real MadriditSantiago Bernabéu në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve.

Në ndeshjen e javës së fundit të Premier Ligës, City mposhti Norwich Cityn 5–0 në shtëpi; De Bruyne shënoi dy gola si dhe regjistroi asistin e 20të sezonal, duke barazuar rekordin e Thierry Henrys për numrin e asisteve në një sezon. Ai gjithashtu fitoi çmimin "Organizatori i Sezonit në Premier Ligë" për herë të dytë në karrierë. Ai u bë lojtari i parë që arrin 20 asiste në një sezon në dy nga pesë ligat kryesore të Evropës.

Në përfundim të sezonit De Bruyne u shpall Lojtari i Sezonit në Premier Ligë pasi kishte shënuar 13 gola, kishte asistuar 20 dhe kishte krijuar 104 mundësi për gol me lojë të hapur. Kjo statistikë e fundit e bëri atë lojtarin e parë që krijon më shumë raste për gol në një sezon që nga viti 2005.

Karriera ndërkombëtare

Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
De Bruyne në aksion me Belgjikës kundër Shba-së, 30 maj 2013.

De Bruyne ka luajtur me ekipet nën-18, -19 dhe -21. Ai debutoi me kombëtaren e parë më 11 gusht 2010 në një ndeshje miqësore ndaj FinlandësTurqi; ndeshja u mbyll me fitoren e Finlandës 1–0. Para se të debutonte me kombëtaren e parë, De Bruyne kishte mundësi të përfaqsonte Burunin, e cila ishte vendlindja e gjyshes së tij.

De Bruyne fitoi vendin në formacionin titullar gjatë fushatës kualifikuese të Belgjikës për Kupën e Botës 2014; ai regjistroi katër gola në grup me Belgjikën e cila u kualifikua në një turnament madhor për herë të parë pas 12 vitesh. Më 13 maj 2014, ai ishte një nga 23 lojtarët që do të luanin në finalet e turnamentit. Në ndeshjen e parë të Belgjikës në fazën e grupeve kundër Algjerisë në Belo Horizonte, De Bruyne asistoi golin e barazimit të përkohshëm të shënuar nga Marouane Fellaini me Belgjikën që fitoi 2–1; ai zgjodh lojtari i ndeshjes nga FIFA. Në raundin e 16-tave, ai shënoi në kohën shtesë të fitores 2–1 kundër Shteteve të Bashkuara.

Më 10 tetor 2014, De Bruyne shënoi dy gola në fitoren 6–0 ndaj Andorrëskualifikueset e UEFA Euro 2016, e cila barazoi fitoren rekord në një ndeshje kualifikuese të vendosur në vitin 1986. Më 3 shtator 2015, De Bruyne shënoi golin e tretë në kualifikuese në fitoren 3–1 ndaj Bosnje dhe Hercegovinës. Një muaj më vonë, ai shënoi në suksesin 4–1 kundër Andorrës në transfertë, duke ndihmuar Belgjikën të kualifikoheshe në finalet e turnamentit. Në ndeshjen e fundit të grupit, De Bruyne shënoi të dytin e fitores 3–1 kundër Izraelit, duke i dhënë Belgjikës vendin e parë në Grupin B; De Bruyne dhe Hazard ishin golashënuesit më të mirë të Belgjikës me nga 5 gola secili. Ai ishte pjesë e listës përfundimtare me 23 lojtarë të Belgjikës për turnamentin që u luajt në Francë. Më 18 qershor, De Bruyne u lavdërua për performancën e tij në fitoren 3–0 kundër Republikës së Irlandës në fazën e grupeve. Tetë ditë më vonë, ai u zgjodh lojtari i ndeshjes nga BBC për performancën e tij në fitoren 4–0 kundër Hungarisë në raundin e 16-tave, ku ai asistoi dy herë.

Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
De Bruyne duke festuar golin e tij kundër Brazilit në FIFA Kupën e Botës 2018.

Dy vite më pas, De Bruyne u zgjodh për të luajtur në FIFA Kupën e Botës 2018Rusi. Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër ekipit debutues Panama, De Bruyne asistoi Romelu Lukakun me Belgjikën që fitoi pastër 3–0. Ai regjistroi golin e parë në turnament më 6 korrik në fitoren 2–1 kundër Brazilit në cerek-finale; ai mposhti portierin kundër me një gjuajtje të saktë nga jashtë zone dhe u zgjodh lojtari më i mirë pas përfundimit të ndeshjes. Në gjysëm-finale, Belgjika u mposht 1–0 nga Franca, e cila në fund fitoi turnamentin. Më 14 korrik, Belgjika regjistroi një fitore 2–0 ndaj Anglisë në finalen e vogël, duke e mbyllur turnamentin në vendin e tretë.

Profili i lojtarit

Stili i lojës

De Bruyne konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të botës, dhe është përshkruar shpesh si një lojtar "i kompletuar". Ai është një lojtar i shkathtët dhe shumë i talentuar i cili luan zakonisht si mesfushor qëndror ose sulmues, por mund të luajë edhe në pozicione të tjera, si anësor ose sulmues i dytë; në disa raste më të rralla, ai ka luajtur edhe në rolin e mesfushorit të tërhequr. De Bruyne konsiderohet nga shumë specialist futbolli si një organizator i kompletuar i kohërave moderne, kjo falë teknikës, atleticizmit, angazhimit në fushë pa top, vizionit, krosimeve të sakta, rrezes së gjerë të pasimit dhe gjuajtjeve të sakta nga distanca me të dyja këmbët.

De Bruyne nuk ka shpejtësi, forcë fizike ose aftësi në duelet ajërore, por megjithatë ka elegancë dhe shpejtësi kur është nën zotërimin e topit; kur ka topin, ai tregon aftësitë e shkëlqyera dribluese, duke i konbinuar me pozicionimin e saktë, inteligjencën taktike, lëvizjet dhe me stilin e lojës direkt. De Bruyne gjithashtu shquhet për inkursionet e tij përpara kur është me topin në këmbë, duke shfryëzuar hapsirat e lëna nga mbrojtjet kundërshtare, që i mundëson atij të krijojë mundësi për gol për shokët e ekipit ose për vete dhe e bënë atë një lojtar të rrezikshëm në kundër-sulme. Përveç aftësive të tij krijuese, De Bruyne është gjithashtu i aftë të shënojë gola duke bërë vrapime pa top nga mbrapa drejt zonës kundërshtare, si dhe është një ekzekutues i saktë i goditjeve të lira. Ai u rendit si futbollisti i katërt më i mirë në botë nga The Guardian për vitin 2017, si dhe i dymbëdhjeti për vitin 2019.

Jeta personale

Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
De Bruyne në Samsung Showroom, gjatë vizitës së kombëtares belge.

Mamaja e De Bruyne është belge, e cila ka lindur në Burundi dhe ka jetuar për dy vite në Bregun e Fildishtë. Ai ka lindur në Drongen, një nënkomunë e qytetit të Ghent e cila ndodhet në Flanders. Në këtë zonë flitet gjuha holandeze. Përveç kësaj gjuhe, De Bruyne flet rrjedhshëm gjuhën franceze, angleze dhe gjermane.

Që nga viti 2014 De Bruyne ka qënë në një marrëdhënje me Michèle Lacroix. Ai u bë baba për herë të parë më 10 mars 2016 pas lindjes së Mason Milian De Bruyne. Më 31 tetor 2018, lindi dhe djali i tyre i dytë, i quajtur Rome De Bruyne. De Bruyne dhe Michèle u martuan në qershor 2017.

Në tetor 2014, ai nxorri autobiografinë e tij të quajtur Keep It Simple, e cila u publikua nga Borgerhoff & Lamberigts.

De Bruyne ishte një ambasador i Lojërave olimpike për personat me aftësi të kufiziuara 2014, e cila u mbajt në Antwerp në Belgjikë. Ai ishte pjesë e një reklame që shkaktoi polemika, të cilën ai e postoi në faqen e tij në Instagram. Duke shpalosur sloganin në gjuhën holandeze: "A do të ishte tifozi im nëse do të ngjaja kështu?", ku shfaqej vetë ai si një person me sindromën down.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 15 gusht 2020
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Genk 2008–09 Divizioni i Parë Belg 2 0 0 0 2 0
2009–10 Liga Pro Belge 35 3 2 0 2 0 1 0 40 3
2010–11 32 5 0 0 3 1 0 0 35 6
2011–12 28 8 1 0 6 0 1 0 36 8
Gjithsej 97 16 3 0 11 1 2 0 113 17
Werder Bremen (huazim) 2012–13 Bundesliga 33 10 1 0 34 10
Chelsea 2013–14 Premier League 3 0 0 0 3 0 3 0 9 0
Wolfsburg 2013–14 Bundesliga 16 3 2 0 18 3
2014–15 34 10 6 1 11 5 51 16
2015–16 1 0 1 1 1 0 3 1
Gjithsej 51 13 9 2 11 5 1 0 72 20
Manchester City 2015–16 Premier League 25 7 1 1 5 5 10 3 41 16
2016–17 36 6 5 0 1 0 7 1 49 7
2017–18 37 8 3 1 4 2 8 1 52 12
2018–19 19 2 4 2 5 2 4 0 0 0 32 6
2019–20 35 13 2 1 3 0 7 2 1 0 48 16
Gjithsej 152 36 15 5 18 9 34 7 1 0 222 57
Gjithsej karriera 336 75 28 7 21 9 59 13 4 0 450 104

Kombëtarja

    Redaktuar më 19 nëntor 2019
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Belgjika 2010 1 0
2011 1 0
2012 6 1
2013 11 3
2014 11 4
2015 8 4
2016 12 1
2017 8 0
2018 10 2
2019 6 4
Gjithsej 74 19

Golat me kombëtaren

    Redaktuar më 19 nëntor 2019. Rezultatet e Belgjikës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga De Bruyne.
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 12 tetor 2012 Stadiumi i Crvena Zvezda, Beograd, Serbi 6 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Serbia 2–0 3–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
2 22 mars 2013 Philip II Arena, Shkup, Maqedoni 10 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Maqedonia 1–0 2–0
3 7 qershor 2013 Stadiumi i Mbretit Baudouin, Bruksel, Belgjikë 13 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Serbia 1–0 2–1
4 15 tetor 2013 17 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Uellsi 1–0 1–1
5 26 maj 2014 Cristal Arena, Genk, Begjikë 21 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Luksemburgu[N] 5–1 5–1 Ndeshje miqësore
6 1 korrik 2014 Arena Fonte Nova, Salvador, Brazil 25 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Shtetet e Bashkuara 1–0 2–1 FIFA Kupa e Botës 2014
7 10 tetor 2014 Stadiumi i Mbretit Baudouin, Bruksel, Bekgjikë 28 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Andorra 1–0 6–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
8 2–0
9 3 shtator 2015 34 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Bosnja dhe Hercegovina 2–1 3–1
10 10 tetor 2015 Estadi Nacional, Andorra la Vella, Andorra 36 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Andorra 2–0 4–1
11 13 tetor 2015 Stadiumi i Mbretit Baudouin, Bruksel, Bekgjikë 37 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Izraeli 2–0 3–1
12 13 nëntor 2015 38 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Italia 2–1 3–1 Ndeshje miqësore
13 28 maj 2016 Stade de Genève, Lancy, Zvicër 39 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Zvicra 2–1 2–1
14 27 mars 2018 Stadiumi i Mbretit Baudouin, Bruksel, Bekgjikë 59 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Arabia Saudite 4–0 4–0
15 6 korrik 2018 Kazan Arena, Kazan, Rusi 66 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Brazili 2–0 2–1 FIFA Kupa e Botës 2018
16 11 qershor 2019 Stadiumi i Mbretit Baudouin, Bruksel, Bekgjikë 70 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Skocia 3–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
17 9 shtator 2019 Hampden Park, Glasgou, Skoci 72 4–0 4–0
18 19 nëntor 2019 Stadiumi i Mbretit Baudouin, Bruksel, Bekgjikë 74 Kevin De Bruyne: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Qipro 2–1 6–1
19 3–1

Trofe

Klube

    Genk
  • Liga Pro Belge: 2010–11
  • Kupa e Belgjikës: 2008–09
  • Superkupa e Belgjikës: 2011
    VfL Wolfsburg
    Manchester City

Kombëtarja

Personale

  • Lojtari i Ri i Vitit i Bundesligës: 2012–13
  • Lojtari i Vitit i Bundesligës: 2014–15
  • Ekipi i Vitit i Bundesligës: 2014–15
  • Ekipi i Sezonit i UEFA Ligës së Evropës: 2014–15
  • Futbollisti i Vitit në Gjermani: 2015
  • XI e botës nga France Football: 2015
  • Sportisti Belg i Vitit: 2015
  • Lojtari i Sezonit i Manchester Cityt: 2015–16, 2017–18, 2019–20
  • FIFA FIFPro World11: Ekipi i tretë (2016), Ekipi i dytë (2018),
  • IFFHS Ekipi i Vitit për Meshkuj: 2017, 2019
  • UEFA Ekipi i Vitit: 2017, 2019
  • PFA Ekipi i Vitit: 2017–18
  • Organizatori i Sezonit i Premier Ligës: 2017–18 (16 asiste), 2019–20 (20 asiste)
  • Ekipi i Sezonit i UEFA Ligës së Kampioneve: 2017–18, 2018–19, 2019–20
  • Ekipi i Ëndërrave të FIFA Kupës së Botës: 2018
  • Ekipi i Vitit nga EA Sports FIFA: 2018, 2019
  • Goli i Sezonit i Manchester Cityt: 2019–20
  • Goli i Muajit i Premier Ligës: nëntor 2019, korrik 2020
  • Goli i Sezonit i Premier Ligës: 2019–20
  • I nominuar për FIFA FIFPro World11: 2019 (mesfushori i 8të)

Shënimet

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Kevin De Bruyne Karriera me klubeKevin De Bruyne Karriera ndërkombëtareKevin De Bruyne Profili i lojtaritKevin De Bruyne Jeta personaleKevin De Bruyne Statistikat e karrierësKevin De Bruyne TrofeKevin De Bruyne ShënimetKevin De Bruyne ReferimeKevin De Bruyne Lidhje të jashtmeKevin De BruyneBelgjikaFutbolliGjuha holandezeKombëtarja belge e futbollitManchester City F.C.Mesfushori (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kultura e ShqipërisëFluturaDante AligieriShiu acidikElefantiLloziLuigj GurakuqiLetërsia e vjetër shqiptareHistoria e SkënderbeutFyelliVaginaArtan HoxhaSpanjaEvolucioniBicaj (Kukës)1134QymyriGjeografia e KosovësRajoni JuglindorMigjeniPolianaGjeometriaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiDiskriminimiAcidi klorhidrikGjendja agregateÇesk ZadejaPeshkopiaKuraniSëmundja e AlzheimeritNamazi i JacisëPolifoniaMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutAvullimiPrinc VidiAstrit KabashiNdarja administrative e ShqipërisëEmpatiaSëmundjaFormat e shtjelluara të foljesLulekuqjaVeshiNamazi i SabahutKanuniEnkelejd AlibeajVaçe ZelaLulëkuqjaDita Botërore e ujitLigji i OmitStatistikaMagneziumiOrganizata e Kombeve të BashkuaraUji i PijshëmHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Pjetër BudiShqipëriaIkametiLista e komunave në KosovëHans Kristian AndersenRumaniaLista e bimëveHebrenjtëDritaKalaja e KrujësIsmail KadareHamletiKongresi i BerlinitVektoriMorfologjia (gjuhësi)BakriTokaQeniKontinentetEvropa JugoreSkënderbeuReaksioni i zëvendësimitPranveraMatjaSali Berisha🡆 More