Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Frekuenca është numri i ndodhive, të një ngjarje të përsëritur, për njësi kohe. Asaj zakonisht i referohet si frekuencë kohore. Perioda është kohëzgjatja e një cikli në një ngjarje e përsëritur, kështu që perioda është e anasjellta e frekuencës. Si shembull, viti është perioda e orbitës së Tokës rreth Diellit.[1] [2]

Një lëkundës i cili bën 25 lëkundje në 60 sekonda, një frekuencë prej Hz.

Për shembull, nëse zemra rreh me një frekuencë prej 120 rrahjesh në minutë, perioda T- intervali i përsëritjes së rrahjes- është gjysëm sekonde, sepse në kaq kohë ndodh një rrahje. Frekuenca është një parameter i rëndësishëm i përdorur në shkencë dhe inxhinieri për të specifikuar shkallën e lëkundjes (oshilimit) dhe dukurive dridhëse (vibruese) si dridhjet mekanike, sinjalet audio (tingulli), valët e radios dhe drita.

Përcaktimi dhe njësitë

Një njësi tradicionale e matjes e përdorur me pajisje mekanike është rrotullim për minutë, e shkurtuar si RPM. 60 RPM janë të barabarta me një herc.[3]

Perioda, zakonisht e dhënë me simbolin T, është gjatësia e kohës e marrë prej një cikli , dhe është reciprokja e frekuencës f:

     

Njësia SI për periodën është sekonda. Njësia SI e frekuencave është herc (Hz), e cila përcaktohet si një cikël për sekondë.

Madhësitë e lidhura

  • Frekuenca këndore, zakonisht e shënuar me gërmën greke ω (omega) përcaktohet si shkalla e ndryshimit të zhvendosjes këndore (gjatë rrotullimit), θ (theta) ose shkalla e ndryshimit të fazës së një vale sinusoidale ose si shkalla e ndryshimit të argumentit të funksionit sinus:

 

 

Njësia e frekuencës këndore është radian për sekondë (rad/s), por për sinjale kohore diskrete, mund të shprehet edhe si radian për interval kampionimi, e cila është një madhësi pa dimension. Frekuenca këndore është frekuenca e shumëzuar me  .

  • Frekuenca hapësinore, e shënuar me  , është analogia e frekuencës kohore, por me matjen hapësinore që zëvëndëson matjen kohore:

 

 

Përhapja e valës

Për valët periodike në mjedise joshpërhapëse (pra mjedise në të cilat shpejtësia e valës është e pavarur nga frekuenca), frekuenca ka një lidhje zë anasjelltë me gjatësinë e valës,   (lambda). Edhe në mjedise shpërhapëse, frekuenca   e një vale sinusoidale është e barabartë me shpejtësinë e fazës   të valës thyer për gjatësinë e valës:

 

Në rastine valëve elektromagnetike në vakum, atëherë   , ku   është shpejtësia e valës në vakum, shprehja kthehet në:

 

Kur valët monokromatike (të një frekuence) kalojnë nga një mjedis në tjetrin frekuenca nuk ndryshon, ndryshojnë shpejtësia dhe gjatësia e valës.

Shikoni gjithashtu

Referime

  • Giancoli, D.C. (1988). Physics for Scientists and Engineers (bot. 2nd). Prentice Hall. ISBN 013669201X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ Sidereal year Shikoni percaktimin e vitit sideral.
  2. ^ The duration of the true solar day
  3. ^ Davies, A. (1997). Handbook of Condition Monitoring: Techniques and Methodology. New York: Springer. fq. 275. ISBN 9780412613203. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje te jashtme

  WikiFjalori: Frekuenca – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë

This article uses material from the Wikipedia article Frekuenca, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (duhoctrungquoc.vn) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.