Ndotja e ajrit zakonisht është rezultat i kombinimit të një kokteji ndotës i cili përbëhet nga grimcat (organike ose inorganike), apo substanca të tjera që përfshijnë ndër të tjera edhe gazet (si dioksidi i karbonit, monoksidi i karbonit, dioksidi i sulfurit, oksidet e nitratit, metani dhe klorfluorkarboni) tek të cilat shkalla e përqendrimit dhe zgjatja e pranisë është e mjaftueshme për të prodhuar një efekt toksik apo ekotoksik. Mund të shkaktojë sëmundje, alergji, madje dhe vdekje njerëzish; gjithashtu mund të shkaktojë dëme në organizmat e tjera të gjalla si kafshët dhe prodhimet ushqimore, dhe mund të dëmtojë mjedisin natyral ose të ndërtuar. Si aktiviteti njerëzor, ashtu dhe proceset natyale, mund të prodhojnë ndotje ajri.
Ndotja e ajrit shtëpiak dhe cilësia e keqe e ajrit urban listohen si dy nga problemet më të këqija të ndotjes toksike në raportin Vendet më të Ndotura të Botës të vitit 2018 të Institutit Blacksmith. Ndotja e ajrit të jashtëm shkakton 2.1 deri në 4.21 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.
Organiza botërore e shëndetësisë (OBSH) e konsideronte përgjegjëse në vitin 2012 për afro 7 milionë vdekjeve të parakohshme në vit, sidomos në vendet me nivel të ulët dhe të mesëm të të ardhurave, veçanërisht në Azi, , më shumë se gjysma e tyre kanë ndodhur për shkak të ndotjes së brendshme (shtëpiake, sidomos në kuzhinë nga stufat me qymyr, dru apo lëndën djegëse biomasë ), dhe gati gjysma nga ndotja jashtme .
Kombet e bashkuara kanë caktuar në vitin 1979, Konventën ndërkufitare mbi ndotjen e ajrit në distancë të gjatë. OBSH vlerëson se ulja e shkallës së grimcave ajrore nga 70 deri në 20 µg⋅m−3 do të ulë vdekshmëritë e shkaktuara nga ndotja e ajrit prej 15%.
Atmosfera jone permban kryesisht dy gaze:azotin dhe oksigjenin. Ne atmosfere ka edhe sasi te vogla te dyoksidit te karbonit dhe te avujve te ujit.Asnjeri prej ketyre gazeve nuk eshte i demshem,por njerezit e ndotin atmosferen me sasi te vogla te gazeve te tjera.Oksidi i karbonit eshte gaz helmues. Makinat e reja e ndotin me pak ajrin se ato te vjetrat, sepse ato kane nje paisje qe e kthen oksidin e karbonit ne dyoksid karboni. Ne djegim qymyr dhe vajra per te marre energji.Energjia e eres, e diellit dhe e ujit nuk shkakton ndotje, por per shume vende keto forma energjie jane me te kushtueshme se qymyri e vaji. Nga djegia e qymyrit dhe e vajit , ne fabrikaapo ne centrale energjitike, clirohen ne ajer dyoksidi i squfurit, dioksidi i karbonit, oksidi i azotit, etj.
This article uses material from the Wiki Shqip article Ndotja e ajrit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
#Wikipedia® is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.