Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(nëntor 2017) |
Kemi dy tipe te ndryshme te kancerit te gjirit:
Karcinoma e gjirit mund te jete dy llojëshe: INVAZIVE dhe JO-INVAZIVE.
- Shume karcinoma te gjirit janë te ndjeshme ndaj hormoneve "Estrogjene" (hormone seksuale). Këto hormone i ndihmojnë masës kanceroze që te përparoj. Karcinomat e tilla kane receptore estrogjen në qendër te qelizave te tyre - karcinome ER-pozitive.
- Disa gra kane karcinomen e llojit HER2-pozitive te gjirit. HER2 i referohet gjenit i cili ndihmon qelizat karcinome te rriten, te ndahen dhe te shumohen. Ky lloj historikisht është tejet agresiv dhe ka rrezik te larte që te rikthehet pas një kohe në krahasim me llojet e tjera.
Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra, mirëpo mund të paraqitet edhe te meshkujt por me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste. Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Kanceret e hershëm të gjirit zbulohen nga një mamografi. Gunga të shfaqura në nyjet limfatike në sqetull mund të jenë tregues të kancerit të gjirit. Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji.
Shenjat e tjera të kancerit të gjirit përveç një gunge mund të përfshijë trashësi të ndryshme nga indet e tjera të gjoksit, një gjoks që bëhet më i madh ose më i ulët, një thithkë që ndryshon pozicion ose madhësi ose futet në brendësi, rrudhosje e lëkurës ose groposja, një skuqje në ose përreth thithkës, shkarkim nga thithka/t, dhimbje konstante në pjesë të gjoksit ose sqetullës, dhe enjtja përreth sqetullës ose klavikulës. Dhimbja ("mastodynia") është një simptom qe nuk çon peshë në caktimin e prezencës atë mungesës së kancerit të gjirit, por mund të jetë tregues i çështjeve të tjera të shëndetit të gjirit.
Kanceri inflamator i gjirit është një tip i veçantë i kancerit të gjirit i cili mund të përbëjë një sfidë të konsiderueshme diagnostifikimi. Simptomat mund të ngjajnë me një inflamacion të gjirit dhe mund të përfshijë krurje, dhimbje, futje në brendësi të thithit, djegie dhe skuqje rreth gjoksit, po ashtu një shfaqje të lëvores së portokallit të referuar si peau d'orange; duke qenë se kanceri inflamator i gjirit nuk shfaqet si një gungë, ndonjëherë ka vonesë në diagnostifikim.
Një tjetër simptomë komplekse e raportuar e kancerit të gjirit është sëmundja Paget e gjirit. Kjo sindromë shfaqet si një ndryshim lëkure s ngjashme me ekzemat, të tilla si skuqje, çngjyrosja, ose skuqje e lehtë e lëkurës së thithkës. Në përparimin e sëmudjes Paget të gjoksit,simptomat mund të përfshijnë ndjesi si shpim me gjilpërë, kruajtje, rritje e ndjeshmërisë, djegie, dhe dhimbje. Përafërsisht gjysma e femrave të diagnostikuar me sëmundjet e Paget të gjoksit kanë një gungë në gji.
Në disa raste të veçanta, sjo çfarë fillimisht shfaqet si fibroadenoma (gungë e fortë, e heqshme jo-kanceroze) mund të jetë në fakt tumorë i phyllodes. Tumoret e Phyllodes janë formuar në brendësi të stomës (indit lidhor). Tumoret e Phyllodes nuk janë organizuar në mënyrën tradicionale; ata klasifikohen në bazë të paraqitjes së tyre si fillim në mikroskop, kufitare, ose malinj (të këqinj)
Në disa raste, kanceri i gjirit paraqitet si sëmundje metastatike, që është faza kur kanceri është përhapur përtej organit të prekur. Simptomat e shkaktuara nga kanceri metastatik i gjirit varen nga vendndodhja e metastazës. Shfaqjet më të zakonshme të metastazës janë në kocka, mëlçi, mushkëri dhe tru. Rënia e pashpjegueshme në peshë mundet në disa raste të sinjalizojë praninë e kancerit të gjirit, ose simptomat e etheve apo të dridhurat. Ndonjëherë kocka ose dhimbjet mundet të tregojnë kancerin në metastazë të gjirit, ashtu sikurse edhe verdhëzën apo simptoma neurologjike. Këto simptoma quhen jo-specifike, që nënkupton se ato mund të jenë tregues të çdo sëmundjeje tjetër.
Shumica e simptomave të çrregullimeve të gjoksit,duke përfshirë shumicën e gungave, nuk paraqesin domosdoshmërisht kancer gjiri. Për shembull, më pak se 20% e gungave, janë kanceroze, dhe sëmundjet beninje të gjirit të tilla si mastitet dhe fibroadenoma e gjirit janë shkaqet më të zakonshme të simptomave të çrregullimit të gjirit. Megjithatë, shfaqja e një simptome të re duhet marrë seriozisht në konsideratë nga të dyja palët si pacjentët ashtu edhe nga doktorët e tyre, për mundësinë e një kanceri gjiri në pothuaj çdo moshë.
Kanceri i hershëm (në faza fillestare) zakonisht nuk shkakton simptoma, kështu që preferohet kontrollim i kohëpaskohshëm i gjinjve.
Simptomat kryesore:
Simptomat e tjera : dhembja e gjirit, irritimi i lëkurës së gjirit, ënjtja e krahut a e qafës(limfadenopatia metastatike ne sqetull a qafe), humbja në peshë, etj.
Trajtimet janë te bazuara në disa faktorë, duke përfshire:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kanceri i gjirit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.