Format e shtjelluara të foljes në gjuhën e standartizuar të shqipes, njihen gjashtë mënyra,(dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore).
Këto gjashtë mënyra kanë vetat, kohët kryesore dhe nënkohët e tyre, numrin njejës dhe shumës, diatezën veprore dhe joveprore. Mënyra dëftore ka tri kohë themelore: e tashme, e shkuar dhe e ardhme, nga të cilat e shkuara ka pesë nënndarje: të pakryerën, të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën dhe të kryerën e tejshkuar, kurse e ardhmja ka këto nënndarje: të ardhmen, të ardhmen e përparme.
Siç shihet nga kjo pasqyrë foljet e tipit pi në numrin njëjës nuk marrin mbaresa vetore. Foljet e zgjedhimit të dytë e të zgjedhimit të tretë në kohën e tashme të mënyrës dëftore, në numrin njejës nuk marrin mbaresa vetore, kurse në numrin shumës marrin mbaresat -im, -in,-in. Foljet e tipit heq, dredh, siell, mbiell etj. (klasa e dytë e zgjedhimit të dytë), në vetën e dytë shumës e ndryshojnë zanoren -e ose togun e zanoreve -ie në -i. Kurse folje e klasës së dytë, të zgjedhimit të tretë, në vetën e dytë e në vetën e tretë njëjës e ndryshojnë zanoren -a të temës në -e e në vetën e dytë shumës e ndryshojnë atë në -i.
hap | heq | sjell | vras |
hap | heq | sjell | vret |
hap | heq | sjell | vret |
hap-im-im | sjell-im | vras-im | |
hap-ni | hiq-ni | sill-ni | vris-ni |
hap-in | heq-in | sjell-in | vras-in |
Foljet në kohën e tashme të mënyrës dëftore kur përdoren në format e diatezave pësore e vetëvetore, marrin mbaresat -em, -esh-et, -emi, -en. Foljet me temë në zanore (si p.sh. foljet e zgjedhimit të parë) para këtyre mbaresave marrin për lehtësi shqiptimin edhe bashkëtingëlloren -h.
la-h-em | la-h-esh | la-h-et | la-h-emi | la-h-eni | la-h-en | |
hap-em | hap-esh | hap-et | hap-emi | hap-eni | hap-en | |
mat-em | mat-esh | mat-et | mat-emi |
Format gramatikore të mënyrës dëftore
Foljet në kohën e tashme të mënyrës dëftore zakonisht përdoren për të treguar veprime ose gjendje që përsëriten herë pas here p.sh. Mësimet fillojnë në orën tetë të mëngjesit. Kush punon çmohet etj. Por kur duam të vëmë në dukje se veprimi po vazhdon të kryhet në çastin kur flasim, atëherë i vëmë foljes përpara pjesëzën po, e cila shpreh nuancën e vazhdimit të veprimit p.sh.
Koha e tashme e mënyrës dëftore mund të përdoret edhe për të treguar veprime të së shkuarës, të cilat duam t’i paraqesim sa më të gjalla, sikur po ndodhin para syve tanë. Format e diatezës veprore Foljet e zgjedhimit të parë në kohën e tashme të mënyrës dëftore marrin këto mbaresa vetore -j, -n, -n (për numrin njëjës) dhe -jmë, -ni, -jnë (për numrin shumës)
la-j | shkrua-j | pi |
la-n | shkrua-n | pi |
la-n | shkrua-n | pi |
la-jmë | shkrua-jmë | pi-më |
la-ni | shkrua-ni | pi-ni |
la-jnë | shkrua-jnë | pi-në |
Siç shihet nga kjo pasqyrë foljet e tipit pi në numrin njëjës nuk marrin mbaresa vetore. Foljet e zgjedhimit të dytë e të zgjedhimit të tretë në kohën e tashme të mënyrës dëftore, në numrin njëjës nuk marrin mbaresa vetore, kurse në numrin shumës marrin mbaresat -im, -in,-in. Foljet e tipit heq, dredh, sjell, mbjell etj. (klasa e dytë e zgjedhimit të dytë), në vetën e dytë shumës e ndryshojnë zanoren -e ose togun e zanoreve -ie në -i. Kurse folje e klasës së dytë, të zgjedhimit të tretë, në vetën e dytë e në vetën e tretë njëjës e ndryshojnë zanoren -a të temës në -e e në vetën e dytë shumës e ndryshojnë atë në -i.
hap | heq | sjell | vras |
hap | heq | sjell | vret |
hap | heq | sjell | vret |
hap-im | heq-im | sjell-im | vras-im |
hap-ni | hiq-ni | sill-ni | vris-ni |
hap-in | heq-in | sjell-in | vras-in |
Format e diatezave pësore e vetvetore
Foljet në kohën e tashme të mënyrës dëftore kur përdoren në format e diatezave pësore e vetvetore, marrin mbaresat -em, -esh-et, -emi, -en. Foljet me temë në zanore (si p.sh. foljet e zgjedhimit të parë) para këtyre mbaresave marrin për lehtësi shqiptimin edhe bashkëtingëlloren -h. *Shembull:
la-h-em | la-h-esh | la-h-et | la-h-emi | la-h-eni | la-h-en |
hap-em | hap-esh | hap-et | hap-emi | hap-eni | hap-en |
mat-em | mat-esh | mat-et | mat-emi | mat-eni | mat-en |
Foljet, tema e të cilave mbaron me togjet e zanoreve -ua, -ye, -ie, në formën e diatezave pësore vetvetore e bjerrin zanoren e dytë të këtyre togjeve zanoresh (p.sh. shkrua-j - shkru-h-em - shkru-h-esh etj.; thye-j - thy-h-em etj.; ndi-ej - ndi-hem etj.). Të gjitha ato folje, që në vetën e dytë shumës të formës veprore e ndryshojnë zanoren a togun e zanoreve të temës në -i e pësojnë këtë ndryshim fonetik edhe kur përdoren në formën e diatezave pësore-vetvetore (në të gjitha vetat)
heq | hiq-em | hiq-esh | hiq-et | hiq-emi etj.(krahaso hiqni) |
sjell | sill-em | sill-esh | sill-et | sill-emi etj.(krahaso sillni) |
vras | vrit-em | vrit-esh | vrit-et | vrit-emi etj.(krahaso vriteni) |
zë | zi-h-em | zi-h-esh | zi-h-et | zi-h-emi etj.(krahaso zini) |
fle | më fli-h-et etj.(krahaso flini) |
Sipas formave gramatikore në gjuhën shqipe dallohen këto pesë ndarje kryesore të kohës së shkuar të mënyrës dëftore:
1) e pakryera,
2) e kryera e thjeshtë,
3) e kryera,
4) e kryera e plotë,
5) e kryera e tejshkuar.
E pakryera e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje, që vazhdonin ende në një çast të caktuar të së kaluarës. Folja në këtë kohë nuk tregon as kur ka filluar, as kur ka përfunduar veprimi ose gjendja e shprehur prej saj. Edhe në kohën e pakryer foljet që tregojnë veprime, mund të shoqërohen me pjesëzën po. P.sh. kur vajta unë, ai po shkruante
Foljet e të gjitha zgjedhimeve, kur përdoren në formën veprore, në kohën e pakryer, të mënyrës dëftore marrin këto mbaresa vetore: -ja, -je, -te ose nte (për numrin njëjës) dhe -nim, -nit, -nin (për numrin shumës) Edhe në kohën e pakryer, pësojnë ndryshimin fonetik foljet në vetën e dytë shumës të mënyrës dëftore, ndryshojnë zanoren ose togun e zanoreve të temës në -i (për të gjitha vetat).
la-je | mat-je |
la-nte | mas-te |
la-nin | mat-nim |
la-nit | mat-nit |
la-nin | mat-nin |
Format e diatezës pësore vetvetore
Kur përdoren në format e diatezave pësore e vetvetore, foljet në kohën e pakryer të mënyrës dëftore marrin mbaresat -esha, -eshe, -esh ose -ej (për numrin njëjës) dhe -eshim, -eshit, -eshin (për numrin shumës) Foljet me temë në zanore para këtyre mbaresave për lehtësi shqiptimi marrin edhe bashkëtingëlloren -h.
la-h-esha | la-h-eshe | la-h-esh | apo la-h-ej |
la-h-eshim | la-h-eshit | la-h-eshim |
E kryera e thjeshtë e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje, qe kanë marrë fund në një të kaluar të afërt ose të largët dhe që nuk kanë lidhje me çastin kur flasim p.sh. Doli shkurti, hyri marsi. Por e kryera e thjeshtë përdoret edhe për të treguar veprime, qe sipas folësit do të kryhen me siguri në një të ardhme të afërt p.sh. Prit, se erdha.
Format e diatezës veprore
Mbaresat vetore, që marrin foljet në të kryerën e thjeshtë, kur përdoren në formën veprore, janë: -a, -e, -i ose -u (për numrin njëjës) dhe -më, a -ëm, -të a -ët, -në a -ën (për numrin shumës). Foljet me temë në zanore në vetën e parë e në vetën e dytë njëjës para mbaresës vetore për lehtësi shqiptimi marrin bashkëtingëlloren -v. Në vetën e tretë njëjës foljet, tema e të cilave mbaron më bashkëtingëllore grykore -k, -y, -h ose me zanoret e theksuara -a, -e, -i marrin mbaresën vetore -u, kurse gjithë foljet e tjera marrin mbaresën vetore -i. Në numrin shumës foljet me temë në zanore marrin mbaresat vetore -më, -të, -në (ose -m, -t, -n), kurse, foljet me temë në bashkëtingëllore marrin variantet -ëm, ët, ën.
la-v-a | hap-a | prek-a |
la-v-e | hap-eprek-e | |
la-u | hap-i | prek-u |
la-më | hap-ëm | prek-ëm |
la-të | hap-ët | prek-ët |
la-në | hap-ën | prek-ën |
Format e diatezës pësore e vetvetore
Foljet në të kryerën e thjeshtë, kur përdoren në format e diatezave pësore e vetvetore, marrin pjesëzën -u, e cila u paravihet formave veprore të ndryshme. Por, në vetën e tretë njëjës foljet përdoren pa mbaresën vetore -i ose -u; foljet me temë në -o ose -ua në vetën e tretë njëjës dalin me -ua, ndërsa foljet me temë ne -e e zbërthejnë këtë në -ye.
u lava | u mësova | u shpërbleva |
u lave | u mësove | u shpërbleve |
u la | u mësua | u shpërblye |
u lamë | u mësuam | u shpërblyem |
u latë | u mësuat | u shpërblyet |
u lanë | u mësuan | u shpërblyen |
E kryera e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje që kanë marrë fund, por që në një mënyrë a në një tjetër lidhen me çastin kur flasim. P.sh.: Ata kanë punuar me mend.
Format e diatezës veprore Format e diatezës veprore të kohës së kryer paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam, në kohën e tashme të mënyrës dëftore. P.sh.: kam larë, ke larë, ka larë, kemi larë, keni larë, kanë larë. Format e diatezave pësore e vetvetore Format e diatezave pësore e vetvetore të kohës së kryer sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në kohën e tashme të mënyrës dëftore. P.sh.: jam larë, je larë, është larë, jemi larë, jeni larë, janë larë.
Përdoret zakonisht për të treguar një veprim ose një gjendje, që ka përfunduar para një çasti të caktuar të kohës së shkuar. P.sh.: Kur erdhi Agimi, ne kishim mbaruar punën.
Forma e diatezës veprore Kjo formë sajohet duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam, në të pakryerën e mënyrës dëftore. P.sh.: kisha larë, kishe larë, kishte larë, kishim larë, kishit larë, kishin larë. Forma e diatezave pësore e vetvetore Për diatezën pësore-vetvetore, në vend të foljes kisha, përdoret folja ndihmëse isha. P.sh.: isha larë, ishe larë, ishte larë, ishim larë, ishit larë, ishin larë.
E kryera e tejshkuar e mënyrës dëftore përdoret më tepër nëpër fjali të varura kushtore të ndërtuara me lidhëzën nënrenditëse po. P.sh.: Po e pati kryer detyrën mirë, do të shpërblehet. Në këtë kuptim, siç shihet, ajo është sinonim me më se të kryerën. Nga këto dy forma gramatikore, sinonime në gjuhën e sotme letrare, përdoret shumë më dendur më se e kryera, kurse e kryera e tejshkuar haset më rrallë. Format e diatezës veprore Format e diatezës veprore të së kryerës së tejshkuar sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam (pata), në të kryerën e thjeshtë të mënyrës dëftore. P.sh.: pata larë, pate larë, pati larë, patëm larë, patët larë, patën larë.
Format e diatezave pësore e vetvetore Për diatezën pësore-vetvetore, në vend të foljes kam (pata) përdoret folja ndihmëse qeshë. P.sh.: qeshë larë, qe larë, qe larë, qenë larë, qetë larë, qenë larë.
E ardhmja e mënyrës dëftore përdoret për të treguar një veprim ose një gjendje që pritet të të afërt ose të largët. P.sh.: Të dielën do të dalim në shëtitje.
Format e diatezës veprore
Në gjuhën e sotme letrare përdoren dy tipa të se ardhmes. Tipi i parë, që është mbizotërues, ndërtohet duke u paravendosur pjesëzën do formave vetore të kohës së tashme të mënyrës lidhore p.sh. do të (laj, lash, lajë, lajmë, lani, lajnë) Tipi i dytë i së ardhmes që përdoret shumë më pak se i pari, ndërtohet duke i paravendosur formës së pashtjelluar të tipit për të larë, format vetore të kohës së tashme të foljes ndihmëse kam p.sh. kam (ke, ka, kemi, keni, kanë) për të larë.
Format e diatezave pësore vetvetore
Format e diatezave pësore vetvetore të së ardhmes së tashme, sajohen duke u paravënë pjesëzën foljore do formave gramatikore pësore-vetvetore të foljes themelore, në kohën e tashme të mënyrës lidhore. P.sh.: do të (lahem, lahesh, lahet, lahemi, laheni, lahen)
E ardhmja e përparme përdoret për të treguar një veprim ose një gjendje, qe pritet të vërtetohet në të ardhmen para një veprimi tjetër. P.sh.: Kur të vijë babai, do t’i kemi mbaruar të gjitha punët. Përdoret edhe për të shprehur veprime të mundshme të së shkuarës. P.sh.: Këtë që thua, do ta kesh lexuar gjëkundi. Format e diatezës veprore të së ardhmes së përparme
Sajohen duke u paravënë pjesëzën foljore do formave gramatikore veprore të foljes themelore në kohën e kryer të mënyres lidhore. P.sh.: do të (kem, kesh, ketë, kemi, keni, kanë) larë. Format e diatezave pësore e vetvetore
Format e diatezave pësore e vetvetore të së ardhmes së përparme sajohen duke u paravënë pjesëzën do formave gramatikore pësore-vetvetore të foljes themelore në kohën e kryer të mëynyrës lidhore. P.sh.: do të (jem, jeshë, jetë, jemi, jeni, janë) larë.
E ardhmja e përparme e së shkuarës. Si kohë e ardhme ne gjuhën tonë përdoret më rrallë edhe kjo formë (kam, ke, ka, kemi, keni, kanë) për të larë.
Folja në mënyrën habitore përdoret për të shprehur një veprim ose gjendje të papritur, që ngjall një farë habie tek folësi. P.sh.: Sa qenke rritur! Mënyra habitore ka dy kohë themelore - kohën e tashme dhe të shkuarën. Koha e shkuar e kësaj mënyre ka tri ndarje kryesore, qe janë: e pakryera, e kryera dhe më se e kryera. Koha e tashme Kjo kohë e habitores ndërtohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat -kam, -ke, -ka (për njëjësin) dhe -kemi, -keni, - kanë (për shumësin). P.sh.: pas (kam, ke, ka, kemi, keni, kanë) - diateza veprore. Ndërsa në diatezën pësore dhe vetvetore foljet e kësaj mënyre marrin përpara pjesëzën -u. P.sh.: Kjo lule u rritka shpejt!
Edhe kjo kohë e habitores del me forma sintetike të përfituara duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat - kësha, -këshe, -kësh, a -kej (për njëjësin) dhe -keshim, -këshit, -këshin (për shumësin). Këto kanë dalë nga format vetore të së pakryerës së ndihmëses kam. P.sh.: pas (kësha, këshe, kesh, këshim, këshit, këshin) Format e diatezave pësore e vetvetore
Format e diatezave pësore e vetvetore të kohës së pakryer të mënyrës habitore sajohen duke u paravënë pjesëzën -u. P.sh.: u lakësha, u hapkësha, u matkësha etj.
Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së tashme habitore të ndihmëses -kam. P.sh.: paskam (paske, paska, paskemi, paskeni, paskan) larë etj. (diateza veprore), ndërsa në diatezën pësore vetvetore bëhet me foljen ndihmëse jam. Më se e kryera Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të së pakryerës habitore të ndihmëses . P.sh.: paskësha (paskëshe, paskësh, paskëshim, paskëshit, paskëshin) larë etj. Në diatezën veprore, ndërsa në diatezën pësore vetvetore bënë: (qenkësha, qenkësh, qenkësh) larë etj.
Format gramatikore të mënyrës lidhore Folja e përdorur në mënyrë lidhore tregon një veprim ose gjendje, që folësi e quan të mundshme, të dëshirueshme, por të pasigurt. Folja në mënyrën lidhore ka dy kohë kryesore: kohën e tashme dhe kohën e shkuar. Koha e shkuar e kësaj mënyre ka tri ndarje kryesore, që janë: e pakryera, e kryera dhe më se e kryera.
Të gjitha foljet, me përjashtim të foljeve jam e kam, në kohën e tashme të mënyrës lidhore dalin me tema në përgjithësi të njëjta me ato te kohës së tashme të dëftores. Por ato folje, që në vetën e dytë e të tretë njëjës të se tashmes së dëftores pësojnë ndonjë ndërrim zanoreje ose edhe ndërrimin -s, -t, në të tashmen e lidhores nuk e pësojnë këtë ndërrim. Të krahasohet p.sh. (ti, ai) del (ti) të dal-ësh, (ai) të dal-ë etj., kështu të krahasohet: (unë) flas, vras etj., (ti, ai) flet, zbret etj. Kurse ne vetën e dytë shumës ato folje që pësojnë ndërrime tingujsh në të tashmen e dëftores i pësojnë këto ndërrime edhe në të tashmen e lidhores. P.sh. të krahasohen: (ju) dil-ni, të dil-ni; (ju) hiq-ni, të hiq-ni etj. Foljet jam dhe kam në të gjitha vetat (njëjës e shumës) të kohës së tashme të lidhores dalin me tema me je- përkatësisht ke- të je-m, të ke-m etj. Format e diatezës veprore Siç u cek më lartë, foljet marrin përpara pjesëzën të dhe me përjashtim të vetës së dyte e te tretë njëjës, në përgjithësi dalin me të njejtat forma gramatikore si në kohën e tashme (veprore) të mënyrës dëftore. Në vetën e dytë njëjës të kohës së tashme, të mënyrës lidhore foljet marrin mbaresën -sh (para së cilës nga njëherë për lehtësi shqiptimi shtohet zanorja -ë ose -i), kurse në vetën e tretë marrin mbaresën -ë ose -jë. P.sh.: të (la-j, la-sh, la-jë, la-jmë, la-ni, la-jnë) të (ha-p, hap-sh (ose të hapësh), hap-ë, hap-im, hap-ni, hap-in) etj.
Format e diatezave pësore e vetvetore Dallohen nga format gramatikore të kohës së tashme të mënyrës dëftore vetëm nëpermjet pjesëzës të, që marrin përpara.
P.sh. të krahasohen:
të lahem | të hapem |
të lahesh | të hapesh etj. |
Forma e diatezës veprore Si në kohën e tashme, ashtu edhe në të shkuarën, format e kësaj diateze dallohen vetëm nëpërmjet pjesëzës të, nga ajo e së pakryerës të mënyrës dëftore.
të laja | të hapja |
të laje | të hapje |
të lante etj. | të hapte etj. |
Format e diatezave pësore e vetvetore
të lahesha | të hapesha |
të laheshe | të hapeshe |
të lahesh (të lahej) etj. | të hapesh (të hapej) etj. |
Kjo formë sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam në kohën e tashme të mënyrës lidhore. Shembull: të kem larëtë kem hapur të kesh larëtë kesh hapur të ketë larë etj.të ketë hapur etj. Format e diatezave pësore e vetvetore Sajohet duke i paravënë pjesores jam në kohën e tashme të mënyrës lidhore. Shembull: të jem larëtë jem hapur të jesh larëtë jesh hapur të jetë larë etj.të jetë hapur etj.
Format e diatezës veprore
Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së pakryer lidhore të ndihmëses kam: të kisha (të kishe, të kishte, te kishim, të kishit, të kishin) larë; të kisha (të kishe, të kishte etj) hapur. Format e diatezave pësore e vetvetore Sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në të pakryerën e mënyrës lidhore. P.sh. të isha larë, të ishe larë, të ishte larë etj. të isha hapur, të ishe hapur, të ishte hapur etj.
Foljet në mënyrën kushtore përdoret zakonisht nëpër fjali, që tregojnë rrjedhimin e një kushti të shprehur nga një fjali e varur kushtore. Në raste të tilla kallëzuesi i fjalisë së varur kushtore është një folje në kohën e pakryer ose në të kryerën e plotë (më se të kryerën) të mënyrës lidhore.
Format e diatezës veprore
Format gramatikore të kohës së tashme të mënyrës kushtore janë homonime me ato të së ardhmes, të së shkuarës, të mënyrës dëftore. Edhe këtu format mbizotëruese janë ato që ndërtohen me anë të pjesëzës do, të ndjekur nga e pakryera e lidhores. P.sh. do të laja, do të laje, do të lante etj. do të hapja, do të hapje, do të hapte etj. Por krahas kësaj përdoret edhe forma e dytë, ndërtuar me anë të së pakryerës dëftore të foljes ndihmëse kam, të njekur nga forma e pashtjelluar e tipit për të larë. Format e diatezave pësore e vetvetore Format e diatezave pësore e vetvetore të së pakryerës së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën e ngurosur foljore do formave gramatikore (pësore-vetvetore) të foljes themelore, në të pakryerën e mënyrës lidhore. P.sh. do të lahesha, do të laheshe, do te lahesh (a do te lahej) etj. do të hapesha, do të hapeshe, do të hapesh (a do të hapej) etj.
Format e diatezës veprore
Format e diatezës veprore të së kryeres së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën do formave gramatikore (veprore) të foljes themelore në të kryerën e plotë të mënyrës lidhore.
do të kisha larë | do të kisha hapur |
do të kishe larë | do të kishe hapur |
do të kishte larë etj. | do të kishte hapur etj. |
Format e diatezave pësore e vetvetore
Format e diatezave pësore e vetvetore të së kryerës së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën e ngurosur foljore do formave gramatikore (pësore-vetvetore) të foljes themelore në të kryerën e plotë të mënyrës lidhore.
do të isha larë | do të isha hapur |
do të ishe larë | do të ishe hapur |
do të ishte larë | do të ishte hapur etj. |
Format gramatikore të mënyrës dëshirore
Folja në mënyrën dëshirore përdoret për të shprehur një dëshirë të folësit në formë urimi ose mallkimi. Mënyra dëshirore ka dy kohë: të tashmen dhe të kryerën
Format e diatezës veprore
Format e diatezës veprore të kohës së tashme të mënyrës dëshirore sajohen me anë të mbaresave -sha, -sh, -të (për njëjësin) dhe -shim, -shi, -shin (për shumësin). Por foljet e zgjedhimit të parë, para këtyre mbaresave kanë edhe bashkëtingëlloren -f.
la-fsha | la-fshim | hap-shahap-shim | |
la-fsh | la-fshi | hap-sh | hap-shi |
la-ftëla-fshin | hap-të | hap-shin |
Format e diatezës pësore e vetvetore
Sajohen duke u paravënë pjesëzën u formave gramatikore veprore. P.sh. u lafsha, u lafsh, u laftë etj. u hapsha, u hapsh, u haptë etj.
Format e diatezës veprore
Format e diatezës veprore të mënyrës dëshirore sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam në kohën e tashme të mënyrës dëshirore.
paça larë | paça hapur |
paç larë | paç hapur |
pastë larë etj. | pastë hapur etj. |
Format e diatezave pësore e vetvetore
Sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në kohën e tashme të mënyrës dëshirore.
qofsha larë | qofsha hapur |
qofsh larë | qofsh hapur |
qoftë larë etj. | qoftë hapur etj. |
Në fjalitë mohore folja e mënyrës dëshirore merr përpara fjalëzën mos. P.sh. Mos pësofsh asnjë të keqe në jetë! Format gramatikore të mënyrës urdhërore Folja në mënyrën urdhërore përdoret kryesisht për të dhënë urdhra, ftesa, grishje që duhen zbatuar prej prej atyre të cilëve u drejtohen p.sh Ti Agim qëndro këtu, kurse Tefta të shkojë në shkollë. Mënyra urdhërore ka vetëm vetën e dytë njëjës dhe shumës: mëso, mësoni. Kjo mënyrë ka vetëm një formë të vetës së dytë njëjës e shumës.
Format e diatezës veprore
Në vetën e dytë njëjës foljet e klasës së dytë të zgjedhimit të parë në pjesën më të madhe dalin me temë në zanore. P.sh. puno, shko, mëso, rrëfe, pri etj. Foljet e klasës së parë të zgjedhimit të dytë e të tretë në vetën e dyte njëjës të kohës së tashme të mënyrës urdhërore dalin me të njëjtën formë gramatikore si në vetën e dytë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore. P.sh. hap, mbyll, qep, kap, mat, godit etj. Por foljet e klasës së dytë të zgjedhimit të dytë në vetën e dytë njëjës të mënyrës urdhërore e ndryshojnë zanoren -e ose togun e zanoreve -ie të temës në -i. P.sh. hiq, dridh, mblidh, kurse foljet pjek, djeg bëjnë piq, digj, edhe foljet marr, dal bëjnë merr, dil. Për sa u takon foljeve të klasës së dytë të zgjedhimit të tretë në vetën e dytë njëjës të mënyrës urdhërore ato dalin me forma gramatikore të ndryshme nga ato të vetës së dytë njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëshirore. P.sh. të krahasohen: ti nget - mos e nga; ti flet - mos folë etj.
Format e diatezave pësore e vetvetore
Format e diatezave pësore e vetvetore të kësaj mënyre formohen me pjesëzën u në veten e dyte shumës vendoset midis temës dhe mbaresës vetore -ni e cila vihet zakonisht parapa foljes, p.sh: vishu - vishuni, zbathu - zbathuni, ngjitu - ngjituni, mendohu - mendohuni etj. Por në rast se folja është e shoqëruar me pjesëzën e mohimit mos, atëherë pjesëza u vihet para saj. P.sh. mos u bëj, mos u bëni, mos u laj, mos u lani etj. Përveç gjashtë mënyrave (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) folja ka edhe disa forma që s’kanë as vetë, as numër, as kohë që quhen forma të pashtjelluara.
Sipas formave gramatikore në gjuhën shqipe dallohen këto pesë ndarje kryesore të kohës së shkuar të mënyrës dëftore:
1) e pakryera,
2) e kryera e thjeshtë,
3) e kryera,
4) e kryera e plotë,
5) e kryera e tejshkuar.
E pakryera e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje, që vazhdonin ende në një çast të caktuar të së kaluarës.
Foljet e të gjitha zgjedhimeve, kur përdoren në formën veprore, në kohën e pakryer, të mënyrës dëftore marrin këto mbaresa vetore: -ja, -je, -te ose nte (për numrin njejës) dhe -nim, -nit, -nin (për numrin shumës)
Edhe në kohën e pakryer, pësojnë ndryshimin fonetik foljet në vetën e dytë shumës të mënyrës dëftore, ndryshojnë zanoren ose togun e zanoreve të temës në -i (për të gjitha vetat).
la-ja | mat-ja |
la-je | mat-je |
la-nte | mas-te |
la-nin | mat-nim |
la-nit | mat-nit |
la-nin | mat-nin |
Kur përdoren në format e diatezave pësore e vetëvetore, foljet në kohën e pakryer të mënyrës dëftore marrin mbaresat -esha, -eshe, -esh ose -ej (për numrin njejës) dhe -eshim, -eshit, -eshin (për numrin shumës) Foljet me temë në zanore para këtyre mbaresave për lehtësi shqiptimi marrin edhe bashkëtingëlloren -h.
la-h-esha | la-h-eshe | la-h-esh | apo la-h-ej |
la-h-eshim, | la-h-eshit | la-h-eshim |
E kryera e thjeshtë e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjëndje, qe kanë marrë fund në një të kaluar të afërt ose të largët dhe që nuk kanë lidhje me çastin kur flasim p.sh. Doli shkurti, hyri marsi. Por e kryera e thjeshtë përdoret edhe për të treguar veprime, qe sipas folësit do të kryhen me siguri në një të ardhme të afërt p.sh. Prit, se erdha.
Mbaresat vetore, që marrin foljet në të kryerën e thjeshtë, kur përdoren në formën veprore, janë: -a, -e, -i ose -u (për numrin njejës) dhe -më, a -ëm, -të a -ët, -në a -ën (për numrin shumës). Foljet me temë në zanore në vetën e parë e në vetën e dytë njejës para mbaresës vetore për lehtësi shqiptimi marrin bashkëtingëlloren -v. Në vetën e tretë njejës foljet, tema e të cilave mbaron më bashkëtingëllore grykore -k, -y, -h ose me zanoret e theksuara -a, -e, -i marrin mbaresën vetore -u, kurse gjithë foljet e tjera marrin mbaresën vetore -i. Në numrin shumës foljet me temë në zanore marrin mbaresat vetore -më, -të, -në (ose -m, -t, -n), kurse, foljet me temë në bashkëtingëllore marrin variantet -ëm, ët, ën.
la-v-a | hap-a | prek-a |
la-v-e | hap-e | prek-e |
la-u | hap-i | prek-u |
la-më | hap-ëm | prek-ëm |
la-të | hap-ët | prek-ët |
la-në | hap-ën | prek-ën |
Foljet në të kryeren e thjeshtë, kur përdoren në format e diatezave pësore e vetëvetore, marrin pjesëzën -u, e cila u paravihet formave veprore të ndryshme. Por, në vetën e tretë njejës foljet përdoren pa mbaresën vetore -i ose -u; foljet me temë në -o ose -ua në vetën e tretë njejës dalin me -ua, ndërsa foljet me temë ne -e e zbërdhejnë këtë në -ye.
u lava | u mësova | u shpërbleva |
u lave | u mësove | u shpërbleve |
u la | u mësua | u shpërblye |
u lamë | u mësuam | u shpërblyem |
u latë | u mësuat | u shpërblye |
u lanë | u mësuan | u shpërblyen |
E kryera e mënyreës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje që kanë marrë fund, por që në një mënyrë a në një tjetër lidhen me çastin kur flasim. P.sh.: Ata kanë punuar me mend.
Format e diatezës veprore të kohës së kryer paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam, në kohën e tashme të mënyrës dëftore. P.sh.: kam larë, ke larë, ka larë, kemi larë, keni larë, kan larë.
Format e diatezave pësore e vetëvetore të kohës së kryer sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në kohën e tashme të mënyrës dëftore. P.sh.: jam larë, je larë, është larë, jemi larë, jeni larë, jan larë.
Përdoret zakonisht për të treguar një veprim ose një gjendje, që ka përfunduar para një çasti të caktuar të kohës së shkuar. P.sh.: Kur erdhi Agimi, ne kishim mbaruar punën.
Kjo formë sajohet duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam, në të pakryerën e mënyrës dëftore. P.sh.: kisha larë, kishe larë, kishte larë, kishim larë, kishit larë, kishin larë.
Për diatezën pësore-vevëvetore, në vend të foljes kisha, përdoret folja ndihmëse isha. P.sh.: isha larë, ishe larë, ishtë larë, ishim larë, ishit larë, ishin larë.
E kryera e tejshkuar e mënyrës dëftore përdoret më tepër nëper fjali të varura kushtore të ndërtuara me lidhëzën nënrenditëse po. P.sh.: Po e pati kryer detyrën mirë, do të shpërblehet. Në këtë kuptim, siç shihet, ajo është sinonim me më se të kryerën. Nga këto dy forma gramatikore, sinonime në gjuhën e sotme letrare, përdoret shumë më dendur më se e kryera, kurse e kryera e tejshkuar haset më rrallë.
Format e diatezës veprore të së kryerës së tejshkuar sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam (pata), në të kryerën e thjeshtë të mënyrës dëftore. P.sh.: pata larë, pate larë, pati larë, patëm larë, patët larë, patën larë.
Për diatezën pësore-vetvetore, në vend të foljes kam (pata) përdoret folja ndihmëse qeshë. P.sh.:qeshë larë, qe larë, qe larë, qenë larë, qetë larq, qenë larë.
E ardhmja e mënyrës dëftore përdoret për të treguar një veprim ose një gjendje që pritet të vërtetohet në një të ardhme të afërt ose të largët. P.sh.: Të dielen do të dalim në shëtitje.
Në gjuhën e sparavendosur pjesëzën do formave vetore të kohës së tashme të mënyrës lidhore p.sh. do të (laj, lash, lajë, lajmë, lani, lajnë) Tipi i dytë i së ardhmes që përdoret shumë më pak se i pari, ndertohet duke i paravendosur formës së pashtjelluar të tipit për të larë, format vetore të kohës së tashme të foljes ndihmëse kam p.sh. kam (ke, ka, kemi, keni, kanë) për të larë.
Format e diatezave pësore vetëvetore të së ardhmes së tashme, sajohen duke u paravënë pjesëzën foljore do formave gramatikore pësore-vetëvetore të foljes themelore, në kohën e tashme të mënyrës lidhore. P.sh.: do të (lahem, lahesh, lahet, lahemi, laheni, lahen)
E ardhmja e përparme përdoret për të treguar një veprim ose një gjendje, qe pritet të vërtetohet në të ardhmen para një veprimi tjetër. P.sh.: Kur të vijë babai, do t’i kemi mbaruar të gjitha punët. Përdoret edhe për të shprehur veprime të mundëshme të së shkuarës. P.sh.: Këtë që thua, do ta kesh lexuar gjëkundi.
Sajohen duke u paravënë pjesëzën foljore do formave gramatikore veprore të foljes themelore në kohën e kryer të mënyres lidhore. P.sh.: do të (kem, kesh, ketë, kemi, keni, kanë) larë.
Format e diatezave pësore e vetëvetore të së ardhmes së përparme sajohen duke u paravënë pjesëzën do formave gramatikore pësore-vetëvetore të foljes themelore në kohën e kryer të mëynyrës lidhore. P.sh.: do të (jem, jeshë, jetë, jemi, jeni, janë) larë.
E ardhmja e përparme e së shkuarës. Si kohë e ardhme ne gjuhën tonë përdoret më rrallë edhe kjo formë (kam, ke, ka, kemi, keni, kanë) për të larë.
Format e shtjelluara të foljes në gjuhën e standartizuar të shqipes, njihen gjashtë mënyra,(dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore).
Folja në mënyrën habitore përdoret për të shprehur një veprim ose gjëndje të papritur, që ngjall një farë habie tek folësi. P.sh.: Sa qenke rritur! Mënyra habitore ka dy kohë themelore - kohën e tashme dhe të shkuarën. Koha e shkuar e kësaj mënyre ka tri ndarje kryesore, qe janë: e pakryera, e kryera dhe më se e kryera.
Kjo kohë e habitores ndërtohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat -kam, -ke, -ka (për njejësin) dhe -kemi, -keni, - kanë (për shumësin). P.sh.: pas (kam, ke, ka, kemi, keni, kan) - diateza veprore. Ndërsa në diatezën pësore dhe vetëvetore foljet e kësaj mënyre marrin përpara pjesëzën -u. P.sh.: Kjo lule u rritka shpejt!
Edhe kjo kohë e habitores del me forma sintetike të përfituara duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat - kësha, -këshe, -kësh, a -kej (për njejësin) dhe -keshim, -këshit, -këshin (për shumësin). Këto kanë dalë nga format vetore të së pakryeres së ndihmëses kam. P.sh.: pas (kësha, këshe, kesh, këshim, këshit, këshin)
Format e diatezave pësore e vetëvetore të kohës së pakryer të mënyrës habitore sajohen duke u paravënë pjesëzën -u. P.sh.: u lakësha, u hapkësha, u matkësha etj.
Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së tashme habitore të ndihmëses -kam. P.sh.: paskam (paske, paska, paskemi, paskeni, paskan) larë etj. ( diateza veprore), ndërsa në diatezën pësore vetëvetore bëhet me foljen ndihmëse jam.
Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të së pakryerës habitore të ndihmëses . P.sh.: paskësha (paskëshe, paskësh, paskëshim, paskëshit, paskëshin) larë etj. Në diatezën veprore, ndërsa në diatezën pësore vetëvetore bënë: (qenkësha, qenkësh, qenkësh) larë etj.
Format e shtjelluara të foljes në gjuhën e standartizuar të shqipes, njihen gjashtë mënyra,(dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore).
Folja e përdorur në mënyrë lidhore tregon një veprim ose gjendje, që folësi e quan të mundëshme, të dëshirueshme, por të pasigurtë. Folja në mënyrën lidhore ka dy kohë kryesore: kohën e tashme dhe kohën e shkuar. Koha e shkuar e kësaj mënyre ka tri ndarje kryesore, që janë: e pakryera, e kryera dhe më se e kryera.
Të gjitha foljet, me përjashtim të foljeve jam e kam, në kohën e tashme të mënyrës lidhore dalin me tema në përgjithësi të njejta me ato te kohës së tashme të dëftores. Por ato folje, që në vetën e dytë e të tretë njejës të se tashmes së dëftores pësojnë ndonjë ndërrim zanoreje ose edhe ndërrimin -s, -t, në të tashmen e lidhores nuk e pësojnë këtë ndërrim. Të krahasohet p.sh. (ti, ai) del (ti) të dal-ësh, (ai) të dal-ë etj., kështu të krahasohet: (unë) flas, vras etj., (ti, ai) flet, zbret etj. Kurse ne vetën e dytë shumës ato folje që pësojnë ndërrime tingujsh në të tashmen e dëftores i pësojnë këto ndërrime edhe në të tashmen e lidhores. P.sh. të krahasohen: (ju) dil-ni, të dil-ni; (ju) hiq-ni, të hiq-ni etj. Foljet jam dhe kam në të gjitha vetat (njejës e shumës) të kohës së tashme të lidhores dalin me tema me je- përkatësisht ke- të je-m, të ke-m etj.
Siç u cek më lartë, foljet mardfghdfhd përpara pjesëzën të dhe me përjashtim të vetës së dyte e te tretë njejës, në përgjithësi dalin me të njejtat forma gramatikore si në kohën e tashme (veprore) të mënyrës dëftore. Në vetën e dytë njejës të kohës së tashme, të mënyrës lidhore foljet marrin mbaresën -sh (para së cilës nga njëherë për lehtësi shqiptimi shtohet zanorja -ë ose -i), kurse në vetën e tretë marrin mbaresën -ë ose -jë. P.sh.: të (la-j, la-sh, la-jë, la-jmë, la-ni, la-jnë) të (ha-p, hap-sh (ose të hapësh), hap-ë, hap-im, hap-ni, hap-in) etj.
Dallohen nga format gramatikore të kohës së tashme të mënyrës dëftore vetëm nëpermjet pjesëzës të, që marrin përpara.
të lahem | të hapem |
të lahesh | të hapesh .etj |
Si në kohën e tashme, ashtu edhe në të shkuarën, format e kësaj diateze dallohen vetëm nëpërmjet pjesëzës të, nga ajo e së pakryerës të mënyrës dëftore. :P.sh. të krahasohen:
të laja | të hapja |
të laje | të hapje |
të lante .etj | të hapte .etj |
të lahesha | të hapesha |
të laheshe | të hapeshe |
të lahesh (të lahej) .etj | të hapesh (të hapej) .etj |
Kjo formë sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam në kohën e tashme të mënyrës lidhore.
të kem larë | të kem hapur |
të kesh larë | të kesh hapur |
të ketë larë .etj | të ketë hapur .etj |
Sajohet duke i paravënë pjesores jam në kohën e tashme të mënyrës lidhore.
të jem larë | të jem hapur |
të jesh larë | të jesh hapur |
të jetë larë .etj | të jetë hapur .etj |
Kjo kohë ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së pakryer lidhore të ndihmëmeses kam: të kisha (të kishe, të kishte, te kishim, të kishit, të kishin) larë; të kisha (të kishe, të kishte etj) hapur.
Sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në të pakryerën e mënyrës lidhore. P.sh. të isha larë, të ishe larë, të ishte larë etj. të isha hapur, të ishe hapur, të ishte hapur etj.
Format e shtjelluara të foljes në gjuhën e standartizuar të shqipes, njihen gjashtë mënyra,(dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore).
Foljet në mënyrën kushtore përdoret zakonisht nëpër fjali, që tregojnë rrjedhimin e nje kushti të shprehur nga një fjali e varur kushtore. Në raste të tilla kallëzuesi i fjalisë së varur kushtore është një folje në kohën e pakryer ose në të kryerën e plotë (më se të kryerën) të mëynrës lidhore.
Format gramatikore të kohës së tashme të mënyrës kushtore janë homonime me ato të së ardhmes, të së shkuarës, të mënyrës dëftore. Edhe këtu format mbizotëruese janë ato që ndërtohen me anë të pjesëzës do, të ndjekur nga e pakryera e lidhores. P.sh. do të laja, do të laje, do të lante etj. do të hapja, do të hapje, do të hapte etj. Por krahas kësaj përdoret edhe forma e dytë, ndërtuar me anë të së pakryerës dëftore të foljes ndihmëse kam, të njekur nga forma e pashtjelluar e tipit për të larë.
Format e diatezave pësore e vetëvetore të së pakryerës së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën e ngurosur foljore do formave gramatikore (pësore-vetëvetore) të foljes themelore, në të pakryerën e mënyrës lidhore. P.sh. do të lahesha, do të laheshe, do te lahesh ( a do te lahej) etj. do të hapesha, do të hapeshe, do të hapesh ( a do të hapej) ejt.
Format e diatezës veprorete së kryeres së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën do formave gramatikore (veprore) të foljes themelore në të kryerën e plotë të mënyrës lidhore.
do të kisha larë | do të kisha hapur |
do të kishe larë | do të kishe hapur |
do të kishte larë .etj | do të kishte hapur .etj |
Format e diatezave pësore e vetëvetore të së kryerës së mënyrës kushtore sajohen duke u paravënë pjesëzën e ngurosur foljore do formave gramatikore (pësore-vetëvetore) të foljes themelore në të kryerën e plotë të mëyrës lidhore.
do të isha larë | do të isha hapur |
do të ishe larë | do të ishe hapur |
do të ishte larë | do të ishte hapur .etj |
Format e shtjelluara të foljes në gjuhën e standartizuar të shqipes, njihen gjashtë mënyra,(dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore).
Folja në mënyrën dëshirore përdoret për të shprehur një dëshirë të folësit në formë urimi ose mallkimi. Mënyra dëshirore ka dy kohë: të tashmen dhe të kryerën
Format e diatezës veprore të kohës së tashme të mënyrës dëshirore sajohen me anë të mbaresave -sha, -sh, -të (për njejësin) dhe -shim, -shi, -shin (për shumësin). Por foljet e zgjedhimit të parë, para këtyre mbaresave kanë edhe bashkëtingëlloren -f.
la-fsha | la-fshim | / | hap-sha | hap-shim |
la-fsh | la-fshi | / | hap-sh | hap-shi |
la-ftë | la-fshin | / | hap-të | hap-shin |
Sajohen duke u paravënë pjesëzën u formave gramatikore veprore. P.sh. u lafsha, u lafsh, u laftë etj. u hapsha, u hapsh, u haptë etj.
Sajohen duke i paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse jam në kohën e tashme të mënyrës dëshirore.
qofsha larë | qofsha hapur |
qofsh larë | qofsh hapur |
qoftë larë .etj | qoftë hapur .etj |
Në fjalitë mohore folja e mënyrës dëshirore merr përpara fjalëzën mos. P.sh. Mos pësofsh asnjë të keqe në jetë!
Format e shtjelluara të foljes në gjuhën e standartizuar të shqipes, njihen gjashtë mënyra,(dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore).
Folja në mënyrën urdhërore përdoret kryeshisht për të dhënë urdhëra, ftesa, grishje që duhen zbatuar prej atyre të cilëve u drejtohen p.sh Ti Agim qëndro këtu, kurse Tefta të shkojë në shkollë. Mënyra urdhërore ka vetëm vetën e dytë njejës dhe shumës:meso, mësoni. Kjo mënyrë ka vetëm një formë të vetës së dytë njejës e shumës.
Në vetën e dytë njejës foljet e klasës së dytë të zgjedhimit të parë në pjesën më të madhe dalin me temë në zanore. P.sh. puno, shko, mëso, rrëfe, pri etj.
Foljet e klasës së parë të zgjedhimit të dytë e të tretë në vetën e dyte njejës të kohës së tashme të mënyrës urdhërore dalin me të njejtën formë gramatikore si në vetën e dytë njejës të kohës së tashme të mënyrës dëftore. P.sh. hap, mbyll, qep, kap, mat, godit etj.
Por foljet e klasës së dytë të zgjedhimit të dytë në vetën e dytë njejës të mënyrës urdhërore e ndryshojnë zanoren -e ose togun e zanoreve -ie të temës në -i. P.sh. hiq, dridh, mblidh, kurse foljet pjek, djeg bëjnë piq, digj, edhe foljet marr, dal bëjnë merr, dil.
Përsa u takon foljeve të klasës së dytë të zgjedhimit të tretë në vetën e dytë njejës të mënyrës urdhërore ato dalin me forma gramatikore të ndryshme nga ato të vetës së dytë njejës të kohës së tashme të mënyrës dëshirore. P.sh. të krahasohen: ti nget - mos e nga; ti flet - mos folë etj.dheÀ
Format e diatezave pësore e vetvetore të kësaj mënyre formohen me pjesëzën u në veten e dyte shumes vendoset midis temës dhe mbaresës vetore -ni e cila vihet zakonisht parapa foljes, p.sh: vishu - vishuni, zbathu - zbathuni, ngjitu - ngjituni, mendohu - menduhuni etj. Por në rast se folja është e shoqëruar me pjesëzën e mohimit mos, atëherë pjesëza u vihet para saj. P.sh. mos u bëj, mos u bëni, mos u laj, mos u lani etj.
Përveç gjashtë mënyrave (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) folja ka edhe disa forma që s’kanë as vetë, as numër, as kohë që quhen forma të pashjelluara.
Format e pashtjelluara të foljes
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Format e shtjelluara të foljes, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.