Frekuenca është numri i ndodhive, të një ngjarje të përsëritur, për njësi kohe.
Asaj zakonisht i referohet si frekuencë kohore. Perioda është kohëzgjatja e një cikli në një ngjarje e përsëritur, kështu që perioda është e anasjellta e frekuencës. Si shembull, viti është perioda e orbitës së Tokës rreth Diellit.
Për shembull, nëse zemra rreh me një frekuencë prej 120 rrahjesh në minutë, perioda T- intervali i përsëritjes së rrahjes- është gjysëm sekonde, sepse në kaq kohë ndodh një rrahje. Frekuenca është një parameter i rëndësishëm i përdorur në shkencë dhe inxhinieri për të specifikuar shkallën e lëkundjes (oshilimit) dhe dukurive dridhëse (vibruese) si dridhjet mekanike, sinjalet audio (tingulli), valët e radios dhe drita.
Një njësi tradicionale e matjes e përdorur me pajisje mekanike është rrotullim për minutë, e shkurtuar si RPM. 60 RPM janë të barabarta me një herc.
Perioda, zakonisht e dhënë me simbolin T, është gjatësia e kohës e marrë prej një cikli , dhe është reciprokja e frekuencës f:
Njësia SI për periodën është sekonda. Njësia SI e frekuencave është herc (Hz), e cila përcaktohet si një cikël për sekondë.
Njësia e frekuencës këndore është radian për sekondë (rad/s), por për sinjale kohore diskrete, mund të shprehet edhe si radian për interval kampionimi, e cila është një madhësi pa dimension. Frekuenca këndore është frekuenca e shumëzuar me .
Për valët periodike në mjedise joshpërhapëse (pra mjedise në të cilat shpejtësia e valës është e pavarur nga frekuenca), frekuenca ka një lidhje zë anasjelltë me gjatësinë e valës, (lambda). Edhe në mjedise shpërhapëse, frekuenca e një vale sinusoidale është e barabartë me shpejtësinë e fazës të valës thyer për gjatësinë e valës:
Në rastine valëve elektromagnetike në vakum, atëherë , ku është shpejtësia e valës në vakum, shprehja kthehet në:
Kur valët monokromatike (të një frekuence) kalojnë nga një mjedis në tjetrin frekuenca nuk ndryshon, ndryshojnë shpejtësia dhe gjatësia e valës.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Frekuenca, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.