Lev Nikolajeviç Tolstoj (9 shtator/28 gusht, 1828- 20 nëntor, 1910), ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof.
Rrjedh nga familja aristokrate e Tolstojve. Njihet për dy veprat kryesore Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina.
Leo Nikolajeviç Tolstoj | |
---|---|
U lind më | 9 shtator 1828 Yasnaya Polyana Rusi |
Emri i letrave | Leo |
Kombësia | rus |
Gjinitë letrare | Roman |
Nena e tij Maria Nikollajevna Vollkonskaja vdiq kur Tolstoi i mbushi 2 vjet. I ati Kont Nikolla Ilic Tolstoi vdiq kur shkrimtari i ardhshem ende nuk i kishte mbushur 9 vjet. Kështu ai mbeti nen mbikqyrjen e tezes se tij Tatiana Aleksandra Ergolska. Rinine e kaloi ne vendlindje ku edhe qe edukuar. Më 1844 hyri ne Universitetin e Kazanit dhe ne vitin 1847 ende pa mbaruar studimet u kthye ne vendlindje per shkak te pakënaqesise ndaj regjimit te atëhershem universitar carist.
Me 1854 u transferua ne Krime ku mori pjes aktive dhe tregoi trimeri te rralle ne mbrojtjen e Sevastopolit. Heroizmi dhe vetmohimi i ushtarëve rus ne keto luftime te pergjakshme i bejne pershtypje autorit prandaj shenon ne ditarin e tij, “Forca morale e popullit rus eshte e madhe, vrulli i zjarrte i luftetarëve nuk pershkruhet ne asnje menyrë per asnje gjë, as ne Greqinë e vjeter, madje as ne Trojë nuk kishte kaq shumë heroizma si luftetaret e populli rus”.
Pas kësaj ai ben nje udhëtim jashtë shtetit ne vende si Franca, Gjermania, Italia, Zvicera, ku kalon 6 muaj dhe pas kthimit fillon punen e ti si mesonjës i popullit te Jasnaja Polianës. Në nje udhtim te dytë, i cili zgjati per me shum se 9 muaj ai vizitoi perseri Gjermaninë, Francen, Italinë, Belgjiken dhe Anglinë ku në Londer takohet me Hercenin nje nga idolet e tij, e të cilin e çmonte shumë si shkrimtar dhe mendimtar.
Pas kthimit te tij ne atdhe ai fillon me nje zell te madh punen per krijim e shkolles Jasnaja Poliana. Po me ketë emer ai fillon të botoj nje revistë pedagogjike me artikuj te ndryshem por idet e tij mbi edukimin e lirë dhe aktivitetin qe zhvillonte ngjallen dyshime te forta tek autoritetet cariste. Në korrik të vitit 1862 me urdher të Petersburgut dhe ne mungesë të tij u bë nje kontroll i imte prej dy ditesh në Jasnaja Poliana nga organet qeveritare. Leo Tolstoi i zemëruar nga ky veprim i qeverisë, i shkruan leter Aleksandrit II duke kërkuar denimin e fajtorëve.
Me 1862 Leo martohet me te bijen e nje mjeku, Sofia Andrenjeva Bers. Jeta e lumtur familjare ne vitet e para te marteses ia qetëson shpirtin dhe fillon përseri te merret me pasionin e tij: Krijimtarinë letrare. Me 1863 mbaron novelen “Kozaket” qe e kishte filluar shumë kohë më parë dhe po në ketë vit boton novelen tjeter me titull “Polikushka”.
Duke qenë ne një gjendje te tillë lulëzimi të forcave të tij ai fillon me 1864 punën e madhe dhe te gjatë te shkrimit te vepres se madhe "Lufta dhe paqja", e të cilën e perfundon ne vitin 1869. Pas kësaj vepre ai mendon per krijim e nje vepre historike por shpejt ndërron mendimin dhe me 1873 fillon punen per shkrimin e vepres monumentale “Ana Karanina” te cilen e perfundon ne vitin 1877.
Pas mbarimit te këtij libri ate e kap nje krizë e thellë shpirtërore gjë që vërehet edhe ne veprat e tij te shkruara më vonë. Me nje forcë shumë te madhe i vihet kunder fisnikerise me te gjitha mënyrat, veqse ai nuk predikon luften kunder institucioneve por preferon mënyra paqësore. Nën influencen e ideve të kohës ai heq dore nga keto shkrime dhe fillon te shkruaj vepra filozofiko-morale. Disa nga ato vepra janë “Zotëria dhe punëtori”, “Ringjallja”, “Haxhi Murati” etj.
Pas vitit 1909 ne ditarin personal te Tolstoit shihen gjithnjë e më shpesh shënimet ne te cilat shpreh qellimin per tu larguar nga familja me pretekstin e mosmarrveshjeve me gruan e tij. Me ne fund ne mengjesin e 28 tetorit te vitit 1910 largohet fshehurazi nga Jasna Poliana dhe pas disa ditesh më 7 nëntor 1910 vdes në nje stacion te vogel hekurudhor te Astrapovos. Varrimi i tij, sipas amanetit, bëhet ne një pyll afer Jasna Polianës, pa lejen e kishës zyrtare.
Vdekja e Tolstoit pa dyshim që pikëlloi jo vetem bashkëmendimtarët por mbarë boten e kulturuar. Deputet social-demokrat te Dumes se III ne nje telegram derguar mikut te tij V. Tcertkovit shfaqin pikëllimin e punonjesve me këto fjalë: “Fraksioni Social-Demokrat i Dumes interpret i ndjenjave te proletariatit rus dhe te gjithë proletariatit nderkombëtar shpreh dhembjen e tij te thellë per vdekjen e artistit gjenial, luftetarit te paepur kunder kishes zyrtare, armikut te arbitraritetit dhe te shtypjes qe ka ngritur zerin e tij me forcë kunder denimit me vdekje, mikut te te persekutuarve.”.
Edhe sa ishte gjallë Leon Tolstoi, fama e tij doli edhe jashtë kufijëve rus. Ai i tregoi regjimit carist dhe të gjithë dinastisë së atij regjimi, se si duhet ndertuar jeta. Leo me forcen e tij dridhi fronin e Nikollës II, por Nikolla II kurrë nuk arriti t'ia dridhte fronin mbretëror Leon Nikolajevic Tolstoit; fron moral, te cilin ia dhuruan lexuesit e tij.
Vepra e tij e parë ishte përkthimi "Një udhëtim sentimental në Francë dhe Itali". Më 1851 ai shkroi një histori të shkurtër me titull "Historia e të djeshmes" si dhe një varg veprash të tjera.
Wikiquote ka thënie në lidhje me: Leon Tolstoi |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Leon Tolstoi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.