Universiteti është një institucion i arsimit të lartë i cili vijon pas mbarimit të arsimit të mesëm (shkolla e mesme, gjimnazi).
Universiteti është emër që vjen nga shprehja e gjuhës latine "Universitas magistrorum scholarium" që në shqip dmth. Bashkesia e mësuesve dhe studentëve. Universitetet jane shkolla te larta të specializuara me të drejtën e dhënies së gradës së doktoraturës, e cila do të shërbejë për përparimin dhe zhvillimin e shkencave përmes hulumtimit, mësimdhënies dhe studimit, duke ofruar një seri të plotë të mundshme të lëndëve studimore (universalitetit) si dhe për të pajisur studentët e tyre me kualifikime shkencore e profesionale.
Fjala origjinale latine universitas i referohet në përgjithësi "një numri personash të lidhur në një organ, një shoqëri, kompani, komunitet, repart, korporatë , etj". Në kohën e shfaqjes së jetës së qytetit urban dhe esnafeve mesjetare, u krijuan "shoqata të specializuara të studentëve dhe mësimdhënësve me të drejta kolektive ligjore të garantuara zakonisht me statute të lëshuara nga princat, prelatët ose qytetet në të cilat ata ndodheshin". emërtuar nga ky term i përgjithshëm. Ashtu si esnafët e tjerë, ata vetërregulloheshin dhe përcaktonin kualifikimet e anëtarëve të tyre.
Në përdorimin modern, fjala ka kuptimin e një "institucioni të arsimit të lartë që ofron shkollim në lëndët kryesisht profesionale dhe që zakonisht ka fuqinë dhe të drejtën për të dhënë diploma," Fjala origjinale latine i referohej institucioneve të të mësuarit që jepnin diploma në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, ku kjo formë e organizimit ligjor ishte e përhapur dhe nga ku institucioni u përhap në mbarë botën.
Disa studiues si Syed Farid Alatas kanë tërhequr disa paralele midis medreseve mesjetare islame dhe kolegjeve mesjetare evropiane duke konstatuar kështu se universitetet e para në Evropë, në njëfarë mase ishin paraqitur si rezultat i ndikimit të medreseve në Al-Andalusi dhe Emiratin e Siçilisë. Megjithatë, studiues të tjerë si George Makdisi, Toby Huff dhe Norman Daniel, e kanë vënë në dyshim këtë konstatim, duke përmendur mungesën e provave për një transmetim aktual nga bota islame në Evropën e krishterë duke theksuar këtu ndryshimet në strukturën, metodologjitë, procedurat dhe programet mësimore e ligjore të "kolegjit islamik" (medrese) kundrejt universitetit evropian.
Në botën islame universiteti i parë konsiderohet të jetë Universiteti ez-Zituna në Tunizi, themeluar për herë të parë në vitin 737, ndërsa universiteti i parë i mirëfilltë konsiderohet Universiteti el-Karavijin themeluar nga ana e një gruaje të ditur të kohës Fatima el-Fihri në qytetin Fes të Marokut në vitin 859.
Ndër universitetet më të hershme të këtij lloji ishin Universiteti i Bolonjës (1088), Universiteti i Parisit (mësimdhënia mesi i shekullit XI, njohja formale 1150), Universiteti i Oksfordit (mës. 1096, njoh. 1167), Universiteti i Modenës (1175 ), Universiteti i Palencias (1208), Universiteti i Kembrixhit (1209), Universiteti i Salamankës (1218), Universiteti i Montpelies (1220), Universiteti i Padovës (1222), Universiteti i Tulusit (1229), Universiteti i Orleansit (1235), Universiteti i Sienas (1240), Universiteti i Valladolidit (1241) Universiteti i Northamptonit (1261), Universiteti i Coimbras (1288), Universiteti i Pisas (1343), Universiteti i Charlsit në Pragë (1348), Universiteti Jagiellonian (1364), Universiteti i Vjenës (1365), Universiteti Heidelbergut (1386) dhe Universiteti i Shën Andreut (1413).
Universiteti i parë mesjetar në Gadishullin Ballkanik konsiderohet të jetë Universiteti Mesjetar i Durrësit i cili pas pushtimit të qytetit të Durrësit nga ana e forcave turke në fillim të shekullit XVI u detyrua të ndërprente veprimtarinë e tij ndërsa një pjesë e kuadrit u transferua në qytetin e Zarës (sot qytet në Kroaci) për të themeluar Universitetin e Zarës.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Universiteti, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.