Universiteti Kristal

Universiteti Kristal ishte një universitet privat fitimprurës në Tiranë, themeluar në vitin 2005 nga Kompania Kristal, me pronar Ahmet Muçaj dhe i mbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në gusht 2014.

Universiteti Kristal
Universiteti Kristal
MotojaKristalizo të ardhmen
LlojiUniversitet Privat
Themelimi2005 (mbyllur në 2014)
ChairmanDoçente Emira Spahaj
PresidentiAhmet Muçaj
RektoriDr. Leontiev Çuçi
KampusiTiranë, Korçë, Fier, Përmet
Faqja zyrtarehttp://www.kristal.edu.al

I vendosur në periferi të kryeqytetit, rreth 3 Km larg qendrës së Tiranës, Universiteti Kristal ishte ndër universitetet e para private në vend.

Programet e studimit

Disiplinat e studimit (rreth 40) përfshinin:

  • Shkenca Mjekësore,
  • Juridik,
  • Ekonomik,
  • Inxhinieri,
  • Shkenca Shoqërore, Kulturore dhe Artistike.

Rektori dhe Dekanët e degës në Tiranë ishin:

  • Dr. Leontiev Çuçi, Rektor
  • Dr. Agron Panariti, Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore
  • Prof. Dr. Luan Karçanaj, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë
  • Prof.As. Dr. Iljaz Mehmeti, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë
  • Dr. Arben Lloja, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale
  • Dr. Gëzim Panariti, Dekan i Fakultetit të Arteve

Stafi akademik i Tiranes përfshinte:

  • Prof. Dr. Aristotel PANO
  • Prof. Dr. Luan KARÇANAJ
  • Prof. Dr. Jakup AGALLI
  • Artisti i Merituar Agim KRAJKA

Filialet

Universiteti kishte filiale në Tiranë, Fier, Korçë, Kukës dhe Përmet. Ndërtimi i kampusit dhe konviktit në Tiranë nisi në vitin 2003 – 2004. Kampusi i Tiranës ofronte shërbime si: bibliotekë, restorant, transport falas dhe fjetje.

Kampusi i Fierit ndodhej në qendër të qytetit të Fierit. Studimi zhvillohej në dy fakultete: Fakulteti i Shkencave Politike dhe Fakulteti i Administrimit të Biznesit. Studentët vinin kryesisht nga Vlora, Lushnja, Fieri.

Kampusi i filialit të Korçës ndodhej në dalje të qytetit të Korçës. Studimi zhvillohej në dy fakultete: Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Infermierisë. Studentët vinin nga Korça, Pogradeci, Erseka, Çorovoda, Skrapari, Përmeti dhe Gjirokastra.

Akreditimi

Universiteti Kristal ishte akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë për Programin e Studimit në Drejtësi (DNP) për ciklin 3 vjeçar dhe Farmaci (DIND) për ciklin 5 vjeçar të integruar , por në gusht 2014 akreditimi i Universitetit u tërhoq dhe universiteti u mbyll nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për shkak se Universiteti Kristal nuk kishte respektuar kriteret ligjore e nevojshme për vazhdimin e aktivitetit mësimor

Referime

Tags:

Universiteti Kristal Programet e studimitUniversiteti Kristal FilialetUniversiteti Kristal AkreditimiUniversiteti Kristal ReferimeUniversiteti KristalTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KushtetutaPoseidoniHënaLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësEgjipti i lashtëKalaja e KrujësZhurmat në veshLea YpiDhelpraJaponiaVeshiLista e vullkaneve aktivë në botëKompjuteriShpendëtHëna e PlotëPikësimiRajoni JuglindorTeorema e PitagorësLezhaEvropaKalatë e ShqipërisëViolinaCikli menstrualKlimaPlanetiTeknologjiaNezim FrakullaBeteja e KosharesKuzhina shqiptareNdajfoljaKanuni i Lekë DukagjinitLista e elementeve kimikëVitaminaKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeRimaMartin CamajDialektet e gjuhës shqipeKrujaIzet MexhitiIsmail QemaliEnergjia potencialeTulipaniGjeniTeoria e evolucionitShpella e GadimësVitamina DNexhmije PagarushaVera (stinë)Shkëlzen DoliZemraSportiIliriaTurqiaVideosexWilliam ShakespeareLista e llojeve të sportitMatematikaTargat e automjeteve të KosovësGreqiaNeurologjiaAfërditaFizikaBimëtLigji i ArkimeditADHDMprehësi i lapsaveShiu acidikUjkuMali i KorabitSkeleti i njeriutEmpatiaDemokraciaAnoreksiaShpikjaMujiHasan PrishtinaHistoria e libritHistoria e Shkodrës🡆 More