Lautaro Martínez: Futbollist argjentinas

Lautaro Javier Martínez (lindur më 22 gusht 1997) është një futbollist profesionist argjentinas i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren argjentinase.

Internazionale Milano">Internazionale dhe kombëtaren argjentinase.

Lautaro Martínez
Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLautaro Javier Martínez
Datëlindja (1997-08-22) 22 gusht 1997 (26 vjeç)
VendlindjaBahía Blanca, Argjentinë
Gjatësia1.74 m (5 ft 9 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri10
Karriera me të rinjtë
2013–2014Liniers
2014–2015Racing Club
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2015–2018Racing Club48(22)
2018–Internazionale65(23)
Karriera ndërkombëtare
2016–2017Argjentina U2011(7)
2018–Argjentina17(9)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 4 tetor 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 nëntor 2019

Ai filloi karrierën e tij si profesionist në vendlindjen e tij Argjentinën, ku debutoi në vitin 2015 me Racing Club. Atje ai shpenzoi katër sezone dhe përfaqsoi klubin në kampionat dhe në Copa Libertadores, duke shënuar 27 gola në 60 paraqitje para se të bashkohej me Interin në vitin 2018.

Në nivel ndërkombëtar, Martínez debutoi me ekipin e parë argjentinas në vitin 2018 si dhe shënoi edhe golin e parë. Para kësaj, ai ka përfaqsuar ekipin nën-20 në Kupën e Botës nën-17 në vitin 2017 dhe Kampionatin Amerikano Jugor po në të njëjtin vit.

Karriera me klube

Vitet e hershme

I lindur në Bahía Blanca, Martínez ndoqi hapat e babait të tij për tu bërë futbollist profesionist, duke u bashkuar me Liniers, ku luajti me ekipin nën-17. Në vitin 2013, ai shënoi 13 gola në kampionatin nën-17 si dhe shënoi edhe në finalen e kupës kombëtare, por Liniers u mposht nga gjuajtjet e penalltive nga Rosario.

Racing Club

Forma e tij në nivelin e të rinjëve tërhoqi vëmëndjen e trajnerit të përkohshëm të Racing Club, Fabio Radaelli, i cili firmosi me të në janar 2014. Pasi u bashkua me klubin, ai filloi të vuante nga malli për shtëpinë dhe dëshironte të rikthehej. Në fund, ai u bind nga shoku i skuadrës Braian Mansilla që të qëndonte, dhe më pas ai shënoi 53 gola në 64 paraqitje me rezervat. Në vitin 2015, një marrëveshje u arrit midis Racing dhe klubit spanjoll Real Madrid për blerjen e Martínez, i cili refuzoi duke vendosur të qëndronte në Argjentinë. Babai i tij zbuloi se Lautaro vendosi të qëndronte pasi nuk ndihej ende i gatshëm që të largohej nga Argjentina. Debutimi i tij në ligë erdhi më 1 nëntor 2015 në një 3–0 ndaj Crucero del Norte; ai hyri si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të bashkëkombasit Diego Milito. Më 17 prill 2016, ai doli me karton të kuq për herë të parë në karrierë pasi mori dy të verdha brënda pesë minutash në barazimin 2–2 ndaj Argentinos. Goli i tij i parë erdhi po në atë vit, i pari i barazimit 1–1 kundër Huracán në nëntor. Ai përfundoi vitin duke u shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren 3–1 kundër Gimnasia, duke shënuar edhe një herë dhe asistoi një tjetër.

Më 27 shkurt 2018, ai shënoi tri gola në debutimin e tij në Copa Libertadores kundër skuadrës braziliane Cruzeiro. Racing fitoi ndeshjen 4–2.

Në të njëjtin muaj, Martínez u lidh me një transfer me klubin italian Inter dhe Presidenti i Racing Club Victor Blanco konfiromoi se shtija ka kaluar. Blanco tregoi se Martínez u caktua të bashkohej me Interin për sezonin 2018–19 por që ai tentoi ta mbante atë në huazim deri në dhjetor 2018 në mënyrë që sulmuesi të vazhdoj të luaj në Copa Libertadores.

Internazionale

2018–2019: Sezoni debutues në Itali

Martínez u bashkua me Interin zyrtarisht më 4 korrik 2018 për shifrën e 22.7 milion € dhe nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare me klubin. Ai bëri debutimin e tij jozyrtar dhjetë ditë më vonë në ndeshje miqësore kundër klubit zviceran, Lugano, duke shënuar një nga golat e suksesit 3–0. Debutimi i tij zyrtar erdhi më 19 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit jashtë fushe ndaj Sassuolos, ku Martínez luajti si titullar për 69 minuta, me Interin që u mposht 1–0. Goli i tij i parë në Serie A erdhi më 29 shtator në triumfin 2–0 në shtëpi ndaj Cagliarit.

Më 24 tetor, Martínez bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve në humbjen 2–0 në Camp Nou kundër Barcelonës në fazën e grupeve. Ai do të luante edhe dy ndeshje të tjera si zëvëndësues gjatë fazës së grupeve, me Interin që u rendit në vendin e tretë, duke vazhduar në Ligën e Evropës. Më 26 dhjetor, në ndeshjen e fundit për vitin 2018, Martínez u aktivizua si zëvëndësues dhe shënoi në minutat e fundit golin e vetëm të fitores kundër Napolit në shtëpi.

Më 13 janar 2019, Martínez bëri debutimin e tij në Kupën e Italisë në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Beneventos, duke shënuar një dygolësh, i pari si futbollist i Interit. Një muaj më vonë, ai shënoi golin e parë evropian në karrierë, duke realizuar me penallti të vetmin gol të ndeshjes së parë të raundit të 32-tave të Ligës së Evropës kundër Rapid Wien. Pas kësaj ndeshje, sulmuesi argjentinas filloi të luante titullar në çdo takim, duke përfituar edhe nga mungesa e Mauro Icardit për arsye personale. Martínez rezultoi të ishte vendimtar në debutimin e tij në Derby della Madonnina kundër rivalëve të qytetit Milan, fillimisht duke asistuar me kokë golin e Matías Vecinos para se të shënonte një gol me penallti në pjesën e dytë që ndihmoi ekipin të fitonte 3–2 ndeshjen. Më këtë fitore, Inter rimori vendin e tretë në kampionat si dhe ishte hera e parë që nga sezoni 2011–12 që Zikaltrit i fitonin të dyja ndeshjet në kampionat kundër rivalëve të tyre.

2019–2020: Lula dhe finalja e Ligës së Evropës

Interi e nisi sezonin 2019–20 duke i fituar gjashtë ndeshjet e para në kampionat. Ata u mposhtën për herë të parë më 6 tetor nga Juventusi, me Martínez që shënoi golin e vetëm të ekipit të tij. Ai formoi një dyshe të suksesshme sulmi me Romelu Lukakun, sulmuesin belg i cili ishte transferuar në verë te Interi; ata u quajtën "LuLa" nga media italiane. Ai shënoi dopietën e parë në Serie A më 20 tetor në fitoren 4–3 në transfertë kundër Sassuolos.

Martínez ishte protagonist gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Ai shënoi golin e parë në këtë kompeticion në transfertë kundër Barcelonës, duke u bërë lojtari i parë që nga Roberto Boninsegna në vitin 1970 që shënon për Interin në Camp Nou. Pas kësaj, ai shënoi në të dyja ndeshjet kundër Borussia Dortmundit si dhe shënoi një dopietë kundër Slavia Prague. Pavarësisht golave të tij, Inter sërisht nuk e kaloi grupin dhe u rrëzua në Ligën e Evropës.

Mē 26 janar 2020, Martínez mori kartonin e kuq të dytë në karrierë dhe të parin me Interin në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Cagliarit, duke bërë që të humbiste derbin kundër Milanit më 9 shkurt. Më 17 gusht, ai shënoi dy gola në fitoren 5–0 kundër Shakhtar Donetsk në gjysëm-finalen e Ligës së Evropës, duke e dërguar Interin në finale, ku u mposhtën me rezultatin 3–2 nga Sevilja. Martínez e mbylli sezonin e dytë me Interin me 21 gola në 49 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

2020–2022: Fitimi i trofeve kombëtar dhe rinovimi i kontratës

Më 3 janar 2021, Martínez shënoi tregolshin e parë në Serie A në fitoren 6–2 kundër Crotones. Më 21 shkurt, ai shënoi dy gola në fitoren 3–0 kundër Milanit, duke lejuar Interin të merrte kreun e renditjes në dëm të rivalëve të tyre. Interi do ta mbante kryesimin deri në fund dhe ata u shpallën kampion katër javë nga përfundimi i sezonit. Martínez shënoi golin e 50të në Serie A në ndeshjen e javës së 38të kundër Udineses. Ai e mbylli kampionatin me 17 gola në 38 ndeshje, dhe sëbashku me Lukakun ishte dyshja e dytë më produktive në Evropë.

Nën drejtimin e trajnerit të ri Simone Inzaghi, Martínez shënoi pesë gola në gjashtë ndeshjet e para në kampionat, duke regjistruar nisjen më të mirë të tij që pas mbërritjes te Interi. Më 26 tetor 2021, ai firmosi një kontratë të re me Zikaltrit deri në qershor 2026; rroga e tij u rrit në 6 milion € si dhe klubi hoqi klauzolën e lirimit e cila ishte 111 milion €. Ai u aktivizua në të gjashta ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, me Interin që u kualifikua në raundin e 16-tave për herë të parë që nga sezoni 2011–12. Në ndeshjen e dytë në këtë raund kundër Liverpoolit, Martínez shënoi një gol nga distanca duke i dhënë Interit fitoren 1–0 në Anfield; ky ishte goli i parë i Interit në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve në 3,647 ditë.

Më 12 janar 2022, Martínez fitoi trofeun e dytë të tij si lojtar i Interit, Superkupën e Italisë, duke shënuar kundër Juventusit në ndeshjen e fituar 2–1 pas kohës shtesë. Dy muaj më vonë, ai shënoi një tregolësh në fitoren 5–0 në transfertë kundër Salernitanës në kampionat, duke regjistruar golat e parë pas 7 ndeshjeve pa shënuar në të gjitha kompeticionet. Më 19 prill, ai shënoi dy gola kundër Milanit në ndeshjen e dytë gjysëm-finale finale të kupës, duke e kualifikuar Interin në finale. Në ndeshjen e javës së 37të në Serie A, Martínez shënoi dy gola në suksesin 3–1 në transfertë kundër Cagliarit, duke tejkaluar për herë të parë në karrierë shifrën e 20 golave në Serie A. Pavarësisht 21 golave të shënuar në kampionat, Inter humbi Scudetton, e cila u fitua nga Milani. Më 11 maj, Inter mposhti Juventusin 4–2 në finalen e Kupës së Italisë, me Martínez që koleksionoi trofeun e tretë me Zikaltrit, Ai e mbylli sezonin me 25 gola në të gjitha kompeticionet, duke vendosur një rekord të ri personal.

2022–vazhdon: Finalja e Ligës së Kampioneve dhe shiriti i kapitenit

Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Martínez (majtas) duke luajtur në një ndeshje miqësore kundër Egnatias, 13 gusht 2023.

Më 8 tetor 2022, në fitoren 2–1 kundër Sassuolos në Mapei Stadium, Martínez mbajti për herë të parë shiritin e kapitenit, e cila j'u dha nga Danilo D'Ambrosio pas zëvëndësimit të tij. Ai luajti ndeshjen e tij të 200të në të gjitha kompeticionet me Interin në humbjen 2–0 kundër Juventusit në Allianz Stadium. Më 18 janar 2023, Martínez shënoi golin e tretë të fitores 3–0 kundër Milanit në ndeshjen e Superkupës Italiane, duke i dhënë Interit një tjetër trofe; ai u bë lojtari i parë pas Carlos Tevez (2013 dhe 2014) dhe i katërti gjithsej që shënon në dy edicione rresht të superkupës. Ky ishte goli i tij i 7të në Derby della Madonnina, duke u bërë golashënuesi i dytë i huaj më i mirë i Interit, pas hungarezit István Nyers (11).

Martínez më pas shënoi dopieta në ndeshjet kundër Lazios dhe Hellas Veronës, duke arritur në kuotën e 77të golave në Serie A; kjo gjë e bëri atë golashënuesin e 8të më të mirë të Interit në Serie A, para Mario Corsos (75) dhe Atilio Demarías (76). Më 16 maj, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Milanit në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve, me Interin që u kualifikua në finale për herë të parë që nga viti 2010 me rezultatin e përgjithshëm 3–0. Në finalen e kupës kundër FiorentinësRomë, Martínez shënoi një dopietë duke i dhuruar Interit një fitore 2–1 me përmbysje dhe trofeun e dytë të sezonit; goli i tij i parë ishte goli i 100të në të gjitha kompeticionet si lojtar i Interit kurse i dyti ishte goli i 27të për sezonin 2022–23, duke thyer rekordin personal të vendosur sezonin e kaluar. Më 10 qershor, ai luajti 90 minuta të plota në finalen e Ligës së Kampioneve, me Zikaltrit që u mposhtën minimalisht 1–0.

Në fillimin e sezonit 2023–24, Martínez u emërua kapiteni i ri i ekipit pas largimit të veteranit Samir Handanović. Ai e nisi sezonin me një dygolësh në fitoren 2–0 kundër Monzës, e cila u pasua me një gol dhe një tjetër fitore 2–0 kundër Cagliarit një javë më vonë. Më 20 shtator, Martínez shënoi në transfertën kundër Real Sociedad me Interin që e nisi fushatën e Ligës së Kampioneve me një barazim 1–1; ky ishte gjithashtu goli i 200të i Zikaltërve në këtë kompeticion. Dhjetë ditë më vonë, ai u aktivizua si zëvëndësues në ndeshjen në kampionat kundër Salernitanës dhe shënoi 4 gola brënda 25 minutave, duke i dhënë Interit fitoren 4–0 në Stadio Arechi; ai u bë lojtari i parë në historinë e Serie A që shënon 4 gola si zëvëndësues.

Karriera ndërkombëtare

Më 12 mars 2018, Martínez mori thirrjen e tij të parë për ekipin e të rriturve për dy ndeshje miqësore kundër Italisë dhe Spanjës. Ai debutoi në ndeshjen e dytë më 27 mars, duke luajtur si zëvëndësuesi i Gonzalo Higuaín në një humbje 6–1. Në maj 2018, ai ishte pjesë e skuadrës paraprake të Argjentinës që do të luante në Kupën e Botës 2018Rusi, por ishte një nga të përjashtuarit në listën përfundimtare. Po në atë vit, Martínez shënoi golin e parë me kombëtaren, të parin me kokë në fitoren 4–0 ndaj Irakut në një ndeshje miqësore më 11 tetor.

Profili i lojtarit

Martínez e nisi karrierën e tij si qendër-mbrojtës por më pas kaloi në rolin e sulmuesit, duke cituar Radamel Falcaon si një nga influencuesit e tij më të mëdhenjë. Ai është një lojtar dinamik, i shpejtë, i shkathët, i cili njihet për finalizimin e tij dhe stilin e lojës elegant që zotëron. Përveç kësaj, Martínez është një lojtar driblues, i cili ka forcë fizike të madhe dhe është i rrezikshëm në duelet ajërore, pavarësisht se është shtatshkurtër. Megjithatë, ai ka marrë kritika nga analistët për mungesën e saktësisë në gjuajtjet e penalltive. Martínez vihet re për kombinimet me shokët e ekipit, kontributin e tij në fazën mbrojtëse si dhe aftësinë për t'i tërhequr mbrojtësit kundërshtar nga pozicionet e tyre, duke krijuar mundësi shënimi për shokët e tij të ekipit; falë kësaj, ai mund të luaj si sulmues i dytë ose të ketë një rol të lirë në sulm. Martinez njihet gjithashtu me pseudonimin "Il Toro" (Demi), falë lidershipit të tij dhe mentalitetit në fushë. Në vitin 2020, Spencer Rance i 90min.com e konsideroi Lautaron si një nga lojtarët e rinjë më premtues në botë, kurse trajneri Mauricio Pochettino e renditi si një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ish lojtari i Interit dhe i Argjentinës Hernán Crespo e krahasoi Lautaron me bashkëkombasin Sergio Agüero.

Jeta personale

Martínez është në një marrëdhënje që në vitin 2016 me sipërmarrësen dhe trajneren e fitnesit Agustina Gandolfo, me të cilën u martua më 27 maj 2023 në Villa d'Este (Cernobbio), Liqenin e Comos, Itali. Çifti sëbashku ka dy fëmijë: një vajzë që quhet Nina, e lindur 1 shkurt 2021, dhe një djal me emrin Theo, i lindur më 7 gusht 2023.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 4 tetor 2023
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Racing 2015 Primera División Argjentinase 1 0 0 0 0 0 1 0
2016 Primera División Argjentinase 3 0 1 0 0 0 4 0
2016–17 Primera División Argjentinase 23 9 0 0 5 0 28 9
2017–18 Primera División Argjentinase 21 13 0 0 6 5 27 18
Gjithsej 48 22 1 0 11 5 60 27
Internazionale 2018–19 Serie A 27 6 2 2 6 1 35 9
2019–20 Serie A 35 14 3 0 11 7 49 21
2020–21 Serie A 38 17 4 1 6 1 48 19
2021–22 Serie A 35 21 5 2 8 1 1 1 49 25
2022–23 Serie A 38 21 5 3 13 3 1 1 57 28
2023–24 Serie A 7 9 0 0 2 1 0 0 9 10
Gjithsej 180 88 19 8 46 14 2 2 246 112
Gjithsej karriera 228 110 20 8 57 19 2 2 306 139

Kombëtarja

    Redaktuar më 4 tetor 2023
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Argjentina 2018 4 1
2019 13 8
2020 4 2
2021 14 6
2022 11 4
2023 4 0
Gjithsej 50 21

Golat me kombëtaren

    Redaktuar më 22 mars 2019. Rezultatet e Argjentinës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Martínez.
Golat ndërkombëtar sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompedicionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 11 tetor 2018 Prince Faisal bin Fahd Stadium, Riyadh, Arabia Saudite 2 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Iraku 1–0 4–0 Ndeshje miqësore
2 22 mars 2019 Wanda Metropolitano, Madrid, Spanjë 5 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Venezuela 1–2 1–3 Ndeshje miqësore
3 7 qershor 2019 Estadio San Juan del Bicentenario, San Juan, Argjentinë 7 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Nikaragua 3–1 5–1 Ndeshje miqësore
4 4–1
5 23 qershor 2019 Arena do Grêmio, Porto Alegre, Brazil 9 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Katari 1–0 2–0 Copa América 2019
6 28 qershor 2019 Estádio do Maracanã, Rio de Janeiro, Brazil 10 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Venezuela 1–0 2–0 Copa América 2019
7 10 shtator 2019 Alamodome, San Antonio, Shtetet e Bashkuara 13 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Meksika 1–0 4–0 Ndeshje miqësore
8 2–0
9 4–0
10 13 tetor 2020 Hernando Siles, La Paz, Bolivi 19 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Bolivia 1–1 2–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
11 17 nëntor 2020 Estadio Nacional del Perú, Lima, Peru 21 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Peru 2–0 2–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
12 28 qershor 2021 Arena Pantanal, Cuiabá, Brazil 26 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Bolivia 4–1 4–1 Copa América 2021
13 3 korrik 2021 Estádio Olímpico Pedro Ludovico, Goiânia, Brazil 27 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Ekuador 2–0 3–0 [Copa América 2021
14 6 korrik 2021 Estádio Nacional Mané Garrincha, Brasilia, Brazil 28 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Kolumbia 1–0 1–1 Copa América 2021
15 2 shtator 2021 Estadio Olímpico de la UCV, Caracas, Venezuelë 30 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Venezuela 1–0 3–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
16 10 tetor 2021 Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti, Buenos Aires, Argjentinë 32 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Uruguaji 3–0 3–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
17 14 tetor 2021 Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti, Buenos Aires, Argjentinë 33 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Peru 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
18 27 janar 2022 Estadio Zorros del Desierto, Calama, Kili 36 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Kili 2–1 2–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
19 1 shkurt 2022 Estadio Mario Alberto Kempes, Córdoba, Argjentinë 37 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Kolumbia 1–0 1–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
20 1 qershor 2022 Wembley Stadium, Londër, Angli 38 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Italia 1–0 3–0 Finalissima 2022
21 23 shtator 2022 Hard Rock Stadium, Miami Gardens, Shtetet e Bashkuara 39 Lautaro Martínez: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Hondurasi 1–0 3–0 Ndeshje miqësore

Trofe

Klube

    Internazionale

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Lautaro Martínez Karriera me klubeLautaro Martínez Karriera ndërkombëtareLautaro Martínez Profili i lojtaritLautaro Martínez Jeta personaleLautaro Martínez Statistikat e karrierësLautaro Martínez TrofeLautaro Martínez ReferimeLautaro Martínez Lidhje të jashtmeLautaro MartínezArgjentinaF.C. Internazionale MilanoFutbolliKombëtarja argjentinase e futbollitSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sëmundja e LeukemisëDrogaDita e TokësNuselalaArbëreshët në ItaliBetametazoniTelefoniPërrallaSpondiliartrozaVitaminaFilozofiaEnergjia e erësHolokaustiVallet shqiptarePyetja retorikeShtatzëniaAlbert AjnshtajniKopraRrno vetëm për me tregueKarafiliElektricitetiUltësira Perëndimore e ShqipërisëLezhaIsa BoletiniPashallëku i ShkodrësKiara TitoMuzeu i LuvritAlgjebraNgjyraPashallëqet shqiptareShenjat astrologjikeKafshëtTeoria e evolucionitLumi i NerodimësKalendariMalet e SharritFiset shqiptareLista e kryeqyteteveTartufi (komedi)TrëndafiliItaliaPozicioni kalorëseShtatë mrekullitë e botës së lashtëMjedisi natyrorQeni i SharritSëmundja e ParkinsonitNjësitë federative të GjermanisëGjethjaCraig NewmarkAlpet ShqiptareKatroriPërralla e shqiponjësLuleshtrydhjaGjirokastraHidrografia e ShqipërisëAli Baba dhe Dyzet HajdutëtADNFazat e detitAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianRimaEritrocitiKompjuteriShqiponjaHëna e PlotëKurban BajramiMuzika populloreGjallesat në zhdukjeDy pikatDiskriminimiArben RakipiAustraliaRiciklimiShpella e piratëve (roman)KaratiKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeSëmundjet e trashëgueshmeBujqësiaEnergjia e ripërtëritshme🡆 More