Xhensila Myrtezai (lindi më 9 prill 1993) është një këngëtare shqiptare.
Xhensila Myrtezaj | |
---|---|
Gjithashtu njohur si | Xhensila |
Lindi | 9 prill 1993 |
Origjina | Tirana, Shqipëria |
Zhanret | pop, R&B, Pop Rock |
Vitet aktik | 2007 - |
Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e njohur. Ajo u bë e njohur falë talent show “Ethet e së premtes mbrëma”. Ajo atëherë ishte vetëm 14 vjeç. Është një nga këngëtaret me vokalin më të ëmbël që ka skena shqiptare. Për një kohë shumë të shkurtër ajo rrëmbeu zemrat e publikut me këngën dhe stilin magjepsës, duke mos përmendur edhe çmime të cilat i ka fituar nëpër kompeticione muzikore. Ajo ka marrë pjesë edhe në Top Fest me këngën “A më do”. Vitin e ardhshëm ajo morri pjesë në Top Fest 6 me këngën "Ekzistoj", por nuk mundi të shkoj në finale.
Në vitin 2010, Xhensila morri pjesë në Top Fest 7 me këngën "A Me Do?". Më 2011, ajo morri pjesë në Top Fest 8 me këngën "Engjelli Im", ku morri çmimin me këngën më të mirë në zhanrin Pop/R&B. Në dhjetor 2011, Xhensila morri pjesë në Festivali i 50-të me këngën "Lulet mbledh për hënën".
Në gusht 2012 ajo lansoi këngën "Da Da Da" shkruar nga Dr. Flori. Videoklipi është prodhuar nga Supersonic Production dhe u xhirua në Maqedoni.
Në gusht 2013, Xhensila publikon videoklipin "Liar", në bashkëpunim me Elgit Doda, shkruar nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Në korrik 2014, Xhensila publikon videoklipin "Vespa", në bashkëpunim me Endri Prifti. Teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Në shtator 2015 ajo lansoi këngën "Ama dorën" në bashkëpunim me Mozzik.
Më 1 qershor 2018, Xhensila lansoi këngën "Çika Çika" në bashkëpunim me Ardian Bujupi që u shkrua nga Endrit Mumajesi dhe Ardian Bujupi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.
Në vitin 2011, Xhensila u fejua me aktorin dhe komedianin Besart Kallaku, Besarti ka krijuar nje lidhje shume te bukur me Xhensilen dhe prej nje viti per kete histori dashurie ai ka qene mjaft i kujdesshem qe te mos ekspozohet. Miqte tregojne se lidhja mes tyre eshte e forte dhe çifti po perjeton momente shume te bukura dashurie. Megjithese jane treguar diskret, gjithsesi paparaci yne ka mundur te siguroje disa foto te Xhensiles me Besartin dhe siç e shikoni edhe vete djali i “Portokalli” i ka rene pikes me zgjedhjen e tij. E ku ka me mire per nje aktor te ri e te talentuar, se sa te kete ne krah nje vajze qe gjithashtu eshte ne fushen e artit dhe mbi te gjitha eshte shume e talentuar, por dhe shume e bukur. Ndërsa në shtator të vitit 2017 ato u martuan. Në vitin 2018, më datë 12 korrik ,Xhensila solli në jetë vajzën e saj me Besin e quajtur Ajka. Ajo ka edhe një motër më të madhe të quajtur Alba.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Xhensila Myrtezaj, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.