Historia E Shkencës

Historia e shkencës është studimi i zhvillimit historik të kuptimit të njeriut për botën natyrore.

Deri në fundin e shekullit XX, historia e shkencës, sidomos e shkencave fizike e biologjike, është parë si një tregues që shfaq triumfin e teorive të vërteta mbi ato false. Shkenca u portretizua si një dimension madhor në përparimin e qytetërimit. Në dekadat e fundit, pikëpamjet postmoderniste, të ndikuara jashtëmase nga vepra e Thomas Kuhn, Struktura e Revolucioneve Shkencore Rimja(1962), historia është parë më shumë si përleshja e sistemeve të ndryshme konceptuale për superioritet intelektual në një sferë më të gjerë ku përfshihen temat intelektuale, kulturore, ekonomike dhe politike, të gjitha këto jashtë shkencës së pastër. Vëmendje e re po tregohet për shkencën jashtë kontekstit të Evropës Perëndimore.

Historia e shkencës
Historia E Shkencës
Përshkrimi
Teoritë/sociologjia
Historiografia
Pseudoshkenca
Ndarja sipas kohës
Në kulturën e hershme
në antikuitetin klasik
në Mesjetë
në Rilindje
Revolucioni Shkencorë
Ndarja sipas temës
Shkencat natyrore
Astronomia
Biologjia
Kimia
Ekologjia
Gjeografia
Gjeologjia
Paleontologjia
Fizika
Shkencat shoqërore
Ekonomia
Linguistika
Shkencat politike
Psikologjia
Sociologjia
Teknologjia
Agronomia
Shkencat kompjuterike
Shkencat lëndore
Mjekësia

Hyrje

Shkenca është tërësia e dijeve empirike, teorike dhe praktike rreth botës natyrore, të prodhuara nga kërkuesit të cilët përdorin metodën shkencore, (që i vë sidomos rëndësi vëzhgimit), shpjegimit shkencor dhe parashikimit të fenomeneve natyrore nëpërmjet eksperimenteve. Duke pasur parasysh dualitetin e shkencës si dije objektive dhe si konstrukt njerëzor, historiografia e saktë e shkencës duhet të bazohet si në historinë intelektuale, ashtu edhe në historinë shoqërore.

Gjurmimi i saktë i prejardhjes së shkencës është i mundur përmes shumë teksteve të rëndësishme që i kanë mbijetuar botës klasike. Megjithatë, fjala shkencëtar është relativisht e re — për herë të parë e thënë nga William Whewell në shekullin XIX. Më përpara, njerëzit që hetonin natyrën quheshin filozofë natyrorë.

Ndërsa hetimet empirike të botës natyrore janë përshkruar qysh në antikitetin klasik (si p.sh, Talesi, Aristoteli dhe të tjerë), dhe metoda shkencore ka qenë e përdorur qysh në Mesjetë (p.sh,Ibn al-Haytham, Abū Rayhān al-Bīrūnī dhe Roger Bacon), ngritja e shkencës moderne gjurmohet në Epokën e Hershme Moderne, gjatë së cilës ai që quhet Revolucioni Shkencor ndodhi në Evropën e shekujve të 16-të dhe 17-të.

Metoda shkencore konsiderohet kaq themelore për shkencën modern saqë disa  - sidomos filozofët e shkencës dhe shkencëtarët  - i konsiderojnë hetimet e hershme të natyrës si para-shkencore. Tradicionalisht, historianët e shkencës e kanë përkufizuar shkencën megjithë ato hetime.

Kulturat e hershme

Në kohërat parahistorike, këshillat dhe dijet kaloheshin brez pas brezi gojë më gojë. Për shembull, përdorimi i misrit për bujqësi datohet 9000 vjet më parë në Meksikën Jugore, përpara zhvillimit të sistemeve shkrimore. Ngjashmërisht, provat arkeologjike tregojnë për zhvillimin e dijeve astronomike në shoqëri analfabete.

Zhvillimi i shkrimit mundësoi ruajtjen dhe transmetimin e dijes përmes brezave me besim shumë të madh. Kombinuar me zhvillimin e bujqësisë, që çoi tepricën e ushqimeve, u bë e mundur për qytetërimet e hershme që të zhvilloheshin, sepse tani mund të merreshin me detyra të tjera përveç mbijetesës.

Shumë qytetërime të lashta mblodhën informacione astronomike në një mënyrë sistematikë me anë të vëzhgimeve të thjeshta. Megjithëse ata nuk kishin njohuri për strukturën fizike të planetëve dhe yjeve, shumë shpjegime teorike u propozuan. Fakte bazë rreth fiziologjisë njerëzore njiheshin në disa vende he alkimia praktikohej në disa qytetërime. Vëzhgim i konsiderueshëm u bë edhe në fushën e florës dhe faunës.

Shkenca në Lindjen e Lashtë

Historia E Shkencës 
Tabletë mesopotamase balte, 492 BC. Shkrimi mundësoi mbajtjen e të dhënave astronomike.

Nga fillimet e tyre në Sumer (Iraku i sotëm) rreth 3500 para Krishtit, mesopotamasit filluan përpjekjet për të ruajtur të dhëna mbi vëzhgime mbi botën me shumë të dhëna numerike në to. Por vëzhgimet dhe matjet e tyre u përdorën dukshëm për qëllime praktike sesa për ligje shkencore. Një shembull konkret i Teoremës së Pitagorës është regjistruar, aq herët sa shekulli I 18-të para Krishtit: tablet mesopotamase me shkrim kuneiform Plimpton 322 na tregon për treshet pitagoreane (3,4,5) (5,12,13)..., të datuara në 1900 para Krishtit, mundësisht një mijëvjeçar përpara Pitagorës, [2] por nuk ekzistonte një formulim abstract si ai i Teoremës së Pitagorës.

Në astronominë babilonase, janë lënë shumë shënime mbi lëvizjen e yjeve, planetëve e hënës dhe janë lënë në mijëra tabletë balte. Edhe sot, periudhat astronomike të identifikuara nga shkencëtarët mesopotamas përdoren gjerësisht sot në kalendarët perëndimorë: viti diellor, muaji hënor, java me shtatë ditë. Duke përdorur këto të dhëna ata zhvilluan metoda aritmetike për të llogaritur gjatësinë e ditës në rrjedhën e një viti të tërë dhe për të parashikuar shfaqjen dhe zhdukjen e Hënës e planetëve dhe eklipset e Diellit dhe Hënës. Vetëm disa prej emrave të astronomëve dihen, si Kidinnu, një astronom dhe matematikan shaldeas. Vlerat e përcaktuara nga Kiddinu për vitin diellor janë akoma të përdorura në kalendarët e sotëm. Astronomia babilonase ishte "përpjekja e parë dhe mjaft e suksesshme për t’I dhënë një përshkrim matematik fenomeneve natyrore." Sipas historianit A. Aaboe, "të gjitha degët e tjera të astronomisë shkencore, në botën helenistike, në Indi, në botën islamike dhe në perëndim varen nga astronomia babilonase."

Zhvillime domethënëse në Egjiptin lashtë përfshijnë astronominë, matematikën dhe mjekësinë. Gjeometria e tyre qe e nevojshme për të ruajtur dhe vëzhguar përmasat dhe formën e tokave, të cilat përmbyteshin çdo vit nga lumi I Nilit. Trekëndëshi I drejtë me brinjë 3,4 dhe 5 dhe të tjera rregulla shërbyen për paraqitjen e strukturave rectilinear dhe për arkitekturën e Egjiptit. Egjipti gjithashtu ishte qendra e kërkimit alkimik për shumicën e Mesdheut.

Papirusi i Edëin Smith është një nga dokumentet e parë mjekësorë që ekziston akoma dhe ndoshta dokumenti i parë që përpiqet të analizojë dhe përshkruajë trurin: mund të shihet si fillimi I neuroshkencës moderne. Megjithatë, ndërsa mjekësia egjiptiane kishte disa praktika efektive, nuk ishte pa praktika joefektive dhe të dëmshme. Historianët e mjekësisë besojnë se farmakologjia egjiptiane e lashtë, p.sh, ishte krejtësisht joefektive. Edhe pa këto, mund të themi se mjekësia egjiptiane kishte këto hapa për trajtimin e sëmundjeve: ekzaminim, diagnozë, trajtim dhe prognozë,[3] gjë që është paralele me metodën bazë empirike të shkencës dhe sipas G. E. R. Lloyd pati një rol domethënës në zhvillimin e kësaj metode. Papirusi Ebers (rreth 1550 para Krishtit) gjithashtu përmban prova për përdorimin e metodës empirike.

Shih edhe

Shënime

Literatura

Tags:

Historia E Shkencës HyrjeHistoria E Shkencës Kulturat e hershmeHistoria E Shkencës Shih edheHistoria E Shkencës ShënimeHistoria E Shkencës LiteraturaHistoria E ShkencësThomas Kuhn

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Mali i KorabitBashkimi SovjetikDritëro AgolliQarqet e ShqipërisëNeurologjiaAngliaKonferenca e Londrës (1912–1913)MëlçiaHistoria e TiranësPashallëku i ShkodrësVitamina B12Energjia kinetikeDita e Shën GjergjitBronkitiTelefoniJohann Sebastian Bach24 PrillRombiVjosaTeatri në ShqipëriLista e festave në KosovëFuqia (fizikë)Demografia e ShqipërisëKoniNdarja administrative e ShqipërisëLiqeni i ShkodrësUltësira Perëndimore e ShqipërisëHekuriHepatitiSistemi operativFluturaLuiz EjlliKanuniRacizmiOrkestra simfonikeVallet shqiptareRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëTeatriGrupet e gjakutDerivatiShenjat astrologjikeLista e shfaqjeve teatraleVeshje popullore të KosovësEnergjiaEposi i kreshnikëveGjitariGjithësiaPiramidat e EgjiptitSëmundjet e gjakutPërcjellësit elektrikGreqia e lashtëTumori i truritLumi i DrinitLibriUrbanizimiMprehësi i lapsaveAmerika VerioreRilindja Kombëtare ShqiptareZvicraKarbohidratetLëvizjaSëmundjet e syritQytetet e ShqipërisëLista e liqeneve në ShqipëriRevolucioni industrialMarin BarletiEklipsi i HënësLista e personaliteteve ilireEkonomiaEkonomia e ShqipërisëZemraShtetet e Bashkuara të AmerikësMacjaEgjiptiSpondiliartrozaPjetër BogdaniShkupiHistoriku i gjuhes letrare shqipe🡆 More