Thibaut Courtois: Futbollist belg

Thibaut Nicolas Marc Courtois (Belgjikisht tibo kuʁtwa; lindur më 11 maj 1992) është një futbollist profesionist belg i cili luan si portier për klubin spanjoll Real Madrid dhe kombëtaren belge.

Thibaut Courtois
Thibaut Courtois: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat
Courtois duke luajtur për Chelsea në 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëThibaut Nicolas Marc Courtois
Datëlindja (1992-05-11) 11 maj 1992 (31 vjeç)
VendlindjaBree, Belgjikë
Gjatësia2.00 m (6 ft 7 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri1
Karriera me të rinjtë
1997–1999Bilzen V.V.
1999–2009Genk
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2011Genk31(-29)
2011–2018Chelsea126(0)
2011–2014Atlético Madrid (huazim)111(0)
2018–Real Madrid129(0)
Karriera ndërkombëtare
2009–2010Belgjika U184(0)
2011–Belgjika94(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 3 Shkurt 2017
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 3 Shkurt 2017

Pavarësisht moshës së re, ai konsiderohet gjerësisht si një nga portierët më të mirë në botë dhe në sezonin 2012–13 fitoi Trofeun Ricardo Zamora me Atlético Madrid.

Karriera me klube

Vitet e para

Lindur në Bree, Courtois filloi karrierën e tij me skuadrën e qytetit Bilzen V.V., ku filloi të luante si mbrojtës i majtë. Vonë pas kësaj, në 1999, ai u bashkua me Genk në moshën 7 vjeçare, ku u vendos të luante në pozicionin e portierit.

Genk

Pasi kaloi sistemin e të rinjve të Genk, Courtois, në moshën 17 vjeç e 341 ditë, bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 17 prill 2009 në një ndeshje kundër Gent. Ai ishte një figurë kyçe në fitimin e titullit në Belgian Pro League. Ai fitoi çmimet Portieri i Vitit dhe Lojtari i Vitit i Genk, duke pësuar vetëm 32 Gola në 40 ndeshje të ligës duke kapur në total 14 clean sheet .

Chelsea

Më 26 korrik 2011, Courtois u bashkua me klubin anglez Chelsea në Premier League, duke firmosur një kontratë 5 vjeçare. Transferimi i tij i kushtoi klubit londinez 9 milion €.

Huazimet te Atlético Madrid

Thibaut Courtois: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat 
Courtois duke luajtur për Atlético Madrid në 2013.

Vetëm pak pasi kompeltoi transferimin e tij te klubin anglez, Courtois u huazua për një sezon të tërë te klubi spanjoll Atlético Madrid në La Liga . Ai bëri debutimin e tij me Atléticon në ndeshjen e Europa Leagues kundër Vitória de Guimarães , pas debutimit të bërë në La Liga në barazimin 0–0 kundër Osasunës. Courtois u bë portieri i parë i skuadrës duke lënë mbrapa spanjollin Sergio Asenjo, pasi arriti të kapi 4 clan sheet në 6 ndeshjet e para . Më 26 nëntor 2011, Courtois mori kartonin e parë të kuq në karrierën e tij pas një faulli kundër Karim Benzema të Real Madrid, me Atléticon që humbi derbi madrilen me rezultatin 4–1 . Atlético arriti në 2012 finalen e UEFA Europa League, me Courtois që kapi clean sheet në fitoren 3–0 të Los Colchoneros kundër skuadrës spanjolle Athletic Bilbao .

Huazimi i Courtois te Atlético Madrid zgjati edhe për sezonin 2012–13 . Ai luajti ndeshjen e parë të sezonit kundër klubit të tij Chelseas në finalen e UEFA Super Kupës në Monako, që përfundoi me fitoren e Atléticos me rezultatin 4–1. Më vonë gjatë sezonit Courtois vendosi një rekord me Atlético Madrid duke e mbajtur portën e paprekur plot 820 minuta në ndeshjet e luajtura në Estadio Vicente Calderon që përfundoi me humbjen 1–0 kundër Real Sociedad . Atlético arriti ë 2013 finalen e Copa del Rey, dhe Courtois u emërua lojtari i ndeshjes në fitoren 2–1 kundër rivalëve të Real Madrid, duke marrë fitoren e parë pas plot 14 vitesh.

Për sezonin 2013–14, huazimi i Courtois te Atlético Madrid u zgjat edhe për 12 muaj të tjerë .

Në prill 2014, Atlético u vendosën përball Chelseas në gjysmë–finalet e Champions Leagues, duke bërë që Courtois mos të luajë në të dyja ndeshjet për shkak të klauzolës në kontratën e huazimit të tij që thotë që ai nuk mund të luaj kundër Chelseas, edhe nqs do të luajë, klubi duhet t'i paguajë Chelseas 3 milion € për çdo ndeshje që do të luaj kundër klubit londinez. Megjithatë, qrgani qeverisës i futbollit europian, UEFA, i dha të drejtën Courtois për të luajtur në të dyja ndeshjet gjysmë–finale pa pasur nevojë që klubi të paguaj .

Karriera ndërkombëtare

Courtois mori thirrjen e parë nga Belgjika në tetor 2011 dhe bëri debutimin e tij muajin tjetër në barazimin 0–0 kundër Francës, duke u bërë portieri më i ri në historinë e kombëtares belge që luan një ndeshje .

Statistikat

Redaktuar më 13 prill 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Genk 2008–09 1 0 0 0 0 0 1 0
2009–10 0 0 0 0 0 0 0 0
2010–11 40 0 1 0 3 0 44 0
Total 41 0 1 0 3 0 45 0
Atlético Madrid 2011–12 37 0 6 0 15 0 58 0
2012–13 37 0 8 0 1 0 46 0
2013–14 31 0 7 0 9 0 47 0
Total 105 0 13 0 25 0 143 0
Total 146 0 14 0 28 0 188 0

Polemikat

Në prill 2013, Courtois u kap mat pasi një revistë zbuloi se ai kishte një çështje me ish të dashurën e Kevin De Bruyne, Caroline Lijnen, gjatë kohës që ajo ishte në Spanjë . De Bruyne nuk foli publikisht për këtë çështje, por në faqet e rrjeteve sociale ai shfaqi pakënaqësinë e tij disa herë. Kjo erdhi në një pikë sa trajneri i ekipit kombëtar Marc Wilmots kishte për të negociuar mes De Bruyne dhe Courtois për shkak se ata nuk donin për të luajtur sëbashku. Në fund, Wilmots pati sukses .

Në shkurt 2014, Courtois përsëri shkaktoi pak rrëmujë në skuadrën kombëtare belge, duke i thënë portierit të Liverpool Simon Mignolet që të qëndronte "i përulur dhe i respektueshëm" dhe se këtë duhet ta mbante mend Edhe pse, në intervistat e mëparshme, Mignolet ka thënë se ai do të punojë fortë për të rifituar vendin si portieri i parë i kombëtares..

Referime


Lidhje të jashtme


Tags:

Thibaut Courtois Karriera me klubeThibaut Courtois Karriera ndërkombëtareThibaut Courtois StatistikatThibaut Courtois PolemikatThibaut Courtois ReferimeThibaut Courtois Lidhje të jashtmeThibaut Courtois11 maj1992FutbolliKombëtarja belge e futbollitPortieriReal Madrid C.F.

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Miguel de CervantesNumrat natyrorëLista e viteveRebelimi i vitit 1997QiprojaNdre MjedaDielliKoço GliozheniKostandin KristoforidhiLista e shfaqjeve teatraleVushtrriaFamiljaLumi i DrinitSabri FejzullahuKallëzuesiFejaArti i RilindjesFunksionet trigonometrikeSistemi i qarkullimit të gjakutTeknologjiaDukuritë kapilareVeshje popullore të KosovësGjermaniaPerandoria BizantineSulejman VokshiShqipëria nën pushtimin gjermanKanadajaGjeografia e ShqipërisëPrejardhja e shqiptarëveQytetet e ShqipërisëRrethi i MatitLigjet e NjutonitKrishtërimiDemografia e KosovësVullkanet dhe termetetVaso pashë ShkodraniRepublika Socialiste Federative e JugosllavisëHistoria e gjeometrisëZef PllumiKultura në KosovëBashkia TiranëRoma e lashtëSuediaDita Botërore e MjedisitReal Madrid C.F.SëmundjaQyteti i KukesitFutbolliNumriAlbert AjnshtajniShqiponjaLista e maleve të ShqipërisëSara GjoniElefanti afrikanNiko EngonopuloBunkerët në ShqipëriZënia e Diellit (Eklipsi)AeroplaniKryefjalaTuneli Thirrë-KalimashHepatiti BSokratiKarizmaZgjebjaSpanjaKaratiNepotizmiFlamur TopiAlgjebraDafina Zeqiri (këngëtare)Historia e arteveLista e gjeografive të shteteveKosova dhe bukuritë e sajMajat më të larta malore në KosovëShiu acidikPenisi i njeriutDasma shqiptareMalet e Sharrit🡆 More