Fatos Arapi: Poet shqiptar

Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930 - Tiranë, 11 tetor 2018) ka qenë një poet, novelist, përkthyes dhe gazetar shqiptar.

Shkrimet e Arapit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Emri Fatos Arapi
Lindur më 1930
Lindur në Vlorë
Kombësia Shqiptare
Shtetësia Shqiptare
Profesioni Shkrimtar, gazetar, përkthyes, ekonomist

Biografia

U lind i biri i Tol Stavre Arapit në Zvërnec, pranë qytetit të Vlorës, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i ndoqi në SofieBullgarisë për ekonomi, më pas u kthye të punonte në Tiranë si gazetar dhe lektor për letërsinë moderne shqipe. Puna e tij e parë ishte në vitin 1953 në Komisionin e Planit të Shtetit si Kryetar i Degës së “Artizanatit dhe Industrisë Lokale”. Në vitin 1954 ai u transferua në Teknikumin Financiar si mësues i asaj shkolle (Qyteti i Nxënësve) ku dha lëndët: Statistikë, Planifikim dhe Ekonomi Politike. Ai ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po kështu gjatë viteve 1959 – 1966 ka qenë pedagog i Ekonomisë Politike në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës.

Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare “Ismail Qemali”, rreth katër vjet (mars 1966 – gusht 1969). Në vitin 1971 ai u emërua pedagog në Fakultetin Histori–Filologji, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e mesme të natës “Sami Frashëri”, Tiranë, ku qëndroi 10 vjet deri më 1983.

Në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezi dhe vjersha". U kritikua më 1973 për vëllimin Drama e një partizani pa emër, qëndroi për shumë kohë gati në heshtje deri më 1989.

Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Tituj të veprave

  • Shtigje poetike, 1962
  • Partizani pa emër, 1962
  • Poema dhe vjersha, 1966
  • Ritme të hekurta, 1968
  • Patat e egra, 1969
  • Dhjetori i shqetësuar, 1970
  • Dikush më buzëqeshte, 1972
  • Poezi të zgjedhura, 1974
  • Drejt qindra shekujsh shkojmë 1977
  • Shokët, 1977
  • Cipa e borës, 1985
  • Deti në mes, 1986
  • Ku shkoni ju statuja, 1990
  • Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995
  • Gjeniu pa kokë, 1999
  • Na ishte një almë, 2002
  • E sajoi reja zogun e furtunës

Përkthime

  • Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981;
  • Poezi, Pablo Neruda, 1989;
  • Safo, 1990;
  • Antologji e poezisë turke të shekullit XX, 2001.

Referime

Tags:

Fatos Arapi BiografiaFatos Arapi Tituj të vepraveFatos Arapi ReferimeFatos Arapi11 tetor19 Korrik19302018TiranaZvërnec

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DevejaQytetet e ShqipërisëLumiDisleksiaAutobiografiaEsad pashë ToptaniNezim FrakullaSpanjaKokainaBujqësiaLushnjaPashkëtSinonimiSarandaBurimet natyroreDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëShpella e GadimësAmerikaGjitariAmerika QendrorePjesët e ligjëratësKarnavalet brazilianeHomeriHidrogjeniMajlinda KelmendiLidhëza bashkërenditëseSiguria e të dhënaveGrupet e gjakutDita Botërore e LibritAlergjiaVullkaniSëmundjaEnergjia elektrikeKonventa për të Drejtat e FëmijësKarnavali e PolenësLugina e ValbonësForcaInstrumenti muzikorTurkmenistaniMargarita TutulaniGjuha latineShkencaShpendëtTingulliRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëHimni i FlamuritEmrat e bukur të AllahutÇifteliaVolejbolliHistoria e TokësDreriMuzika shqiptareLegjenda e gurit të “Bletës”GjeometriaTemperaturaTrombocitiLista e shteteve sipas popullsisëGjeografia e ShqipërisëFormimi i yjeveLidhëzat në gjuhën shqipeRrezet ultravjollcëEmriLumi i ShalësLiqeniPylliOrganizata e Kombeve të BashkuaraAlbin KurtiShpyllëzimiGreqia e lashtëIkametiPerandoria RomakeGravitetiElizabeth HandDita Ndërkombëtare e PunëtorëveAmerika Jugore🡆 More