Michael Owen: Futbollist anglez

Michael James Owen (lindur më 14 dhjetor 1979) është një ish futbollist profesionist anglez i cili ka luajtur si sulmues për Liverpoolin, Real Madridni, Newcastle United, Manchester United dhe Stoke Cityn në nivel klubesh, dhe me kombëtaren angleze.

Që nga tërheqja nga futbolli në vitin 2013, Owen merret me mbarshtrim të kuajve të garës si dhe është analist dhe komentator futbolli.

Michael Owen
Michael Owen: Futbollist anglez
Owen në vitin 2014.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMichael James Owen
Datëlindja (1979-12-14) 14 dhjetor 1979 (44 vjeç)
VendlindjaChester, Anglia
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1991–1996Liverpool
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1996–2004Liverpool216(118)
2004–2005Real Madrid36(13)
2005–2009Newcastle United71(26)
2009–2012Manchester United31(5)
2012–2013Stoke City8(1)
Gjithsej362(163)
Karriera ndërkombëtare
Anglia U158(12)
Anglia U1611(15)
Anglia U1814(10)
1997Anglia U204(3)
1997Anglia U211(1)
2006–2007Anglia B2(0)
1998–2008Anglia89(40)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16:32, 19 maj 2013 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 10 qershor 2012

Ai është djali i ish futbollistit Terry Owen. Michael lindi në Chester në vitin 1996 dhe nisi karrierën e tij futbollistike me Liverpoolin në vitin 1996. Ai shënoi në debutim me ekipin e parë në maj 1997. Në sezonin e tij të plotë në Premier Ligë, ai ishte kryegolashënues me 18 gola. Ai shënoi të njëjtin numër golash edhe në sezonin e ardhshëm, dhe ishte golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në vitet 1997–2004, duke fituar njohje si një gjahtar goli pavarësisht një dëmtimi të rëndë në kofshë. Në vitin 2001, Owen kontriboi në arritjen e tripletës, duke fituar Kupën UEFA, Kupën FA dhe Kupën e Ligës; kjo arritje bëri që Owen të fitonte Topin i Artë. Ai shënoi 118 gola në 216 ndeshje në Premier Ligë, si dhe 158 gola në 297 ndeshje gjithsej. I konsideruar si një nga legjendat e klubit, Owen u rendit i 14ti në "100 Players Who Shook The Kop", një sondazh zyrtar i tifozëve të Liverpoolit. Në vitin 2004, ai u përfshi nga PeléFIFA 100, një listë me lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Owen kaloi te Real Madridi në verën e vitit 2004 për 8 milion £; megjithatë, ai shpenzoi kohën më të madhe si zëvëndësues. Ai shënoi 13 gola në La Liga para se të rikthehej në Angli një sezon më pas për të luajtur me Newcastle United; vlera e transferimit ishte 16.8 milion £. Pas një nisje premtuese në sezonin 2005–06, dëmtimet e mbajtën jashtë fushave për 18 muaj. Ai u vendos kapiten pas rikthimit në skuadër dhe ishte golashënuesi më i mirë i tyre në sezonin 2007–08. Newcastle ra nga kategoria në përfundim të sezonit 2008–09, duke bërë që Owen të kalonte te Manchester United si lojtar i lirë. Ai shpenzoi tre vite në Old Trafford para se të kalonte te Stoke City në shtator 2012. Owen është një nga nëntë lojtar që ka shënuar 150 ose më shumë gola në Premier Ligë. Ai është gjithashtu lojtari më i ri që ka arritur 100 gola në Premier Ligë.

Në nivel ndërkombëtar, Owen debutoi me Anglinë në vitin 1998, duke u bërë lojtari më i ri që luan dhe shënon për Anglinë në atë kohë. Performancat e tij në Kupën e Botës 1998 e bërë Owen një lojtar elitar në futbollin ndërkombëtar, duke bërë që ai të shënonte në Euro 2000, Kupën e Botës 2002 dhe Euro 2004. Kjo e bëri atë lojtarin e parë të Anglisë që shënon gol në katër turnamente madhore rresht. Në Kupën e Botës 2006, ai luajti por pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për një vit. Duke luajtur ndonjëherë si kapiten, Owen është lojtari i 11të për numrin e ndeshjeve (89), dhe ka shënuar 40 gola, një rekord më përpara; Wayne Rooney i theu të dy rekordet e tij.

Referime


Tags:

AngliaFutbolliKombëtarja angleze e futbollitLiverpool F.C.Manchester United F.C.Real Madrid C.F.Stoke City F.C.Sulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KanadajaAlbert AjnshtajniBullgariaShiuMustafa Reshit pashë BushatlliuZana e malitBamir TopiFamiljaAriBimësiaTrupat e Sistemit DiellorMartesa islameGjermaniaKlitoriUjiParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaStalaktitet dhe stalagmitetEpilepsiaRrethi i DibrësLumi i ShalësPaneli diellorMbeturinatMaja e JezercësEvropaSistemi nervorShqipëria në vitet 1912-1939MujiHidrografia e ShqipërisëRusiaSindroma DownNiko EngonopuloEritrocitiVideosexFizikaKuzhina shqiptareZhurmat në veshIslami në ShqipëriAtletikaKultura e ShqipërisëGreqiaVitamina B12Elvana GjataTuberkuloziPyetjaBullizmiInxhinieria gjenetikeLumiKongresi i LushnjesShqiptarëtLedion LiçoReal Madrid C.F.Namazi i JacisëRadha e veprimeve matematikoreKulla EiffelPsoriazaKonferenca e Londrës (1912–1913)Njohja ndërkombëtare e KosovësVlerësimi i nxënësveKromozomiPubertetiDrogaAlergjiaIsak NjutoniEkosistemiAristoteliBeteja e KosharesYlliTestosteroniMali i ZiKrishtërimiHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Shqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreLista e elementeve kimike sipas numrit atomikRryma elektrikeHistoria e Jehudëve në Shqipëri🡆 More