Elinor Ostrom (Elinor Claire Awan, 7 gusht 1933 - 12 qershor 2012) ishte një ekonomiste amerikane.
Në 12 tetor të vitit 2009 Ostrom, së bashku me Oliver Williamson-in, u vlerësua me Çmimin Nobel në Ekonomi për "punën e saj mbi qeverisjen ekonomike, dhe veçanërisht gjërat publike." Ishte dhe është aktualisht e para dhe e vetmja femër që ka fituar Çmimin Nobel në Ekonomi.
Ostrom jetonte në Bllomington, Indiana, dhe shërbente në faktultetet e Universitetit të Indianës dhe të Universitetit të Arizonës.
Ostrom, lindur si Elinor Claire Awan në Los Angeles në Kaliforni, ishte fëmija i vetëm i Leath dhe Adrian Awan-it. I ati i saj ishte Hebre, ndërsa e ëma Protestante. Ajo ndiqte një kishë Protestante dhe kalonte fundjavët me hallën e vet. Prndërit e saj ishin të varfër. Ostrom u diplomua nga Berverly Hills High School në vitin 1951 dhe më pas morri në B.A. (me nderime) në shkencat politike nga UCLA në vitin 1954. Po nga UCLA në vitin 1962 asaj iu dha në M.A., ndërsa në vitin 1965 një PhD në shkenca poltitike. Në vitin 1963 u martua me shkencëtarin politik Vincent Ostrom. Vdiq në vitin 2012 në moshën 78 vjeare për shkak të një tumori në pankreas.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Elinor Ostrom, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.