Organizata Botërore E Shëndetësisë: Agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara

Organizata Botërore e Shëndetësisë - OBSH (anglisht: World Health Organization) është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për shëndetin publik ndërkombëtar.

OBSH është pjesë e Grupit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm. Kushtetuta e OBSH-së, e cila përcakton strukturën dhe parimet drejtuese të organizatës, përcakton objektivin e saj kryesor e që është sigurimi i "arritjes nga të gjithë popujt e nivelit më të lartë të shëndetit të mundshëm". Ajo ka selinë në Gjenevë, Zvicër, me gjashtë zyra gjysmë-autonome rajonale dhe 150 zyra fushore në të gjithë botën.

Organizata Botërore E Shëndetësisë: Galeria, Shih edhe, Referime
Flamuri i OBSH

Në këtë organizatë janë 194 shtete anëtare. Shqipëria është anëtare e kësaj organizate që prej 26 majit të vitit 1947.

OBSH është themeluar më 7 Prill 1948, datë kjo e cila përkujtohet si Dita Botërore e Shëndetësisë. Takimi i parë i Asamblesë Botërore të Shëndetit (WHA), organi drejtues i organizatës, është mbajtur më 24 korrik 1948. OBSH përfshiu personelin dhe detyrat e Organizatës së Shëndetit të Lidhjes së Kombeve dhe Zyrës Ndërkombëtare të Higjienës Publike (frëngjisht: Office International d'Hygiène Publique), përfshirë Klasifikimin Ndërkombëtar të Sëmundjeve. Puna e saj filloi me seriozitet në vitin 1951 pas një infusioni të konsiderueshëm të burimeve financiare dhe teknike.

Mandati i gjerë i OBSH-së përfshin avokimin për kujdesin shëndetësor universal, monitorimin e rreziqeve të shëndetit publik, koordinimin e përgjigjeve ndaj emergjencave shëndetësore dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së njeriut. Ajo siguron asistencë teknike për vendet, vendos standarde dhe udhëzime ndërkombëtare shëndetësore dhe mbledh të dhëna për çështje globale të shëndetit përmes Anketës Botërore të Shëndetit. Publikimi i saj i Raportit Botëror të Shëndetit, ofron vlerësime ekspertësh të temave globale të shëndetit dhe statistikave shëndetësore për të gjitha kombet. OBSH gjithashtu shërben si një forum për samite dhe diskutime mbi çështje shëndetësore.

OBSH ka luajtur një rol udhëheqës në disa arritje të shëndetit publik, më së shumti në çrrënjosjen e epidemisë së lisë, përhapjen e poliomielitit dhe zhvillimin e një vaksine për Ebolan. Prioritetet e saj aktuale përfshijnë sëmundjet ngjitëse, veçanërisht HIV / AIDS, Ebola, malarja dhe tuberkulozi ; sëmundje jo ngjitëse si sëmundja e zemrës dhe kanceri; ushqimi i shëndetshëm dhe siguria ushqimore ; shëndeti në punë ; dhe abuzimi me substancat.

Asambleja Botërore e Shëndetit, e përbërë nga përfaqësues nga të gjitha 194 vendet anëtare, shërben si organi më i lartë vendimmarrës i agjencisë. Ajo zgjedh dhe këshillon një Bord Ekzekutiv të përbërë nga 34 specialistë të shëndetësisë. Asambleja e saj mblidhet çdo vit dhe është përgjegjëse për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, përcaktimin e qëllimeve dhe përparësive, dhe miratimin e buxhetit dhe aktiviteteve të OBSH-së. Drejtori i Përgjithshëm aktual është Tedros Adhanom, ish Ministri i Shëndetësisë dhe Ministri i Jashtëm i Etiopisë, i cili filloi mandatin e tij pesë-vjeçar në 1 korrik 2017.

OBSH mbështetet në kontributet e vlerësuara dhe vullnetare nga shtetet anëtare dhe donatorët privatë për financim. Që nga viti 2018, ai ka një buxhet mbi 4,2 miliardë dollarë, shumica e të cilave vijnë nga kontributet vullnetare nga vendet anëtare.

Galeria

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Organizata Botërore E Shëndetësisë GaleriaOrganizata Botërore E Shëndetësisë Shih edheOrganizata Botërore E Shëndetësisë ReferimeOrganizata Botërore E Shëndetësisë Lidhje të jashtmeOrganizata Botërore E ShëndetësisëGjenevaGjuha anglezeLista e agjencive të specializuara të Kombeve të BashkuaraShëndeti publikZvicra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Historia e fesë islameLista e shteteve të EvropësKarakteristikat e zeritHebrenjtëEgjiptiHomeriLëndët djegëseZemraNdre MjedaVaçe ZelaKështjellëMitrush KuteliBakteriEmrat e bukur të AllahutHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)ZeusiPërcaktoriMbreti LuanLufta e Dytë BotëroreDita Botërore e ujitEmocioniParisiZinkuAdolf HitleriRebelimi i vitit 1997Shpallja e Pavarësisë së KosovësAgjërimi në IslamTretjaLloji (biologji)MetriMadhësitë fizikeNacionalizmiInsulinaLibrat e shenjtë islamPunaHistoria e TiranësUshtria Çlirimtare e KosovësLidhja e PrizrenitRepublika Popullore e ShqipërisëLojërat OlimpikeMaqedonia e VeriutQeniSuediaNamazi i SabahutDardanëtGegërishtjaAlgjebraDita e TokësPerandoria OsmaneHistoria e kompjuteritLetërsiaShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreLufta e TrojësEfekti serrëKompjuteriRexho MulliqiTurizmiMuzeu i KosovësInformacioniElektromagnetëtKërpudhatAlbert Ajnshtajn dhe Teoria Speciale e RelativitetitLibri GinesBimëtAnkthiGjallesat në zhdukjeRadha e veprimeve matematikoreOksidet bazikeBazatSistemi periodik i elementeveFormat e shtjelluara të foljesHidroenergjiaMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëKalaja e BeratitMutacioniAgjërimiSistemi OperativPunime artizanale🡆 More