Romelu Lukaku: Futbollist belg

Romelu Menama Lukaku Bolingoli (Holandisht: ; lindur më 13 maj 1993) është një futbollist profesionist belg i cili luan si sulmues për klubin italian Roma në huazim nga Chelsea, dhe kombëtaren belge.

Roma">Roma në huazim nga Chelsea, dhe kombëtaren belge.

Romelu Lukaku
Romelu Lukaku: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Lukaku me BelgjikënKupën e Botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRomelu Menama Lukaku Bolingoli
Datëlindja (1993-05-13) 13 maj 1993 (30 vjeç)
VendlindjaAntwerp, Belgjikë
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Roma (në huazim nga Chelsea)
Numri90
Karriera me të rinjtë
1999–2003Rupel Boom
2003–2004KFC Wintam
2004–2006Lierse
2006–2009Anderlecht
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2011Anderlecht73(33)
2011–2014Chelsea10(0)
2012–2013→ West Bromwich Albion (huazim)35(17)
2013–2014Everton (huazim)31(15)
2014–2017Everton110(53)
2017–2019Manchester United66(28)
2019–2021Internazionale72(47)
2021–Chelsea26(8)
2022–2023Internazionale (huazim)25(10)
2023–Roma (huazim)2(1)
Karriera ndërkombëtare
2008Belgjika U154(1)
2011Belgjika U181(0)
2009Belgjika U215(1)
2010–Belgjika110(77)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 17 shtator 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 shtator 2023

I lindur në Antwerp, Lukaku e nisi karrierën e tij si profesionist me klubin belg Anderlecht në Ligën Pro Belge, ku ai debutoi me ekipin e parë në moshën 16 vjeç. Në sezonin e parë, ai u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit, me ekipin që doli në vendin e parë. Pas një suksesi personal të ngjashëm në sezonin e dytë, ku ra në dukje edhe fitimi i Këpucës Ebony, Lukaku kaloi në Angli ku firmosi me klubin e Premier Ligës Çelsi në vitin 2011 për 12 milion €.

Lukaku luajti pak në sezonin e tij të parë me Çelsin, dhe pas kësaj, ai vendosi të kalonte te West Bromwich Albion në huazim në vitin 2012. Ai shkëlqeu me ekipin e tij të ri, duke regjitruar 17 gola në kampionat, duke udhëhequr ekipin drejt në vendi të tetë. Megjithatë, pas rikthimit te Çelsi, situata e tij nuk ndryshoi, duke bërë që ai të huazohej sërisht, këtë herë te Evertoni në gusht 2013. Pasi shënoi 15 gola dhe ndihmoi ekipin e tij të arrinte një rekord pikësh në kampionat, kalimi i Lukakut u bë i përhershëm duke nisur nga vera e vitit 2014, me klubin që pagoi rreth 28 milion £, një transferim rekord.

Pas tre sezonesh të suksesshme në aspektin personal në Merseyside, që përfshinë edhe një vend në Ekipin e Vitit të PFA në sezonin 2016–17, Lukaku firmosi për Manchester United në vitin 2017 për një shifër fillestare prej 75 milion £. Ky transferim e bëri atë lojtarin belg më të shtrenjtë në histori.

Një lojtar ndërkombëtar i Belgjikës, Lukaku ka luajtur 81 ndeshje për shtetin e tij, duke regjistruar 48 gola, duke qënë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Belgjikës. Lukaku debutoi për kombëtaren në vitin 2010, në moshën 17 vjeç, dhe që ka ajo kohë ka marrë pjesë në tre turnamente madhore, përfshirë dy edicione të Kupës së Botës dhe një edicion të Kampionatit Evropian. Në Kupën e Botës 2018, Lukaku udhëhoqi Belgjikën drejt një vendi të tretë duke qënë shënuesi i dytë më i mirë i turnamentit sëbashku me katër lojtarë të tjerë, gjë që i dhuroi Këpucën e Bronztë.

Karriera me klube

Vitet e hershme

Lukaku u bashkua me klubin lokal Rupel Boom në moshën pesë vjeç. Pas katër sezonesh atje, Lukaku u zbulua nga zbuluesit e talentëve të Lierse, një klub i Ligës Pro Belge me një akademi të shquar. Ai luajti për Liersen nga viti 2004 e deri në 2006, duke shënuar 121 gola në 68 ndeshje. Pasi Lierse ra nga Liga Pro Belge, Anderlecht i bleu 13 lojtarë të rinjë në mesin e sezonit 2006, përfshirë edhe Lukakun. Ai luajti edhe tre vite me të rinjtë e Anderlechtit, duke shënuar 131 gola në 93 ndeshje.

Anderlecht

Kur Lukaku mbushi 16 vjeç më 13 maj 2009, ai firmosi një kontratë profesioniste me Anderlechtin deri në vitin 2012. Njëmbëdhjetë ditë më vonë, ai debutoi në elitën e futbollit belg, duke luajtur në ndeshjen play-off kundër Standard Liège si zëvëndësues në minutën e 69të në vend të Víctor Bernárdez; Anderlecht u mposht 1–0. Lukaku u bë titullar në formacionin e ekipit në sezonin 2009–10, duke shënuar golin e parë si profesionist më 28 gusht 2009 në një ndeshje kundër Zulte Waregem; ai shënoi në minutën e 89të pasi kishte hyrë në fushë si zëvëndësues në vend të Kanu. Pas këtij goli, ai deklaroi për gazetarin e UEFA.com Berend Scholten: "Pasi shënova u zhyta në detin e lumturisë. Mendova se mund të fluturojë dhe të marrë të gjithë botën." Ai e mbylli sezonin 2009–10 si golashënuesi më i mirë i Ligës Pro me 15 gola, duke ndihmuar Anderlechtin të fitoj titullin e 30të të saj. Ai gjithashtu shënoi katër gola në Ligën e Evropës, ku ekipi i tij arriti deri në raundin e 16-tave. Gjatë sezonit 2010–11, Lukaku shënoi 20 gola në të gjitha kompeticionet, por Anderlecht dështoi të fitonte kampionatin sërisht pavarësisht se e mbylli sezonin e rregullt në krye të renditjes.

Chelsea

Romelu Lukaku: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Lukaku në nxemje për Çelsin në vitin 2013.

Transferimi

Në gusht 2011, Lukaku u bashkua me klubin e Premier Ligës Çelsi për një shifër të raportuar prej 12 milion € (10 milion £), e cila arrite në 20 milion € me bonuse. Ai mori fanellën me numrin 18 dhe firmosi për pesë vite.

Sezoni 2011–12

Lukaku debutoi në Stamford Bridge më 27 gusht 2011 në fitoren 3–1 kundër Norwich City; ai u aktivizua si zëvëndësues në vend të spanjollit Fernando Torres në minutën e 83të. Ai luajti për herë të parë si titullar në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Fulhamit, ku Çelsi fitoi me penallti. Lukaku e shpenzoi shumicën e sezonit duke luajtur me rezervat, duke luajtur ndeshjen e parë si titullar në Premier Ligë më 13 maj 2012 kundër Blackburn Rovers: ai zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke asistuar golin e mbrojtësit John Terry. Megjithatë, në fund të sezonit, Lukaku shfaqi zhgënjimin e tij me përfshirjen e tij gjatë sezonit, duke zbuluar se, pas fitimit të UEFA Ligës së Kampioneve nga ekipi i tij, ai refuzoi të mbante trofeun pasi nuk u ndje si fitues.

Sezoni 2012–13: Huazimi te West Bromwich Albion

Romelu Lukaku: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Lukaku duke luajtur për West Bromwich Albion në vitin 2012.

Pas disa zërave që e lidhnin atë me një kalim te Fulhami, më 10 gusht 2012, Lukaku u bashkua me West Bromwich Albion në formë huazimi për një sezon. Ai shënoi golin e parë në kampionat tetë ditë më vonë në një fitore 3–0 kundër Liverpoolit pavarësisht se luajti në 13 minutat e fundit. Ai luajti ndeshjen e parë si titullar kundër Reading në The Hawthorns, duke shënuar golin e vetëm të takimit. Më 24 nëntor, Lukaku hyri në fushë në minutën e 70të në vend të Shane Long dhe shënoi me penallti dhe më pas asistoi golin e Marc-Antoine Fortuné, duke ndihmuar West Brom të fitonte 4–2 kundër Sunderland në Stadium of Light. Kjo ishte fitorja e katërt rresht në elitë e ekipit, një gjë që nuk ndodhte nga viti 1980. Më 12 janar 2013, Lukaku shënoi dopietën e parë në Premier Ligë, duke i dhënë ekipit të tij avantazhin e përkohshëm prej dy golash ndaj Reading, para se këta të fundit të shënonin tre gola në dhjetë minutat e fundit për të marrë një fitore 3–2 në Madejski Stadium. Pas raportimeve të mediave që thonin se Lukaku dëshironte të qëndronte te West Brom për një tjetër vit, veçanërisht nga Daily Mail, Lukaku i konfirmoi mediave se ai dëshironte të bëhej një legjendë në Stamford Bridge. Më 11 shkurt, Lukaku shënoi golin e dhjetë sezonal në Premier Ligë në fitoren 2–0 kundër Liverpoolit; ai u aktivizua sërisht së zëvëndësues.

Lukaku shënoi dopietën e dytë sezonale më 23 shkurt në fitoren 2–1 kundër Sunderland. Më 9 mars, në një ndeshje kampionati kundër Swansea City, Lukaku shënoi golin e barazimit dhe më pas humbi një penallti; megjithatë, West Brom arriti të fitonte ndeshjen falë autogolit të Jonathan de Guzmán. Më 19 maj, pasi hyri si zëvëndësues, Lukaku shënoi një tregolësh të përkryer kundër Manchester United, me West Brom që rikuperoi tre gola disavantazh për të arritur një barazim të jashtëzakonshëm 5–5. Kjo ishte ndeshja e 1,500 dhe e fundit e trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson në krye të Unitedit, dhe barazimi me më shumë gola në historinë e Premier Ligës. Pavarësisht se ishte i huazuar, Lukaku shënoi më shumë se çdo lojtar i Çelsit në Premier Ligën e atij sezoni, duke qënë shënuesi i gjashtë më i mirë i sezonit 2012–13 me 17 gola. Lukaku luajti dy ndeshje në Premier Ligë për Çelsin në fillim të sezonit 2013–14. Ai gjithashtu luajti si zëvëndësues në UEFA Super Kupën 2013, duke humbur penalltinë vendimtare në gjuajtjet e penalltive që i shkaktoi Çelsit në disfatë 5–3 ndaj Bayern München.

Sezoni 2013–14: Huazimi te Everton

Romelu Lukaku: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Lukaku në stërvije me Evertonin në vitin 2014.

Në ditën e fundit të merkatos verore 2013, Lukaku u bë pjesë e Evertonit në huazim për një sezon. Sulmuesi debutoi zyrtarisht me ekipin më 21 shtator 2013, duke shënuar golin e tretë të fitores 3–2 ndaj West Ham United. Gjatë momentit të shënimit të golit me kokë, ai u përplas me një lojtar kundërshtar dhe u nxorr nga fusha e lojës për disa momente për të marrë trajtimin e duhur. Fizioterapisti i kishte treguar atij se do të shënonte golin e fitores. Nëntë ditë më vonë, në debutimin e tij në shtëpinë e klubit, ai shënoi dy gola si dhe asistoi golin e Ross Barkleyt në triumfin 3–2 kundër Newcastle United. Në ndeshjen e rradhës, ai shënoi sërisht, por Evertoni u mposht 3–1 nga Manchester City. Ai vazhdoi nisjen mbreslënë me klubin duke shënuar golin e parë të fitores 2–0 ndaj Aston Villës, e cila u ndoq me një dopietë në barazimin 3–3 kundër Liverpoolit, në derbin e tij të parë të Merseyside.

Në janar 2014, ai u emërua nga The Guardian si një nga dhjetë talentet e rinjë më premtues të Evropës. Po në atë muaj, ai dëmtoi ligamentin e gjurit dhe u nxorr me barrelë pasi Gareth Barry shkeli në gjurin e tij pasi sulmuesi u përpoq të bllokonte gjuajtjen e Steven Gerrard në derbin e Merseyside kundër Liverpoolit. Megjithatë, gjuajtja që ai u përpoq të ndalonte përfundoi në rrjetë dhe Evertoni u mposht 4–0. Lukaku u rikthye nga dëmtimi në mars 2014 në ndeshjen ndaj West Ham, duke shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 81të pasi kishte hyrë në fushë si zëvëndësues. Më 6 prill, ai shënoi dhe asistoi në fitoren 3–0 të Evertonit kundër Arsenalit në Goodison Park, duke regjistruar fitoren e gjashtë rresht në Premier Ligë. Goli i tij i fundit si lojtar i huazuar erdhi në ditën e fundit të sezonit, ku ai shënoi golin e dytë të fitores 2–0 kundër Hull Cityt. Lukaku shënoi 15 gola në 31 ndeshje në Premier Ligë, me Evertonin që e mbylli sezonin në vendin e pestë me 72 pikë të mbledhura, një rekord i klubit.

Everton

Sezoni 2014–15

Romelu Lukaku: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Lukaku duke luajtur për Evertonin në vitin 2015.

Lukaku firmosi një marrëveshje pesë-vjeçare me Evertonin në korrik 2014 për 28 milion £, duke u bërë blerja më e shtrenjtë e klubit. Ai mori fanellën me numrin 10, dhe shënoi golin e tij të parë sezonal më 13 shtator kundër ish klubit të tij West Brom. Lukaku nuk e festoi golin, duke fituar duartrokitjet e tifozëve të West Bromit për veprimin e tij në shenjë respekti. Më 19 shkurt 2015, Lukaku shënoi tregolëshin e parë për Evertonin në ndeshjen e raundit të 32-tave të Ligës së Evropës kundër BSC Young Boys; ai shënoi fillimisht me kokë, më pas me këmbën e djathtë e më pas të majtën. Ai shënoi një dopietë në fitoren 3–1 në ndeshjen e kthimit një javë më vonë. Me tetë gola, ai ishte shënuesi më i mirë i turnamentit sëbashku me brazilianin Alan të Red Bull Salzburg.

Sezoni 2015–16

Në ndeshjen e javës së dytë të Premier Ligës, Lukaku shënoi një dygolësh në pjesën e parë me dy gjuajtjet e tij të para në portë në fitoren 3–0 të Evertonit si vizitor ndaj Southampton më 15 gusht 2015. Para ndeshjes, ai i dha një fanellë një tifozi të cilin ai e kishte goditur aksidentalisht me top gjatë nxemjes. Më 25 gusht, ai shënoi një tjetër dygolësh në fitoren 5–3 në kohën shtesë ndaj Barnsley në një ndeshje të Kupës së Ligës. Më 28 shtator, Lukaku shënoi dy gola si dhe asistoi një tjetër kundër West Brom, duke ndihmuar ekipin e tij të përmbyste disavantazhin 0–2. Ai regjistroi një tjetër gol në derbin e Merseysides, ku këtë herë Evertoni barazoi 1–1 në Goodison Park. Më 21 nëntor, Lukaku shënoi një dopietë në fitoren 4–0 kundër Aston Villës, duke u bërë lojtari i pestë nën 23 vjeç që shënon të paktën 50 gola në Premier Ligë, pas Robbie Fowler, Michael Owen, Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldos. Më 7 dhjetor, Lukaku shënoi nga një distancë e afërt në barazimin 1–1 kundër Crystal Palace, duke regjistruar golin e 50të në 100 ndeshje zyrtare me klubin. Pesë ditë më vonë, Lukaku u bë lojtari i dytë në historinë e Evertonit që shënon në gjashtë ndeshje rresht në Premier Ligë, ku ai shënoi të parin e barazimit 1–1 ndaj Norwich City; lojtari i fundit që e kishte arritur këtë gjë ishte Bob Latchford 40 vite më parë. Në ndeshjen e rradhës ku Everton u mposht 3–2 nga Leicester City, Lukaku u bë lojtari i parë që nga Dave Hickson në vitin 1954 që shënon në tetë ndeshje rresht.

Më 6 shkurt 2016, Lukaku shënoi golin e 20të të sezonit në fitoren 3–0 si vizitor kundër Stoke City, duke u bërë lojtari i parë që nga Graeme Sharp që shënon të paktën 20 gola në të gjitha kompeticionet në dy ose më shumë sezone rresht. Ky gol ishte gjithashtu i 16ti në kampionat, duke barazuar rekordin e klubit të vendosur nga Tony Cottee dhe Andrei Kanchelskis në mesin e viteve 1990'. Ai shënoi golin e 21të sezonal në fitoren 2–0 ndaj AFC Bournemouth në Dean Court, duke barazuar rekordin për numrin e më shumë golave të shënuar në një sezon në të gjitha kompeticionet të vendosur nga Yakubu në sezonin 2007–08. Më 1 mars, Lukaku shënoi në fitoren 3–1 kundër Aston Villës në Villa Park, duke regjistruar golin e 17të në kampionat, një rekord për Evertonin në epokën e Premier Ligës. Ky gol gjithashtu do të thoshte se Lukaku kishte barazuar rekordin e tij personal të vendosur në sezonin 2012–13 me West Brom.

Sezoni 2016–17

Romelu Lukaku: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Lukaku me Evertonin në vititn 2017.

Lukaku shënoi golat e parë të sezonit 2016–17 më 12 shtator në fitoren 3–0 kundër Sunderlandit në Stadium of Light, duke shënuar të tre golat e ekipit. Golat e tij u shënuan në 11 minuta e 37 sekonda, duke regjistruar tregolëshin e 12të më të shpejtë në historinë e Premier Ligës. Më 4 shkurt 2017, ai shënoi plot katër gola, e para nga të cilat ishte goli më i shpejtë i Evertonit në Premier Ligë, në fitoren 6–3 kundër Bournemouth në Goodison Park. Ishte gjithashtu hat-trick (tre ose më shumë gola) i 300të në Premier Ligë. Më 25 shkurt, ai barazoi rekordin e klubit të vendosur nga Duncan Ferguson për numrin e golave të shënuar në Premier Ligë, duke regjistruar golin e 60të në fitoren 2–0 kundër Sunderland në Goodison Park. Ai e theu rekordin në humbjen 3–2 kundër Tottenham Hotspur në White Hart Lane më 5 mars. Në ndeshjen e rradhës, në fitoren 3–0 në shtëpi kundër West Brom, Lukaku shënoi për t'u bërë lojtari i parë i Evertonit që shënon 20 ose më shumë gola në të gjitha kompeticionet për tre sezone rresht. Një javë më vonë, gjatë fitores 4–0 kundër Hull Cityt, ai shënoi dy herë për të arritur në 21 gola në kampionat, duke u bërë lojtari i parë i Evertonit që nga Gary Lineker 31 vite më parë që kalon shifrën 20 gola në kampionat brënda një sezoni; përveç kësaj, ai u bë lojtari i parë i huaj dhe i katërti para moshës 24 vjeç që shënon 80 gola në Premier Ligë.

Në mars 2017, ai refuzoi një kontratë të re pesë-vjeçare me një rrogë të raportuar 140,000 £ në javë në mes të zërave për një rikthim të mundshëm te Çelsi. Në një intervistë, ai vuri në pikpyetje ambiciet e klubit për të kryer transferime të mëdha dhe të ndjeki kualifikimin për në Ligën e Kampioneve, duke ofenduar edhe trajnerin Ronald Koeman. Një gol në fitoren 3–1 të Evertonit ndaj Burnley më 15 prill bëri që Lukaku të bëhej lojtari i parë që nga Bob Latchford që shënon 25 gola në të gjitha kompeticionet në një sezoni, si dhe lojtari i parë që nga legjenda Dixie Dean që shënon në nëntë ndeshje rresht në Goodison Park. Më 20 prill 2017, Lukaku u emërua në Ekpin e Vitit të PFA për herë të parë. Ai gjithashtu ishte i nominuar për çmimet prestigjoze PFA Lojtari i Vitit dhe PFA Lojtari i Ri i Vitit.

Manchester United

Transferimi

Lukaku j'u bashkua Manchester Unitedit më 10 korrik 2017, duke firmosur një marrëveshje pesë-vjeçare me mundësi rinovimi edhe një vit. Edhe pse shuma zyrtare e transferimit nuk u bë publike, mediat raportuan se vlera ishte fillimisht 75 milion £, plus 15 milion £ shtesa. Transferimi i tij te Manchester United erdhi një ditë pas largimit të kapitenit të klubit Wayne Rooney drejt Evertonit, klubi i parë i tij. Para fillimit të sezonit 2017–18, Lukaku kërkoi leje nga sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimović për t'i marrë atij fanellën me numrin 9. Lukaku konfirmoi marrjen e numrit më 14 korrik.

Sezoni 2017–18

Romelu Lukaku: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Lukaku duke luajtur për Manchester United në UEFA Ligën e Kampioneve në vitin 2017.

Lukaku bëri debutimin e tij zyrtar me klubin më 8 gusht në ndeshjen e UEFA Super Kupës 2017 kundër Real Madridit, duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në një humbje 2–1. Ai debutoi në kampionat pesë ditë më vonë, duke shënuar dy gola në fitoren 4–0 kundër West Ham; kjo gjë e bëri atë lojtarin e katërt në historinë e Manchester United që shënon dy gola në ndeshjen e parë në Premier Ligë. Më 17 shtator, ai shënoi golin e tretë të fitores 4–0 ndaj ish klubit të tij Everton, duke festruar para tifozëve të Evertonit me gishtat të vendosur në vesh si përgjigje ndaj vërshëllimave të tyre gjatë ndeshjes. Dhjetë ditë më vonë, Lukaku shënoi një tjetër dopietë, këtë herë në fitoren 4–1 kundër PFC CSKA Moskës në ndeshjen e fazës së grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve, duke arritur në shifrën dhjetë gola në nëntë ndeshjet e para në klub. Në fitoren 2–1 ndaj ish klubit të tij Çelsi më 25 shkurt 2018, Lukaku fillimisht shënoi golin e barazimit para se të asistonte golin e fitores të shënuar nga Jesse Lingard. Ai shënoi golin e 200të në karrierë për klubet dhe kombëtaren në humbjen 2–1 jashtë fushe ndaj Seviljes në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve, një humbje që solli eliminimin e ekipit nga kompeticioni. Më 31 mars, në fitoren 2–0 ndaj Swanseas, Lukaku shënoi golin e 100të në Premier Ligë në ndeshjen e tij të 216të, duke u bërë lojtari i pestë më i ri nga 28 lojtarët që e kanë arritur këtë gjë.

Sezoni 2018–19

Lukaku e nisi sezonin 2018–19 me katër gola në pesë ndeshjet e para, përfshirë një dopietë ndaj Burnley, para se të duronte një zbrasti prej 12 ndeshjesh pa shënuar nga 19 shtatori deri më 27 nëntor 2018. Golat kundër Southampton dhe Fulham erdhën pas shkarkimit të trajnerit José Mourinho, pasuesi i të cilit, Ole Gunnar Solskjær, e la Lukakun jashtë skuadre në dy ndeshjet e tij të para në krye ndaj Cardiff City dhe Huddersfield Town. Ai zhvilloi paraqitje si zëvëndësues në dy ndeshjet e rradhës kundër Bournemouth dhe Newcastle United, duke shënuar në të dyja ndeshjet disa minuta pasi kishte hyrë në fushë. Ai më pas luajti 90 minuta të plota në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës FA, duke shënuar në fitoren 2–0 ndaj Reading. Megjithatë, Solskjaer vazhdoi të preferonte sulmuesin e ri Marcus Rashford në qëndër, duke bërë që Lukaku të luante si titullar në pesë nga nëntë ndeshjet e rradhës, përfshirë 90 minuta në plota në vetëm dy prej tyre, duke dështuar të shënonte. Forma e tij e shënimit u kthye në tre ndeshjet e rradhës, duke shënuar dopieta në ndeshjet ndaj Crystal Palace, Southampton dhe Paris Saint-Germain. Golat kundër PSG-së ishin pjesë e një fitore 3–1 që pa Unitedin të përparonte në çerek-finalet e Ligës së Kampioneve falë rrugullit të golit jashtë fushe, duke u bërë ekipi i parë që kalon një raund pasi humbet ndeshjen e parë në shtëpi me dy ose më shumë gola.

Internazionale

Më 8 gusht 2019, Lukaku u transferua te klubi italian Inter për një shumë të raportuar 80 milion €, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare. Një ditë më vonë, klubi konfirmoi se belgu do të merrte fanellën e numrin 9, e cila ishte pjesë e Mauro Icardit që nga viti 2013. Ai debutoi më 26 gusht në ndeshjen e parë të Interit në Serie A për sezonin 2019–20 kundër Lecces, duke shënuar golin e tretë të fitores 4–0 në San Siro. Ky gol do të thoshte se Lukaku kishte shënuar në debutim për pesë nga gjashtë klubet për të cilat ka luajtur (Anderlecht, West Brom, Everton, Manchester United dhe Inter), si dhe u bë belgu i tretë në histori që shënon për Interin në Serie A, pas Enzo Scifo dhe Radja Nainggolan. Një javë më vonë, Lukaku shënoi golin e tij të dytë me Interin kundër Cargliarit në transfertë, duke ndihmuar ekipin të arrijë fitoren e dytë në po aq ndeshje; para se të gjuante penalltinë, ai u sulmua me kore raciste nga tifozët vendas.

Rikthimi te Chelsea

Më 12 gusht 2021, Lukaku vendosi t'i bashkohej Çelsit, duke u rikthyer pas dhjetë vitesh. Klubi pagoi 97.5 milion £ për të, duke u bërë transferimi më i kushtueshëm në historinë e tyre.

Karriera ndërkombëtare

Romelu Lukaku: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Lukaku me Belgjikën në maj 2013.

Lukaku ka qënë pjesë e Belgjikës nën-21, duke shënuar në debutimin e tij ndaj Sllovenisë. Më 24 shkurt 2010, Lukaku mori ftesën e parë në kombëtaren kryesore për një ndeshje miqësore ndaj Kroacisë. Ai shënoi dy golat e parë me kombëtaren më 17 nëntor 2010 në një ndeshje miqësore ndaj Rusisë. Lukaku shënoi golin e rradhës me kombëtaren pas gati dy vitesh, duke shënuar në 4–2 në miqësoren ndaj Holandës më 15 gusht 2012.

Më 11 tetor 2013, Lukaku shënoi një dopietë në fitoren 2–1 të Belgjikës ndaj Kroacisë, duke i siguruar Djajve të Kuq një vend në Kupën e Botës 2014. Në maj 2014, ai ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur në turnament. Më 26 maj, Lukaku shënoi një tregolësh në miqësoren përgatitore para Kupës së Botës ndaj Luksemburgut. Megjithatë, për shkak se Belgjika kishte kryer shtatë zëvëndësime gjatë ndeshjes në vend të gjashtë që lejohet sipas rregullores, kjo ndeshje nuk u njoh nga FIFA. Më 1 qershor, ai shënoi golin e parë të fitores 2–0 në miqësore kundër Suedisë. Në ndeshjen e parë të Belgjikës në turnament, një fitore 2–1 kundër Algjerisë në Belo Horizonte, Lukaku e nisi si titullar dhe luajti 58 minuta para se të zëvëndësohej nga Divock Origi. Në ndeshjen e raundit të 16-tave, Lukaku hyri si zëvëndësues para fillimit të kohës shtesë dhe asistoi golin e parë të shënuar nga Kevin De Bruyne tre minuta më pas. Në minutën e 105të, ai shënoi goli ne tij të parë në turnament me Belgjikën që mposhti Shtetet e Bashkuara 2–1.

Romelu Lukaku: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Lukaku duke luajtur për Belgjikën kundër Rusisë në mars 2017.

Më 29 mars 2016, Lukaku shënoi golin e vetën të ekipit të tij në humbjen 2–1 nga Portugalia i asistuar nga vëllai i tij Jordan Lukaku. Në UEFA Euro 2016, Lukaku shënoi dy gola në fitoren 3–0 të Republikës së Irlandës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve më 18 qershor.

Më 10 nëntor 2017, Lukaku barazoi rekordin e Bernard Voorhoof dhe Paul van Himst për numrin rekord të golave të shënuar me Belgjikën pas një dopiete ndaj Meksikës, në një barazim 3–3. Katër ditë pas barazimit të rekordit, ai u bë lojtari me më shumë gola në historinë e Belgjikës me 31 gola në moshën 24 vjeç pasi ai shënoi të vetmin gol të fitores 1–0 ndaj Japonisë. Edhe pse ky rekord u njoh nga Federta Mbretërore Belge e Futbollit, FIFA kishte regjistruar zyrtarisht vetëm 28 gola për sulmuesin, duke mos njohur tre golat e shënuar në miqësoren kundër Luksemburgut më 26 maj 2014 për shkak se trajneri i ekipit, Marc Wilmots, kishte kaluar numrin e zëvëndësimeve të lejuara sipas rregullave të lojës.

Më 6 qershor 2018, Lukaku u bë zyrtarisht shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Belgjikës pasi shënoi një gol në fitoren 3–0 kundër Egjiptit. Ai theu lidhjen e trefishtë të këtij rekordi, që gjithashtu mbahej edhe nga dyshja Bernard Voorhoof dhe Paul Van Himst.

Më 18 qershor 2018, Lukaku shënoi dy herë në fitoren 3–0 kundër Panamasë në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2018. Pesë ditë më vonë, në ndeshjen e dytë ndaj Tunizisë, ai shënoi edhe dy herë të tjera, duke udhëhequr ekipin drejt një fitoreje 5–2. Duke bërë këtë gjë, ai u bë lojtari i parë që nga Diego Maradona në vitin 1986 që shënon dopieta në dy ndeshje rresht të Kupës së Botës. Ai e mbylli turnamentin me katër gola dhe një asist, duke fituar Këpucën e Bronztë me Belgjikën që përfundoi e treta.

Profili i lojtarit

Stili i lojës

Lukaku është një lojtar këmbë-majtë, i cili në vitin 2014 u emërua nga The Guardian si një nga dhjetë talentet e rinjë më premtues të Evropës. Një sulmues fizikisht i fortë dhe i madh, i cili ka instikt goli, Lukaku njihet për përdorimin e forcës së tij fizike për të kaluar mbrojtësit. Megjithatë, pavarësisht forcës, përmasave të tij, ndërtimit fizik dhe aftësisë për të luajtur me kurriz nga porta, pozicioni i preferuar i Lukakut nuk është roli i pykës në qëndër të sulmit, por si një sulmues i lirë; për shkak të shkathtësisë së tij teknike, ai është i aftë të luaj edhe si anësor. Lukaku është një lojtar puntor, i fuqishëm në luftën në ajër, cili ka gjithashtu shpejtësi, atleticizëm, kombinime të sakta dhe teknikë të mirë; megjithatë, pavarësisht këtyre tipareve, Lukaku është kritikuar nga mediat për lëvizjen, prekjen e parë të topit, finalizimin dhe vazhdimsinë.

Ndikimet

Në një intervistë me ESPN FC në vitin 2016, Lukaku emëroi Didier Drogba dhe Nicolas Anelka si dy sulmuesit që bënë që ai të dëshironte të luante te Çelsi, por ishte një sulmues i tretë, idhulli i tij më i madh, Ronaldo, të cilin Lukaku e lavdëroi me ngazëllim, duke deklaruar,

"Ronaldo ndryshoi futbollin. Ai ishte ai që do të shikoje. Ti do ta shihje atë duke bërë driblime dhe do të mendoje: 'Kush e bënë këtë?' Ti do të shikoje mbrojtës që rrëzoheshin dhe ti ishe: 'Uou.' Golat që ai shënoi, në kohëra vendimtare. Ai shënote gola dhe ti ishe: 'Oh burr, kjo nuk është serioze.'"

— Lukaku duke folur me ESPN rreth idhullit të tij, Ronaldo.

Duke i dhënë meritat legjendës braziliane si ndikimi i tij më madh kur ishte fëmijë, Lukaku shtoi: "Ai ndryshoi dimensionin e sulmuesve. Ai ishte i shpejtë, driblonte si një anësor, vraponte si një sprinter dhe ishte i forë si një dem." Përkushtimi i tij ndaj Ronaldos është aq i madh saqë ai gjen kohë për të parë videot e tij në YouTube. Kur atij j'u tha se kishte disa karakteristika të përbashkëta me Ronaldon, Lukaku u përgjigj: "Të jem si Ronaldo? Ka vetëm një Ronaldo."

Jeta personale

Lukaku ka lindur në Antwerp të Belgjikës nga prindër kongolezë. Babai i tij, Roger Lukaku, ka luajtur futboll si profesionist dhe ka qënë lojtar i Zaires. Ai ka një vëlla më të vogël, Jordan, i cili gjithashtu u formua si futbollist në akademinë e Anderlecht dhe aktualisht luan në Itali me Lazion. Kushuriri i tij Boli Bolingoli-Mbombo luan si anësor i djathtë ose mbrojtës për klubin skocez Celtic.

Lukaku ishte objekt i një seriali dokumentar televiziv i quajtur De School Van Lukaku (Shkolla e Lukakut) që transmetohej në kanalin holandez Eén. Ky serial shfaqte filmime të Lukakut në vitet e tij të adoleshencës dhe të shokëve të tij të klasës gjatë një viti në Institutin Saint-Guidon, një shkollë në Bruksel, ku futbollisti ishte pjesë gjatë kohës që ishte i angazhuar në akademinë e Anderlechtit. Në vitin 2009, seriali vazhdoi me një udhëtim në Londër, duke vizituar stadiumin e Çelsit, Stamford Bridge. Lukaku tha në atë kohë: "Çfarë stadiumi. Nëse do të qaj një ditë në jetën ditë, do të jetë kur të luaj në këtë stadium. E dua Çelsin." Përveç gjuhëve të tij amtare frëngjisht dhe holandisht, Lukaku flet rrjedhshëm anglisht, portugalisht, spanjisht dhe dialektin kongolez Swahili, si dhe kupton gjermanisht.

Lukaku është praktikues i fesë katolike; ai kreu pelegrinazhin në Lourdes në vitin 2014. Ai nuk pi alkohol.

Media dhe kontratat

Lukaku ishte lojtari i parë i Premier Ligës që j'u bashkua agjensisë menaxhuese të Jay-Z, Roc Nation Sports. Në vitin 2018, Lukaku firmosi një marrëveshje sponsorizimi rekord me kompaninë e veshjeve sportive Puma, një nga kompaninë më të mëdhaja.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 17 shtator 2023
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Anderlecht 2008–09 Liga Pro Belge 1 0 0 0 0 0 1 0
2009–10 33 15 1 0 11 4 45 19
2010–11 37 16 2 0 11 4 50 20
2011–12 2 2 2 2
Gjithsej 73 33 3 0 22 8 98 41
Chelsea 2011–12 Premier League 8 0 1 0 3 0 0 0 12 0
2013–14 2 0 0 0 1 0 3 0
Gjithsej 10 0 1 0 3 0 0 0 1 0 15 0
West Bromwich Albion (huazim) 2012–13 Premier League 35 17 2 0 1 0 38 17
Everton (huazim) 2013–14 Premier League 31 15 1 1 1 0 33 16
Everton 2014–15 36 10 2 2 1 0 9 8 48 20
2015–16 37 18 3 3 6 4 46 25
2016–17 37 25 1 1 1 0 39 26
Gjithsej 141 68 7 7 9 4 9 8 166 87
Manchester United 2017–18 Premier League 34 16 6 5 2 0 8 5 1 1 51 27
2018–19 32 12 3 1 1 0 9 2 45 15
Gjithsej 66 28 9 6 3 0 17 7 1 1 96 42
Internazionale 2019–20 Serie A 36 23 4 2 11 9 51 34
2020–21 36 24 3 2 5 4 44 30
Gjithsej 72 47 7 4 16 13 95 64
Chelsea 2021–22 Premier League 26 8 6 3 4 0 6 2 2 2 44 15
Internazionale (huazim) 2022–23 Serie A 25 10 4 1 8 3 0 0 37 14
Roma (huazim) 2023–24 Serie A 2 1 0 0 0 0 2 1
Gjithsej karriera 450 212 39 21 20 4 78 41 4 3 591 281

Kombëtarja

    Redaktuar më 12 shtator 2023
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Belgjika 2010 8 2
2011 5 0
2012 5 1
2013 8 2
2014 11 6
2015 5 0
2016 14 11
2017 9 9
2018 14 14
2019 5 7
2020 5 5
2021 12 11
2022 3 0
2023 6 9
Gjithsej 110 77

Trofe

Klube

    Anderlecht
  • Liga Pro Belge: 2009–10
    Internazionale
    Chelsea

Kombëtarja

    Belgjika

Personale

  • Talenti Belg Premtues i Vitit: 2009
  • Këpuca e Bronztë Belge: 2009
  • Golashënuesi më i mirë i Ligës Pro Belge: 2009–10
  • Këpuca e Argjendë Belge: 2010
  • Këpuca Ebony: 2011
  • Golashënuesi më i mirë i UEFA Ligës së Evropës: 2014–15 (8 gola)
  • Lojtari i Ri i Sezonit i Everton: 2015–16
  • Everton Goli i Sezonit: 2015–16
  • Lojtari i Muajit në Premier League: mars 2017
  • PFA Ekipi i Vitit: Premier League 2016–17
  • Lojtari i Sezonit i Everton: 2016–17
  • Lojtari i Sezonit i Lojtarëve të Everton: 2016–17
  • PFA Lojtari i Muajit i Tifozëve: gusht , shtator 2017
  • FIFA FIFPro XI e Botës, ekipi i 4të: 2017
  • FIFA FIFPro XI e Botës, ekipi i 3të: 2018
  • Këpuca e Bronztë në FIFA Kupën e Botës: 2018
  • Holli i Famës i Futbollit Italian (Çmimi Fair Play Davide Astori): 2019

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Romelu Lukaku Karriera me klubeRomelu Lukaku Karriera ndërkombëtareRomelu Lukaku Profili i lojtaritRomelu Lukaku Jeta personaleRomelu Lukaku Statistikat e karrierësRomelu Lukaku TrofeRomelu Lukaku ReferimeRomelu Lukaku Lidhje të jashtmeRomelu LukakuA.S. RomaBelgjikaChelsea F.C.FutbolliGjuha holandezeKombëtarja belge e futbollitSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ParafjalaBashkimi EvropianLista e elementeve kimikëGjon BuzukuKundrinori-kryefjala-kallëzuesiElefanti afrikanVenusiÇrregullimi bipolarHistoria e arteveAnemiaKristaletFoshnjaFaqja kryesoreMikroorganizmatBifurkacioni i lumit të NerodimësMarsiLasgush PoradeciDita e TokësGjergj FishtaRilindjaEgjiptiMajmuniDua LipaDasma shqiptareVenaSistemi nervorProzaLudwig van BeethovenLahutaGjendja agregateElefantiUNESCOUrani (planet)VjosaKarnavaletZgjoi /Hive (film)Lista e Kryeministrave të ShqipërisëFluturaPunime artizanaleMali i ZiUdhëtimet e GulliveritPashkëtFiset shqiptareFusha magnetike e TokësBakteriLiqeniMujiFjalë të urtaLista e bimëveEvropa lindoreLidhëzaRilindja Kombëtare ShqiptareShëndetiShkollaLista e lumenjve në ShqipëriShqipëria OsmaneShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëBletaQyteti i KukesitMiti i SkënderbeutEkrem KryeziuBaleti në ShqipëriPHSportiLindja e parakohshmeAmerika VerioreZënia e Diellit (Eklipsi)KarafiliLista e liqeneve në ShqipëriFatos ArapiAntigona (mitologji)Shkrimet e para shqipeDecimetriKrujaSferaËndrra🡆 More