Sistemi Ndërkombëtar I Njësive

Sistemi Ndërkombëtar i Njësive, SI është forma bashkëkohore e sistemit metrik dhe është sistemi i njësive me shtrirjen më të madhe në botë, i përdorur edhe në tregti edhe në shkencë.

Ai përbëhet nga një sistem koherent i njësive të madhësive të ndërtuara në shtatë baza. Ai përkufizon 22 njësi të emëruara, dhe përfshin shumë njësi të tjera të rrjedhura. Sistemi po ashtu përmban edhe 22 parashtesa.

Sistemi Ndërkombëtar I Njësive

Sistemi u publikua në vitin 1960 si rezultat i një iniciative që filloi në vitin 1948. Ai bazohet në sistemin e njësive metër-kilogram-sekond (MKS) më shumë se çdo variant tjetër i sistemit centimetër-gram-sekond (CGS).

Njësitë dhe prapashtesat

Sistemi SI përbëhet nga një grup i njësive bazë, një grup i njësive të nxjerra me emra të veçantë, dhe një grup i koeficientëve të bazës dhjetore që përdoren si parashtesa. Tërmi Njësi SI përfshin tri kategori, por termi njësi koherente SI përfshin vetëm njësitë bazë dhe njësitë e nxjerra koherente.

Njësitë bazë

Njësitë bazë të sistemit SI janë blloqet ndërtuese të sistemit dhe të gjitha njësitë e nxjerra nga to. Kur Maksuelli paraqiti konceptin e sistemit koherent, ai identifikoi tri madhësi që do të përdoreshin si bazë: masa, gjatësia dhe koha. Giorgi më vonë paraqiti nevojën për një njësi bazë elektrike. Teorikisht cilado e rrymës elektrike, potencialit elektrik, rezistencës elektrike, ngarkesës elektrike. Kështu, u zgjodh njësia e rrymës elektrike. Tri njësitë e tjera bazë të sistemit (për temperaturë, substancë dhe intensitet të dritës) u shtuan më vonë.

Madhësia simboli Njësia simboli përkufizimi
Gjatësia Sistemi Ndërkombëtar I Njësive  metri m Një metër është rruga që kalonë rrezja e dritës në vakum brenda (1/299 792 458) sekondash.
Masa Sistemi Ndërkombëtar I Njësive  grami g Masa prej një kg është madhësia e cilindrit që ruhet si prototip i kilogramit në Qendrën Internacionale të Sistemit SI në Paris.
Koha Sistemi Ndërkombëtar I Njësive  sekonda s Është intervali i vibrimit te elementit kimik Caesium Cs me numer atomik 55, e shprehur ne Sekonda dhe qe njihet si "Ora Atomike" (DPM)
Intensiteti i rrymës elektrike Sistemi Ndërkombëtar I Njësive  amperi A 1 Amperi është sasia e rrymës elektrike, që kalon ndërmjet dy përçuesve paralel me gjatësi të pakufizuar në distancë prej një metri që gjenden në vakum,dhe qe jep një force prej 2x10-7 new për Çdo meter gjatesi ndërmjet ketyre dy percuesve.
Temperatura Sistemi Ndërkombëtar I Njësive  kelvini K Një kelvin është 273,16 pjesë e temperaturës termodinamike të pikës së ngrirejs së ujit.
Sasia e materies Sistemi Ndërkombëtar I Njësive  moli mol Një mol është numri i elementeve që e përbëjnë një substancë, që i përgjegjet numrit të atomeve në 0,012 karbon të pastër12C.
Intesiteti i dritës Sistemi Ndërkombëtar I Njësive  kandela cd Një kandelë është intensiteti i dritës një drejtim të caktuar, që një burim i cili prodhon rrezet me frekuencë 540 · 1012 herc, dhe inteziteti i tyre në këtë drejtim është 1/683 W për steradian.

Njësitë e nxjerra

Njësitë e nxjerra të sistemit SI janë formuar nga fuqizimi, prodhimi ose herësi i njësive themelore dhe një të palimituara në numër. Njësitë e nxjerra janë të lidhura me madhësi të nxjerra, për shembull shpejtësia është madhësi që rrjedh nga madhësitë themelore të kohës dhe gjatësisë, kështu në sistemin SI njësia e nxjerr është metër për sekond (simboli m/s). Dimensionet e njësive të nxjerra mund të shprehen në terma të dimensioneve të njësive themelore.

Për hirë të komoditetit, disa njësi kanë emrat e vet.

Njësitë e nxjerra të sistemit SI
Emri Simboli Madhësia Shprehur në
terma të
njësive të tjera SI
Shprehur në
terma të
njësive themelore SI
radiani rad këndi m⋅m−1
steradiani sr këndi hapësinor m2⋅m−2
hertz Hz frekuenca s−1
njutoni N forca, pesha kg⋅m⋅s−2
paskali Pa shtypja N/m2 kg⋅m−1⋅s−2
xhauli J energjia, puna, nxehtësia,Momenti N⋅m kg⋅m2⋅s−2
vati W fuqia J/s kg⋅m2⋅s−3
kuloni C ngarkesa elektrike ose sasia e elektricitetit s⋅A
volti V tensioni, forca elektromotore W/A kg⋅m2⋅s−3⋅A−1
farad F kapaciteti elektrik C/V kg−1⋅m−2⋅s4⋅A2
ohm Ω rezistenca elektrike, impedanca elektrike, reaktanca V/A kg⋅m2⋅s−3⋅A−2
siemensi S konduktanca elektrike A/V kg−1⋅m−2⋅s3⋅A2
weberi Wb fluksi magnetik V⋅s kg⋅m2⋅s−2⋅A−1
tesla T densiteti i fushës magnetike Wb/m2 kg⋅s−2⋅A−1
henri H induktanca Wb/A kg⋅m2⋅s−2⋅A−2
shkalla Celsius °C temperatura relative në 273.15 K K
lumeni lm fluksi i dritës cd⋅sr cd
lux lx illuminance lm/m2 m−2⋅cd
becquerel Bq radioaktiviteti s−1
gray Gy doza e absorbuar J/kg m2⋅s−2
sievert Sv doza ekuivalente J/kg m2⋅s−2
katal kat aktiviteti i katalizës s−1⋅mol

Parashtesat

Parashtesat janë shtuar në emrat e njësisë për të prodhuar shumëfishin ose nënfishin e njësive origjinale. Të gjithë ata janë fuqi me bazën 10. Për shembull, kilo- shënon njëmijë dhe mili- shënon një të njëmijtën, kështu që janë një mijë milimetra në metër dhe një mijë metra në kilometër. Parashtesat nuk kombinohet asnjëherë, për shembull një e milionta e një metri është mikrometri dhe jo një milimilimetër. Shumëfishat për kilogramin janë shënuar duke marrë për bazë gramin, kështu që një e milionta e një kilogrami është miligrami, njo mikrokilogrami.

Parashtesat e Sistemit Ndërkombëtar të Njësive
10n Prefiksi Simboli Emri Ekuivalenti decimal
1024 jota Y kuadrilion 1 000 000 000 000 000 000 000 000
1021 zeta Z triliard 1 000 000 000 000 000 000 000
1018 eksa E trilion 1 000 000 000 000 000 000
1015 peta P billiard 1 000 000 000 000 000
1012 tera T bilion 1 000 000 000 000
109 giga G miljard 1 000 000 000
106 mega M milion 1 000 000
103 kilo k mijë 1 000
102 hekto h qindë 100
101 deka da dhjetë 10
10−1 deci d e dhjeta 0,1
10−2 cento c e qinta 0,01
10−3 mili m e mijta 0,001
10−6 mikro µ e milionta 0,000 001
10−9 nano n e miliardta 0,000 000 001
10−12 piko p e bilionta 0,000 000 000 001
10−15 femto f e biliardta 0,000 000 000 000 001
10−18 ato a e trilionta 0,000 000 000 000 000 001
10−21 septo z e triliardta 0,000 000 000 000 000 000 001
10−24 jokto y e kuadrilionta 0,000 000 000 000 000 000 000 001
redaktoni kutinë

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Sistemi Ndërkombëtar I Njësive Njësitë dhe prapashtesatSistemi Ndërkombëtar I Njësive Lidhje të jashtmeSistemi Ndërkombëtar I Njësive ReferimeSistemi Ndërkombëtar I Njësive

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ndre MjedaEgjiptiErnest HemingwayParalelogramiLepuri i bardhëIslami në botëPinokuEnergjia dielloreHistoria e kompjuteritKanabisi (Drogë)Galileo GalileiRrafshi i DukagjinitDrini i BardhëStambolliFjalë të urtaLetërsia romantike shqiptareAmerika JugoreIslami Shi'iRebelimi i vitit 1997XhubletaGentiMbipeshaMajat më të larta malore në KosovëVitamina B12Stimulim me gjoksSerie ARexhep HoxhaPenisi i njeriutHaidiNamazi i IqindisëAutizmiRugova (rajon)KryqëzatatHistoria e arteveOlta XhaçkaTargat e automjeteve të KosovësSionizmiQarku elektrikSaturniFruthiLista e llojeve të kuajveLufta e TrojësMaqedonia e VeriutHimni i FlamuritMuzika shqiptareKosova dhe bukuritë e sajAnne FrankElefanti afrikanSerbiaTë drejtat e fëmijëveShtatë mrekullitë e botësKrishtërimiDeti AdriatikLuiz EjlliKaratiKinaSyri i kaltër, DelvinëBeni ecën vetëPeshkopiaLulekuqjaPika GAgim RamadaniAfrika veriore2024 Sulmet iraniane në IzraelLibaniHistoriaPozicioni kalorëseDita e TokësLetërsiaAventurat e Tom SojeritLibrat e shenjtë islamBashkimi EvropianKarl MarksiLista e shteteve sipas popullsisëLea YpiAjri🡆 More