Ángel Di María: Futbollist argjentinas

Ángel Fabián Di María Hernández (lindur më 14 Shkurt 1988) është një futbollist argjentinas i cili luan për klubin francez Paris Saint-Germain në Ligue 1 dhe me kombëtaren argjentinase.

Ai mund të luaj si anësor por edhe si mesfushor sulmues.

Ángel Di María
Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare
Di María në kupen e botës 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëÁngel Fabián Di María Hernández
Datëlindja (1988-02-14) 14 shkurt 1988 (36 vjeç)
VendlindjaRosario, Argjentinë
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniAnësor / Mesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri11
Karriera me të rinjtë
1991–1992Torito
1992–2005Rosario Central
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2007Rosario Central35(6)
2007–2010Benfica76(7)
2010–2014Real Madrid124(22)
2014–2015Manchester United27(3)
2015–Paris Saint-Germain171(51)
Karriera ndërkombëtare
2007Argjentina U2013(3)
2008Argjentina U236(2)
2008–Argjentina111(21)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 shtator 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 6 korrik 2019

Pasi filloi karrierën e tij me Rosario Central, Di María lëvizi në Europë në vitin 2007 ku luajti me Benficën, e cila e transferoi te Real Madrid për 25 milion tre vite më vonë. Pasi fitoi trofeun e Champions Leagues me klubin spanjoll, ai firmoi me klubin anglez Manchester United në vitin 2014 për shumën rekord në Britani prej 59.7 milion £.

Një lojtar i rregullt i Argjentinës që nga viti 2008, Di María ka luajtur më shumë se 50 ndeshje për vendin e tij. Ai shënoi golin për vendin e tij e cila fitoi Lojërat Olimpike 2008, dhe gjithashtu e ka përfaqsuar atë në dy Kupa Bote dhe në 2011 Copa América.

Jeta e hershme

Di María ka lindur më 14 shkurt 1988 në Rosario të Argjentinës, dhe është një nga tre fëmijët e Miguel Di María dhe Diana Hernández de Di María; ai u rrit në Perdriel. Si një i mitur, ai ishte jashtëzakonisht aktiv, dhe nën rekomandimin e mjekut filloi të luante futboll që në moshën tre vjeç. Ai gjithashtu ndihmoi prindërit e tij në punën e tyre në një lokal sëbashku me dy motrat e tij, Vanesa dhe Evelyn. Për shkak të të ardhurave të pakta të familjes së tij, blerja e takave të futbollit dhe plotësimi i dëshirave të Di Marías ishte e vështirë për familjen. Ai e konsideron veten të jeten të jetë orjentues i familjes, dhe përdor shuma të mëdha parash për të mbajtur familjen e tij. Pasi u transferua te Benfica, ai pyeti babain e tij për të mos punuar më dhe i bleu motrave dhe prindërve të tij një shtëpi.

Karriera me klube

Rosario Central

Në moshën katër vjeç, Di María u bë pjesë e Rosario Central. Pasi ai ishte i angazhuar me klubin e tij lokal Torito, Rosario dha 35 futbollistë në këmbim.

Di María bëri debutimin e tij si profesionist më 14 dhjetor 2005 në ndeshjen e fundit të Rosarios në Apertura, në barazimin 2–2 në transfertë kundër Independiente; ai hyri në fushën e lojës në vend të Emiliano Vecchios. Ai shënoi për herë të parë si profesionist më 24 nëntor 2006 në sezonin tjetër të Aperturas, në fitoren 4–2 në shtëpi kundër Quilmes; goli erdhi një minutë pasi zëvëndësoi Leonardo Borzanin në fillim të pjesës së dytë. Pasi luajti në Kupën e Botës nën-20 në Kanada në verën e vitit 2007, Boca Juniors bëri një ofertë 6.5 milion $ për të.

Benfica

Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Di María me Benficën në vitin 2007.

Di María u transferua te klubi portugez Benfica në korrik 2007, duke filluar të luaj si anësor. Benfica i pagoi klubit argjentinas 6 milion € për 80% të kartonit të lojtarit dhe 50% të kartonit të Andrés Díaz. Vonë, në gusht 2008, klubi portugez pagoi 2 milion € shtesë 20% e mbetur, por i ri-shiti 10% te GestiFute. Di María u ble si zëvëndësuesi i kapitenit të larguar, Simão, i cili u bashkua me Atlético Madrid më herët gjatë verës.

Di María firmosi një kontratë të re me Benficën në tetor 2009, duke shtuar edhe tre vite të tjera kontratës momentale të saj, e cila skadonte më 30 qershor 2015 me 40 milion € klauzolë lirimi. Më vonë në atë muaj, ai ishte cilësuar nga Diego Maradona për të qënë "superylli i ardhshëm argjentinas".

Më 27 shkurt 2010, Di María shënoi tregolëshin e parë si profesionist në fitoren 4–0 kundër Leixões SC. Ditën tjetër, të gjithë titujt e gazetave portugeze lexonin "Magic Tri María".

Real Madrid

Sezoni 2010–11

Më 28 qershor 2010, Real Madrid postoi në faqen zyrtare në internet se kishte arritur marrëveshjen me Benficën për transferimin e Di Marías. Ai firmosi një kontratë pesë vjeçare për 25 milion €, plus 11 milion € bonuse, siç njoftoi subjekti në portugalisht Stock Exchange. Më 7 korrik 2010, Di María mbërriti në Madrid direkt nga Buenos Aires, dhe kaloi testet mjekësore më 8 korrik 2010.

Ai bëri debutimin e tij me klubin më 4 gusht 2010 në një ndeshje miqësore kundër Club América, ku Real Madrid fitoi me rezultatin 3–2. Më 22 gusht, Di María shënoi golin e parë me klubin në një ndeshje miqësore kundër Hércules CF, ku Real Madrid fitoi me rezultatin 3–1. Në ndeshjen e fundit të para-sezonit, më 24 gusht, ai shënoi golin e parë të fitores 2–0 kundër CA Peñarol pas një inkursioni personal që u përshkrua si "moment magjik", duke ndihmuar ekipin të fitonte ndeshjen 2–0 dhe Trofeun Santiago Bernabéu.

Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Di María duke kaluar mbrojtësit e Tottenham Hotspur Benoît Assou-Ekotto dhe Michael Dawson në Ligën e Kampioneve në prill 2011.

Debutimi i tij në ligë erdhi më 29 gusht, në barazimin 0–0 kundër RCD Mallorca. Më 18 shtator, Di María shënoi golin e parë në ligë për Real Madrid në fitoren 2–1 kundër Real Sociedad. Dhjetë ditë më vonë, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve në fitoren 1–0 kundër francezëve të AJ Auxerre. Ai shënoi një gol të diskutueshëm kundër Sevillës më 19 dhjetor, dhe pas kësaj, Di María asistoi dy golat e Karim Benzemas dhe një gol të Cristiano Ronaldos në fitoren shkatërrimtare 8–8 kundër Levante UD më 22 dhjetor. Në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër Olympique Lyonnais, ai shënoi golin e tretë të fitores 3–0 duke ndihmuar Realin për të shkuar në tetë më të mirat për herë të parë pas shtatë vitesh.

Di María shënoi golin e tretë në ndeshjen e parë çerek-finale të Ligës së Kampioneve kundër anglezëve të Tottenham Hotspur më 5 prill 2011. Më 20 prill, në finalen e Copa del Reyt kundër Barcelonës, Di María asistoi golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Ronaldo në minutën e 103të në kohën shtesë para se të përjashtohej me karton të kuq në minutën e 120të; kjo fitore solli edhe trofeun e tij të parë në Spanjë.

Sezoni 2011–12

Gjatë fillimit të sezonit 2011–12, Di María pati disa ndeshje të vështira dhe ai luftoi për të kapur ritmin pas pushimeve të verës. Si rezultat, performancat e para e Di Marías ishin pa vazhdimsi. Kjo u shfaq edhe gjatë distafës 1–0 në transfertë kundër Levantes, ku ai bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar Juanfran, duke bërë që të dyja ekipet të grindeshin në fushë. Megjithatë, pas kësaj, performancat e argjentinasit u përmirësuan, duke e mbyllur sezonin si asistuesi i dytë më i mirë në kampionat. Nga tetori i 2011, Di María ishte i zgjedhuri i trajnerit José Mourinho në formacion në vend të mesfushorëve Kaká dhe Mesut Özil, duke vënë në pah përmirësimin e tij.

Më 27 nëntor 2011, Di María luajti 60 minuta në ndeshjen e ligës kundër rivalëve të qytetit Atlético Madrid, duke shënuar gol që ndihmoi në fitimin e ndeshjes 4–1. Më 3 dhjetor 2011, Di María shënoi golin e parë të skuadrës së tij në fitoren 3–0 jashtë fushe kundër Sporting de Gijón në La Liga. Ai luajti një ndeshje pozitive si titullar në fitoren 3–0 të Real Madridt kundër Athletic Bilbaos, në një ndeshje ku Los Blancos siguruan titullin e 32të kampion në La Liga.

Sezoni 2012–13

Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Di María duke marrë përsipër një korne kundër Barcelonës në prill 2013.

Ai shënoi golin e parë të sezonit kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të Supercopa de España 2012 në Camp Nou pas një gabimi të portierit të Barcelonës Víctor Valdés.

Pavarësisht se Di María nuk pati sezonin e tij më të mirë, ai kontriboi në momente të mëdha, ku një nga më kryesoret ishte krosimi i tij për golin e Cristiano Ronaldos kundër Manchester United më 13 shkurt; në kampionat, ai asistoi disa gola me cilësi, duke shënuar edhe tetë vetë, ku më kryesorët erdhën kundër Atlético Madridit dhe Málagës.

Më 9 gusht 2012, Di María firmosi një kontratë të re me Real Madridin deri në vitin 2018.

Sezoni 2013–14

Më 3 tetor 2013, Di María shënoi dy gola në fitoren 4–0 në shtëpi kundër danezëve të Copenhagen në Ligën e Kampioneve. Di María filloi të përdorej në mesfushë pas mbërritjes së trajnerit të ri Carlo Ancelotti.

Më vonë gjatë sezonit, për shkak të vendimeve manaxheriale të Carlo Ancelottit, atij iu ndryshua pozicioni duke u vendosur përpara Luka Modrić dhe Xabi Alonsos si një mesfushor sulmues. Ai kontriboi në fitoren 2–1 të klubit kundër Barcelonës në finalen e Copa del Rey, duke shënuar golin e parë të ndeshjes. Di María u shpall asistuesi më i mirë i sezonit në La Liga me 17 asiste.

Më 24 maj 2014, në finalen e Ligës së Kampioneve, ai bëri një driblim fantastik zig-zag duke kaluar tre lojtarë dhe duke e gjuajtur topin në portën e Thibaut Courtois, i cili e priti, por shoku i skuadrës Gareth Bale ishte aty për të goditur topin me kokë dhe për t'i dhënë avantazhin skuadrën 2–1 në minutën e 110të të shtesës kundër rivalëve të Atlético Madrid, me ndeshjen që në fund u mbyll me fitoren 4–1. Di María u shpall lojtari i ndeshjes nga UEFA dhe çmimi ju dha nga trajneri legjendar Alex Ferguson.

Sezoni 2014–15

Di María ishte një zëvëndësim i papërdorur me Real Madrid që fitoi 2014 Superkupën e Europës kundër Sevillës më 12 gusht. Një javë më vonë, në ndeshjen e parë të Supercopa de España, ai luajti 15 minutat e fundit në barazimin 1–1 në ndeshjen në shtëpi kundër Atléticos; ai hyri si zëvëndësues në vend të kroatit Luka Modrić.

Manchester United

Më 26 gusht 2014, Di María firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin anglez Manchester United për shumën e 59.7 milion £, duke u bërë transferimi i pestë më i shtrenjtë në historinë e futbollit dhe transferimi më i shtrenjtë i kryer nga një klub britanik. Ai mori fanellën me numrin 7 të Manchester United, që më parë ishte veshur nga shumë legjenda të klubit si George Best, Bryan Robson, Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.

Di María bëri debutimin e tij më 30 gusht në barazimin 0–0 kundër Burnley, ku ai u zëvëndësua nga Anderson pas 70 minutash. Ai shënoi golin e parë me United në debutimin e tij në Old Trafford më 14 shtator, duke realizuar me goditje dënimi në fitoren 4–0 kundër skuadrës së sapongjitur Queens Park Rangers. Ai gjithashtu dhuroi asistin e golit të Juan Matës në të njëjtën ndeshjen, duke u shpallur lojtari i ndeshjes. Performanca e tij u përshkrua nga Sky Sports si lojtar me tipare Player Cam, e cila u kthye në veçanti për këtë ndeshje.

Paris Saint-Germain

Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Di María duke luajtur në Ligën e Kampioneve në 2015.

Më 25 korrik 2015, Di María nuk udhëtoi me avion në Shtetet e Bashkuara për t'ju bashkuar Manchester Unitedit në turin e tyre parasezonal. I pyetur rreth kësaj, trajneri Louis van Gaal deklaroi "nuk e di pse". Më 2 gusht, u raportua se Di María do të kryente vizitat mjeksore te Paris Saint-Germain, dhe katër ditë më vonë, Manchester United njoftoi se argjentinasi ishte shitur te kampionët francez për një shifër të pazbuluar, e cila besohej se ishte 44 milion £; lojtari firmosi një kontratë katër-vjeçare.

Di María debutoi në Ligue 1 më 30 gusht në transfertën kundër Monacos, ku ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 66të dhe asistoi golin e fundit të ekipit të tij të shënuar nga Ezequiel Lavezzi në fitoren 3–0 në Stade Louis II. Më 15 shtator, në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve për klubin, Di María shënoi golin e parë në fitoren 2–0 kundër Malmö FF në Parc des Princes. Shtatë ditë më vonë, ai regjistroi golin e tij të parë në Ligue 1 në suksesin 3–0 ndaj Guingamp. Më 23 prill 2016, Di María shënoi golin e fitores për PSG-në në finalen e Coupe de la Ligue kundër Lille në Stade de France. Ai e përfundoi sezonin 2015–16 duke vendosur një rekord të ri në Ligue 1 për numrin e asisteve në një sezon me 18.

Di María shënoi golin e parë personal për sezonin 2016–17 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Baselit më 19 tetor, duke kontribuar në fitoren 3–0 në shtëpi. Një muaj më vonë, ai shënoi golin e parë në Ligue 1 për sezonin e ri në fitoren 2–0 në shtëpi ndaj Nantes. Më 14 shkurt 2017, Di María shënoi dy gola në fitoren 4–0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve në Parc des Princes. Më 1 prill, Di María shënoi në finalen e Coupe de la Ligue kundër Monacos, duke udhëhequr PSG-në drejt një fitoreje 4–1 dhe një tjetër trofeu.

Në sezonin 2017–18, Di María ishte protagonist në ecurinë e ekipit të tij në Coupe de France; ai fillimisht shënoi një dopietë në ndeshjen e raundit të 64-tave kundër Rennes (fitore 6–1, e cila u pasua nga tregolëshi i tij i dytë në karrierë kundër Sochaux (fitore 4–1). Më 28 shkurt 2018, në ndeshjen çerek-finale kundër Marseille, Di María shënoi një tjetër dygolësh duke i dhënë ekipit fitoren 3–0. PSG arriti deri në finale, ku fitoi Les Herbiers VF me rezultatin 2–0, me Di Marían që u aktivizua për 90 minuta të plota.

Karriera ndërkombëtare

Të rinjtë

Në vitin 2007, Di María u zgjodh për të luajtur me skuadrën nën-20. Ai u zgjodh për të përfaqsuar vendin e tij në Kampionatin Amerikano Jugor të të rinjëve 2007 që u zhvillua në Paraguaji. Po në atë vit, ai u zgjodh për të luajtur në Kupën e Botës që u zhvillua në Kanada. Argjentina fitoi turnamentin me mesfushorin që shënoi tre gola gjatë zhvillimit të saj.

Më 28 janar 2008, Di María dhe disa nga shokët e ekipit u zgjodhën për të luajtur me kombëtaren olimpike në Lojërat olimpike verore në Pekin. Në ndeshjen çerek-finale kundër Holandës, ai shënoi golin e avantazhit në minutën e 105të pas një pasimi nga Lionel Messi, duke udhëhequr Argjentinën drejt një fitore 2–1. Më 23 gusht, Di María shënoi golin e vetëm të finales ndaj Nigerisë falë një parabole brënda zone në minutën e 57të; Argjentina fitoi medaljen e dytë rresht të artë në lojërat olimpike.

Kombëtarja e parë

Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare 
Di María (majtas) dhe Raul Meireles (djathtas) duke luajtur në një ndeshje miqësore ndërmjet Argjentinës dhe Portugalisë, më 9 Shkurt 2011.

Më 6 shtator 2008, Di María bëri debutimin e tij me kombëtaren argjentinase në një ndeshje kundër Paraguajit.

2010 FIFA Kupa e Botës

Më 19 maj 2010, Di María u zgjodh nga trajneri i asaj kohe Diego Maradona si një nga 23 lojtarët për të luajtur në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut. Në fitoren 5–0 kundër Kanadasë më 24 maj, Di María shënoi golin e parë me kombëtaren të tij, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje jashtë zone që përfundoi në të dyja shtyllat dhe më pas në rrjetë. Ai ndihmoi kombëtaren e tij të arrinte në çerek-finale, duke luajtur në të pesta ndeshjet e Argjentinës duke nisur katër si titullar.

Pas Kupës së Botës, më 11 gusht 2010, ai shënoi golin e parë ndërkombëtar në stadiumin e ri të Dublimit në Aviva Stadium në një ndeshje miqësore kundër Irlandës, me Argjentinën që fitoi me rezultatin 1–0.

2014 FIFA Kupa e Botës

Di María bëri 12 paraqitje gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2014, dhe më pas ishte në listën e 23 lojtarëve të zgjedhur për të përfaqsuar Argjentinën në turnament. Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Zvicrës, Di María shënoi golin e vetëm të takimit psa 118 minutash. Gjatë ndeshjes çerek-finale kundër Belgjikës, Di María pësoi një tërheqje të muskujve dhe u nxorr jashtë nga fusha me barrelë. U konfirmua më vonë se ai do të humbiste pjesën tjetër të turnamentit për shkak të këtij dëmtimi; Argjentina shkoi deri në finale ku u mposht nga Gjermania me rezultatin 1–0 pas kohës shtesë.

Më 11 korrik, Di María ishte në listën e 10 lojtarëve për të fituar Topin e Artë të FIFA-s si lojtari më i mirë i turnamentit.

Më 3 shtator 2014, në një ndeshje miqësore kundër Kampionëve të Botës, Gjermanisë, Di María mori pjesë në të katërt golat e shënuar nga Argjentina, duke asistuar tre dhe duke shënuar një.

Stili i lojës

Di María është një anësor i shpejtë dhe i talentuar i cili është i aftë të luajë në një pozicion më sulmues në mesfushë në të dyja krahët, edhe pse është këmbë-majtë. Në vitet e fundit, ai është aktivizuar me sukses në rolin e mesfushorit të qëndrës, veçanërisht me italianin Carlo Ancelotti si trajner te Real Madridi. Di María është një lojtar i shktathët, teknik dhe krijues i cili ka aftësi dribluese dhe kontroll topi të shkëlqyeshëm; përveç kësaj, ai ka shpjetësi, nxitim dhe rezistencë të madhe, veti këto që e bëjnë atë një nga lojtarët më të mirë në duelet një-kundër-një. Ai është gjithashtu i pasur me vizion, aftësi për të krosuar dhe pasur, gjë që e bën atë lojtar të përshtatshëm për të luajtur në rolin e organizatorit, ku ai bëhet asistues, edhe pse është i aftë për të shënuar gola rregullisht. Pavarësisht se ka një fizik të vogël, ai është një lojtar shumë puntor, duke bërë që aftësitë mbrojtëse të tij të përmirsohen ndjeshëm nën drejtimin e trajnerit José Mourinho.

Jeta personale

Di María ka pseudonimin "Fideo", që në spanjisht do të thotë "hajvan". Ai zotëron pasaportën Italiane.

Ai është martuar me gruan e tij Jorgelina në vitin 2011. Sëbashku ata kanë një vajzë, Mia, e cila lindi tre muaj para kohe dhe arriti të mbijetojë pas një trajtimi dhe kujdesi intesiv në Hospital Universitario Montepríncipe në Madrid.

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 14 shtator 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër1 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Rosario Central 2005–06 10 0 0 0 4 0 0 0 14 0
2006–07 25 6 0 0 0 0 0 0 25 6
Total 35 6 0 0 4 0 0 0 39 6
Benfica 2007–08 26 0 5 0 3 0 10 1 0 0 44 1
2008–09 24 2 0 0 5 1 5 1 0 0 34 4
2009–10 26 5 1 0 4 1 14 4 0 0 45 10
Total 76 7 6 0 12 2 29 6 0 0 123 15
Real Madrid 2010–11 35 6 8 0 10 3 0 0 53 9
2011–12 23 5 2 0 7 2 0 0 32 7
2012–13 32 7 9 2 11 0 0 0 52 9
2013–14 34 4 7 4 11 3 0 0 52 11
2014–15 0 0 0 0 0 0 1 0 1 0
Total 124 22 27 6 39 8 1 0 191 36
Manchester United 2014–15 2 1 0 0 0 0 0 0 2 1
Total 2 1 0 0 0 0 0 0 0 0 2 1
Karriera në total 237 36 33 6 12 2 72 14 1 0 355 58

Kombëtarja

Kombëtarja Klubi Sezoni Ndeshje Gola
Argjentina Benfica 2008–09 3 0
2009–10 10 1
Real Madrid 2010–11 10 3
2011–12 6 2
2012–13 10 2
2013–14 13 2
Manchester United 2014–15 2 1
Total 53 11

Golat me kombëtaren

    Lista e Golave dhe rezultateve me kombëtaren argjentinase.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 24 Maj 2010 El Monumental, Buenos Aires, Argjentinë Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Kanada 3–0 5–0 Ndeshje Miqësore
2. 11 gusht 2010 Aviva Stadium, Dublin, Irlandë Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Irlanda 1–0 1–0 Ndeshje Miqësore
3. 9 Shkurt 2011 Stade de Genève, Gjenevë, Zvicrës Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Portugalia 1–0 2–1 Ndeshje Miqësore
4. 11 korrik 2011 Estadio Mario Alberto Kempes, Córdoba, Argjentinë Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Kosta Rika 3–0 3–0 2011 Copa America
5. 6 shtator 2011 Bangabandhu National Stadium, Dhaka, Bangladesh Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Nigeria 2–0 3–1 Ndeshje Miqësore
6. 3 qershor 2012 El Monumental, Buenos Aires, Argjentinë Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Ekuadori 4–0 4–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
7. 15 gusht 2012 Commerzbank-Arena, Frankfurt, Gjermani Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Gjermania 3–0 3–1 Ndeshje Miqësore
8. 7 shtator 2012 Estadio Mario Alberto Kempes, Córdoba, Argjentinë Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Paraguaji 1–0 3–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
9. 10 shtator 2013 Defensores del Chaco, Asunción, Paraguaji Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Paraguaji 3–1 5–2 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
10. 1 korrik 2014 Arena Corinthians, São Paulo, Brazil Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Zvicra 1–0 1–0 2014 FIFA Kupa e Botës
11. 3 shtator 2014 Esprit Arena, Düsseldorf, Gjermani Ángel Di María: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Gjermania 4–0 4–2 Ndeshje Miqësore

Trofe

Klubet

    Benfica
    Real Madrid

Kombëtarja

    Argentina

Personale

  • Primeira Liga: Lojtari i Muajit April 2010
  • 2014 Finalja e UEFA Ligës së Kampioneve: Lojtari i ndeshjes
  • UEFA Champions League Skuadra e Sezonit: 2013–14
  • 2014 FIFA Kupa e Botës: Skuadra e Ëndërrave

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Ángel Di María Jeta e hershmeÁngel Di María Karriera me klubeÁngel Di María Karriera ndërkombëtareÁngel Di María Stili i lojësÁngel Di María Jeta personaleÁngel Di María StatistikatÁngel Di María TrofeÁngel Di María ReferimeÁngel Di María Lidhje të jashtmeÁngel Di María14 Shkurt1988Kombëtarja argjentinase e futbollitLigue 1MesfushoriParis Saint-Germain F.C.

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e filmave të ShqipërisëShqipëria e PavarurSkeleti i njeriutEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)XhubletaLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëStimulim me gjoksLloji (biologji)MagnetiMuzika populloreLëvizja Nacional-ÇlirimtarePesë Shtyllat e IslamitPlastikaRobert BerishaBombardimet bërthamore të Hiroshimës dhe NagasakitShenjat e qarkullimit rrugorRebelimi i vitit 1997AtmosferaTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriItaliaShqipëria në Luftën e Dytë BotërorePoseidoniDita e TokësPashallëku i ShkodrësQarku i ShkodrësSpermaPrincipata e ArbëritKroaciaDermatiti atopikRrethi i TropojësKalaja e GjirokastrësKosovaLumi i ShalësSintaksa e gjuhes shqipeShkodraXhensila MyrtezajRadioaktivitetLibaniKalendariToskërishtjaDhëmbët e njeriutMigrenaBifurkacioniLojërat OlimpikeEnergjiaGjeniLuledielliLumi i NerodimësVeshje popullore të KosovësLëkuraPersefoni KokëdhimaBosnja dhe HercegovinaDardaniaEmiratet e Bashkuara ArabeAnne FrankEfekti serrëKara Mahmud pashë BushatiGjirokastraLionel MessiLista e Kryeministrave të ShqipërisëKëshilli i EvropësVolejbolliNatyraBakteriMultiple sklerozaMentor PetrelaAleksandër Stavre DrenovaDemografia e KosovësPoeziaPogradeciGjeografia e KosovësInteligjenca artificialeHistoria HebrejeArma bërthamoreNarcisizmiLista e markave të automobilaveShqipëria Osmane🡆 More